Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës, i afërm i kandidatit të PS-së në V

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    o xinxerfil!
    albo e ka te kote qe lodhet. sepse e majta do ta mbaje pushtetin per 4 vjet me dhune. jo tritol por tanke do perdorin ata per te nenshtruar shqiptaret.

    Shume e sakte,,,,,,,,,,,,ndarja e Shqipnise Londineze ashte plan konkret

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës, i afërm i kandidatit të PS-së në V

    Ekzekutimi i peshkatarit, Sinanaj i mori kartën e identitetit, bëri një telefonatë, e vrau

    Nga: AURORA KOROMANI

    TIRANE - Zbardhet biseda e zhvilluar mes të dyshuarit si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj dhe peshkatarit të vrarë në Vlorë. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se fillimisht Sinanaj është prezantuar si polic dhe më pas ka kryer porosinë për të cilën ishte paguar. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se 31-vjeçari i dyshuar si killer me pagesë, pasi është prezantuar me "prenë" e tij, Sokol Veizin, ka bërë të gjitha përpjekjet për të mësuar se bëhej fjalë për personin që ai kërkonte dhe më pas e ka qëlluar.

    Biseda
    "Duhej që të isha i sigurt se personi që kisha takuar ishte i njëjti me atë që ishte kërkuar që ta vrisja. Për këtë arsye u detyrova që të flas me Sokol Veizin. Mua më kishte dhënë vetëm një foto Andon Mëhillaj të personit që duhej të vrisja, por në foto nuk dukeshin shumë qartë tiparet e tij", - është rrëfyer para grupit hetimor, Julian Sinanaj. Ai ka shpjeguar para hetuesve se çfarë hapash ka ndjekur më pas për t'iu afruar peshkatarit nga Orikumi. "Ditën që bëra ekzekutimin, kam shkuar në lokalin ku rrinte peshkatari. U futa brenda dhe iu afrova. Në fillim i jam prezantuar si punonjës policie. I thashë që isha polic dhe se duhej që ta pyesja në lidhje me konfliktin me Mëhillajt. Ai më besoi", thuhet në rrëfimin e Sinanajt. Pas kësaj, siç ka shpjeguar edhe vetë i dyshuari si killer me pagesë, ai i ka kërkuar viktimës kartën e identifikimit për t'u siguruar. "I kërkova kartën e identitetit për identifikim dhe ai ma dha. Pasi pashë kartën, mora në telefon edhe Andonin dhe e ripyeta sërish, duke i lexuar të dhënat që thuheshin në kartën që më dha peshkatari. Pasi Andon Mëhillaj më tha që ai ishte personi që unë kërkoja, ia ktheva kartën dhe i thashë: "Faleminderit". Pastaj nxora pistoletën dhe e qëllova", pjesë e rrëfimit të njeriut "bombë". Ndërkohë, nga organi i akuzës bëhet me dije se Sinanaj dhe Mëhillaj e kishin lënë që bashkë do të merreshin vesh vetëm me anë të një zileje telefoni, pas së cilës Andoni do të kuptonte se 31-vjeçari e kishte kryer krimin. Mësohet se në momentin që Sinanaj ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar drejt peshkatarit, arma është bllokuar dhe pas kësaj, killeri me pagesë e ka plagosur peshkatarin. Më pas e ka tërhequr zvarrë jashtë dhe aty e ka qëlluar në kokë. Sinanaj, i cili mbante në kokë një kapele dhe një bluzë golfi deri në hundë, pas krimit është larguar me motor.

    Videoja
    Nga ana tjetër, grupi hetimor ka zbardhur edhe një video, ku është filmuar vrasja e peshkatarit Sokol Veizi, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2012. Nga pamjet e sekuestruara gjatë arrestimit të Julian Sinanajt, kuptohet qartë i gjithë mekanizmi i ekzekutimit të peshkatarit nga Orikumi. Sipas burimeve të sigurta, videoja zgjat rreth një minutë dhe çdo lëvizje e 31-vjeçarit është e dokumentuar. Duket qartë në këtë video se Sinanaj ka bashkëpunuar me një person tjetër, i cili ka filmuar nga një automjet, ku besohet se Sinanaj është larguar pas ekzekutimit të Sokol Veizit. Ky detaj duket nga kamera që ka fiksuar ngjarjen, ku shihet xhami i makinës, por nuk duket se kush është personi që ka filmuar skenën. Sipas ekspertëve, videoja nis me rrugëtimin e Julian Sinanajt duke shkuar në drejtim të peshkatarit. Ky i fundit ka qenë duke pirë i vetëm kafen e mëngjesit në një prej lokaleve të Orikumit. Pasi vrasësi i është afruar, brenda pak minutave, ka ardhur edhe ekzekutimi i peshkatarit. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, grupi hetimor zbardhi edhe videon tjetër, ku Sinanaj duket qartë duke qëlluar biznesmenin Agron Çela. Por, surpriza për ekspertët në këtë rast ishte vetë Andon Mëhillaj, i cili në video shfaqet në krah të Sinanajt. Kjo provë hedh poshtë të gjitha deklaratat që ka bërë Mëhillaj, i cili është shprehur se nuk ka pasur dijeni për atentatet që ka kryer Julian Sinanaj.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës, i afërm i kandidatit të PS-së në V

    Sinanaj: Mitro e porositi me e-mail tritolin për prefektin Besnik Dervishi

    NGA: KLODIANA LALA

    TIRANE-Një biznesmen vlonjat rezulton të jetë i implikuar me bandën e bombave C4, pasi dyshohet që përmes Andon Erjon Mëhillajt, ka porositur të dyshuarin si vrasës me pagesë, Julian Sinanajn, të ekzekutojë J. Metushajn, një eksponent i njohur në qytetin e Vlorës. “GSH” ka mundur të sigurojë nga dosja hetimore, masën e sigurisë ndaj të dyshuarit Marjon Mitro, në përmbajtje të së cilës dalin në dritë prova dhe fakte për përfshirjen në bandën e “bombave C4” edhe të biznesmenit me emrin Ardi, i cili edhe pse i identifikuar nga prokuroria për Krime të Rënda, nuk është vënë në pranga. Në dosjen e prokurorisë hidhet dritë dhe mbi detaje të vënies së eksplozivit në shtëpinë e Ardian Kollozit, kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës dhe njëkohësisht kryetar i PD-së në këtë qark. Ndër të tjera, aty thuhet se para derës së apartamentit ku banonte Kollozi është vendosur një sasi prej 600 gramë tritol dhe se dëmet e shkaktuara nga shpërthimi kapin shifrën e 8.3 milionë lekëve.

    Mandej, zbardhen pjesë të dëshmisë së Julian Sinanajt, i cili drejton gishtin drejt Marjon Mitros, si porositës i lëndës eksplozive që u zbulua në makinën e prefektit të Qarkut Vlorë, Besnik Dervishi. Sinanaj u ka rrëfyer hetuesve për këtë rast, se me Mitron ka komunikuar përmes e-mailit dhe pasi e ka prodhuar minën me telekomandë, ia ka dorëzuar 42-vjeçarit. Kjo minë, këmbëngul Sinanaj, është pikërisht ajo që u zbulua në makinën e prefektit Dervishi. Sipas prokurorisë, fakti kriminal për të cilin dyshohet Mitro cilësohet si “vepër me qëllime terroriste” në dëm të prefektit Besnik Dervishi, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë, për të sjellë shkatërrimin serioz të pronës private në përmasa të mëdha, duke rrezikuar jetën e personave të tjerë. Gjithashtu, Sinanaj shprehet se me ndërmjetësimin e Andon (Erjon) Mëhillaj ka marrë porosi nga Mitro dhe një biznesmen me emrin Ardi për të ekzekutuar një eksponent të njohur të krimit në Vlorë. Më poshtë dosja e plotë.

    DOSJA E PLOTE
    Tritoli në pallatin e Kollozit

    Në datën 1 qershor 2013, rreth orës 02:40 është njoftuar salla operative e drejtorisë së policisë së Qarkut Vlorë, se tek pallati i shtetasit Ardian Kollozi ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Nga verifikimi që bëri policia në vend, rezulton se rreth orës 02:40 në derën e blinduar të katit të 11 të pallatit, e cila bllokon korridorin e këtij kati, ku ndodhet apartamenti i shtetasit Ardian Kollozi, ishte vendosur një sasi lëndë eksplozivi, shpërthimi i së cilës kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale jo vetëm në këtë kat të pallatit, por edhe në katet e poshtme të tij. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa copa fitil zjarrpërcjellës me gjatësi të ndryshme, ku të bashkuara të gjitha bashkë arrinin në gjatësinë prej 118 cm. Në hyrje të ashensorëve të kateve të dhjetë, të katërt dhe të parë u gjetën shtatë gjurmë papilare që u morën me pjesë filmi gjurmëkopjues për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. Nga zhurma e shpërthimit të gjithë banorët e pallatit ishin zgjuar dhe kishin konstatuar dëme të mëdha materiale jo vetëm në katin ku ndodhi shpërthimi me lëndë eksplozive, por edhe në secilin prej kateve të tyre.
    Hetimi ka provuar se Ardian Kollozi në kohën e ndodhjes së ngjarjes ushtronte detyrën e drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNIT, Tiranë. Njëkohësisht, ky shtetas si funksionar i zgjedhur ishte dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike e rrethit Vlorë, si dhe ishte kandidat për deputet i kësaj partie në zgjedhjet parlamentare që priteshin të zhvilloheshin më datë 23 qershor 2013. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar e provuar se në pallatin në të cilin është vendosur lënda plasëse e llojit tritol në sasinë 600 gramë e aktivizuar kjo lëndë plasëse me fitil zjarrpërcjellës, është shkaktuar një dëm material me vlerën e 8.350.000 lekë të reja.

    Tritoli në makinën e Dervishit
    Në datën 13.01.2014 në mjetin tip “Peugeot” me targë TR 5066 N, në pronësi të Besnik Dervishit, i cili ushtron detyrën e prefektit në rrethin e Vlorës, u gjet një sasi lëndë eksplozive, e përgatitur për shpërthim me anë të një telefoni celular të lidhur me të, e vendosur në pjesën e poshtme të automjetit. Mjeti ishte parkuar rreth orës 08:30-09:00 në parkingun e ndërtesës së Kryeministrisë. Zbulimi i sasisë së eksplozivit u bë gjatë kontrollit rutinë që u bëhet automjeteve që hyjnë në këtë ambient. Pronari i makinës, Besnik Dervishi ka sqaruar se nuk ka asnjë konflikt personal dhe se vendosja e sasisë së eksplozivit duhet të ketë lidhje me detyrën e tij si prefekt i rrethit Vlorë.

    Arrestimi i Sinanajt
    Më datë 25.01.2014 është arrestuar nga seksioni i operacioneve speciale pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, Julian Sinanaj, të cilit në momentin e kapjes i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një krëhër dhe 7 copë fishekë. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e marrë me qira nga Sinanaj, në një pallat në rrugën “Him Kolli”. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi të mëdha municionesh dhe sende të tjera të ndryshme. Pas këtij momenti dhe pasi ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një arsenal të tërë armësh zjarri, prokuroria ka konstatuar se subjekti i arrestuar, Julian Sinanaj, ishte një subjekt me begraund kriminal dhe me një rrezikshmëri shoqërore të theksuar.

    Dëshmia e Sinanajt kundra Mitros
    Prokuroria ka pyetur në cilësinë e personit rreth të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Julian Sinanaj ka deklaruar me porosinë e Marjon Mitro prej tij është tentuar të vritet J. Metushaj, eksponent i botës së krimit në zonën e Vlorës.
    Njëkohësisht në deklarimin e datës 27 janar 2014 të personit nën hetim, Julian Sinanaj, ka dëshmuar se sasia e lëndës eksplozive e përgatitur për shpërthim me anë të një telefoni celular të lidhur me të në mjetin e Besnik Dervishit është kryer pikërisht nga ana e tij me kërkesën e Marjon Mitros, person i cili sipas dëshmisë së Julian Sinanaj, ka porositur këtë minë me telefon në javën e parë të muajit dhjetor 2013 në Tiranë. Vetë Julian Sinanaj ka dëshmuar se ka komunikuar me Marjon Mitron në e-mail dhe pasi është porositur mina me telekomandë, kjo minë është prodhuar në mënyrë artizanale nga Julian Sinanaj, i cili e ka blerë telefonin dhe kartën tek tregu çam në fillim të muajit dhjetor 2013. Pasi ka mundësuar prodhimin e kësaj mine, Julian Sinanaj ka dëshmuar se ka njoftuar Marjon Mitron të vinte të merrte minën në Tiranë. Në fillim të muajit dhjetor 2013 ka ardhur në Tiranë Marjon Mitro, i cili e ka marrë minën dhe me datë 13 janar 2014 pikërisht kjo minë e telekomanduar me telefon është gjetur e vendosur në automjetin e Besnik Dervishit, prefekt në rrethin e Vlorës. I pyetur rreth këtij fakti, Julian Sinanaj është kategorik në deklarimin e tij kur thotë se mina e vendosur në automjetin e Besnik Dervishit është ajo e prodhuar prej tij për llogari të Marjon Mitros, i cili ka ardhur dhe e ka tërhequr këtë minë në Tiranë në fillim të muajit dhjetor 2013. Njëkohësisht Julian Sinanaj deklaron se Marjon Mitro në bashkëpunim me një biznesmen me emrin Ardi kanë paguar me ndërmjetësimin e Andon alias Erjon Mëhillajt, Julianin të vriste në Vlorë, J. Metushajn, i njohur si subjekt me precedentë kriminale në rrethin e Vlorës.
    Për sa më sipër gjykata arsyeton se ndaj personit të dyshuar, Marjon Mitro, ekzistojnë prova dhe indicie të rëndësishme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se ai është njëri prej autorëve të krimeve objekt hetimi. Fakti kriminal i kryer prej tij cilësohet si “vepra me qëllime terroriste” në dëm të prefektit Besnik Dervishi me qëllim përhapjen e panikut në popullatë, për të sjellë shkatërrimin serioz të pronës private në përmasa të mëdha, duke rrezikuar jetën e personave të tjerë, mbajtje të lëndës plasëse, vrasjes së mbetur në tentativë të Julian M.

    (d.b/a.n/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës, i afërm i kandidatit të PS-së në V

    O Albo trimi, u bene nja 2 muaj qekur na dolen keo lajme dhe akoma sna e kane nxjerre se i kujt knadidati PS-je qenka i aferm ky porositesi i tritolit...

    Ngjarje te reja kane ndodhur qe atehere deri tani po prape titulli mashtrues rri vendosur...

    Perse valle?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës, i afërm i kandidatit të PS-së në V

    Gjokona: Mitro më ofroi para në burg në këmbim të dëshmisë pro

    Emri:  gjokona.jpg

Shikime: 492

Madhësia:  11.7 KB

    Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ndriçim Gjokona, për njohjen me Julian Sinanajn dhe marrëdhëniet me të e të pandehurit e tjerë. Si i ofroi Marjon Mitro para në këmbim të një dëshmie pro në gjykatë

    Pjesa e fundit e dëshmisë së Ndriçim Gjokonës flet për njohjen dhe marrëdhëniet që pati me Julian Sinanajn. Frika për jetën, dorëzimin dhe ofertat pas këtij dorëzimi. Sa para iu ofruan në këmbim të një dëshmie pozitive për Marion Mitron që akuzohet për përfshirje në grupin kriminal.

    Njohja me Julianin

    Me shtetasin Julian Sinanaj, unë jam njohur diku nga mesi i vitit 2011, kohë në të cilën sipas bisedave me të, kam mësuar se ai kishte ardhur nga Greqia, ku atje kishte jetuar për një kohë të gjatë familjarisht. Gjatë kohës që ai qëndronte në Vlorë, marrëdhëniet ndërmjet nesh nuk kanë qenë fort të ngushta. Unë ndaj këtij personi kam qëndruar i larguar, pasi prej tij m’u kërkua që të bëja ndonjë grabitje së bashku me të. Gjatë kohës që shoqëria dhe qëndrimi ndërmjet nesh filloi të afrohej, unë në biseda me të kam mësuar se ai jetonte me qira në “Skelë”. Kam dijeni se ai shpesh herë ndërronte apartamentet, për të cilat nuk më tregonte vendndodhjen e tyre, pasi nuk afronte shoqërinë e tij në shtëpi. Nuk kam dijeni se ku ka qëndruar me qira në qytetin e Durrësit, por prej tij më është thënë se ai kishte dy apartamente të tijat, të cilat i kishte blerë në Durrës me fitimet e marra gjatë viteve që jetonte në Shqipëri. Ndërsa në Tiranë di se ka pasur tre apartamente me qira, ku edhe në këto apartamente unë nuk kam qenë, por që si numër më është treguar prej tij. Nga ana e Julianit më ishte treguar se në njërin nga apartamentet e Tiranës ai mbante armët, në tjetrin jetonte, dhe një apartament e kishte marrë në afërsi të bankave sepse kërkonte ta përdorte për strehim mbas kryerjes së grabitjeve të tyre.

    Konflikti i Julianit me Andonin

    Afërsisht një vit pas vrasjes së Sokol Veizajt, dhe direkt pas prishjes së marrëdhënieve të Julian Sinanajt me Andon Mëhillajn, kam parë se Genis Mëhillaj së bashku me Marjon Mitron, në prezencën time janë takuar në dy-tri raste. Rasti i parë ka qenë pranë shkollës së “Marinës”, në barin e një hoteli, ku në këtë takim Marion Mitro, Genis Mëhillaj, Julian Sinanaj dhe unë. Të katërt kemi qëndruar në një tavolinë dhe pasi kemi pirë kafe, nga ana e tyre më është kërkuar që unë të largohesha nga tavolina e tyre sepse kishin një bisedë të tre, për të cilën unë nuk duhet të kisha dijeni. Mbas këtij takimi nga ana e Julianit më është thënë se qëllimi i takimit ishte që të zbusnin konfliktin e Julianit me Andonin. Takimi i dytë ka qenë në rrugën “Transballkanike”. Pas këtij takimi nga ana e Julianit m’u sqarua qëllimi i dy takimeve, ku më tregoi se ata i kishin ofruar një punë, të kryentë një vrasje, ku në këmbim të saj do të përfitonte një dyqan nga ana e Marion Mitros. Takimi i tretë ka qenë kur më ka dërguar Julian Sinanaj tek lokali “F” të shkoja të shikoja se kush ndodhej në lokal, sepse atje Juliani kishte lënë takim me Genis Mëhillajn, Marion Mitron dhe A. Pasi kam bërë verifikimin, i kam treguar Julianit, i cili më kërkoi që unë të vazhdoja sepse ai do të takohej me ta. Mbas këtij takimi Juliani nuk më tregoi për qëllimin e takimit, por disa kohë më pas më tha se biseda kishte të bënte me vrasjen që ata i kishin kërkuar. Për këtë vrasje, nga ana e Julianit m’u propozua që edhe unë të merrja pjesë në të, ku si përfitim do të merrja gjysmën e vlerës që do të përftohej nga shitja e dyqanit. Dua të sqaroj se gjatë kësaj kohe nga ana e Marion Mitros i është dhënë dyqani me letra Julian Sinanajt, për të cilin Juliani më ka treguar se dyqani ishte marrë në emrin e së ëmës së tij, veprim i cili ishte bërë me noteri. Gjatë gjithë kësaj kohe unë nuk arrita të mësoja se kush ishte personi që kërkohej të vritej.

    Marion Mitro më ofroi para në burg në këmbim të dëshmisë pro

    Kam për të shtuar se gjatë këtyre kohëve unë kam parë se në shoqërinë e Marion Mitros dhe Genis Mëhillajt qëndronte edhe biznesmeni A., për të cilin di se merrej me ndërtim pallatesh. Me këtë person unë kam qëndruar në 5-6 raste, ku kemi pirë kafe dhe kemi lozur edhe futboll në kalçeto. Për A. di se ai është shoku i ngushtë i Marion Mitros, me të cilin dyshoj se është ortak në biznes në fushën e ndërtimit të pallateve. E them këtë sepse gjatë kohëve të fundit që unë ndodhem në paraburgim kam arritur të kontaktoj me Marion Mitron. Që ditët e para të arrestimit tim nga ana e Marion Mitros më është ofruar në këmbim të dëshmisë time pro Marion Mitros, që unë të pohoj se ai nuk ka asnjë lloj lidhje ose njohje me Julian Sinanajn. Për këtë kërkesë Marioni më ka ofruar një apartament dhe një sasi të papërcaktuar të hollash. Gjatë bisedave me të nga sporteli në sportel, Marion Mitro më ka dërguar të fala nga A., ku më ka kërkuar që unë të sillja një nga familjarët e mi për të më dhënë apartamentin në këmbim të dëshmisë. Gjithashtu ai më ka kërkuar numër të llogarisë bankare që unë apo familjarët e mi kishin, ku në të do të hidhte një sasi të papërcaktuar të hollash. Shpesh herë nga ana e tij më janë dërguar tek qelia ushqime të ndryshme si dhe karta telefoni. Aktualisht di se ai është larguar nga sektori im. Gjatë këtyre kohëve ai përsëri është interesuar për mua, ku më ka dërguar të fala në disa raste.

    Vrasja e një biznesmeni në Tiranë

    Unë përpara rreth një viti kam pasur në përdorim një motor “Skuter” me ngjyrë


    blu, të cilin ma kishte falur Julian Sinanaj, pa ndonjë shërbim të kryer nga ana ime ndaj tij. Këtë motor unë e kam shitur në verën e vitit 2013. Përsa i përket shtetasit Julian Sinanaj di se ai ka pasur dy motorë “Skuter”, një me ngjyrë blu dhe një me ngjyrë të zezë, të cilat nuk i ka më sepse një e ka shitur dhe një ia kanë vjedhur. Po ashtu di se ai qarkullonte shpesh me motorin e L, kushëririt të Andon Mëhillajt. Përsa i përket makinave, kam dijeni se ai ka pasur një makinë Audi, të cilën nuk kam dijeni se ku ndodhet ajo. Për këtë makine nga ana e Julian Sinanajt më është thënë se më të, gjate vitit 2013 ka bërë vrasjen e një biznesmeni në Tiranë. Për këtë ngjarje më ka thënë se ajo ishte kryer me porosi, ndërmjetës i së cilës ka qenë një kushëriri i tij, për të cilin nuk kam dijeni se kush është ai. Nga ana e Julianit më është thënë se nga kjo vrasje ai kishte përfituar 40.000 euro, nga të cilat 10.000 euro ia ka dhënë kushëririt për ndërmjetësimin. Po ashtu prej tij kam mësuar se targat e kësaj makine “Audi”, gjendeshin tek shtëpia e tij, pasi ato do të përdoreshin tek vrasja e biznesmenit të Durrësit, nëse nuk do të arrinim të gjenim targa të tjera. Për këto targa nuk jam në gjendje të përcaktoj nëse ishin shqiptare apo të huaja, por thjesht dija se ato i posedonte Juliani. Për këtë ngjarje Juliani më ka treguar se atë e kishte kryer me një armë të kalibrit 7.65 mm. Gjatë një bisede që unë bëja me Julianin në një kafe kohët e fundit në Tiranë, tek bisedonim për llojet e armëve, ai më lëvdonte armën kalibër 7.65 mm, kalibër të cilin unë ia shaja. Në këto momente ai më tha se ‘me këtë kalibër unë e kam bërë një vrasje në Tiranë’.

    Makina e vrasjes

    Makina tjetër e Julianit është ajo e markës “Fiat Brava” me ngjyrë të errët, të cilën ai e kishte blerë në Maminas 80.000 lekë, për të kryer vrasjen e biznesmenit të Durrësit. Këtë makinë siç më ka treguar Juliani e kishte blerë në anë të autostradës Tiranë-Durrës, në fshatin Maminas. Kjo makinë është sekuestruar nga policia në momentin e arrestimit dhe pikërisht tek kjo makinë do të vendoseshin targat e makinës “Audi” nëse nuk do të gjenim targa të tjera. Për të gjetur targat unë së bashku me Julianin kemi tentuar të vidhnim, por nuk arritëm t’i gjenim. Përsa i përket shtetasit Marion Mitro, di se ai ka qarkulluar me makinën e kunatit të tij, që ka qenë “Opel Vektra”, me ngjyrë gri. Për Gentian Mëhillajn di se ka pasur një “Benz” me portobagazh, me ngjyrë gri, me targa italiane. Po ashtu di sa ka edhe makinën “Opel Vektra”, ngjyrë gri, me targa të Vlorës. Për Andon Mëhillajn di se fillimisht ka pasur autoveturën “Reno Shenik”, ngjyre blu. Fillimisht kjo makinë ka qenë me targa greke. Më pas kësaj makine i ka bërë targimin AA, e cila kohët e fundit përdorej dhe nga kunati i tij. Gjithashtu Andoni ka një “Benz” me ngjyrë të zezë, me targa të Vlorës.

    Skema e vrasjes

    Nga ana e Julianit u sigurova se ekzekutimin e personit do ta kryenim të dy, diku rreth fundjavës së fundit të janarit 2014. Juliani më tregoi se ngjarja do të kryhej në këtë mënyre. Ai do të nisej nga Tirana ditën e shtunë, së bashku me të fejuarën, ku me vete do të merrte edhe eksplozivin. Atë natë ata do të qëndronin në shtëpinë time, ku të nesërmen do të shkonim të dy e të merrnim makinën tek parkimi. Do të përgatisnim vendosjen e eksplozivit dhe benzinës, ku më pas Juliani me të fejuarën do të ecnin përpara meje me motor për të më hapur rrugën nga policia, ndërsa unë do t’i ndiqja nga pas deri tek vendi ku do të lihej makina. Përpara se të mbërrinim tek vendi i caktuar, Juliani do të zbriste të fejuarën duke e lënë diku në ndonjë lokal të afërt dhe do të vinte që të më mësonte se si duhet të aktivizoja mekanizmin e plasjes së minës. Pasi të bënim aktivizimin, që të dy do të largoheshim, ku unë do të nisesha drejt shtëpisë time, ndërsa Juliani me të fejuarën do të qëndronte në distancë, në pritje të objektivit, ku për largimin e tij do të përdorte motorin “Papaq” me ngjyrë të zezë.

    MAPO

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës, i afërm i kandidatit të PS-së në V

    “Banda e tritolit”, Gjokona: Si më kërcënonte Jul Sinanaj. Mbushi armën në tavolinë, nuk qëlloi vetëm se ishin kamerat

    Ndriçim Gjokona, i penduar i drejtësisë, nisi dje rrëfimin e tij në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarit si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj dhe të bashkëpandehurve të tij te Krimet e Rënda. Në një seancë që ka zgjatur rreth gjashtë orë, i penduari Gjokona, ka treguar para Gjykatës se si ishte njohur me Julian Sinanajn dhe të pandehurit e tjerë në proces.

    Emri:  gjokona.jpg

Shikime: 395

Madhësia:  12.1 KB
    Ndriçim Gjokona

    Gjokona është përballur me pyetjet e prokurorëve në sallë dhe me ndërhyrjet e herëpashershme të Sinanajt, gjithashtu i penduar i drejtësisë. Burime brenda seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun, bënë me dije se i pandehuri Gjokona i është përmbajtur me përpikëri deklarimeve të dhëna prej tij në Prokurori gjatë hetimeve paraprake.

    Kështu, Gjokona ka rrëfyer se fillimisht është njohur me të pandehurin Andon Mëhilli, e në vijim kishte qenë ai që e kishte prezantuar me Sinanajn, gjatë kohës që po planifikohej vrasja e shtetasit Sokol Veizi. Sipas burimeve, Gjokona ka treguar në mënyrë të detajuar në lidhje me ndihmën që ai i kishte dhënë në vijim Julian Sinanajt, duke i siguruar armët, tritolin si dhe mjetet që ai përdorte në vrasjet, për të cilat akuzohet nga Prokuroria.

    KERCENIMI
    Një nga momentet më pikante në deklarimet e Gjokonës ka qenë acarimi i Sinanajt me vëllezërit Denis e Andon Mëhilli, pasi nuk e kishin paguar për një punë të kryer për llogari të tyre. “Kur biseda u tensionua, Juliani futi dorën në një çantë të vogël që kishte në brez dhe mbushi pistoletën. Ngrimë në vend, por ndërhyra unë duke i thënë: mos këtu se ka kamera”, ka rrëfyer Gjokona.

    Ai ka treguar se pas atij momenti ndihej “mes dy zjarresh”. “Unë qëndroja shpesh me Julianin, por kur e takoja Julianin, ai mendonte se më kishin dërguar Mëhillajt për ta vrarë. Ndërsa kur takoja vëllezërit Mëhilli, ata kujtonin se kisha porosi të njëjtë nga Sinanaj”, mësohet të jetë shprehur Gjokona.

    Sipas tij, Sinanaj mbante në xhep një fotokopje të kartës së tij të identitetit, për cilën i thoshte se “nëse më vret, familjarët e mi ta dinë kush e ka bërë”. Sipas të pandehurit, duke iu druajtur një eliminimi fizik, ai ka bërë kallëzim në Polici, i cili fillimisht nuk i është besuar, derisa trokiti në televizionin “News24”.

    ARMAND BAJRAMI

    Panorama

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •