Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Origjina vllehe e Nene Terezes

    Origjina vllehe e Nene Terezes


    Nga Dr. Aurel PLASARI

    “Travestķ elitash” e quante para do kohe nė shtyp njė kolegu ynė fushatėn kinse-nacionaliste pėr mbrojen me ēdo kusht tė “shqiptarėsisė” sė tė misionares sė madhe tė krishterė Nėnė Tereza. Pėrfytyroni tani se ē’mund tė ndodhė kur ta dojė rasti qė nė kėtė spektakėl e sipėr tė kesh pėr duarsh njė punim ende tė papėrfunduar pėr familjet e mėdha voskopojare dhe “voskopjarėt e mėdhenj”: Kavaliotėt, Sinat, Shagunat, Dumbat, Gondut, Bellot, Qopekat, Ballaurėt/Vallaurėt, Fundot etj.; ndėr to edhe familja Bojaxhi.

    Bojaxhitė qenė dhe janė njė familje nė zė aromane (angl. Aromanians), e pėrhapur nė disa vise tė Ballkanit, si dhe pėrtej tij, nė degė tė ndryshme. Pėrfaqėsuesi mė nė zė i Bojaxhive mbahet historikisht Mihail G. Bojaxhi (Boiagi), me tė cilin llogaritet tė fillojė historia moderne e aromanėve. Sė toku me tjetrin filolog aroman Gjorgje Kosta Roza, me tė cilin vepruan nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XIX, ai u bė bashkėthemelues i teorisė sė “latinitetit” tė aromanėve nė Ballkan.

    Qė tė dy punuan nė qytetet e Perandorisė sė Habsburgėve, por qenė me prejardhje voskopojare. Sa i pėrket vendlindjes sė Mihail G. Bojaxhiut, opinionet ndahen dysh: Max Peyfuss-i mendon qė ai tė ishte lindur nė Budė mė 1780 (Die Druckerei von Moschopolis, 26), ndėrsa Candroveanu e shėnon Bojaxhiun tė lindur nė Voskopojė mė 1770 (Antologie de proza aromana, 195).

    Duke vijuar traditėn e shkollės filologjike tė Voskopojės, pėruruar nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, Mihail G. Bojaxhiu botoi tė parėn gramatikė tė aromanishtes (Gramatica romana sau macedo-romana, 1818) tė shoqėruar edhe me pėrkthimet greqishte dhe rumanishte. Ai hartoi edhe njė gramatikė tė bullgarishtes dhe njė tė serbishtes, si dhe njė libėr mėsimi tė greqishtes, duke dhėnė pjesėn e vet tė ndihmės nė standardizimin e kėtyre gjuhėve. Bindja e tij prej poligloti nė pluralitetin gjuhėsor e shtynte tė nėnvizonte: “Ēdo gjuhė ėshtė njė hipostazė e shpirtit njerėzor; sa mė shumė gjuhė tė nxėjė njė njeri, aq mė shumė gjėra ai di. Njeriu nuk mund t’i fitojė tė gjitha dijet vetėm nga njė gjuhė e vetme, edhe sikur ajo gjuhė tė jetė mė e pėrkryera nė botė. Tė kėmbėngulėsh mbi njė gjuhė tė vetme ėshtė njėherėsh kotėsi dhe marrėzi nga pikėpamja praktike” (Gramatica, X).

    Degė tė ndryshme tė familjes Bojaxhi u pėrhapėn jo vetėm nė qytetet e mėdha habsburgjike (Vjenė, Budė, Pest etj.), por edhe nė qytete tė Ballkanit, kėshtu edhe nė Shkup. Nė periudhėn e Perandorisė osmane Shkupi paraqitej si qytet etnikisht i pėrzier: bashkėjetonin aty shqiptarė, aromanė (vllehė), maqedonė dhe njė bashkėsi e vogėl familjesh hebreje. Kėtė situatė pėrzierjeje e pati ndeshur qysh nė shek. XIII rabini udhėtar nga Spanja Benjamin i Tudelės; po kėtė regjistronte nė shek. XIX Ami Bué-ja; dhe po kjo situatė, me ndryshimet e kuptueshme nė tė mirė tė bashkėsive maqedone e shqiptare, rezulton aty edhe sot e gjithė ditėn. Nė Shkup aromanėt jetonin nė njė lagje veēan, sikurse ishte traditė pėr qytetet orientale, qė quhej “Lagjja e vllehėve”: “Vlaškoj mahala”. Nė kėtė lagje jetonte edhe familja Bojaxhi nė tė cilėn u lind mė 27 gusht 1910 Gonxhe Bojaxhiu, e ardhshmja Nėnė Terezė.

    Nė ditėn e sotme lagjja nė fjalė ėshtė shpėrbėrė nė njė masė tė madhe: aty tek ishte shtėpia e Bojaxhive ėshtė tani njė autorrugė pranė njė qendre tregtare ngjitur me “Sheshin Maqedonia”. Nuk ka ndonjė dėshmi qė tė dėftojė se ku Gonxhe Bojaxhiu ėshtė pagėzuar, por ėshtė e besueshme qė ajo tė jetė pagėzuar nė kishėn e lagjes ku u lind: nė “kishėn e vllehėve”. Pėr mėsimet fillore ka ndjekur njė shkollė jokatolike: kėtė e tregon edhe vetė nė kujtimet e saj. Po t’i lexohen me vėmendje kujtimet dhe t’i ndiqen prononcimet, le tė vihet re: ishte shqipja apo maqedonishtja ndėr gjuhėt qė ajo njihte? Apo ishte “the aromanian”? Aromanishtja/vllahishtja nuk ėshtė ndonjė gjuhė qarkullimi tė gjerė, gjuhė kulture moderne, nga ato qė mėsohen nėpėr kolegjet e Anglisė apo universitetet e SHBA-sė. Tė diturit e aromanishtes/ vllahishtes nga njė njeri i rritur shpjegohet vetėm nėpėrmjet njė fakti: dhe dihet se cili ėshtė ai fakt.

    Nė moshėn dhjetėvjeēare Gonxhes i vdiq i ati, Nikollė Bojaxhiu dhe, me vdekjen e tij, ėshtė e kuptueshme tė vinte duke u zbehur edhe identiteti i tė parėve nga linja e gjakut.
    Nėn pėrkujdesjen e s’ėmės Drane, qė ishte katolike nga rrethinat e Gjakovės, Gonxhja nisi tė shpihej rregullisht tanimė nė kishėn katolike tė qytetit, tė kėndonte nė kor, derisa rreth tė dymbėdhjetave, sikurse ka treguar vetė, t’i lindte dėshira pėr t’u bėrė “motėr e shenjtė”.

    Pinjoj tė familjes sė Bojaxhive tė Maqedonisė ndeshen aty-kėtu, nėpėr regjistrat e shpėtuar rastėsisht tė shkollave aromane, qysh me themelimin e tyre nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX aty. Nė shkollėn aromane tė Gopeshit, pėr shembull, themeluar mė 1867, ndėr regjistrimet e vitit shkollor 1889-90 del Jani Bojaxhi, ndėrsa nė shkollėn aromane tė Krushovės, themeluar mė 1868, ndėr regjistrimet e vitit 1889-90 dalin Ana N. Bojaxhi, Taku Bojaxhi etj. Bojaxhi tė tjerė tė mbetur nė Maqedoni dhe tė lidhur mbas kishės ortodokse (pravosllave), me dhjetra emra nė kulturė, politikė, shkencė, sport (Aleksandėr Bojaxhi, Jani Bojaxhi, Dhimitri Bojaxhi) etj., mbahen tanimė tė “maqedonizuar”, ndryshe prej fatit tė Gonxhes qė u zhvendos nė mjedisin shqiptar katolik tė s’ėmės, nė Shqipėri.

    Pavarėsisht ndonjė mėtimi joserioz tė FYROM-it zyrtar, Kryetari i Unionit pėr Kulturėn tė Aromanėve nė Maqedoni Dimo Dimcev e ka pėrshkruar me korrektėsi prejardhjen e familjes sė Gonxhe Bojaxhiut nė njė intervistė pėr NIN-in. Si kujton se dikur “Jerusalemi” i aromanėve pati qenė Voskopoja dhe se, me prishjen e saj, shumė familje voskopojare u hapėrdanė nė qytete nė ndryshme tė Ballkanit, si dhe tė Perandorisė austro-hungare, ai pėrshkruan edhe kalimin e pjesėve tė ndryshme tė familjes Bojaxhi nė Shkup, Prizren etj.

    Ai ka vėrejtur se i ati i Gonxhes, Nikolla, ishte pėrfaqėsues i vllehėve (vlasi) nė kuvendin e qytetit tė Shkupit; pėr kėtė ekziston edhe dokumenti pėrkatės bėrė i njohur prej Stojan Tren?evskit (“Mutter Teresa, Gondje Boiagi, ist von ihrem Vater Nikola Boiagi her wlachischer Abstammung; wir berufen uns auf das von dem Autor Stojan Trencevski entdeckte Dokument, das belegt, dass Nikola Boiagi in den Fuhrungsorganen der wlachischen Gemeinschaft in Skopje tatig gewesen war”). Nga njė anė tjetėr, as akademiku maqedon Tome Serafimovski nuk e ka pasur tė vėshtirė ta pranojė kėtė prejardhje: “Askush nė Maqedoni nuk ka mėtuar ndonjėherė qė Nėnė Tereza tė ketė qenė maqedone, kurse nė Shkup dihet qė ati i saj Nikolla Bojaxhi ka qenė jo shqiptar, por vllah” (“Niko nikada u Makedoniji nije tvrdio da je Majka Tereza bila Makedonka, ali u Skoplju se zna da joj otac Nikola Bojadzi bio ne Albanac, vec Cincar”).

    Qė tė gjitha kėto orvatje pėr tė depėrtuar nė prejardhjen e njė figure si Nėnė Tereza, kėto tėrheqje litari me jo “ėshtė jona”, jo “nuk ėshtė juaja”, mund tė jenė nė thelb absurde: me kėtė jam njė mendjeje edhe unė. E Krishtera e Madhe e Kalkutės ėshtė njė figurė tanimė e shenjtė qė i pėrkiste/ i pėrket humanizmit tė krishterė mbarėkombėtar, madje jokombėtar ose mbikombėtar. E para qė do tė neveritej prej tėrheqjesh tė tilla litari do tė ishte ajo vetė, e cila refuzoi me ngul tė merrej ndonjėherė me pėrkatėsinė e saj etnike apo me prejardhjen e saj. Por atėherė pėrse kėta burra shteti ose minishteti, presidentė, kryebashkiakas etj., marrin pėrsipėr tė caktojnė a tė mbrojnė prejardhjen e njėrit apo tė tjetrit pa pasur haber as nga gjenealogjia, as nga filologjia, as nga historia? Madje, mė sė shumti, pa e ditur as ku bien me shtėpi kėto dije? Dhe ēfarė argumentesh shtien nė punė nė kėtė spektakėl kinse-nacionalist qė kolegu ynė me tė drejtė e quante “travestķ elitash”?

    Ja ndonjė prej argumenteve, qėmtuar nėpėr mediat shqiptare prej niveleve tė bulevardit deri tek ato tė profesionistėve tė ATSh-sė, madje nga ato qė u shėrbehen tė huajve nė anglishte tė Tiranės: “Her real name is Agnes Bojaxhi. “Bojaxhi” in the Albanian language means “painter”!” Ose: “Mother Teresa was Albanian - her real name was Agnes Gonxhe Bojaxhiu. In the Albanian language Gonxhe means “bud” and Bojaxhi means “painter”!” Me njė fjalė: njė logjikė infantile, simbas tė cilės Blend Gonxhja (mė doli pikėrisht ky pėrpara pėr shoqėrim idesh) do tė qitej anglez, sepse: “His real name is Blend Gonxhe and the English Blend means “pėrzierje”!” As u shkon mendja kėtyre farė filologėve gjenelogjistė tė shpjegojnė se fjalė si bojė (nė shqip ngjyrė) dhe bojaxhi janė huazime nga turqishtja dhe si tė tilla kanė hyrė nė mė shumė se njė gjuhė tė Ballkanit. Sepse: si vallė i thonė bojaxhiut nė aromanishte? Nė aromanishte bojaxhiut i thonė bojaxhi. (Tė ma falė lexuesi, por m’u desh tė merrem kėtu me njė kėso shpjegimi ordiner.)

    Pėrtej spektaklit tė “travestisė sė elitave” kthjellimi i kėtij tė sjelluri ka rėndėsi nė kulturėn shqiptare edhe pėr diē tjetėr: sepse me emėrtime si “aroman”, apo mė keq “vllah”, “kucovllah”, deri edhe “ēoban” ėshtė abuzuar tradicionalisht (ndonjėherė vijon tė abuzohet) pėr tė detraktuar personazhe nė zė tė kulturės shqiptare kur kanė qenė “tė padėshirueshėm” pėr dikė apo pėr diēka. Ky abuzim ka qenė (nė mos vijon tė jetė) njė mjet rėndomqar nė luftėn e ideve: atėherė kur njėra prej palėve “ndėrluftuese” nuk ka kundėr tjetrės kurrfarė argumenti tė fushės sė mendimit. Mandej? Mandej, si tė jenė marrė nė vitet ‘20-30 tridhjetė me qitjen e Konicės “kucovllah tė konvertuar”, si ta kenė zbuluar Fan. S. Nolin “aroman” dhe “joshqiptar” (mjerisht edhe ky vetė e kishte bėrė dikur tė atillė Konicėn), si ta kenė pėrgojuar Lasgushin pėr “vllah Pogradeci” etj., njė ditė prej ditėsh i shpallin ata “shqiptarė tė mėdhenj”.

    Po si kėshtu, me kėta shqiptaromėdhenj? Atėherė, nėse tė qėllon qė nė kėtė spektakėl e sipėr tė kesh pėr duarsh punimin pėr familjet e mėdha voskopojare dhe “voskopjarėt e mėdhenj”, nga njėri prej gjenalogjistėve bashkėkohorė nuk mund tė mos nėnvizosh kėtė vėrejtje: “Nė ekogjenetikėn e kohės sė sotme bihet njė mendjeje nga tė gjithė shkencėtarėt se problemi mė therės pėr botėn e gjallė ėshtė ai i erozionit tė gjeneve, qė nė gjenetikėn humane pėrkon me erozionin e gjeneve njerėzore. Erozioni gjenetik i njeriut nė skakierėn sociale kryhet edhe nga persekutimi i njeriut prej njeriut”. Vėrejtje qė tė bėn tė mendosh nė thellėsi: “nga persekutimi i njeriut prej njeriut”, ēfarė tė kujton mėnyrėn se si u sollėn pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri me mėmėn e Gonxhe Bojaxhiut, me tė motrėn dhe me vetė Gonxhen tanimė Nėnė Terezė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 27-01-2014 mė 00:10
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar angmokio pėr postimin:

    Le dévoué (27-01-2014)

  3. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Origjina vllehe e Nene Terezes


  4. #3
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Origjina vllehe e Nene Terezes

    Mir de, paska qen vllehe ! Pse e marrin si ofendim te tjeret ?! Pse t'i mohohėt identiteti i saj real ?
    … ///

  5. #4
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anėtarėsuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Pėr: Origjina vllehe e Nene Terezes

    Po ju pse ofendoheni kur dihet boterisht qe Muhamedi ishte pedofil?

  6. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Origjina vllehe e Nene Terezes

    Aurel Anastas Plasari eshte vete vlleh. Cicerone a causa sua, i thone latinet kesaj. Prandaj shkruan gjera te tilla te cilat jane genjeshtra fund e krye. Kush eshte Aurel Plasari dhe sa i besueshem eshte? At Zef Pllumi pat thene nje here: Thjesht nje imoral fund e krye. Njeri i paarsimuar ose me mire te themi njeri me arsim shume te cunguar. Ka filluar studimet rreth vitit 83 me korrespondence dhe pastaj ka punuar ne nje sere vendesh si redaktor dhe kryeredaktor nen sherbimin e mafjes se kuqe e cila me ne fund e beri edhe profesor te etikes tek filologjiku. Njeriu pa etike jepte lenden e etikes. Instituti i gjuheve dhe civilizimit oriental ne Paris e perzuri me pretendimin qe nuk ka njohurite e duhura ne kete fushe. Dhe mbi te gjitha eshte adhurues i zjarrte i Oriana Fallacit. Keta vllehet ne pergjithesi kur erdhi murtaja e kuqe ne shqiperi, qelluan te arsimuar dhe sic thote ajo fjala e urte qe ne nje vend qorrash njeriu me nje sy behet mbret, edhe keta u bene shefe katedrash, dekane dhe rektore e pastaj poste te tilla i perdoren per te instaluar njerezit e vet ne te njejtat pozita.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Meriamun pėr postimin:

    semiku (27-01-2014)

  8. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Pėr: Origjina vllehe e Nene Terezes

    o injorante..po cfare rendesie ka cka thote plasare a magjari..ajo vete ka deklaruar se '' me gjak jam shqiptare ''..a duhet te diskutohet me gjate..ajo e ka ndjere veten shqiptare e ju mjeranet beni studime cka ishte ajo..

    zot na ruaj sa shume jan shtuar debilet..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar _MALSORI_ pėr postimin:

    bela70 (27-01-2014)

  10. #7
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Origjina vllehe e Nene Terezes

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Origjina vllehe e Nene Terezes


    Nga

    Kurse ti je nje islamik i cili duhet te perfundosh ne guantanamo .

    rrrace gabelesh , adhurues te muhamet pedofilit qe e keni incestin edhe vrasjet ne gjak te vullosur me ligjet e sharjas te nje libri imagjinar beduinesh edhe arabesh .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IllyrianPatriot : 27-01-2014 mė 15:03

  11. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Origjina vllehe e Nene Terezes

    vllah katolik ? hera e pare qe e degjoj

  12. #9
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Origjina vllehe e Nene Terezes

    Citim Postuar mė parė nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Kurse ti je nje islamik i cili duhet te perfundosh ne guantanamo .

    rrrace gabelesh , adhurues te muhamet pedofilit qe e keni incestin edhe vrasjet ne gjak te vullosur me ligjet e sharjas te nje libri imagjinar beduinesh edhe arabesh .
    Hej, hej,.. qetėsohu se nuk tu shajt nena ty !
    Lexo tekstin e mos fyej si gomar ketu, sepse askush nuk e shau askend perpos qe ngriten supozime/hipoteza meqe mbiemrin e kishte e Bojaxhiu, dhe i ati i saj ishte i angazhuar ne komunitetin vllehe te asaj kohe !

    Pas ketyre te shareve tua, si mendon se dikush mund t'i toleron idhujt ? Ku eshte tani Antiproanti per ta mbrojtur lirin e shprehjes ?!
    … ///

  13. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Origjina vllehe e Nene Terezes

    Nuk ėshtė hera e parė qė bėhen tentativa tė ndryshme pėr t'i pėrvetsuar figurat e kombit tonė. Tė vetmit naivė nė kėtė mes janė besimtarėt muslimanė, qė nuk e shohin realitetin siē duhet !
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •