Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 57
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Gjykata: ‘Arrest me burg’ biznesmenit Ilir Karçini. Avokat mbrojtës, ish kryeprokurori Sollaku

    TIRANE- Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur sot masen e sigurise “arrest me burg” per biznesmenin e gazit Ilir Karçini, arrestuar me akuzen e porositjes se vrasjes per rivalin e tij, Piro Bare, per te cilin akuzohet se ka paguar edhe 120 mije euro.

    Seanca eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, pasi eshte vleresuar se nuk duhet te dalin sekretet hetimore.

    Karcini nuk ka bere asnje deklarate para trupit gjykues, nderkohe qe seanca nuk ka zgjatur shume. Karcini mbrohet nga ish kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili do te beje apelimin e mases se sigurise dhene nga Krimet e Renda. Deri ne nje vendim nga apeli, biznesmeni i gazit do te qendroje ne burg.

    Panorama

  2. #22
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Tmerr!

    Ne Shqiperi keq te jesh i varfer e akoma me keq te jesh i pasur.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Duhet te dale Sinanaj nga burgu, ndersa ky porositesi i vrasjes se biznesmenit Bare te denohet me burg te perjetshem.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Killeri mori 50 mijë euro paradhënie: Karçinin e kam takuar 4 herë

    Nga: AURORA KOROMANI

    TIRANE - I dyshuari si vrasës me pagesë ka zbardhur të tjera detaje të atentatit të mbetur në tentativë ndaj biznesmenit të “Romano Port”, Piro Bare. Gjatë rrëfimit të tij, 31-vjeçari nga Vlora, Julian Sinanaj është shprehur se e ka takuar personalisht biznesmenin e “Prima Gaz Albania” SHA, Ilir Karçini. Kjo dëshmi bie kundër me fjalët e biznesmenit të gazit, i cili mendohet se para oficerëve të policisë është shprehur se nuk e njeh Sinanajn dhe të penduarin tjetër, N.Gj.. Madje, Karçini është shprehur se as nuk i ka parë asnjëherë dhe as i ka takuar dy personat. Por kundrejt këtyre fjalëve, 31-vjeçari, i dyshuar si vrasës me pagesë, ka deklaruar se e ka takuar katër herë biznesmenin Karçini. Veç kësaj, Sinanaj ka deklaruar para ekspertëve të grupit hetimor se prezantimi mes tij dhe biznesmenit të gazit është bërë nga Genis Mëhillaj. Mësohet nga burime të sigurta se ka qenë biznesmeni Karçini ai që i ka dhënë foton e rivalit të tij, Piro Bares, duke e bërë kështu shënjestër të një ekzekutimi. “Foton ma dha biznesmeni Karçini pasi e kisha takuar disa herë. Në foton që më dha, të dy biznesmenët ishin bashkë”, - ka rrëfyer Sinanaj para prokurorëve dhe oficerëve të policisë. Burime pranë këtyre të fundit sqarojnë se bashkë me fotografinë, 31-vjeçari ka marrë edhe 50 mijë euro si parapagim, ndërsa 70 mijë euro do t’i merrte kur të mbaronte punën e plotë. Pas këtyre fakteve, prokurorët e kanë testuar Sinanajn, duke e ripyetur sërish, pas marrjes në pyetje të biznesmenit të “Romano Port”. Ky i fundit ka renditur disa emra biznesmenësh me të cilët nuk i ka pasur marrëdhëniet shumë të mira dhe pas kësaj është ripyetur Julian Sinanaj. Këtij të fundit i janë vënë para më shumë se 10 foto të këtyre biznesmenëve të dyshuar për atentatin ndaj Piro Bares dhe mes të gjithëve, pa hezituar fare, Sinanaj ka përzgjedhur foton e Ilir Karçinit, duke u shprehur se ai ishte biznesmeni që e ka paguar.

    Plani i vrasjes
    Më herët, Julian Sinanaj ka rrëfyer para ekspertëve se si e kishte përgatitur planin për të vrarë biznesmenin Bare. Sipas tij, plani për vrasjen e Bares ishte bërë që biznesmeni të vritej para datës 25 janar, por çdo gjë po komplikohej, për shkak se N.Gj., i penduari tjetër i bandës, nuk kishte pranuar që të bashkëpunonte. “Kisha fotografuar çdo gjë dhe kam bërë planin se në cilën rrugë duhej të ikja pasi të bëja vrasjen. Po prisja vetëm makinën të më vinte nga Durrësi, të cilën do e parkoja disa metra më poshtë vendit, nga ku do e merrja dhe do largohesha në Vlorë. I gjithë plani dështoi tek makina tip “Fiat Punto”, që po ia kërkoja me insistim N.Gj.” - ka treguar në prokurori Sinanaj. Më tej, ky i fundit ka shtuar se në disa raste është ulur shumë pranë Piro Bares, teksa ky i fundit qëndronte në lokal. Por, konfliktet brenda bandës kanë bërë që plani për vrasjen e Bares të bëhej në datën 25 janar, por pa sukses, pasi po atë natë Sinanaj u vu në prangat e policisë. Kështu mësohet se ka vepruar banda, ndërkohë që dy anëtarët e saj janë shpallur në kërkim.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Berisha: Gruaja e Karçinit, gocë teze e ministrit Tahiri

    Ish-Kryeministri: N.Gj. u telefonua nga Policia kur ishte në gazetë.

    “Të penduarit N.GJ. iu refezua 3 here dëshmia nga Policia”


    Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer dje versionin e tij për bandën e tritolit. Në një status të gjatë në Facebook, Berisha e nis tregimin e historisë, të cilën e quan “si në filmat e mafies”, 17 ditë më parë, kur N. Gj., i penduari i drejtësisë, paralajmëron vrasjen e një biznesmeni të naftës nga rivali i tij, por që sipas Berishës, policia, prefekti i Fierit dhe Ministria e Brendshme nuk ia merrnin si të vërtetë. Berisha shkruan se dëshmia e N. Gj. bllokohej për shkak se gruaja e biznesmenit që porositi vrasjen e rivalit të tij ishte kushërira e parë e ministrit Tahiri.

    Si në filmat e mafies!
    17 ditë më parë, pas një seriali thuaj të përditshëm tritoli në të katër anët e vendit, një bashkautor në vrasjet me tritol, N. Gj., prishet në pazare me bosin e tij në vrasje, J. S., dhe ky i fundit e kërcënon me ligjin e mafies. Pas kësaj, N. Gj., për të shpëtuar kokën, vendos të denoncojë bosin e vet, një serial killer, dhe anëtarët e tjerë të rrjetit vrastar dhe të parandalojë ekzekutimin e radhës me tritol të grupit të tij. Menjëherë pas kërcënimit me jetë nga J. S., për të shpëtuar kokën e tij, N. Gj. vrapon te prefekti i Fierit. Në këtë takim N. Gj. kërkon mbrojtjen e prefektit dhe i tregon atij planin e J. S. për të ekzekutuar me tritol, kundrejt pagesës, biznesmenin durrsak të naftës, P. B.
    Sipas N. Gj., ekzekutimin e P. B. e kishte porositur biznesmeni fierak në fushën e gazit, I. K. Prefekti, i tronditur thellë, nuk deshi t’u besonte veshëve, por ia preu shkurt: “Unë nuk mbroj dot veten time, jo të të mbroj ty”. N. Gj. kishte frikë të denonconte në Policinë e Fierit, mbasi ai e dinte mirë se biznesmeni I. K., që kishte paguar 150 mijë euro për vrasjen për hesap të tij të bosit të naftës P. B., e kishte nën kontroll të plotë Policinë e Fierit dhe atë të Vlorës. Kështu që ai vendosi të denoncojë çdo gjë në Policinë e Durrësit. Ai dëshmoi para drejtuesve kryesorë të Policisë së Qarkut të Durrësit, duke mos e ditur se shkoi si cjapi te kasapi, mbasi të dy oficerët që e dëgjuan, si drejtori i Qarkut, ashtu dhe shefi i Komisariatit të Durrësit, ishin lidhje të forta të biznesmenit I. K., që paguante për vrasjen e P. B. Kështu, i ati i drejtorit A. P. kishte pikë të shitjes së gazit të I. K., kurse tjetri kishte qenë shofer i I. K. për 8 vite dhe ishte vetë I. K. që nëpërmjet bashkëshortes së tij, goca e tezes së ministrit, që e kishte emëruar në Durrës.
    Drejtuesit e Policisë së Durrësit e përcollën dhe ata të tronditur rrëfimin e N. Gj., por refuzuan që ta marrin në mbrojtje dhe i shpallën të pavërteta dëshmitë e tij. Pas kësaj, N. Gj., ish-militant zyrtar i PS në Vlorë, vendos t’i drejtohet direkt Ministrisë së Brendshme, pa ditur se dëshmitë e tij do të shkonin te kushëriri i parë i gruas së I. K. Në Ministri e dëgjoi zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe dy të tjerë. Vendimi ishte marrë që të mos pranohej dëshmia e tij. Ata jo vetëm që nuk pranuan dëshminë e tij dhe kërkesën për ta mbrojtur, por e nxorën zvarrë nga zyra me një breshëri sharjesh dhe kërcënimesh. Tiktaku i orës fatale për N. Gj., vrasës i penduar, nga halli po afronte. Dëshmitë e tij nuk i pranonte njeri. Atë e priste dënimi kapital.
    Atij i kishte mbetur si letër e fundit për të shpëtuar jetën denoncimi në media, mbasi një dorë e zezë i bllokonte dëshminë dhe e ndiqte për ta eliminuar.
    I drobitur, i dëshpëruar, i pa shpresë, si njeri me fundin e jetës së tij, ai arriti në klandestinitet të plote të hyjë në një gazetë. Aty N. Gj. gjeti një trajtim krejt tjetër dhe pasi i ofruan një kafe, ai filloi dëshminë e tij për kroniken e një vrasjeje të paralajmëruar, autorët, rrjetin, kumbarët, ndrikullat zyrtare dhe jozyrtare, të shumë vrasjeve të tjera. Ndërkohë, tek dëshmonte, në telefonin e tij kishte një seri “missed calls” (thirrje të humbura). Pas 13 ditësh i telefononte drejtori i Policisë së Durrësit, i cili e ftoi t’i përsërisë edhe një herë dëshminë, mbasi atë të parën e kishte konsideruar të rreme.
    Kryekreu Rama dhe ndihmësi i tij për Policinë vrapuan të rrahin gjoksin për megaoperacionin që në fakt ishte bllokimi për 13 ditë i dëshmisë së N. Gj. dhe largimi nga Shqipëria, pas njoftimit nga zyrtarët e shtetit, të dy ndërmjetësve më kryesorë midis porositësve dhe ekzekutorëve të vrasjeve me pagesë nga J. S. dhe grupi i tij. Kjo është e vërteta si në filmat e mafies të megaoperacionit të grupit të tritolit!!

    SALI BERISHA

    Panorama

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    ja dhe sali ajpadi e zgjidhe qeshtjetn tek-fet ne fejsbuk

    merrni shembull
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #27

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ja dhe sali ajpadi e zgjidhe qeshtjetn tek-fet ne fejsbuk

    merrni shembull
    Derjanso,kur une i bija qemanes per kete metoden e tu shprehurit ne facebook per Ed Ramen dhe Sajmir Tahirin,s te lexova gjekundi vallaj te thoje gje qe nuk te pelqente qe ata flisnin nga fejsbukuri...tani qe flet Sala ju vjen hidhur ! Eshte hipokrizi kjo.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Derjanso,kur une i bija qemanes per kete metoden e tu shprehurit ne facebook per Ed Ramen dhe Sajmir Tahirin,s te lexova gjekundi vallaj te thoje gje qe nuk te pelqente qe ata flisnin nga fejsbukuri...tani qe flet Sala ju vjen hidhur ! Eshte hipokrizi kjo.
    sala ka ni vit qe ja fut tupanit prej fejsbuki qysh kur zbuloj ajpadin. sajmir tahiri ni urim boni ky bon hartime e teori konspiracioni
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #29

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    sala ka ni vit qe ja fut tupanit prej fejsbuki qysh kur zbuloj ajpadin. sajmir tahiri ni urim boni ky bon hartime e teori konspiracioni
    Pse,prononcime zyrtare nuk kane bere keta mavitë ? Nejse more,si keta blutë,dhe mavitë,ne syrin tim kane nje ngjyre kafe te zënë...nuk ma ndjen fare. Pa te shash njerin per nje gje,e kur e ben tjetri te mos ta shash,eshte hipokrizi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlooD_VenoM : 04-02-2014 më 14:30

  10. #30

    Për: Berisha: Gruaja e porositesit te vrasjes, goce tezeje e ministrit Tahiri

    E paska bë kryetemë statusin e Berishës në fb, Alboja! : D
    Berisha është bë për mëshirë... në vend që të tërhiqej nga politika me dinjitet ashtu siç shpresuam kur dha dorëheqjen dhe, u nisëm me thënë ndonjë fjalë të mirë për bacën që do dilte në pension dhe që, prisinim tashmë ta dëgjonim rrallë e për mallë, që kur të jepte ndonjë deklaratë, ta bënte si një njeri "i urtë" me përvojën e udhëheqësit dhe politikanit të sprovuar, ndodh që është shndërruar në rolin e një bufoni. E ka si sëmundje të pashërushme me u marr me familjet e të tjerëve dhe lidhjet fisnore... zakonisht kjo mënyrë e ulët është tipike për ata që duan të mbulojnë mangësitë dhe lidhjet/klanet e tyre fisnore, tek merren me ato të tjerëve.
    Më duket se ishte Berisha që ia dha konçesionin Pirro Bares dhe e lejoi të krijonte monopol (ku ky i fundit për shkak të lidhjeve të fuqishme me pushtetarët) duke i pasur krahët e fortë tashmë, filloi edhe t'i falimentonte firmat e tjera në tregtimin e gazit... (leqë deri më sot s'ka dëgju njeri besoj të thotë ndonjë fjalë të mirë për 'të... kur e shajnë edhe njerëzit që i ka nga anët e tia!!!)
    Mënyra sesi e përshkruan këtë N.GJ, si vrasës i penduar dhe i dëshpëruar tek kërkon drejtësi tashmë, ngjan shumë romantike nga Berisha.... gati si kësulkuqja që e ndjek ujku.
    Gjss... përtej dëshmive që Sinanaj i ndryshon orë e ditë (shoqëruar me kundërthënie të vetë asaj që deklaron)... ka shumë gjëra që nuk bindin. Pyes veten, se ç'interes mund të kishte Karçini (nëse vërtet ka qenë ai porositësi) të porosiste vrasjen e PB, në një kohë kur Karçini thuhet se rreth dy javë më parë kishte nënshkruar kontratë me firmën e dytë më të fuqishme në botë, që i siguronte tashmë këtij vetë të dilte mbizotërues në tregtimin e gazit në vend...?!! Pastaj, të priste në zyrën e tij një vrasës me pagesë???!!! Këtë nuk e bëjnë as ata "biznesmenët" mediokër që hedhin në erë kioska rivale, lëre pastaj një biznesmen i njohur dhe i fuqishëm...
    Aq më tepër, që tipa si PB nuk dalin kurrë të pashoqëruar nga njerëzit e tyre që i mbrojnë dhe vëzhgojnë çdo gjë nga një distancë që mos lërë dyshime... (kur ky vetë ka pasë mosmarrëveshje me 20 biznesmenë)
    Bohhhhh.... ngjan ca si shumë ekuacion me shumë të panjohura dhe ca si shumë e kurdisur... jo dhe aq rastësore me pendesa vrasësish të dëshpëruar të bashkëpunojnë me drejtësinë... dhe jo si ajo fabula e gjyshit Berisha...

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •