Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Gjykata e Lartë, maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit: Nishani mbron interesat e PD-së

    Komisioni i Ligjeve ka rrezuar me votat e maxhorances dekretet e presidentit Nishani per kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjovalin Përnoca dhe Petrit Ceno.

    Vota kunder u lajmerua qe ne nisje te mbledhjes, ku maxhoranca kundershtoi edhe menyren e perzgjedhjes se tyre nga kreu i shtetit.

    Deputeti i PS-se, Blendi Klosi ka dekalruar se per zgjedhjen e tyre nuk jane bere konsultimet e nevojshme, nderkohe qe ka akuzuar kreun e shtetit, Nishani, qe nuk shkeputet dot nga urdhrat e Berishes.

    Prej disa ditësh deputetët kanë marrë dosjen e plotë të dy kandidatëve së bashku me një korrespondencë mes kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe Presidencës.

    Në një letër të 20 dhjetorit 2013, Meta i kërkon Nishanit dokumentacionin e plotë të dy kandidatëve. “Zgjedhja në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj dhe dhënia e pëlqimit nga ana e Kuvendit për kandidaturat përkatëse, rregullohen nga neni 111 i Rregullores. Bazuar në pikën 7 të nenit 111 të rregullores, në funksion të transparencës dhe shqyrtimit objektiv të kandidaturave që janë paraqitur prej Jush për dhënie pëlqimi, konstatojmë se ka mangësi në dokumentacionin shoqërues për secilin prej dekreteve”, thuhet në letrën e Metës.

    Në përgjigje të kësaj letre, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Arben Idrizi, ka dërguar tri ditë më vonë dosjen e plotë të kandidatëve, së bashku me kërkesat e tyre për të aplikuar për dy vendet e Gjykatës së Lartë për çështjet administrative.

    Në korrespondencën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, me disa prej institucioneve, bie në sy fakti që ILDKP-ja nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës. Xhafaj kërkonte informacion mbi burimet, shumat dhe të ardhurat e deklaruara nga të dy kandidatët gjatë 10 viteve të fundit, informacion mbi verifikimin e plotë dhe analitik të deklaratave të pasurisë së këtyre kandidatëve dhe rezultatin e tyre nëse ekziston. Megjithatë, deri të dielën në mbrëmje deputetët nuk kanë pasur në dosjet e tyre dokumentacionin e ILDKP-së.

    PANORAMA

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Shoke socialiste,

    Une them qe ju te merrni nje sulm te perqendruar edhe ndaj presidentit te vendit e ta shkarkoni fare ne Kuvend. Pse jo? Votat e i keni.

    Duhet ta rilindim Shqiperine ne cdo front qe te behemi te gjithe te bukur si surrati i rilindasve tane te nderuar, Vigan e Shkurtabiq.



    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-01-2014 më 14:25

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Zoti B.Nishani ne vitin 2008 deklarove lufte kunder terrorizmit dhe krimit organizuar

    MESAZH I MINISTRIT TE BRENDSHEM

    Deklarate e zotit Bujar Nishani

    Gusht 2008

    Strategjia e Luftes Kunder Krimit te Organizuar, Trafiqeve e Terrorizmit eshte nje dokument qe
    shpreh qarte vullnetin e Qeverise Shqiptare per nje lufte pakompromis kunder tyre (krimit te
    organizuar, trafiqeve te paligjshme e terrorizmit).

    Per here te pare nga strukturat e shtetit merret persiper realizimi i nje koordinimi te plote te
    veprimeve e masave te te gjithe institucioneve ne luften kunder ketyre fenomeneve qe ne
    hierarkine e te gjithe dokumentave kombetare ne fushen e sigurise jane pranuar si kercenime e
    rreziqe me pasoja te renda per vendin tone. Ky dokument do te kontribuoje ne parandalimin
    goditjen dhe nderprerjen e tyre, si dhe marre masat e nevojshme per parandalimin.

    Krahas institucioneve te tjera, Ministria e Brendshme, merr persiper te luaje nje rol te
    rendesishem ne koordinimin e veprimeve gjate implementimit te kesaj strategjie si dhe
    strategjive te tjera sektoriale te luftes kunder formave te krimit te organizuar e terrorizmit.

    Kjo strategji do te implementohet ne perputhje me politikat e Qeverise, ne perputhje me
    angazhimet e marra ne luften kunder krimit te organizuar e terrorizmit si dhe do te orientoje
    planet e veprimit te hartuara ne strategjite e tjera sektoriale.

    Duke e vleresuar si nje arritje te rendesishme per gjithe institucionet tona, shpreh besimin se kjo
    strategji do te ndihmoje ne rritjen e cilesise se punes se strukturave te specializuara, do te
    ndihmoje ne ndarjen me te mire te pergjegjesive e harmonizimin e veprimeve, si dhe do te
    ndikoje ne hedhjen e hapave cilesore ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve e
    terrorizmit.

    Me implementimin e saj, vendi yne do te radhitet ne vendet qe luftojne me efektivitet krimin e
    organizuar, do te paraqitet si nje partner me garanci te plota e standarte per te qene antar i
    familjes se Bashkimit Evropian.





    BUJAR NISHANI

    MINISTER
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 28-01-2014 më 17:16 Arsyeja: ndryshim

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Zoti B.Nishani ne vitin 2008 deklarove lufte kunder terrorizmit dhe krimit organ

    vazhdon......

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Zoti B.Nishani ne vitin 2008 deklarove lufte kunder terrorizmit dhe krimit organ

    Vazhdon mesazhi i ministrit te brendshem te zotit Bujar Nishani... sot president i republikes se Shqiperise

    III. 6. Lufta kunder Akteve Terroriste

    Shqiperia ben pjese ne vendet qe kryejne nje lufte aktive kunder terrorizmit, duke e vlerësuar si
    nje rrezik serioz per popujt.

    Fakti qe ne Shqiperi nuk ka raste te terrorizmit apo te rrezikut per terrorizem lidhet edhe me
    karakterin human te popullit shqiptar, lidhet me faktin se ky popull deshiron te jetoje ne paqe
    dhe harmoni me popujt e tjere.

    Situata ne Shqiperi eshte e qete dhe me masa te plota ne drejtim te parandalimit te akteve te
    mundshme terroriste, si te drejtuara kunder vendit tone ashtu dhe ndaj vendeve te tjera.

    Eksistenca e krimit te organizuar si dhe i mundësive per te ardhur financime per terrorizem te
    mundshem, kërkon rivlerësimin e perhershem dhe nje gatishmëri te larte ne drejtim te gjetjes se
    burimeve te informacionit, bashkëpunimit te ngushte midis institucioneve shteterore qe marrin
    angazhime ne kete drejtim si dhe marrjes se masave me karakter parandalues.

    Ne kuader te zbatimit te “Planit Kombetar te Veprimit kunder Terrorizimit”, miratuar me VKM
    nr. 12, date 28.01.2002, te gjitha institucionet shteterore kane detyrimet e tyre ne luften kunder
    terrorizmit.

    Keshtu, krahas Drejtorise se Antiterrorit dhe Krimeve te Renda, ne Departamentin e Hetimit
    Kriminal te Policise se Shtetit, detyrime te veçanta ne luften kunder terrorizmit kane edhe
    Sherbimi Informativ Shteteror, Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Pastrimit te Parave, ne
    Ministrine e Financave, si dhe Prokuroria.

    Ne kuader te bashkepunimit mes strukturave qeveritare, funksionon Komiteti Nderministror
    per fushat e kriminalitetit, ku aktivizohen edhe OJQ te ndryshme.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Zoti B.Nishani ne vitin 2008 deklarove lufte kunder terrorizmit dhe krimit organ

    Mesazhi i plote i zotit Bujar Nishani ne vitin 2008... gjate kohes qe adminstronte postin e ministrit te brendshem ne qeverine e kryeministrit Sali Berisha

    http://www.dsdc.gov.al/dsdc/pub/stra..._vkm_178_1.pdf

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Deputeti i PS-se, Blendi Klosi ka dekalruar se per zgjedhjen e tyre nuk jane bere konsultimet e nevojshme, nderkohe qe ka akuzuar kreun e shtetit, Nishani, qe nuk shkeputet dot nga urdhrat e Berishes.
    Imagjinoni shpifje te kesaj kategorie. Akoma nuk dijne deputetet detyrat e tyre dhe ne kete moment me vjen ndermend shkrimi i para dy ditesh i dom Gjergj Metes me titull "Zot na liro nga fja e dhunshme!"

    http://www.panorama.com.al/2014/01/2...la-e-dhunshme/

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Ne harten e meposhtme ruajtja e integritetit te territorit te Shqiperise dhe Kosoves nga forcat ushtarake turke

    Emri:  The nect Millitary presence in Albania, Kosovo, Fyrom and the Region.JPG

Shikime: 768

Madhësia:  99.4 KB

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Berisha para 22 vitesh. Duket qesharake te akuzosh te tjere nderkohe qe vertet Berisha ishte trushperlare ne fillimet e demokracise por kjo eshte nje foto qe akuzon Sali Berishen drejtperdrejt dhe nuk largon mendimin se akti i dhunshem te forumit rinor mysliman ne dem te figurave te shenjta si ajo e nene Terezes por edhe ne dem te krishtereve qe nepermjet saj kerkojne ndermjetesim te Zoti, perben terrorizem

    Emri:  images.jpg

Shikime: 621

Madhësia:  11.0 KB

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Për: Maxhoranca rrëzon dekretet e presidentit për emërimet në Gjykatën e Lartë

    Edi Rama duket qesharak ne kete foto me Erdoganin dhe duket shume rinor ashtu sic sillej Berisha me ata mjekrroshat ne foton e mesiperme. Nuk shkoi gjate dhe nje statuje te shenjtores nene Terezes e hedhin poshte sikur dicka pa vlere NDERKOHE QE RRENIMI I STATUJES ESHTE NJE TERRORIZEM NDAJ TE KRISHTEREVE NE PERGJITHESI

    Emri:  rama_865163494.jpg

Shikime: 816

Madhësia:  14.9 KB

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •