Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve




    Policia: Kemi reaguar duarthatë



    Publikuar/modifikuar 28/01/2014 16:22:00

    Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka njoftuar lidhur me mbarëvajtjen e protestës së studentëve para Rektoratit të UP-së.

    Referuar kumtesës, përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta, policia ka monitoruar rrjedhën e saj si dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimit policor, duke kërkuar nga protestuesit që të njëjtit të lirojnë hapësirën të cilën kishin bllokuar me qëllim që të krijohen rrethana të përshtatshme për punë në rektorat.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ka marrë kërkesën nga ana e Rektoratit të UP-së për tu mundësuar hyrjen në ndërtesë si dhe për tu krijuar rrethana optimale për punë. Përkundër thirrjeve dhe paralajmërimit policor protestuesit nuk kanë përfillur zyrtarët policor dhe njëkohësisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit si dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë penguar zyrtarët policor që të ushtrojnë autorizimin dhe kompetencën e tyre. Megjithatë policia me qëllim të neutralizimit të një situate të tillë, ka bërë një reagim duarthatë edhe pse rezistenca e protestuesve ka qenë shumë e shprehur”, thuhet në komunikatë.

    Policia njofton se ka shoqëruar në stacionin policor 27 persona, ndaj të cilëve ka filluar procedura hetimore. Sipas Policisë, një nga këta persona ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe e njëjta i është ofruar.

    Ndërkaq, përgjatë reagimit edhe dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore.

    “Aktualisht policia bashkërisht me prokurorin e shtetit, janë në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe procedurale me qëllim të trajtimit të rrethanave të kësaj ngjarje. Ndërkohë që protesta po vazhdon ende jashtë hapësirës së Rektoratit të UP-së, policia po monitoron rrjedhën e situatës”, bën të ditur Policia e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    Policia: Vepruam konform autorizimit policor

    Publikuar: E marte 28 Janar 2014, 16:09
    Policia e Kosovës përmes një kumtese për media thotë se gjatë protestës së studentëve para Rektoratit të Universitetit të Pishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimit policor, duke kërkuar nga protestuesit që të lirojnë hapësirën të cilën e kishin bllokuar, me qëllim që të krijohen rrethana të përshtatshme për punë në Rektorat. Policia, thekson se ka dalë vendin e ngjarjes menjëherë pasi ka marrë kërkesën nga ana e Rektoratit të UP-së për t’u mundësuar hyrja në ndërtesë si dhe për t’u krijuar rrethana optimale për punë. "Përkundër thirrjeve dhe paralajmërimit policor, protestuesit nuk kanë përfillur zyrtarët policorë dhe njëkohësisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit si dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë penguar zyrtarët policorë që të ushtrojnë autorizimin dhe kompetencën e tyre. Megjithatë policia, me qëllim të neutralizimit të një situate të tillë, ka bërë një reagim duarthatë, edhe pse rezistenca e protestuesve ka qenë shumë e shprehur”, thuhet në kumtesë.
    Policia bën të ditur se ka shoqëruar në stacionin policor 27 persona, ndaj të cilëve ka filluar procedura hetimore. Një nga këta persona (femër) ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe ajo i është ofruar, thekson policia, duke thënë se gjatë reagimit edhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. “Aktualisht policia bashkërisht me prokurorin e shtetit, janë në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe procedurale, me qëllim të trajtimit të rrethanave të kësaj ngjarje. Ndërkohë që protesta po vazhdon ende jashtë hapësirës së Rektoratit të UP-së, policia po monitoron rrjedhën e situatës”, thuhet në fund të kumtesës së policisë. /kosovasot/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    ‘Protestuesit kanë agjendë politike’


    Publikuar/modifikuar 28/01/2014 14:02:00


    ‘Një numër i vogël i “studentëve” me agjenda politike’, kështu i quan Parlamenti Studentor, protestuesit para Rektoratit.

    Ata thonë, se këta studentë nuk kanë për qëllim zgjedhjen e problemeve në Universitetin e Prishtinës, por, sipas tyre, qëllimi i tyre është politik, për të zhvilluar skenare mediale para Rektoratit.

    Parlamenti Studentor, si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve, thonë se janë duke përcjellë gjendjen aktuale të krijuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe se po presin që kjo situatë, sa i përket titujve akademik të zgjidhet në Senatin e UP-së, i cili është organi më i lartë qeverisës i Universitetit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Parlamenti Studentor distancohet nga protestuesit

    Publikuar: 28.01.2014 - 14:06

    Prishtinë, 28 janar - Parlamenti i Studentor u ka bërë thirrje studenteve që të distancohen nga një numër i vogël i studenteve të cilët kanë agjendë politike, në mënyrë që t`i lejojnë Senatit të Universitetit të Prishtinës të gjejnë zgjedhjen e situatës së krijuar pas skandaleve të avancimeve në UP.

    “Parlamenti Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve është duke monitoruar gjendjen aktuale të krijuar në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe pret që kjo situatë, sa i përket titujve akademik të zgjidhet në Senatin e UP-së, i cili është organi më i lartë qeverisës i Universitetit”, thuhej në komunikatën për medie.

    “Parlamenti Studentor iu bënë thirrje të gjithë studentëve që të distancohen nga veprimet e një numri të vogël të ‘studentëve’ që kanë për qëllim të zhvillojnë skenarë medialë para Rektoratit”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve



    Vetëvendosje i rrasë duart në protestat e studentëve
    Nga Express | 28 Janar 2014 18:44


    Deri tash kemi parë reagime si nga mediat dhe nga shoqëria civile në raport me zhvillimet në Universitetin Publik të Prishtinës.

    Të gjithë, pajtohen se UP’ja është degraduar, dhe lypin dorëheqjen e rektorit, Ibrahim Gashi.

    Por, se kush po i organizon protestat kundër rektoratit aktual të UP’së, mbetet ende e ngatërruar. Në të duket se janë të përfshira të gjitha partitë nga pak. Sot një protestë e organizoi organizatë studentore “SKV”, e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Madje, edhe anëtarë dhe zyrtarë të saj të lartë u panë në protestë, derisa protestën me Facebook e mbështeti edhe Kryetari i Prishtinës, po ashtu nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

    Ndërsa njëri nga zyrtarët e VV'së Ylli Hoxha ka bërë thirrje që protesta të vazhdojë.

    "Perkunder intervenimit brutal te policise, studentet jane ende para Rektoratit. Kjo proteste nuk guxon te ndalet deri ne largimin e FILANFISTEK-ve nga UP-ja. Dilni dhe mbrojeni UP-ne nga banditat!" ka shkruar Hoxha në Facebook.

    Protesta e sotme ka eskaluar në dhunë policore, ku mbi 20 persona u shoqëruan në Polici, derisa disa prej tyre edhe u shkelen me këmbë nga polica e u vendosën me fytyrë për toke, siç ka dëshmuar me orografi gazeta Express.

    Pas kësaj pati një reagim të “Parlamentit Studentor” kundër protestë, mekanizëm i cili kontrollohet kryesisht nga organizata studentore të afërta me PDK’në dhë AAK’në, por që hise në atë pushtet marrin edhe organizata të afërta me LDK’në.

    Për nesër ka paralajmëruar protestë edhe Grupi i Pavarur i Studentëve, një organizatë e lidhur me Partinë e Fortë të Visar Arifajt. Njoftimin për këtë protestë madje e ka dërguar një nënkryetar i PF’së, Ylli Rugova.

    Por Rugova ka sqaruar për Express se në protestë nuk po shfaqet si zyrtar partie, por si student.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Parlamenti Studentor distancohet nga protestuesit

    Publikuar: 28.01.2014 - 14:06

    Prishtinë, 28 janar - Parlamenti i Studentor u ka bërë thirrje studenteve që të distancohen nga një numër i vogël i studenteve të cilët kanë agjendë politike, në mënyrë që t`i lejojnë Senatit të Universitetit të Prishtinës të gjejnë zgjedhjen e situatës së krijuar pas skandaleve të avancimeve në UP.

    “Parlamenti Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve është duke monitoruar gjendjen aktuale të krijuar në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ dhe pret që kjo situatë, sa i përket titujve akademik të zgjidhet në Senatin e UP-së, i cili është organi më i lartë qeverisës i Universitetit”, thuhej në komunikatën për medie.

    “Parlamenti Studentor iu bënë thirrje të gjithë studentëve që të distancohen nga veprimet e një numri të vogël të ‘studentëve’ që kanë për qëllim të zhvillojnë skenarë medialë para Rektoratit”.

    Besart Morina përkrahës i PDK-së



    Nënkryetari i Parlamentit Studentor Besart Morina gjatë një intervsite në emisonin "21 Drejtpërdrejt", temë e së cilit ishte protesta e sotme e studenteve të UP-së, ka kritikuar ashpër aktivistët e Levizjes Studentore "Studim Kritikë Veprim", duke i quajtur të politizuar.

    Ai ka thënë që këta studentë, janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe që ata nuk duhet të përkrahen në asnjë mënyrë për shkak të ideve të tyre të bazuara në politikat e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në pyetjen nëse Morina ishte përkrahës i ndonjë subjekti politik, ai u deklarua si i pavarur. Mirëpo, në profilin e tij në rrjetin social facebook, Besarti ka treguar të kundërtën.
    Përmes një statusi të shkruar nga vet ai, ka treguar hapur që ështe përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se të gjithë ata që kanë luftuar në luftën çlirimtare të vendit, janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ndryshe, aktivistët e lëvizjes "Studim Kritikë Veprim", nuk e kanë mohuar asnjëherë të jenë njekohësisht edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendojse. /indeksonline/



    http://www.zeri.info/artikulli/25767...rahes-i-pdk-se

  7. #17
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve




    Marksistat ne qeveri ! Marksistat miq te SHIK-it e Hashim HAJVANIT !!

    E ku me pa "mir" Kosova e shkrete ?! Kapni armet o Shqiptar, se lufta ende s'ka mbarue !
    … ///

  8. #18
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Boll mire jav kan ba po me mbetet merak qe nuk jam ba police i qesi njesije. Po ku egziston ne bote me u ndryshu fati i mijra studentave shkaku i 20 studentave ?!. Krejt rektort te kqij asnja i mire spo del. Neser me ardh me ba rektor qe po e bajm Klintonin mas 1 muj dite kan me u qu ne proteste ja gjajn vegen shqiptaret. Eshte e pa mundur te jet nje i mire per te gjithe nuk egziston eshte ligj.

    Boll mire e kane studentat... Ku te shkojne qita Drenicakt ne insitutcjona e ndreqin dituri natyre e shoqerie... leja shtetin ta marojne purshesh me pronta, futi ne univerzitet e ndreqin edhe aty Filan Fistek univerzitet, dergoj ne komunje edhe aty ka me shkue Juleksi me i nxjerren se edhe aty e kane ndreq lluge, çoj ne lufte me liftue, ata qohen e nxjerrin bubrega sikur te kasapi e prej njerezit me sharre te drunjeve sikur me pre dru per shporet a kaftorr Hooohoooo
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #19
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    Boll mire e kane studentat... Ku te shkojne qita Drenicakt : ne insitutcjona e ndreqin dituri natyre e shoqerie... leja shtetin ta marojne purshesh me pronta, futi ne univerzitet e ndreqin edhe aty Filan Fistek univerzitet, dergoj ne komunje edhe aty ka me shkue Juleksi me i nxjerren se edhe aty e kane ndreq lluge, çoj ne lufte me liftue, ata qohen e nxjerrin bubrega sikur te kasapi e prej njerezit me sharre te drunjeve sikur me pre dru per shporet a kaftorr : Hooohoooo

    Epo ju te shkolluemit qe keni dipllama e keni fajin qe e lishut Kosoven bash ne krizen kur kersitke dajaku .....

  10. #20
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Kosove: Dhune policore kundër studentëve

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Epo ju te shkolluemit qe keni dipllama e keni fajin qe e lishut Kosoven bash ne krizen kur kersitke dajaku .....
    Per çka e kena pas Drenicen aty, mos per turshi edhe jane mesuar nuk e kane pasur sefte. Urgjentisht duhet me ua ndrequr nje shtet, nje univerzitet, nje qeveri, bile edhe kufinjet me ua ndreqen, mos te dilni prej aty.. Bile te Llapushniku me ua ndreq Borderin kufitar edhe kush del prej aty per Prishtine a me ja mesue diku gjobe 200 Ojra ne kembe, ndersa me limuzina pesefishin .
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •