Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Myftiu Naim Tërnava konfirmon humbjen e kontrollit në BIK, lyp disiplinë

    Myftiu kosovar, Naim Tërnava ka konfirmuar që kanë nisur ti dalin gjerat nga kontrolli në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK). Ai po lyp disiplinë në BIK.

    Emri:  nam_75650.jpg

Shikime: 791

Madhësia:  16.6 KB



    "Disiplina të filloj nga udhëheqësit-kryetari e krye-imami, pastaj të vazhdoj tek administrata në të gjithë këshillat”
    u është drejtuar Tërnava në një fjalim të mbajtur në Medresenë “Alaud-di”n ën Prishtinë para administratës së BIK’ut.
    “Është koha që në kuadër të BIK të respektohet hierarkia, të shihen kompetencat, dhe të respektohet autoriteti më i lartë, të respektohet Kushtetuta e BIK”, u është drejtuar Myftiu Tërnava administratës së tij.

    Tërnava është fokusuar te respektimi i Kushtetutës së BIK’ut, të cilën e preku në fund të viti të kaluar, duke e ndryshuar në favor të heqjes së pengesë për të marr dhe një mandat të tretë për Myfti. Kushtetuta, para ndryshimeve të fundit, kufizonte mandatin Myftiut në vetëm dy mandate me nga 5 vite, deri sa tash, një person mund të zgjedhjet pafundësisht Myfti.

    Ai madje në pjesë të mirë të fjalimit ia ka kushtuar rikujtimit të të tjerëve kompetencat që ka Myftiu.

    “E dini mirë, që BIK e përfaqëson, e prezanton para institucioneve jashtë e brenda si dhe para opinionit e besimtarëve Myftiu i Kosovës. Është obligim i tij kushtetues përfaqësimi i besimtarëve...Nuk është e drejtë që udhëheqësit lokal, administrata apo imami të flasin e të deklarohen para Myftiut, apo një gjë të tillë ta bëjmë pas deklarimit të Myftiu. Myftiu nuk ka nevojë që t'i paraprini ju në opinion, por as nuk ka asnjë nevojë që të bëni fushatë më një çështje që është deklaruar Myftiu", u është drejtuar Tërnava administratës së tij.

    Në këtë fjalim ai ka thënë se nuk është hiç i kënaqur me punën e imamëve kosovarë në fushën e mësim-besimit.

    Express 21 Shkurt 2014
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 22-02-2014 më 06:40
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Myftiu Naim Tërnava konfirmon humbjen e kontrollit në BIK, lyp disiplinë

    Qortimi i Kryemyftiut te Kosoves eshte shume i drejt !

    Hoxhallaret shqiptar duhet te angazhohen sa me shume per mesim-besimin neper xhamia, nese jo neper shkolla publike !
    … ///

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •