Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Manovrat me mandatet/ Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Fejzi Braushi

    Socialistët gjejnë mënyrën për t’iu shmangur detyrimit ligjor për kuota gjinore në Kuvend. Deputetja socialiste e Lezhës, Merjeme Delishi që zëvendësoi Mimi Kodhelin, jep dorëheqjen në KQZ. Do të zëvendësohet nga një tjetër femër, Mirela Neli, e cila edhe ajo pritet të tërhiqet, për t’i hapur rrugë mandatit të Arben Ndokës

    Socialistët e Qarkut të Lezhës pritet të kenë një përfaqësim burrash në parlament. Deputetja e PS, Merjeme Delishi, e edi1cila u betua vetëm tri javë më parë si përfaqësuese e këtij qarku, ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndërsa Kuvendi ka lajmëruar KQZ-në për këtë vakancë të re, të krijuar në këtë zonë zgjedhore. Delishi që pak ditë më parë zëvendësoi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli si deputete e Lezhës, zyrtarisht mësohet se ka vendosur ta lërë mandatin për arsye personale. Por në të vërtetë duket se kemi të bëjmë me një lëvizje taktike të PS-së, e cila ka si qëllim final të fusë në parlament kandidatin Arben Ndoka, i cili gjendet i treti në listën shumemërore të kandidatëve që socialistët dorëzuan në KQZ para zgjedhjeve. Gjithsesi, që kjo të realizohet, pritet të realizohet dhe një herë një procedurë “boshe” siç qe edhe ajo e dhënies së mandatit Merjeme Delishit. Kështu, për shkak të detyrimeve ligjore, KQZ është e detyruar që edhe kësaj here vendin vakant të lënë nga Delishi ta plotësojë me një kandidate tjetër femër, që ndodhet e fundit në listën shumemërore të PS-së për këtë qark. Dhe bëhet fjalë për Mirela Nelin, e cila gjendet e 8-ta në këtë listë dhe së cilës KQZ sot në mbledhjen e saj të radhës do t’i japë mandatin e deputetit. Kjo si pasojë e detyrimit që bën Kodi për të plotësuar kuotat gjinore. Gjithsesi, e gjitha kjo duket se është sërish një manovër nga ana e socialistëve për të respektuar procedurën ligjore, pasi në të vërtetë pritet që edhe Mirela Neli ta dorëzojë mandatin. Por para se ta bëjë edhe ajo këtë akt, do duhet që pas vendimit të sotëm të KQZ-së të mblidhet dhe një herë Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do shikojë përputhshmërinë e mandatit të saj me kërkesat ligjore. Më pas ajo do duhet që të bëjë betimin në parlament dhe në fund të dorëzojë mandatin për t’i hapur rrugë nisjes dhe një herë të procedurës së zëvendësimit nga e para. Në këtë moment pritet t’i hapet rruga dhënies së mandatit kandidatit Arben Ndoka, kjo pasi me dorëzimin e mandatit nga Neli, ezaurohet detyrimi ligjor për ta marrë mandatin sërish një kandidate femër, pasi lista e kandidateve femra në këtë qark për PS-në shteron. Ndërkohë që po sot, KQZ pritet t’i japë mandatin edhe kandidates së LSI-së për qytetin e Durrësit, Silvana Maksuti. Ajo do të plotësojë vakancën e njoftuar nga Kuvendi pas heqjes dorë nga mandati i deputetit nga ana e Lefter Kokës, i cili mban dhe postin e ministrit të Mjedisit. Maksuti gjendet e teta në listën shumemërore të LSI-së për qarkun Durrës, por edhe ajo përfiton në këtë rast nga mosplotësimi i detyrimeve ligjore nga ana e kësaj force politike sa i përket përfaqësimit gjinor. Lefter Koka është ministri i 11-tw i qeverisë “Rama” që dorëzon mandatin e deputetit. Tashmë mbeten ende dhe 4 ministra të tjerë, të cilët duhet të dorëzojnë mandatin në ditët në vijim.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Loja e PS-së me mandatet e deputeteve femra, reagojnë shoqatat e grave

    Taktika që po ndjek Partia Socialiste për të sjell në kuvend një deputet nga Lezha duke anashkaluar dy gratë që janë në listë para tij për mandatin e lënë nga ministria Mimi Kodheli ka shqetësuar shoqërinë civile.

    Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje në një njoftim për mediat thotë se sheh me shqetësim mënyrën e zëvendësimit të mandateve të ministrave në Kuvendin e Shqipërisë.

    “Duke qënë se ky proces vijon ende, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje, e vijon monitorimin e zbatimit të ligjit në çdo hap dhe i kërkon partive politike, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe gjithë njësive të tjera që kanë për detyrë të zbatojnë kodin zgjedhor që të zbatojnë përpikmërisht dispozitat e këtij Kodi dhe mbi të gjitha të zbatojnë frymën dhe arsyen mbi të cilat janë përpiluar dhe vendosur dispozitat në lidhje me garantimin e përfaqësimit gjinor. Në mënyrë të veçantë, parashikimet e Nenit 164.2 të Kodit Zgjedhor janë arritur në sajë të përpjekjeve të përbashkëta të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partive politike të angazhuara për të krijuar hapësirat e nevojshme për përfshirjen e domosdoshme të grave në politikë. Për këtë arsye, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje i kërkon partive politike, institucioneve qeveritare dhe gjithë strukturave të tjera të respektojne parashikimet ekzistuese ligjore për pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje dhe të mos i anashkalojnë ato me asnjë artific të ligjshëm apo të pa ligjshëm. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në zbatimin e kuadrit ligjor, përfshirë qytetarët, grupet e interesit, organizatat jo-fitimprurëse, përfaqësues diplomatikë, vëzhgues ndërkombëtarë, media dhe në veçanti Aleancës së Grave Deputete, të vijojnë monitorimin dhe të qëndrojnë vigjilentë për të siguruar që dispozita të tilla të rëndësishme për garantimin e pjesëmarrjes së grave në Parlament, të zbatohen edhe në rastet e mandateve vakante të deputetëve që do të krijohen në vijim gjatë legjislaturës aktuale”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

    Shqetësimi është ngritur për shkak të lojës me mandatin e Lezhës. Gazeta Mapo shkruan sot se socialistët e Qarkut të Lezhës pritet të kenë një përfaqësim burrash në parlament. Deputetja e PS, Merjeme Delishi, e cila u betua vetëm tri javë më parë si përfaqësuese e këtij qarku, ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndërsa Kuvendi ka lajmëruar KQZ-në për këtë vakancë të re, të krijuar në këtë zonë zgjedhore. Delishi që pak ditë më parë zëvendësoi ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli si deputete e Lezhës, zyrtarisht mësohet se ka vendosur ta lërë mandatin për arsye personale. Por në të vërtetë duket se kemi të bëjmë me një lëvizje taktike të PS-së, e cila ka si qëllim final të fusë në parlament kandidatin Arben Ndoka, i cili gjendet i treti në listën shumemërore të kandidatëve që socialistët dorëzuan në KQZ para zgjedhjeve. Gjithsesi, që kjo të realizohet, pritet të realizohet dhe një herë një procedurë “boshe” siç qe edhe ajo e dhënies së mandatit Merjeme Delishit. Kështu, për shkak të detyrimeve ligjore, KQZ është e detyruar që edhe kësaj here vendin vakant të lënë nga Delishi ta plotësojë me një kandidate tjetër femër, që ndodhet e fundit në listën shumemërore të PS-së për këtë qark. Dhe bëhet fjalë për Mirela Nelin, e cila gjendet e 8-ta në këtë listë dhe së cilës KQZ sot në mbledhjen e saj të radhës do t’i japë mandatin e deputetit.

    MAPO

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Rilindja qe kuterbon kerme..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Ironia e nje lajmi te tille eshte e trefishte:

    1. Ja tek kemi "qeverine e grave" ne pushtet, ku kryeministri yne zgjedh me shume gra ne poste kyce ne qeverine e tij se cdo qeveri tjeter ne historine e ketij shteti.

    2. Ja tek kemi "Partine Socialiste" qe u kerkon grave deputete qe kishin emrin ne lista qe te "japin doreheqjen nga mandati" qe t'iu lene rradhen burrave socialiste.

    3. Ja tek kemi edhe "grate e bindura socialiste" qe nuk e vene me dysh "fjalen e Partise". E japin doreheqjen fet e fet e nuk e ngrejne zerin te mbrojne te drejten e tyre brenda procesit zgjedhor.

    Mire qe nuk u kerkoi Partia te ndaheshin edhe nga burrat, se vaj me det pastaj!

    Bageti e Bujqesi!

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Po prisni ta japi doreheqjen kjo tjetra njehere more, pastaj hajde na beni namin. Kjo se ka marre mandatin akoma ju hidhni valle pse e la

    Po kjo e para eshte semure more ditezinj, vete dy here ne jave ne spital, ku ka nerva te degjoje idiotlloqet e Berishes ne kuvend lol
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ironia e nje lajmi te tille eshte e trefishte:

    1. Ja tek kemi "qeverine e grave" ne pushtet, ku kryeministri yne zgjedh me shume gra ne poste kyce ne qeverine e tij se cdo qeveri tjeter ne historine e ketij shteti.

    2. Ja tek kemi "Partine Socialiste" qe u kerkon grave deputete qe kishin emrin ne lista qe te "japin doreheqjen nga mandati" qe t'iu lene rradhen burrave socialiste.

    3. Ja tek kemi edhe "grate e bindura socialiste" qe nuk e vene me dysh "fjalen e Partise". E japin doreheqjen fet e fet e nuk e ngrejne zerin te mbrojne te drejten e tyre brenda procesit zgjedhor.

    Mire qe nuk u kerkoi Partia te ndaheshin edhe nga burrat, se vaj me det pastaj!

    Bageti e Bujqesi!

    Albo
    ca ka te ndjekin urdhrin e partise
    dhe ti e ndoqe urdhrin e saliut jo ti por dhe brari 8 vite pushtet nuk shkuat ne shqiperi te jetonit se ashtu ju tha partija juaj dhe ashtu bet
    pse keto tjeret mos te ndjekin urdhrat e partise tyre?
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Doda e Topalli: Gratë po kërcënohen të lënë mandatin me dhunë. Meta: Bëni denoncim

    TIRANE- Debate te ashpra ne Kuvendin e Shqipërisë per ceshtjen e heqjes dore nga mandati i deputetit per deputeten e Lezhes dhe dy grave te tjera deputete.

    Deputetja e PD-se, Mesila Doda ka kerkuar reagimin e Kuvendit dhe te Kryeministrit Rama per lenien e mandatit nga ana e tre grave, sipas saj te detyruara, te bejne nje veprim te tille.

    Berisha, akuza Kodhelit
    Ish kryeministri Berisha ka akuzuar dyshen Rama-Meta per zevendesim te grave me perfaqesues te mafies. “Ju siguroni me pazaret qe beni, dhe sillni eksponente te mafies duke perzene dy zonja, ju nuk mund ta beni kurre kete. Ajo deputete mund te kujdeset per shendetin e vet tre here me mire sesa jo deputete, ky parlament ka rregullat e veta dhe ka solidaritetin e vet ndaj deputeteve te semure. Mos tejkaloni caqet, kur gruaja behet antigrua nuk kam cfare te them. Perdorni nje grua per te sulmuar grate, ja cfare jane keta”- tha Berisha, duke iu drejtuar Kodhelit, si zonja 20%.

    Reagon Kodheli
    “Ne njihemi shume heret zoti Berisha dhe une kam burrni te them dy gjera sot: Jeten e babait tim ta kam borxh dy here dhe burrash akoma e permend kete, sa per te tjera me mua nuk krahasohesh se ne CV time nuk ka pasur e nuk ka per te pasur deri sa te mbylle syte as vrasje e as hajni”- tha Kodheli.

    Doda: Mos u beni pale me mafien

    “Jane tre gra qe po i mohohet prania ne kete Kuvend, nuk mjafton qe te vini e te miratoni ligje per te drejtat e grave, sot duhet te dilni ne krahe te tyre. Mos u beni pale e dhunuesve. Grate te marrin aksione konkrete, Rama duhet te shprehet, jemi votuar nga burrat e grate e duhet te dilni garant i te drejtave te grave, nuk behet vend me i mire nese grate dhunohen diten per diell”- tha Doda.

    Ajo ka kerkuar te hiqet nga rendi i dites pjesa e votimit per doreheqjen e grave deputete dhe ka kerkuar ngritjen e nje komisioni per te vleresuar rastin. “Nese deputetet e ketij Kuvendi kane frike, demokracia ka marre fund. Ne kete salle ka vend per dy pale, ose per krimin, ose per njerezit e lire”- tha ajo.

    Meta: Beni denoncim

    Kryetari i Kuvendit, Meta ka ftuar deputeten Doda qe nese eshte e bindur se kemi te bejme me presion, kercenim e te tjera si keto atehere le t’i drejtohet organeve perkatese per te bere denoncimin. “Cdo gje tjeter mbetet vetem propagande per qellime politike e per te dezinformuar opinionin publik”- tha Meta.

    Topalli: Deputetja e Lezhes eshte kercenuar
    Pas saj ka reaguar ish kryeparlamentarja Topalli, e cila ka deklaruar se ato jane te detyruara te heqin dore nga mandati, pasi u eshte bere presion. “A nuk ishin keto kontributore te LSI dhe PS. A e dini ju se zonja Mereme eshte kercenuar dhe pas saj del nje tjeter ne listen e PS ne Lezhe dhe do te jemi ne te njejten situate. Kur ne 20 vite ka ndodhur qe deputetet te kercenohen te japin doreheqjen?”- tha Topalli.

    Ajo ne emer te femijeve ka kerkuar nga grate te cohen per te ardhemn e femijeve. “Ajo qe po ndodh eshte jashte e rende, krimi vendos te japin doreheqjen dhe te gjithe heshtjen, kodi i heshtjes eshte kodi i mafjes, une e refuzoj, e heqim nga rendi i dites, t’i therrasim zonjat e t’i mbeshtesim, nuk jane te semura por i kane kercenuar, u kane marre peng vellezerit”- tha Topalli.

    Meta, Topallit: S’keni qene ne asnje aktivitet te Aleances se Grave deputete

    Pas Topallit ka reaguar kryetari i Kuvendit Meta, duke i kujtuar Topallit se ajo nuk ka qene pjese e aleances se grave deputetet dhe nuk ka marre pjese ne asnje aktivitet te saj, edhe pse flet shume ne mbrojtje te grave.


    Kodheli: S’mund te abuzohet per grate

    “Kur propozova zonjen Mesila per kreyrare te aleances, zonja Topalli ska qene fare e pranishme dhe nuk eshte pjese e aleances’- tha ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

    Ajo ka deklaruar se eshte e turpshme te abuzohet me nje emer te respektuar si deputetja e Lezhes.

    “Nuk eshte e turpshme te jesh e semure, hyri ne liste per shkak te figures qe perfaqeson ne ate rreth, nderkohe qe bazuar ne kodin tone, ne menyre qe kuotat te respektohen, ju jeni ata qe keni abuzuar shpesh me te drejtat e grave, nuk keni asnje grua te zgjehdur ne administraten lokale ngaqe i respektoni shume grate, u them se kjo eshte nje show qe nuk eshte i denje as per kete Kuvend e as per zonjat, le te jemi serioze, ky eshte nje proces aspak ne dhunim te asnje gjeje”- tha ministrja Kodheli

    Seanca
    Ne rendin e dites janë përcaktuar pesë pika në rendin e ditës, por pritet qe seanca te shoqerohet me debate per videon e transmetuar nga News 24 për lëvizjet në zyrën e serverëve si dhe çështjen e reformës administrativo-territoriale.

    Rendi i dites
    1. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare, datë 23.12.2013, 28.12.2013 dhe 20.01.2014.
    2. Akti Normativ nr. 7, datë 14.12.2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, të ndryshuar”.
    3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë”.
    4. Projektligji «Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën e TAMPERES “Për sigurimin e burimeve të telekomunikacionit për zvogëlimin e fatkeqësive dhe operacionet e ndihmës”.
    5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Kryeministri yne i rilindur, nuk i rreh me grate dhe nuk u thyen brinjet si disa vite me pare, ai ka rilindur. Ai tani i do shume grate dhe e rrethon veten ne qeveri dhe ne Kuvend me plot gra.

    POR kryeministri yne ka nje dashuri me te madhe per njerezit e trafiqeve e krimit ne vend, ata qe njihen si "mafie" por e shesin veten ne publik si "biznesmene". Dhe tani kryeministri nuk mund te lere keta "biznesmene" jashte Kuvendit. Na duhen parata e ketyre "biznesmeneve" per te blere votat e shqiptareve ne zgjedhjet e ardhshme.

    Shkembejme tre gra socialiste me nje biznesmen me mandat deputeti. Ato tre grate nuk kane dosje ne Prokurori, ky biznesmeni ka dosje dhe fqinjet tane e kane vene ne shenjester. Na duhet imuniteti i deputetit.

    Pra dashuria e kryeministrit tone eshte 3 here me e madhe per mafien se sa per grate.

    Mos me pyesni se sa i do burrat kryeministri yne se ajo eshte nje rruge pa dalje.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Cila jane keto 3 gra more tuaf?

    Tre Jane gjithesej ne gjithe listen e Lezhes lol

    Si si le njehere papagejizmin. Llaf per llaf e ndjek Berishen e PeDe-ne ne gjithe idiotlliqet qe thone pa e marre mundimin ti shikosh sa te sakta jane...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    i ka zan dhe meraku per grat socialiste kto demokratet lol

    qfar zemre te mir qe kan

    ne diten ma te keqe kto te shkrijn tu qesh me budallakinat qe qesin prej goje

    imagjino: kjo deputetja thon dha dorheqje sepse u kercenu, ne ven te ksaj do vi ni deputete tjeter edhe kjo gru, por edhe kjo do japi dorheqje (fallxhor se jo mahi) e ne ven te ksaj do vi ni burr i lidh me krimin dhe mafien.

    tashti ku e dini ju qe edhe ajo tjetra k ame dhan dorheqje

    kush asht ky qe pretendoni ju se ka me ardh? qfar lidhje ka me krimin dhe mafine? na i sillni dosjet dhe krimet e kti personi qe ti shofim dhe ne tjetert?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •