Duke shijuar driten e henes qendroj mbi kornizen e dritares time. Me duket kjo nate si ai kendi kur dikur strukesha per te ndjere ngrohtesine e zjarrit. Megjithate tashme gjerat qendrojne fare ndryshe... Edhe pse eshte vere, nata eshte teper e ftohte. Ky qytet refuzon te mbaje nen hijen e tij nete me fryme te ngrohta. Eshte njesoj sikur te ktheheshe bota permbys. Era e akullt deperton ne shpirtin tim dhe duke ngrire ndenjat me cliron mendimin. Kerkoj per nje shkrepse neper erresiren qe mreteron mbi dhomen time. Si per cudi kur kerkon dicka asnjehere nuk mund ta gjesh. Duke share neper dhembe rremoj neper xhepat e pantallonave. Arrij te prek kutine e shtypur te shkrepseve ne xhepin e prapshem dhe ne te njejten kohe zotohem se te nesermen nuk do harroj te blej tre cakmake te rinj. Me shkendijat e zjarrit ndez cigaren e fundit. Neqoftese dikush do te veshtronte shtepite e kesaj lagjeje nga kodra qe qendron permi te, do te shikonte driten e kesaj cigareje dhe do ti duket tamaj si shpresa e mjere e nje te dashuruari marrezisht. Magjepsem totalisht me qetesine e qytetit tim. Kjo qetesi qe e adhuroj dhe e enderoj aq shume kur jam larg tij me ben te ndjehem si nje yll i arratisur i cili prehet fshehurazi ne territorin e tij te dikurshem. Po mos e ndjeja tymin e cigares te depertonte trupin tim do te mendoja se isha duke enderruar si shume e shume here me pare. Dhe e kuptoj mire se nuk jam as ne qiell dhe as ne toke por diku ne mes. Nje qenie e corientuar qe terhiqet nga fije te padukshme nga te dyja anet duke mos e ditur kurre se cila ane rendon me shum. Degjoj tingujt e embel te nje simfonie diku aty pertej parkut. Gjithcka eshte e embel dhe coroditese. Nate e magjishme... Dikush patjeter po kercen nen tingujt e ksaj melodie dehese. Mbase ata qe kane pire pak si shume per ti shpetuar realitetit te jetes, ose mbase ata qe kane pire thjesht per te shijuar pak me shume misterin e kesaj nate. Ndjej nje nxehtesi te lehte ne buzet e mia dhe e kuptoj me merzi se prej cigares time ska mbetur vecse filtri. E hedh tutje ate duke pare perplasjet e shkendijave te fundit mbi asfaltin e zi. A mos valle nuk duket tamam kjo perplasje si shuarja e shpresave te fundit te nje zemre te drobitur? Mbase jo... Mbase un kam idete e mia te cuditshme. Era krenare godet gjoksin tim si per te me thene se nata eshte akoma e saj dhe ne asnje menyre ska per te me lene mua te zoteroj nje pjese nga kjo mbreteri. Duke u dridhur lehte mbyll dritaren dhe shpejtoj drejt krevatit tim. Edhe nje beteje tjeter e fituar nga ftohtesia e pameshirshme. Shtrengoj fort pas meje mbulesat e pambukta dhe ndjej melodine e zbehte dhe mendimet e mia te mpleksen se bashku duke formuar nje rreth te vogel drite. Duke e ndjekur kete reth me gjith forcen e shpirtin tim ndjej te perpihem nga humbera misterioze e endrave. Mbase nuk jane me te vertete endra... Mbase jam duke vershuar me eren e akullt neper rruget e erreta...
Krijoni Kontakt