Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Sheriati: Rruga e sigurt

    Sheriati: Rruga e sigurt

    Sheh Faraz Rabbani

    “Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritėm librin (Kuranin) e vėrtetė, qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshėm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atė, qė Allahu e zbriti e mos pėlqe epshet e tyre e tė largohesh nga e vėrteta qė tė erdhi. Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (tė posaēėm nė ēėshtje tė veprimit). Sikur tė donte Allahu, do t’ju bėnte njė popull (nė fe e sheriat), por deshi t’ju sprovojė nė atė qė ua dha juve, andaj ju (besimtarė) pėrpiquni pėr punė tė mira. Kthimi i tė gjithė juve ėshtė tek Allahu e Ai do t’ju njoftojė me atė qė kundėrshtoheshit”. (Kuran, 5:48)
    Pėr myslimanėt jeta nuk filloi qė nė lindje, por shumė kohė para saj. Madje dhe para krijimit tė njeriut tė parė. Ajo filloi, kur Zoti krijoi shpirtin e ēdokujt qė do tė ekzistonte dhe i pyeti: “A nuk jam Unė Zoti juaj?”. Ata tė gjithė u pėrgjigjėn: “Po”.
    Zoti i caktoi secilit shpirt njė kohė tė caktuar nė Tokė, qė t’i sprovonte ata. Pastaj pas pėrfundimit tė kohės sė caktuar, Ai do t’i gjykojė ata dhe do t’i dėrgojė nė destinacionet e tyre tė pėrjetshme; ose nė vendin e kėnaqėsisė sė pafundme, ose nė vendin e pikėllimit tė pėrjetshėm.
    Pra, kjo jetė ėshtė njė udhėtim, gjatė tė cilit udhėtarit i dalin shumė rrugė. Vetėm njėra prej kėtyre rrugėve ėshtė e sigurt dhe e drejtė. Kjo ėshtė rruga e sheriatit.

    Udhėzimi hyjnor

    Nė arabisht sheriat do tė thotė rruga e pastėr dhe e rrahur qė tė shpie drejt ujit. Nga ana islame, ajo pėrdoret pėr t’iu referuar ēėshtjeve tė fesė, qė Zoti i ka nxjerrė pėr njerėzit e Tij. Kuptimi gjuhėsor i sheriatit jehon nė pėrdorimin e tij teknik; ashtu si uji ėshtė thelbėsor pėr jetėn e njeriut, ashtu edhe qartėsia dhe drejtėsia e sheriatit ėshtė mėnyra e jetesės pėr shpirtin dhe mendjen.
    Pėrgjatė historisė, Zoti u ka dėrguar popujve shumė tė dėrguar nė tė gjithė botėn, pėr t’i udhėzuar ata nė rrugėn e drejtė, qė do t’i shpinte drejt kėnaqėsisė nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Tė gjithė tė dėrguarit u pėrēuan njerėzve tė njėjtin mesazh pėr besimin (Kurani na mėson se tė gjithė tė dėrguarit u bėnė thirrje njerėzve tė adhurojnė Zotin Njė), por urdhrat specifikė tė ligjeve hyjnore, qė rregullojnė jetėn e njeriut, variojnė sipas nevojave tė njerėzve dhe sipas kohės.
    Profeti Muhamed (a.s) ishte i dėrguari i fundit dhe sheriati i tij pėrfaqėson shfaqjen e fundit tė mėshirės hyjnore. “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe”. (Kuran, 5: 3) Kurse pėr Profetin (a.s) Zoti thotė: “E Ne tė dėrguam ty (Muhamed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat. (Kuran, 21: 107)

    Rregullat ligjore

    Sheriati rregullon tė gjitha veprimet e njerėzve dhe i ndan nė pesė kategori: tė detyrueshme, tė kėshillueshme, tė lejuara, tė papėlqyera ose tė ndaluara.
    Veprat e detyrueshme duhet tė zbatohen dhe kur zbatohen me qėllim tė mirė, ka shpėrblim pėr ta. E kundėrta e tyre ėshtė e ndaluara. Veprat e kėshillueshme janė ato, qė kėshillohen tė bėhen. E kundėrta e tyre janė veprimet e papėlqyeshme. Veprimet e lejuara janė ato, pėr tė cilat njeriu as nuk nxitet, as nuk ndalohet. Pjesa mė e madhe e veprimeve tė njerėzve i pėrkasin kėsaj kategorie.
    Vlera e fundit e veprimeve bazohet tek qėllimi dhe sinqeriteti, ashtu si pėrmendet nga profeti (a.s), i cili ka thėnė: “Veprat vlerėsohen sipas qėllimit, dhe njeriu do tė marrė vetėm atė qė ka pasur pėr qėllim”. Udhėzimet e sheriatit klasik shpesh ndahen nė katėr pjesė: ligje qė lidhen me veprat vetjake tė adhurimit, ligjet pėr marrėveshjet tregtare, ligjet pėr martesėn dhe divorcin, dhe ligjet penale.

    Filozofia ligjore

    Zoti i ka dėrguar njerėzimit libra dhe profetė, pėr t’u treguar atyre rrugėn drejt lumturisė nė kėtė jetė dhe suksesin nė botėn tjetėr. Kjo shprehet nė lutjen e besimtarit, qė ėshtė shpallur nė Kuran: “Zoti ynė na jep tė mira nė kėtė jetė, tė mira edhe nė botėn tjetėr dhe na ruaj prej dėnimit me zjarr”! (2: 201)
    Filozofėt e ligjit islam, si Gazaliu, Shatibiu dhe Shah Valiullah ed-Dehleviu shpjegojnė, se qėllimi i sheriatit ėshtė rritja e mirėqenies njerėzore. Kjo duket qartė nė Kuran dhe nė mėsimet e profetit (a.s).
    Dijetarėt shpjegojnė, se mirėqenia e njerėzve bazohet nė pėrmbushjen e nevojave, tė gjėrave tė domosdoshme dhe tek komoditetet.

    Gjėrat e domosdoshme

    Gjėrat e domosdoshme janė ēėshtjet, mbi tė cilat varet jeta fetare dhe e kėsaj bote. Mungesa e tyre ēon nė vėshtirėsi tė papėrballueshme nė kėtė jetė ose dėnimin nė botėn tjetėr. Gjithsej janė pesė gjėra tė domosdoshme: ruajtja e fesė, e jetės, e intelektit, familjes dhe pasurisė. Kėto gjėra na sigurojnė mirėqenien individuale dhe sociale nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
    Sheriati i mbron kėto domosdoshmėri nė dy mėnyra: sė pari duke garantuar vendosjen e tyre dhe pastaj duke i ruajtur ato.

    Feja

    Pėr tė garantuar shpalljen e fesė, Zoti i Plotfuqishėm i ka bėrė tė detyrueshme besimin dhe adhurimin Pėr tė garantuar ruajtjen e tij, ekzistojnė rregulla nė lidhje me obligimin e tė mėsuarit dhe pėrēimit tė fesė.

    Jeta

    Pėr tė garantuar ruajtjen e jetės njerėzore, Zoti i Plotfuqishėm ka lejuar martesėn, ngrėnien dhe jetesėn e shėndetshme. Ai e ka ndaluar marrjen e jetės sė njeriut dhe ka vėnė ligje pėr tė ndėshkuar ata qė e bėjnė kėtė.

    Intelekti

    Zoti ka lejuar, qė dija dhe intelekti i shėndoshė tė nxiten dhe e ka ndaluar atė, qė e prish apo e dobėson atė, si alkooli dhe droga. Ai ka caktuar dėnime parandaluese, nė mėnyrė qė njerėzit t’u rrinė larg atyre, sepse intelekti i shėndoshė ėshtė baza e pėrgjegjėsisė morale qė u ėshtė dhėnė njerėzve.

    Familja

    Martesa u lejua pėr ruajtjen e familjes dhe marrėdhėniet jashtėmartesore janė ndaluar. Pėr tė garantuar ruajtjen e familjes dhe vazhdimin e jetės njerėzore, janė vendosur ligje ndėshkuese.

    Pasuria

    Zoti e ka bėrė tė detyrueshme mbajtjen e vetes tėnde dhe tė atyre, pėr tė cilėt je pėrgjegjės, si dhe ka vendosur ligje, pėr tė rregulluar tregtinė dhe transaksionet ndėrmjet njerėzve, pėr tė garantuar marrėveshjet e drejta, drejtėsinė ekonomike dhe pėr tė parandaluar dhunėn dhe konfliktin.
    Nevojat dhe mallrat
    Nevojat dhe mallrat janė ato gjėra, qė njerėzit i kėrkojnė pėr tė bėrė njė jetė tė mirė, pėr tė shmangur vėshtirėsitė, edhe pse ato nuk janė thelbėsore. Fryma e sheriatit nė lidhje me nevojat dhe mallrat pėrmblidhet nė Kuran: “Ai nuk ju obligoi nė fé me ndonjė vėshtirėsi” (22:78). Dhe: “Allahu nuk dėshiron (me obligim pėr abdes e larje) t’ju sjellė ndonjė vėshtirėsi, por dėshiron t’ju pastrojė (prej mėkateve), t’ua plotėsojė tė mirėn e Tij ndaj jush e qė t’i falėnderoheni”. (5:6). Prandaj Sheriati lejon gjithēka, qė garanton kėnaqėsinė e njeriut brenda frymės sė udhėzimit hyjnor.

    Burimet e sheriatit

    Burimet parėsore tė sheriatit janė Kurani dhe shembulli i profetit (a.s), ose Suneti.

    Kurani

    Kurani iu shpall profetit (a.s) nė mėnyrė graduale pėr 23 vjet. Thelbi i mesazhit tė tij ėshtė shpallja e njėshmėrisė sė Zotit dhe e nevojės morale dhe shpirtėrore tė njeriut pėr Zotin. Kjo nevojė pėrmbushet nėpėrmjet adhurimit dhe nėnshtrimit dhe ka pasoja pėrfundimtare nė botėn tjetėr.
    Kurani ėshtė fjala e Zotit. Pėr shkak tė stilit dhe elokuencės sė tij tė papėrsėritshme dhe mbi tė gjitha udhėzimit dhe dispozitave ligjore, me tė cilat erdhi, ai garanton mirėqenien e njerėzimit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
    Zoti i Plotfuqishėm thotė: “Ėshtė e vėrtetė, se ky Kuran udhėzon pėr atė rrugė qė ėshtė mė se e vėrteta e besimtarėt, qė bėjnė vepra tė mira i pėrgėzon, se ata pa dyshim do tė kenė shpėrblim tė madh”. (Kuran, 17: 19)
    Allahu thotė gjithashtu: “O ithtarė tė librit, juve ju erdhi i dėrguari Jonė qė ju sqaron shumė nga ajo qė fshihnit prej librit, e pėr shumė nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritė dhe libėr i qartė”. (Kuran, 5: 15)

    Shembulli profetik (Suneti)

    Roli i profetit ėshtė shpjeguar nė Kuran: “Ty ta zbritėm Kuranin, qė t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė (Kuranin). (17: 44)
    Ky shpjegim u bė nėpėrmjet fjalėve, veprimeve dhe shembullit tė profetit. Ndjekja e udhėzimit dhe shembullit tė profetit u bė e detyrueshme: “O ju qė besuat, bindjuni Allahut, respektoni tė dėrguarin”. (4:59)
    Nė njė ajet tjetėr thuhet: “Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e Allahut, kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e Allahut nė botėn tjetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh Allahun”. (33: 21)
    Vetė profeti ka udhėzuar: “Ju kam lėnė dy gjėra, qė nėse kapeni pas tyre nuk do tė humbni: librin e Zotit dhe shembullin tim”. (Transmetohet nga Hakimi dhe Maliki)

    Burimet e prejardhura

    Sheriati ka dy burimeve tė prejardhura, pėr tė cilat ėshtė rėnė dakord: konsensusin e dijetarėve (ixhmanė) dhe analogjinė ligjore (kijasin).

    Konsensusi i dijetarėve

    Baza e konsensusit tė dijetarėve, duke qenė burim ligji, ėshtė urdhri kuranor pėr tė zgjidhur ēėshtjet me anė tė konsultimit, ashtu siē ka thėnė Zoti: “Edhe ata qė i pėrgjigjen thirrjes sė Zotit tė tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata qė konsultohen mes vete pėr punė tė pėrbashkėta”. (42: 38)
    Konsensusi i dijetarėve pėrkufizohet si marrėveshja e tė gjithė dijetarėve myslimanė nė nivelin e arsyetimit juridik (ixhtihad) nė njė kohė tė caktuar pėr njė rregull tė caktuar ligjor. Duke pasur parasysh kushtin, se tė gjithė dijetarėt duhet tė jenė dakord me kėtė rregull, fusha e veprimit tė tij kufizohet tek ēėshtjet, qė janė tė qarta sipas Kuranit dhe shembullit profetik, mbi tė cilat duhet tė mbėshtetet patjetėr konsensusi. Megjithatė, kur shpallet konsensusi i dijetarėve, ai ėshtė fakt vendimtar.

    Analogjia ligjore (kijasi)

    Analogjia ligjore ėshtė njė mjet i fuqishėm, me tė cilin nxirren rregulla pėr ēėshtjet e reja. Pėr shembull, droga ėshtė bėrė e palejuar nėpėrmjet analogjisė ligjore me ndalimin e alkoolit, qė ėshtė shpallur nė Kuran. Njė vendim i tillė merret pėr arsye se ajo shkakton gjendjen e dehjes.
    Analogjia ligjore dhe mjetet e saj tė ndryshme u bėjnė tė mundur juristėve, tė kuptojnė arsyet themelore dhe shkaqet e rregullit tė Kuranit dhe shembullit profetik. Kjo ndihmon, pėr tė trajtuar situatat e njerėzve, qė ndryshojnė me kalimin e kohės dhe lejon qė tė nxirren rregulla tė reja mė tė pėrshtatshme dhe qė pėrputhen mė shumė me situatėn.

    Pėrtej ritualizmit

    Megjithėse sheriati sjell dobi nė kėtė botė, qėllimi final i atyre qė e zbatojnė atė, ėshtė tė tregojnė se ata i nėnshtrohen Krijuesit tė tyre.
    Kjo mėnyrė ėshtė treguar nė njė deklaratė hyjnore tė pėrēuar nga profeti (a.s): “Robi Im, nuk mund tė mė afrohet mė mirė mė asgjė tjetėr sesa me atė, qė Unė e kam obliguar dhe vazhdimisht. Robi Im mė afrohet me vepra tė mira (nafile) derisa ta dua dhe kur ta dua, Unė bėhem veshi i tij me tė cilin dėgjon, syri i tij me tė cilin sheh, dora e tij me tė cilėn sulmon fuqishėm, kėmba e tij me tė cilėn ec. Nėse ky njeri mė kėrkon diēka, Unė do t’ia jap, e nėse kėrkon mbrojtje nga Unė, do ta mbroj atė”. (Transmetohet nga Buhariu)
    Nėse dimensioni ligjor i sheriatit i jep Islamit formėn e tij, thelbi i tij ėshtė dimensioni shpirtėror. Jeta shpirtėrore e Islamit dhe qėllimi i tij pėrvijohen nė deklaratėn hyjnore (tė pėrmendur mė lart). Profeti (a.s) e ka shpjeguar pėrsosmėrinė shpirtėrore si: “ta adhurosh Allahun sikur e sheh atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai tė sheh ty”.
    Jeta shpirtėrore e Islamit ėshtė njė rrugė pėr tė plotėsuar besimin. Ėshtė ajo, qė nė nivele tė ndryshme i tėrheq myslimanėt nė fenė e tyre, tek mėnyra e tij e jetės dhe tek rregullat e sheriatit.
    “Dashuria e atyre qė besuan Allahun ėshtė shumė mė e fortė”. (Kuran, 2:165)
    ardhmeriaonline/com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ceni-1 : 28-01-2014 mė 16:18
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •