Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    30 janar - Festa e Tri Hierarkëve të Kishës

    Sinaksi i Tre Hierarkëve: Shën Vasili i Madh, Shën Grigor Theologu dhe Shën Joan Gojarti

    Gjatë shekullit të XI nisi një debat i madh në Konstandinopojë se cili prej këtyre tre hierarkëve ishte më i madhi. Disa preferonin Shën Vasilin (1 janar), të tjerët nderonin Shën Grigor Theologun (25 Janar), ndërsa grupi i tretë lavdëronte Shën Joan Gojartin (13 Nëntor).

    Debati në mes besimtarëve të krishterë u ndez akoma më shumë me kalimin e kohës. Disa e mbanin veten për Vasilianë, pasues të Vasilit, të tjerë e mbanin veten për Grigorianë, pasues të Grigorit, dhe të tjerët e mbanin veten për Joanianë, pasues së Joanit.

    Me anë të vullnetit të Perëndisë, të tre hierarkët iu shfaqën Shën Joanit, Peshkopit të Eukita (14 qershor) në vitin 1084 dhe i thanë se ishin të tre të barabartë përpara Perëndisë. "Nuk ka ndasi mes nesh dhe nuk e kundërshtojmë njëri-tjetrin."

    Hierarkët dhanë urdhër që debati dhe zënkat të merrnin fund dhe përkujtimi i tyre i përbashkët të kremtohej në të njëjtën ditë. Peshkopi Joan zgjodhi ditën e 30 janarit për Festën e Përbashkët të Tri Heriarkëve, duke i dhënë fund kështu mosmarveshjeve dhe duke rikthyer paqen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Tropari - Toni 1

    Ne që dashurojmë fjalët e tyre le të mblidhemi së bashku
    dhe të nderojmë me himne të tre pishtar-mbajtësit e Përëndisë triun:
    Vasilin e Madh, Grigor Theologun dhe Joan Gojartin.
    Këta burra kanë ndriçuar botën me rrezet e doktrinave të tyre hyjnore.
    Ata janë lumenj urtësie që rrjedhin me ëmbëlsi
    duke e mbushur gjithë krijesën me burime të dijes qiellore.
    Ndërmjetësojnë për ne pa pushim përpara Trinisë së Shenjtë!




    Kontakioni - Toni 2

    O Zot, Ti ke ngjitur lart në prehjen e përjetshme
    me kënaqësinë e bekimeve të Tua
    lajmëtarët me frymëzim hyjnor, mësuesit e Tu më të mëdhenj,
    sepse Ti ke pranuar vuajtjet dhe vdekjet e tyre si një sakrificë aromë-ëmbël,
    sepse vetëm Ti lavdërohesh në shënjtorët e Tu!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 30 janar - Festa e Tri Hierarkëve të Kishës

    Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti.

    Emri:  tre_hierarket.jpg

Shikime: 170

Madhësia:  79.9 KB

    Sot më 30 janar, Kisha jonë feston të kremten e përbashkët të tre Etërve të Mëdhenj dhe Mësuesve Ekumenikë. Ata janë Vasili i Madh, Grigor Theologu dhe Joan Gojarti.
    Këta Etër shquheshin, si për kulturën dhe arsimin e tyre, ashtu edhe për dhuntitë dhe hiret, për ngritjen e tyre theologjike, për shenjtëri dhe mrekullibërje, për plagët e martirizimit, dhe jetë të pastër e të pafajshme.
    Kisha jonë i kremton të Tre Hierarkët në 30 janar. Më 1 janar Vasili i Madh, më 25 Grigor Theologu dhe më 27 janar kremtojmë transferimin e lipsaneve të Joan Gojartit.
    Kremtimi i të treve së bashku fillon me një vegim.
    Në kohën e sundimit të perandorit Konstandin Monomakut rreth viteve 1042-1055, në Konstandinopojë, të krishterët ishin ndarë në tre grupime.
    Disa ishin përkrahësit e Vasilit, të tjerët të Grigorit dhe të fundit ishin përkrahës të Joanit.
    1.Të parët, vasilianët, nderonin si atin më të madh të Kishës shën Vasilin e Madh dhe këtë ia dedikonin arsimit të tij të shkëlqyer. Ai kishte studiuar filozofi, retorikë, filologji, astronomi e mjekësi. Gjithashtu ishte shquar si udhëheqës i grigjës së tij.
    2.Të dytët, gregorianët, nderonin si atin më të madh të Kishës shën Grigorin, i cili ishte mjaft i ndjeshëm dhe poetik, i sjellshëm dhe theolog i shkëlqyer. Ai në vitin 381 nuk nguroi të jepte dorëheqjen nga grada episkopale, pasi ishte tradhtuar nga një njeri që e kishte ndihmuar.
    3.Grupimi i tretë ishin joanitët, të cilët nderonin si atin më të madh të Kishës shën Joanin, duke e cilësuar si atin më të rëndësishëm, sepse ishte një autor gojëmbël dhe një predikues i denjë.
    Këto tre grupime të krishterësh, jo vetëm që qenë të ndarë me njëri-tjetrin, por herë pas here marrëdhëniet e tyre acaroheshin aq shumë, saqë përfundonin në zënka.
    Në atë kohë jetonte një episkop i shenjtë që quhej Joan Mavropodhi. Ai i donte të tre Etërit dhe i vinte keq që të krishterët ishin ndarë në tre grupime duke e nderuar secilin prej tyre veç e veç.
    Një natë, episkopi Joan pa një vegim, ku iu paraqitën të Tre Hierarkët, të cilët vinin nga qielli me fytyrat e tyre të ndriçuara. Ata ishin së bashku në unitet dhe të dashur, por një shqetësim shihej në fytyrat e tyre, kështu ata i thonë Joanit: Siç e shikon jemi të tre së bashku dhe asgjë nuk na ndan. Jemi të lavdëruar që të tre pranë Perëndisë Triadik. Siç jemi të bashkuar këtu në qiell, kështu duam që të jemi edhe në tokë. Pra t’iu thoni të krishterëve që zihen për emrin tonë, të bashkohen, e le t’i lënë zënkat duke jetuar me dashuri njëri me tjetrin. Këto fjalë thanë të tre Hierarkët njëzëri dhe u zhdukën.
    Episkopi Joan i ftoi të krishterët duke ua bërë të qartë dëshirën e tre Etërve, dhe më pas caktoi që ata të festohen të tre së bashku në një ditë.
    Dhe kjo ditë është 30 janari, që duke filluar që nga mesi i shekullit të 11-të të tre Hierarkët festohen së bashku.
    Gjithashtu Tre Hierarkët ju kanë ofruar besimtarëve mësimdhënien orthodhokse, tema të adhurimit të Perëndisë dhe të jetës shpirtërore. Quhen Hierarkë, sepse ishin episkopë të cilët kundërshtuan herezitë, duke i mbrojtur anëtarët e Kishës nga mashtrimi.
    Ata komentuan drejt jetën e krishterë duke e udhëhequr grigjën e tyre jo vetëm me anën e shkrimeve, por edhe me shembullin e tyre personal duke u përballuar me nevojat dhe problemet e njerëzve të epokës së tyre.

    KOASH

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 30 janar - Festa e Tri Hierarkëve të Kishës

    Tre Hierarkët – Mësuesit e Mëdhenj Ekumenikë të Kishës sonë

    Emri:  tre_hierarket_simpozium.jpg

Shikime: 147

Madhësia:  37.9 KB

    Ditën e enjte pasdite, më 29 janar, Qendra Kulturore, në Kompleksin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë pati një gjallëri të veçantë. Qindra intelektualë orthodhoksë kryeqytetas u mblodhën në një veprimtari të Lidhjes së tyre, e cila ishte e para në vazhdën e aktiviteteve që kanë si qëllim njohjen më të mirë nga ana e tyre të Besimit Orthodhoks. Këtë radhë, ajo iu kushtua figurës së Tre Hierarkëve të mëdhenj, mësuesve të shkëlqyer orthodhoksë, Shën Joan Gojartit, Shën Vasilit të Madh dhe Shën Grigor Theologut, të cilët i kremtojmë së bashku më 30 janar. Kjo e kremte është gjithmonë e mbushur me aktivitete që marrin shkas nga veprimtaria e tyre e jashtëzakonshme.

    Takimi u hap nga Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë, prof. dr. Robert Andoni, i cili ftoi Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin të mbante ligjëratën e kësaj veprimtarie të parë, me temë: “Në rrugën e etërve – Kuptimi dinamik i traditës së Tre Hierarkëve”. Ndër të tjera u theksua se:

    “Revolucioni shoqëror dhe shpirtëror, që do të shpëtonte botën” - thoshte një prej kundërshtarëve të Ungjillit- “do të ndodhë kur të krishterët të vendosin të jetojnë me të vërtetë Krishterimin e tyre” (Klemenso). Edhe pse konteksti në këtë rast ishte sarkastik, fjala e tij është e ngarkuar me të vërtetë. Nuk mjafton vetëm “një vendim” për dikë që të jetojë “në Krishtin”. Zonat e jetës shpirtërore janë të vështira për t’u kaluar dhe kanë nevojë për udhëheqje dhe mund; veçanërisht në ditët tona, kur një pështjellim dhe nervozizëm i veçantë, si mjegull e dendur, ka pllakosur zemrën dhe mendjen. Në këtë rrugëtim të rëndësishëm, udhërrëfyesit idealë për gjetjen e Perëndisë, të bashkënjeriut tonë dhe të vetvetes mbeten edhe sot, “tre ndriçuesit e mëdhenj të Trinisë së tridiellshme” të cilët, qysh prej fillimit, Lindja Orthodhokse i konsideroi si “predikues hyjfolës, majën e mësuesve”.

    Arsyeja që Kisha i nxjerr në pah “si mësues ekumenikë” këta Tre Hierarkë (shih përlëshimin e çdo shërbese të shenjtë) është pikërisht fakti se ata arritën të mishërojnë diçka më të rëndësishme nga tipi i të diturit të thjeshtë, të oshënarit ose të asketit të thjeshtë, të punëtorit të mirëfilltë social; arritën të realizojnë dhe të na lënë shembullin e llojit të “njeriut të plotësuar”, të “njeriut të ri” që jeton me të vërtetë “në Zotin” dhe e përdor plotësisht “dhuratën e Shpirtit të Shenjtë”.

    Përqasja më esenciale në frymën, zemrën dhe vullnetin e tyre mund të rezultojë shpëtimtare për ne që, në pjesën më të madhe, e jetojmë Ungjillin në mënyrë fragmentare, duke theksuar njëanshmërisht, herë një element dhe herë një tjetër....

    ... Vetëm kur ripagëzohemi në frymën e Etërve të mëdhenj të Kishës sonë, kur koordinojmë mendimin, zemrën, vullnetin tonë, me të tyrin, do të jetojmë krishterimin tonë në plotësinë e tij dhe do të gëzojmë bukurinë e tij të dëlirë dhe të paperënduar.

    ... Kjo nuk do të thotë kthim prapa. Do të thotë përparim. “Bëhet fjalë për një besnikëri fryme, jo kopjim të germës”. Bëhet fjalë për një vazhdim të vërtetë të jetës dhe të mendimit, të frymëzimit. Mesazhi i saktë nuk është “prapa tek Etërit” por “përpara në frymën e Etërve!”, që të ecim përpara në këtë botë të lëkundur, me përqendrimin shpirtëror, me rreptësinë e dëlirë dhe të ëmbël të parimeve, me dijen dhe dashurinë për njeriun, me vendosmërinë dhe guximin “e bijve të Perëndisë”. Që të ndiejmë kohën tonë dhe të na ndiejë edhe ajo si forcë shëndeti dhe shprese.”

    Kjo ligjëratë e Kryepiskopit Anastas do të botohet e plotë në numrin e ardhshëm të revistës “Kërkim”.

    Në fillim dhe në fund të veprimtarisë, kori bizantin “Joan Kukuzeli” psali himne për Tre Hierarkët.

    Veprimtarinë e mbylli sekretari i Lidhjes, prof. dr. Pirro Prifti, i cili njoftoi të pranishmit se veprimtari të tilla do të organizohen të enjten e fundit të çdo muaji, me tema të larmishme dhe diskutime.

    KOASH

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Gjuha Shqipe në Kishë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:48
  3. Mithat Frashëri për autoqefalinë
    Nga murik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 19:22
  4. 101 personalitete dënojnë qëndrimin e At Foti Cicit
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 05:05
  5. Leke Dukagjini
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •