Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 57
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Foto nga momenti i arrestimit:

    Emri:  166841.jpg

Shikime: 1357

Madhësia:  29.8 KB

    Emri:  166842.jpg

Shikime: 1502

Madhësia:  28.2 KB

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    I lexojme e I degjojme......po cte thuash.....na kane mbaruar fjale e komente.

    Vec nje lutje "Na ruajt Zoti".
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Prudence për postimin:

    loneeagle (04-02-2014)

  4. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Biznesmeni që do vritej, Bare: E kam ditur. Të vendosë drejtësia

    Biznesmeni Piro Bare, biznesmeni i hidrokarbureve ne Durrës, personi që do t’i bëhej atentat me tritol ka thënë se ia lë drejtësisë të bëjë punën e saj.

    Në një prononcim për “News 24”, Bare nuk ka pranuar të japë komente, por ka thënë se ai e priste prej kohësh atentatin. “Nuk bëj komente, ia lë drejtësisë të flasë”- ka thënë ai.

    Panorama

  5. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Banda e tritolit, i penduari N. GJ trokiti në "GSH": Policia e Shetit nuk më be

    tamam mo albo se kishim 8 vite pa dhune pa vrasje pa korrupsion erdhen keta na i sollen te gjitha mire ate po bene te ikesh dhe ti nga shqiperia se te pakten te kishim me nder ne shqiperi 8 vitet e berishes
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #15

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Ka shumë gjëra që s'merren vesh në gjithë këtë mesele që duke u nisur nga përplasjet institucionale të organeve të hetimit, ku shpesh gjatë kësaj kohe të shkurtër kanë akuzuar njëra tjetrën si për mosdhënie informacione, herë për nxjerrje të sekretit hetimor... dhe nga ana tjetër s'mjaftojnë këto për ditën me diell lexon njeriu lajmet sesi kapet ai që ka bërë porosinë. Dhe çuditërisht vetëm këtë e ditka Julian Sinanaj... por nga ana tjetër të çudit edhe Policia që shkel rregullat e proçedimit penal... se fjala vjen nga kjo që thuhet këtu:

    Ndryshe nga krimet e tjera që akuzohet 32-vjeçari Julian Sinani, për të cilat ai pretendon se nuk di asnjë motiv pse janë kërkuar vrasjet, për eliminimin e biznesmenit ai ka deklaruar se i është thënë edhe motivi. Në rrëfimin e tij për grupin hetimor, Sinanaj është shprehur se edhe për vrasjen e bosit të naftës, është porositur nga ndërmjetësi Andon Mëhillaj, i cili i kishte thënë se porositësi i ofronte 120 mijë euro për eliminimin e tij.
    Për këtë rast, nisur nga shuma e lartë që i ishte ofruar, Sinanaj, ndryshe nga herët e tjera, ishte bërë kureshtar për motivin e vrasjes së radhës. Mëhillaj i ka shpjeguar se kjo vrasje kryhej për motive konkurrence në biznes, por vetëm kaq
    E para e punës, personin që kanë arrestuar dje, është marrë me cilësinë e personit që mund të ketë dijeni mbi veprën penale (që është ndryshe kur merresh me cilësinë e të pandehurit) dhe merret në pyetje në gjendje të lirë, që në çastin kur i shkohet me fletëthirrje. Arrestimi në atë mënyrë bëhet kur je i kapur në gjendje flagrance, dhe jo kur je në shtëpinë tënde me familjarët. Aq më tepër kulmi, del edhe në viedo si hyrja e tij në banesë që është pronë private dhe në këtë rast s'është e udhës dhe është shkelje proçedurale të shihet nga i i gjithë populli me videon që qarkullon. Në të kundërt kur nuk je në gjendje flagrance si personi në fjalë, s'ka të drejtë njeri me të marrë me pranga në cilësinë e të arrestuarit si me qenë me masë sigurimi, sepse është cënim i lirisë së individit.

    Mesohet se i arrestuari eshte biznesmen gazi, aksioner i “PrimaGaz”. Arrestimi i tij vjen pas hetimeve te bera nga Krimet e Renda, nderkohe qe gjykata kishte leshuar nje mandat per arrestimin e tij.
    Pastaj kjo nga na doli? Hetimet e krimeve të rënda? Hetimet që kryen prokuroria dhe policia gjyqësore e krimeve të rënda, janë specifike sepse rregullohen nga kodi i proçedurës penale si "hetime paraprake" dhe këto duhet të kenë disa prova ku mbështeten dhe mbi të gjitha këto hetime duhen mbajtur sekret. Dmth krimet e rënda quajnë "hetime" një dëshmi jo të qartë të sinanaj brenda një dite, dhe shkojnë e i vënë prangat një njeriu? Bravo çuna lol, për medalje ari
    Jo për gjë por, J.S s'e ka përmendë gjëkundi emrin e Ilir Karçini, por shprehet se porositësi është Andon Mëhilla. Dhe ky thotë që di vetëm motivin dhe kaq. E, në të vërtetë vetëm kaq duket edhe nga shkrimet e tjera dhe të dhënat e tjera, se thuhet. Nga doli emri i Karçinit? kanë aftësi profetike këta?
    Pa u larguar nga procedura penale, dëshmia e J.S në këtë rast quhet dëshmi indirekte:
    Neni 154
    Dëshmia indirekte
    1. Kur dëshmitari, për njohjen e fakteve, u referohet personave
    të tjerë,
    gjykata, me kërkesën e palës ose edhe kryesisht urdhëron që
    këta të thirren për të dëshmuar.
    2. Mosrespektimi i dispozitës së paragrafit 1 i bën të
    papërdorshme thëniet mbi faktet, të cilat dëshmitari i ka mësuar nga
    persona të tjerë

    Në këtë rast, për t'u marrë në pyetje dhe për t'u arrestuar, duhet marrë A. Mëhilli. Pastaj, se çfarë do japë ky i fundit të dhëna, punë tjetër, por sigurisht çdo e thënë e këtij duhet të ketë prova të tjera që e vërtetojnë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 02-02-2014 më 05:01

  7. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Ristani: Policia e implikuar në rrjetin kriminal

    MB: Politikë me krimin. Të vendosur ta luftojmë


    TIRANE- Partia Demokratike dhe Ministria e Brendshme shkëmbyen sot akuza lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend. Në fillim, ishte deputeti i PD-së, Arben Ristani, i cili nëpërmjet një deklarate nga selia e PD-së publikoi fakte të reja, që sipas tij implikojnë Policinë e Shtetit në rrjetin kriminal.

    “Shefi i komisariatit të Durrësit, rezulton se për 8 vite, ka qenë shoferi i biznesmenit të arrestuar si i dyshuar për porositje të vrasjes së rivalit të tij. Drejtori i Policisë i qarkut të Durrësit, është mik i ngushtë i po këtij biznesmeni. Tani të gjithë e dimë, se anëtari i bandës së vrasjeve me pagesë, tentoi të bënte denoncim në Policinë e Durrësit për krimet e kryera dhe krimet që do të kryheshin. Policia e Durrësit, nuk e mori parasysh denoncimin e tij, dhe anëtari i bandës që bëri të mundur zbardhjen e rrjetit kriminal që vriste me pagesë, u detyrua të vinte në Tiranë e të shkonte në redaksitë e medias.”- tha Ristani.

    Më vonë ministria e Brendshme reagoi duke thënë se PD ankohet se Policia është në krye të detyrës dhe po lufton për rikthimin e shtetit ligjor.

    “Rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e akteve kriminale kanë aq domethënëse sa duket se kanë shkaktuar frikë e pakënaqësi jo vetëm te kriminelët, por edhe te ata që me paaftësinë, korrupsionin dhe inkriminimin e tyre i krijuan terrenin e favorshëm krimit të shtrinte matastazat e tij ngado.”- thuhet në deklaratën e MB-së.

    MB thekson se PD ka zgjedhur të bëjë politikë me krimin, ndërsa vetë ajo është vendosur të luftojë krimin. Politika e PD frymëzon krimin, lufta jonë po e zbraps përditë krimin. Përpjekja e dëshpëruar e PD kundër Policisë së Shtetit është e destinuar të dështojë, njësoj siç po dështon kundërveprimi i krimit ndaj aksionit energjik e të vendosur të Policisë, shkruhet në reagimin e MB-së.

    Panorama

  8. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Banda e tritolit, i penduari N. GJ trokiti në "GSH": Policia e Shetit nuk më be

    Ristani: Policia e implikuar në rrjetin kriminal

    MB: Politikë me krimin. Të vendosur ta luftojmë


    TIRANE- Partia Demokratike dhe Ministria e Brendshme shkëmbyen sot akuza lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend. Në fillim, ishte deputeti i PD-së, Arben Ristani, i cili nëpërmjet një deklarate nga selia e PD-së publikoi fakte të reja, që sipas tij implikojnë Policinë e Shtetit në rrjetin kriminal.

    “Shefi i komisariatit të Durrësit, rezulton se për 8 vite, ka qenë shoferi i biznesmenit të arrestuar si i dyshuar për porositje të vrasjes së rivalit të tij. Drejtori i Policisë i qarkut të Durrësit, është mik i ngushtë i po këtij biznesmeni. Tani të gjithë e dimë, se anëtari i bandës së vrasjeve me pagesë, tentoi të bënte denoncim në Policinë e Durrësit për krimet e kryera dhe krimet që do të kryheshin. Policia e Durrësit, nuk e mori parasysh denoncimin e tij, dhe anëtari i bandës që bëri të mundur zbardhjen e rrjetit kriminal që vriste me pagesë, u detyrua të vinte në Tiranë e të shkonte në redaksitë e medias.”- tha Ristani.

    Më vonë ministria e Brendshme reagoi duke thënë se PD ankohet se Policia është në krye të detyrës dhe po lufton për rikthimin e shtetit ligjor.

    “Rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e akteve kriminale kanë aq domethënëse sa duket se kanë shkaktuar frikë e pakënaqësi jo vetëm te kriminelët, por edhe te ata që me paaftësinë, korrupsionin dhe inkriminimin e tyre i krijuan terrenin e favorshëm krimit të shtrinte matastazat e tij ngado.”- thuhet në deklaratën e MB-së.

    MB thekson se PD ka zgjedhur të bëjë politikë me krimin, ndërsa vetë ajo është vendosur të luftojë krimin. Politika e PD frymëzon krimin, lufta jonë po e zbraps përditë krimin. Përpjekja e dëshpëruar e PD kundër Policisë së Shtetit është e destinuar të dështojë, njësoj siç po dështon kundërveprimi i krimit ndaj aksionit energjik e të vendosur të Policisë, shkruhet në reagimin e MB-së.

    Panorama

  9. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2013
    Vendndodhja
    ALBANI
    Postime
    30

    Për: Banda e tritolit, i penduari N. GJ trokiti në "GSH": Policia e Shetit nuk më be

    Rastet me te fundit te te ashtuqujaturit "Banda e Tritolit" kane shqetesuar jo pak opinionin publik. Si nje qytetar i kesaj zallamahije qe bashkerisht ndertuam ketu e 20 vite, personalisht jam shume i shqetesuar per ate se cfar ndodh me veprimet dhe mos veprimet e fundit ne shkuarjen deri ne fund te te vertetes dhe venien ne pranga te te gjithe autoreve. Fakti qe te arresuarit e deritanishem pranojne te flasin tregon me se shumti se piramida e budallekut eshte shume e madhe, kaq e madhe sa dhe nuk besoj se do te i shkohet deri ne fund te drejtes dhe realitetit. Pertej skenave te llatarshme te krimeve (kujtoj skemen e vrasjes se fundit te biznesmenit ne Durres), rasti i A.Kollozit eshte me i rrezikshmi i shoqerise, me flagranti per te cilin te pakten drejtesia duhet te i shkoje deri ne fund. Cili nga antaret e ketij forumi te nderuar do te jepte afro 10 milion leke per te "trembur" nje person? Porositsit me mbiemer "M" ne ditet e fushates elektorale (22 dita para dites se zgjedhjeve) nuk besoj se kane lene kete date apo muaj per te shfryre ndonje inat personal ndaj Z.Kollozi por mendoj se tik taku rreh me larg dhe me lart. keto dy dimensionet duhet te ju gjindet autori dhe nese politika nuk do te fus hunden e saj fuqishem (edhe pse dihet qe nuk rrin dot), realitetet dhe te vertetat do te jene te renda dhe mesim per brezat e ardhshem te politikes. Keto skenare te dejne per senografet e holliwud-it kercenojne jeten tone, familjen tone, femijet tane. Me shume se kurre jemi te rrezikuar nga maskaralleku i personave te vecante dhe maskarada e piramides udheheqese..............

  10. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Rrëfimi i bosit të gazit: Nuk e porosita unë vrasjen, nuk e njoh Juljan Sinanajn

    Nga: AURORA KOROMANI

    Rrëfimi i bosit të gazit: Nuk e porosita unë vrasjen, nuk e njoh Juljan SinanajnTIRANE - Biznesmeni Ilir Karçini, i dyshuari si porositës për vrasjen e biznesmenit tjetër, Piro Bare, ka deklaruar ditën e djeshme para oficerëve të policisë, se nuk ka gisht tek atentati që po organizohej ndaj rivalit të tij. Burime policore sqarojnë se Karçini ka pranuar para grupit hetimor se ka pasur konflikte me Baren, por vetëm për çështje biznesi. “E pranoj që kam pasur konflikte me Piro Baren, por vetëm për çështje biznesi. Janë disa raste, tri ose katër herë, që Piro Bare nuk më ka lejuar që të shkarkoj depozitat me gaz, por të gjitha konfliktet që kam pasur për këtë, i kam zgjidhur në rrugë ligjore”, mësohet se ka deklaruar para ekspertëve, bosi i kompanisë së gazit “Prima Gaz”, Ilir Karçini. Ai i ka cilësuar si të pavërteta akuzat që janë bërë ndaj tij, lidhur me vrasjen ndaj pronarit të “Romano Port”, Piro Bares. “Nuk jam unë autori i kësaj tentative dhe kjo është shpifje. Akuza është e pavërtetë dhe unë nuk i njoh fare se kush janë Julian Sinanaj dhe N.Gj.”, mësohet se ka rrëfyer biznesmeni Karçini. Ky i fundit, pronari i gazit “Prima Gaz Albania” SHA, ka pasur disa konflikte me bosin e “Romano Port” dhe për këtë arsye, më 12 gusht të vitit 2011, Karçini i është drejtuar Autoritetit të Konkurrencës për të zgjidhur këtë konflikt. Karçini pretendonte se për arsye tërësisht abuzive nga ana e ndërmarrjes “Romano Port SHA”, që është koncesionarja e portit, nuk po i lejohej shkarkimi i anijes me emrin “LPG/C SEAGAS GOVERNOR”, të ngarkuar me 1500 tonë GLN, e ardhur pranë portit “Romano Port” në emër të ndërmarrjes “Prima Gas Albania” SHA, duke i shkaktuar një dëm ekonomik prej 14.000 USD në ditë, ose rreth 140.000 USD për 12 ditë.

    Vrasja e porositur
    Emri i biznesmenit të njohur Ilir Karçini, ka dalë gjatë rrëfimit të të penduarit Julian Sinanaj, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të japë të gjithë emrat e urdhëruesve të krimeve të rënda që kanë tronditur gjithë vendin. Gjatë dëshmisë së tij, 31-vjeçari Sinanaj i tha grupit hetimor se për të vrarë biznesmenin Bare është paguar nga rivali i tij, Karçini, i cili dyshohet se ka paguar 120 mijë euro për vrasjen e biznesmenit Piro Bare. Veç kësaj, duke iu referuar dëshmisë së Sinanajt, kanë qenë kushërinjtë Mëhilli, konkretisht Andon (Erion) Mëhilli, ai që ndërmjetësonte urdhëruesit e krimeve me të dyshuarin si vrasës me pagesë. Kështu është vepruar edhe në rastin e biznesmenit Karçini, i cili është njohur me Sinanajn përmes kushërinjve Mëhilli. Mendohet se këta të fundit merrnin shuma marramendëse parash nga urdhëruesit e vrasjeve dhe i dyshuari si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj, merrte vetëm gjysmën e shumës që merrnin ata. 31-vjeçari është shprehur se biznesmeni Bare i është prezantuar në distancë nga Andon Mëhilli, teksa Piro Bare ndodhej në një kafe në afërsi të Liqenit Artificial. Por, plani i vrasjes së tij dështoi, pas konflikteve mes të dyshuarit si vrasës me pagesë dhe furnizuesit të tij me lëndë eksplozive, N.Gj., tashmë i penduar. Pas këtij rrëfimi, policia pasditen e së shtunës vuri në pranga Ilir Karçinin, i cili ndodhej në shtëpinë e tij në Selitë të Tiranës, kur forcat e policisë e prangosën.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb

  11. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Karçini pagoi 120,00 euro per vrasjen e biznesmenit te gazit Pirro Bare

    Krimet e Rënda lenë në fuqi masën 'arrest me burg' për bosin e gazit, Ilir Karçini

    TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin e gazit Ilir Karçini, i cili akuzohet se është porositës për vrasjen e biznesmenit Pirro Bare. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati vetëm disa minuta, ndërsa biznesmeni Karçini u mbrojt nga ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku. Gjatë seancës Karçini nuk ka thënë asnjë fjalë, duke lënë gjithçka në duart e avokatit të tij mbrojtës.

    Bosi i kompanisë së gazit “Prima Gaz”, Ilir Karçini u arrestua dy ditë më parë, sepse i dyshuari si vrasës me pagesë Julian Sinanaj dhe i penduari N.Gj., të cilët po bashkëpunojnë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke rrëfyer aktivitetin kriminal, kanë shqiptuar emrin e tij si urdhërues i një prej krimeve që për fat të mirë u parandalua.

    Ilir Karçini, ndodhej në shtëpinë e tij në Selitë të Tiranës, kur forcat e policisë i trokitën, për ta shoqëruar në ambientet e paraburgimit. Ai nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe krejt qetësisht i ka ndjekur pas, edhe pse me pranga në duar. Karçini, që njihet si një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në vend, me lidhje të forta politike, sipas prokurorisë ka përdorur si ndërmjetës për të shkuar tek Julian Sinanaj, dy kushërinjtë, Genis Mëhilli dhe Andon (Erjon) Mëhilli, të cilët dyshohen si sekserë të njeriut të cilësuar si killer.

    Porositësi i vrasjes
    Julian Sinanaj, i cili pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë, duke rrëfyer emrat e urdhëruesve të krimeve të rënda që kanë tronditur Tiranën, Durrësin dhe Vlorën, i tha policisë se urdhërues i vrasjes së biznesmenit Piro Bare ishte rivali i tij, Ilir Karçini. Pak orë pasi siguruan informacionin nga dëshmia e të dyshuarit si vrasës me pagesë, prokuroria i kërkoi gjykatës të caktonte një masë sigurie në mungesë ndaj Ilir Karçinit dhe mbi këtë bazë, në mesditë u bë arrestimi i fierakut në shtëpinë e tij në zonën e Selitës në Tiranë. Nga hetimet dhe referuar dëshmisë së Sinanajt, rezulton se për vrasjen e biznesmenit Piro Bare, atij i ishin ofruar 120 mijë euro. Sinanaj ka pohuar se shuma e parave i është ofruar nga Andon Erjon Mëhilli, i cili ndërmjetësonte urdhëruesit e krimeve me të dyshuarin si vrasës me pagesë.

    Nga dëshmia rezulton se biznesmeni Bare do të ekzekutohej më 25 janar 2014 dhe porositësi i krimit, sipas Sinanajt, është biznesmeni Karçini. Sinanaj u tha hetuesve se kishte bërë studimin e të gjitha lëvizjeve të biznesmenit, të cilin e kishte filmuar me qëllim që të mos ngatërronte shënjestrën. Madje, sipas prokurorisë, fotot e biznesmenit dhe të makinës janë gjetur në celularin dhe aparatin fotografik të Sinanajt. Sinanaj gjithashtu ka pohuar se biznesmeni i është prezantuar në distancë nga Andon Mëhilli, teksa Piro Bare ndodhej në një kafe në afërsi të Liqenit Artificial.

    Por prishja e pazareve mes tyre, bëri që Sinanaj dhe furnitori i tij N.Gj., tashmë me status të penduari, të përplaseshin, çka bëri që N.Gj. ta denonconte në polici. Edhe pse Sinanaj e kishte bërë gati planin e ekzekutimit, nuk ka mundur ta vërë në zbatim, pasi më 25 janar është arrestuar në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë, së bashku me vajzën D.Ç..

    (er.nu/BalkanWeb)

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •