* * *
Kam.
Nje mbremje
Qe me fsheh dy buze ,
qe me puthin embel
Kam nje Hene ziliqare.
ne nje pafundesi blu.
Ne kasollen time buze liqenit
gjysme portreti i dashurise se shkuar
Kam dhe nje mjelme"
qe perdridhet nga era
Kam edhe varken me vela.
Nje kenge qe e pertyp neper dhembe
(Sonte erdhi edhe shiu ,
qe kish munguar mbreme)
Per muzgun e heshtur
nje barre fjale te pathena
Nje perkedhelje e pupelt
Rrenqeth gjumin
Syte e lindur
vriten nga agimi
Qe cdo dite e me teper
"Parajsa" ime
behet nje gojdhene e besueshme
Qe transmetohet nga une
Mes meje ..dhe meje
* * *
Mungesa jote
ka kthyer gjumin tim
Ne nje arene perleshjesh
Mes meje dhe jastekeve
Dielli i buzqesh ironisht
Here mua
Here atyre
Kur na zgjon dita
Faqe per faqe me karpetin.
* * *
Piste fluturimesh
Ndarjesh dhe ikjesh
Piste zbritjesh
Ka pritje .......
dhe pritje pritjesh
Ne perqafime me nenen
ngrohtesi shtrenguese
Ne lenten e loteve te saj
(lot malli)
Shoh te rrumullakosur
femijerine time
Diku nen cati
sendet e kujtimeve te mia
Opinga te vogla
fosile te kembevrarit
Xhakete e vogel
......brryl dale
Ne ate sekuence perqafje
Mes meje dhe jetes
Vras mendjen te gjej fjale
Ti ngre nje monument
pritjes dhe ardhjes
Kush mi mori fjalet
Heshtja ime flet
Mos te ju duket cudi
Prane nenes keto dite
Ndihem femi.
* * *
Krijoni Kontakt