Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    I penduari denoncoi Sinanajn për vrasjen e biznesmenit:50 mijë € për vrasje,10 për eksploziv

    Emri:  julian-sinani-300x202.jpg

Shikime: 1704

Madhësia:  25.6 KB
    PROVAT E SEKUESTRUARA DJE NE BANESEN E JULIAN SINANIT DHE KARTA E TIJ E IDENTITETIT

    TIRANE- Ndriçim Gjoksanaj, njëri prej të arrestuarve të bandës së bombave më celularë ka zbardhur detaje të tjera në Prokurori.

    I klasifikuar si i penduari, pasi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, Gjoksanaj, 30 vjeç nga Vlora mësohet se rreth një javë më parë ka patur një konflikt me Julian Sinanaj dhe ka denoncuar në polici faktin se Juliani po përgatitej për vrasjen e një biznesmeni nga Durrësi.

    Sipas deklarimeve të tij në Prokuori, Ndriçim Gjoksanaj ka qenë personi që gjente eksplozivin, pasi Julian Sinanaj merrte porositë për kryerjen e vrasjeve. Paratë ndaheshin mes tyre dhe sipas ngjarjes që do të kryhej por edhe personit që do të sulmohej, përcaktohej edhe shuma. Për vrasjet me armë janë paguar deri në 50 mijë euro, ndërsa për atentatet me eksploziv paguheshin më pak, por shuma minimale ka qenë 10 mijë euro.

    Mësohet se disa nga thëniet e Gjoksanajt janë konfirmuar e pranuar edhe nga i ndaluari tjetër, Julian Sinanaj. Ndriçim Gjoksanaj është njëri nga dy personat që ka dhënë deklarime në Prokurori në lidhje me vrasjet.

    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    “To Vima”, Sinanaj pranon krimet: Vura bombë në Gjykatën e Selanikut, më urdhëroi një politikan

    Gazeta greke “To Vima” shkruan sot se i arrestuari Julian Sinanaj ka pranuar se ka bërë 27 vrasje në Shqipëri, Itali dhe në Greqi, ku ka jetuar që 14 vjeç. “Kam marrë pjesë në shpërthimet në gjykatën e Selanikut në maj 2010, në zbatim të urdhrit që më dha anëtar të një partie politike”- shkruan gazeta.

    Sipas dëshmive të mbledhura deri tani, Sinanaj ka jetuar me familjen në Greqi që nga viti 1997 dhe e ka filluar veprimtarinë e tij kriminale dhe vrasjet me kontratë, që kur ishte ende i mitur.

    Oficerët e lartë të Policisë së Greqisë, të cilët nuk kanë mundur ta marrin në pyetje të arrestuarin, kanë deklaruar për “To Vima” se “në qoftë se këto dëshmi konfirmohen qoftë edhe pjesërisht, do të kemi surpriza dhe zhvillime të mëdha”, por shprehen se kanë shumë dyshime për pretendimet e 30 vjeçarit.

    Panorama

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Porositësi i eksplozivit për Prefektin, ja imazhet nga arrestimi në Rinas- VIDEO



    TIRANË-Ndalohet në Rinas një person i akuzuar si porositës i eksplozivit që iu vendos makinës së prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. News24 transmetoi pamje nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Rinasit ku është vënë në pranga shtetasi Marjon Mitro nga Vlora, pas një vendimi të gjykatës për arrestimin e tij.

    Policia sqaroi se Mitro është porositësi i lëndës eksplozive të vendosur në makinën e prefektit të Vlorës.

    " Policia ka mundur të arrestojë sot paradite në aeroportin "Nënë Tereza", shtetasin Marion Mitro, teksa tentonte të largohej jashtë vendit. Policia e kishte nën mbikqyrje Mitron dhe ka ndërhyrë në momentin e duhur për ta ndaluar atë. Ky shtetas dyshohet se është porositësi i lëndës eksplozive që u vendos në automjetin e Prefektit të Vlorës në datë 13 dhjetor 2013 dhe që u zbulua në hyrje të godinës së kryeministrisë."- deklaroi Drejtori i Policisë se Tiranës Ardian Çipa.

    Sipas policisë Marion Mitro në bashkëpunim me Juljan Sinanaj, N.GJ, Genis Mëhillaj dhe Andon (Erion) Mëhillaj të cilët gjithashtu janë vënë në pranga, janë autorët e dyshuar të një sërë vrasjesh dhe vendosje eksplozivi.

    "Nga veprimet hetimore proceduriale të kryera ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër të cilat:

    1. Vrasja e shtetasit Sokol Veizi, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës;
    2. Vrasja e shtetasit Agron Çela, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.
    3. Vendosje e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.
    4. Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.
    5. Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.
    6. Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013."- deklaroi me tej Çipa.

    Policia ka mundur të parandalojë edhe vrasjen e një biznesmeni, e cila ishte porositur dhe ishte duke u realizuar nga personat e mësipërm.


    Policia ishte vënë në ndjekje të tij, por duket se vlonjati kishte nuhatur lëvizjet e agjentëve të rendit. Për këtë arsye kishte tentuar të largohej, por prokuroria e policia kanë qenë më të shpejta. Prokurorët Ardian Nezha dhe Behar Dibra kishin siguruar një masë sigurimi në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila u ekzekutua dje gjatë aksionit të koduar “Mega Operacion”, të Policisë së Tiranës. Sipas kësaj të fundit, Mitro është i dyshuari kryesor edhe për shpërthime të tjera me eksploziv në qytetin bregdetar dhe është marrë në pyetje deri vonë nga 2 prokurorët e Krimeve të Rënda. E perditshmja 'Panorama" shkruan sot se operacioni për kapjen e Marion Mitros është mbajtur në fshehtësi të plotë, pasi policia ka identifikuar dhe disa kontakte të Mitros në qytetin e Vlorës dhe Tiranës gjatë kohës që e ka survejuar që nga dita e shtunë, pas arrestimit të Julian Sinanit, i dyshuar si vrasës me pagesë. Mitro ishte shkarkuar nga puna në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik të Vlorës, në muajin shtator të vitit 2013. Ai vazhdonte të kishte në pronësi dhe në funksion lokalin tek Uji i Ftohtë, biznes që e kishte hapur që prej vitit 2004. Për shkak të hetimeve që janë ende në vazhdim, nuk bëhet i ditur motivi që Mitro apo ndokush tjetër mund të ketë pasur për vendosjen e eksplozivit në makinën e prefektit Dervishi. Por Policia ka siguruar prova që vendosja e eksplozivit në makinën e tij është porositur nga Marjon Mitro.
    Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, në makinën e të cilit u vendos eksploziv më 12 dhjetor 2013, ka thënë dje se nuk e njeh Marjon Mitron. Ai theksoi se këtë person e njohin në Vlorë dhe se të gjithë e dinë cilit klan i përket. “Në qytetin e Vlorës e njohin se cilit klan i përket dhe i shërben”, ka thënë prefekti Besnik Dervishi dje, gjatë një komunikimi me gazetën Panorama.

    Emri:  77699_6.jpg

Shikime: 1657

Madhësia:  102.6 KB
    Momentet gjate kontrollit per eksploziv ne makinen e prefektit

    Balkanweb

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës, i afërm i kandidatit të PS-së për deputet

    Ish-inspektori Ndërtimor porositi eksplozivin në makinën e prefektit. Dervishi: Dihet i kujt klani është!

    Tritoli Dervishit, kapet Marjon Mitro.

    Pranga në Rinas të afërmit të kandidatit të PS për deputet.


    Bie në prangat e policisë personi që ka porositur vendosjen e eksplozivit në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Marjon Mitro, 42 vjeç, pronar i një lokali tek Uji i Ftohtë në Vlorë, ish-inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Bashkinë e Vlorës, është personi i dyshuar për ngjarjen. Mitro u arrestua në Aeroportin e Rinasit mesditën e djeshme, kur po tentonte të “arratisej” jashtë Shqipërisë me një pasaportë të falsifikuar. Mësohet se 42-vjeçari është i afërm i një ish-kandidati të PS për deputet në Vlorë, që aktualisht drejton një drejtori rajonale të rëndësishme në këtë qytet. Policia ishte vënë në ndjekje të tij, por duket se vlonjati kishte nuhatur lëvizjet e agjentëve të rendit. Për këtë arsye kishte tentuar të largohej, por prokuroria e policia kanë qenë më të shpejta. Prokurorët Ardian Nezha dhe Behar Dibra kishin siguruar një masë sigurimi në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila u ekzekutua dje gjatë aksionit të koduar “Mega Operacion”, të Policisë së Tiranës. Sipas kësaj të fundit, Mitro është i dyshuari kryesor edhe për shpërthime të tjera me eksploziv në qytetin bregdetar dhe është marrë në pyetje deri vonë nga 2 prokurorët e Krimeve të Rënda. Operacioni për kapjen e Marion Mitros është mbajtur në fshehtësi të plotë, pasi policia ka identifikuar dhe disa kontakte të Mitros në qytetin e Vlorës dhe Tiranës gjatë kohës që e ka survejuar që nga dita e shtunë, pas arrestimit të Julian Sinanit, i dyshuar si vrasës me pagesë. Mitro ishte shkarkuar nga puna në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik të Vlorës, në muajin shtator të vitit 2013. Ai vazhdonte të kishte në pronësi dhe në funksion lokalin tek Uji i Ftohtë, biznes që e kishte hapur që prej vitit 2004. Për shkak të hetimeve që janë ende në vazhdim, nuk bëhet i ditur motivi që Mitro apo ndokush tjetër mund të ketë pasur për vendosjen e eksplozivit në makinën e prefektit Dervishi. Por Policia ka siguruar prova që vendosja e eksplozivit në makinën e tij është porositur nga Marjon Mitro.
    Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, në makinën e të cilit u vendos eksploziv më 12 dhjetor 2013, ka thënë dje se nuk e njeh Marjon Mitron. Ai theksoi se këtë person e njohin në Vlorë dhe se të gjithë e dinë cilit klan i përket. “Në qytetin e Vlorës e njohin se cilit klan i përket dhe i shërben”, ka thënë prefekti Besnik Dervishi dje, gjatë një komunikimi me gazetën.

    ETLEVA DELIA

    (Artikullin e plote e lexoni sot ne botimin e shtypur te gazetes Panorama)

  5. #15
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po na prishin planet e Rilindjes!

    Albo
    Se kujt po i prishen planet ngelet per tu pare.....

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Se kujt po i prishen planet ngelet per tu pare.....
    Kete kriminelin me pagese qe na kapi policia, na doli qe porositesi i bombes per prefektin ishte vene nga njeriu i afert i nje socialisti te Vlores. Ne Partia na tha se bombat i vinte ai krimineli Berisha dhe njerezit e tij. C'jane keto palacolleqe qe bejne shoket tane socialiste te Vlores? Na bene me turp edhe kryeministrin qe e kemi deputet ne Vlore, jo per gje. E per pak na hodhen edhe kryeministrine ne ere.

    Cfare do mendojne shqiptaret e bota kur te na dalin keto te palarat brenda sojit socialist ne shesh?

    Bota le te lehi, karvani yne socialist ecen vetem perpara!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-01-2014 më 15:58

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    U kap në Tiranë, Sinanaj dyshohet për vrasje e terrorizëm në Greqi

    31 vjeçari Julian Sinanaj, i arrestuar më 25 janar në Tiranë, ka pranuar se ka kryer vrasje në Greqi dhe se ka marrë pjesë në sulme me bomba. Kështu shkruan gazeta greke “Protothema”, sipas së cilës, nëse dëshmitë e tij janë të vërteta e implikojnë me organizatën terroriste “Komploti i celulave të zjarrit”.

    Gazeta citon rrëfimin e 31 vjeçarit të arrestuar, i cili mësohet të ketë pohuar: "Kam vrarë dy burra në korrik të vitit 2011, një 35 vjeç dhe një 45 vjeçar, ndërsa viktima e tretë ka qenë një kalimtar i rastësishëm. Kam marrë pjesë edhe në shpërthime në emër të organizatave të armatosura në Greqi. Kam bërë vrasje dhe veprimtari të tjera kriminale në Greqi dhe Shqipëri, që dua t’i dëshmoj ..."

    Sipas informacioneve, Julian Sinanaj ka raportuar se ka marrë pjesë në shpërthimin e 15 majit 2010, në gjykatën e Selanikut, përgjegjësinë për të cilin e mori organizata “Komploti i Qelizave të Zjarrit”. Nga shpërthimi pati një të lënduar lehtë dhe u rrezikuan dhjetëra persona që ndodheshin në gjykatë.

    Gazeta shkruan se zyrtarë të lartë të Policisë greke duan të zbulojnë nëse janë përballë një zbulimi të madh për sulme të armatosura në Greqi, apo bëhet fjalë për një “ekzagjerim dhe trillim të një të arrestuari shqiptar".

    Ekipi i policisë greke që ndodhet në Tiranë për të marrë në pyetje Ilir Kupën, pa rezultate të rëndësishme deri më tani, do të takohet edhe me 31 vjeçarin Sinanaj.

    Policia greke ende nuk ka një përfytyrim të qartë për rastin. Nga njëra anë vrasjet në Athinë e pohuara prej Sinanajt, janë ende pa autor dhe ndoshta dëshmia e tij do të çojë në zgjidhjen e çështjes, ndërsa përmendja e pranisë së 31 vjeçarit në sulmin mbi gjykatën në Selanik, nuk konfirmohet nga policia, e cila deri tani nuk ka të dhëna se “Celulat e zjarrit” kanë ndonjë marrëdhënie me shqiptarët, të paktën në qytetin e Selanikut.

    Policia ka të dhëna se anëtarët e familjes Sinani janë të përfshirë në arratisjen nga burgu i Trikala dhe janë fajësuar për disa vepra të tjera në Greqi.

    (an.jo/Balkanweb)

    Hehe,,,,,Albo, nuk hahen keto qe thuhen,,,,,,,,,,,nga nje ane policia Greke thote se Juliani njehet si person pa precedent (ka vetem fature per parkim pa leje), nga ana tjeter thuhet se familja Sinani paska marre pjese ne arratisjen nga burgu Trikala

    Organizatat e majta ne Greqi nuk PAGUAJNE per vrasje

    Prokuroria Shqiptare nuk duhet te lejoje ne asnje menyre kontaktet e krimineleve me te huaj (qofshin keto miqte tane Greke) derisa te mbaroje hetimi,,

    Ne Shqipni jon ekzekutu me qindra biznesmene ,,,,,,,,,,,,ndersa Kocove,Kokave,Angjeleve,Dakove,,,,nuk asht fut asnje gjemb ne kambe

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin

    Ne Shqipni jon ekzekutu me qindra biznesmene ,,,,,,,,,,,,ndersa Kocove,Kokave,Angjeleve,Dakove,,,,nuk asht fut asnje gjemb ne kambe
    E tha vet Edi Rama ne parlament: S`keni pare gje akoma. Qellimi i te majteve ashtu si qellimi i eterve te tyre eshte te zhduken shqiptaret. Te sundojne keta qe kane prejardhje sllavesh.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Eksploziv dhe vrasje me pagesë, 3 në pranga.

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    E tha vet Edi Rama ne parlament: S`keni pare gje akoma. Qellimi i te majteve ashtu si qellimi i eterve te tyre eshte te zhduken shqiptaret. Te sundojne keta qe kane prejardhje sllavesh.

    Policia dekonspiron operacionin ,,,,,,,,duke bere publike emerat e personave ne kerkim

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës, i afërm i kandidatit të PS-së në V

    E gjitha kjo farse i vete per mbare Ilir Metes me shume se te tjereve
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •