Nje mrekulli nga Hyjlindesja e Shenjte eshte raportuar ne nje nga manastiret e Saidnajas. Ky qytet eshte nje nga vendet me te famshme dhe me te populluara dhe me te vizituar gjate luftes ne Siri. Incidenti u tregua nga nje nga te krishteret sirian qe vizitoi vendlindjen e tij se fundmi. Lufta civile ne vazhdim ka shkaterruar institucione te ndryshme te krishtera dhe ka zhvendosur mijera familje te krishtera ne Saidnaja.
Incidenti cudiberes ndodhi muajin e fundit kur nje grup rebel qelloi me rraketa ne nje nga manastiret. Murgeshat brenda ne manastir degjuan zhurme te madhe dhe nje dridhje si pjese e leshimit te nje rrakete. Ato ishin te sigurta se rraketa do t'i vriste ato dhe gjithashtu do te demtonte kompleksin e manastirit. Por asgje nuk ndodhi si ato prisnin dhe murgeshat u mrekulluan mbi "fatin" e rraketes.
Disa dite me vone nje nga gjeneralet ushtarake nga Ushtria Siriane vizitoi manastirin per te derguar pershendetjet e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri. Gjate bashkebisedimit oficeri i pyeti nese manastiri kishte provuar ndonje gje te pazakonte se fundmi. Murgeshat i thane se nje rrakete e cila ishte qelluar nga disa rebele ne manastir por ajo nuk i goditi ato. Oficeri i mahnitur te degjonte te njejten gje dhe konfirmoi se dhe ai vete pa rraketen te fluturonte drejt manastirit, por ai bashke me te tjere pa dicka shume te cuditshme dhe te pazakonte. Rraketa ishte duke goditur manastirin por papritur nje grua e veshur me nje veshje ngjyre blu u shfaq ne qiell dhe mori rraketen ne duart e saj dhe e hodhi tutje. Kjo ishte nje cudi e madhe per te gjithe. Gjenerali i habitur donte te dinte se cila ishte kjo grua e veshur ne blu me nje hir te mahnitshme mbi te gjithen. Me ne fund ata e kuptuan se nuk ishte askush tjeter pevec te Tereshenjtes shume te Nderuar Nenes se Krishtit Zot te Mire dhe Shpetimtar
Krijoni Kontakt