Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Ndërron jetë mjeshtri i klarinetës Laver Bariu

    Ndërron jetë mjeshtri i klarinetës Laver Bariu

    Publikuar më 26.01.2014 | 13:15

    Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës Laver Bariu. “Gjenerali i klarinetës”, siç njihet në të gjithë Shqipërinë lindi më 2 maj 1929.

    Laver Bariu rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000.

    Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”.

    Laveri ishte vlerësuar me disa çmime, muzika me saze e Laver Bariut renditet edhe në krye të listës së iso-polifonisë, e përfshirë në UNESCO si, “kryevepër e trashëgimisë shpirtërore te njerëzimit”.

    Në nder të mjeshtër Laverit, bashkia e Përmetit ka vendosur në bulevard edhe një yll me emrin e tij.

    /Shekulli Online/ E.L./

  2. #2
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Ndërron jetë mjeshtri i klarinetës Laver Bariu

    "A kan uje ato burime" do te buronin nga klarineta e tij me gezimin qe nje zemer e dashuruar kendon... Hitet e sotme nuk ngelen ne histori sikurse kjo kenge qe na mbledh gjith permetareve neper tavolina dasmash e gezimesh.. Laveri e shtoi ujin e burimeve permetare,, ju dha me shume arome karafilave te Permetit me "buze-karafilen " e tij , i zbukuroi me shume cupat permetare me ledhat e kenges e ju dha me shume cika djemve permetare.

    une dua me shume te degjoj sot kenge te gezuara te tij e po vonohem te degjoj kabate e tij te ndjera qe me kullojne zemren ne mall e lote ne ditet kur malli me mbyt ..

    Shpresoj t'i jape parajses tingujt e munguar.

    Lamtumire Laver!!!

    What goes around---comes around

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ndërron jetë mjeshtri i klarinetës Laver Bariu

    Laver Bariu ka qene nje artist i madh. Po te ishte nga ndonje vend tjeter i evropes do ishte i njohur boterisht.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,973
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Ndërron jetë mjeshtri i klarinetës Laver Bariu


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •