Peshkopi Roman i Jakutskut dhe Lensk-ut tregoi kete fakt gjate nje interviste me News.Ykt.Ru.

"Numri i besimtareve te etnise Jakut eshte ne rritje te dukshme, e cila me ben mjaft te gezuar. Per kete, ne kemi perkthyer nje nga sherbesat kryesore, Liturgjine, ne gjuhen jakute. Per mbi nje vit, ne kemi celebruar Liturgjine ne Jakut cdo te diele. Pervec Jakutis Liturgjia eshte celebruar ne Verkhnevilyuisk, Vilyuisk, dhe Suntar"- tha Vladika Roman.

Peshkopi tregoi se Ne Jakuta jane 67 komunitete ortodokse te regjistruara.

"Atje nuk ka kudo ndertesa kishe. Ne disa vende komunitetet kane marre me qera pjese te vecanta ose nje apartament ne nje kompleks apartamentesh. Por 67 komunitetet eshte nje numer qartesisht i madh," tha peshkopi Roman.

Ai shtoi se ne Dioqezen e Jakutes jane dy manastire, nje burrash dhe nje femrash.

"Ne Manastirin e Mbrojtjes se Shenjte, e cila ka 15 vite qe ekziston, ka 12 murgjesha te drejtuara nga nje igumene. Ne manastirin, i cili eshte hapur zyrtarisht ne tetor te vitit te shkuar, atje ka gjashte prifterinj dhe murgjer: tre jeromonake dhe tre rishtare. Jeta eshte vetem ne fillimet e saj dhe eshte duke u ndertuar," tha ai.

Mbeshtetur tek intervista e Vladikes, ndertimi i kishave ne Jakutia do te vazhdoje.

"Ne do te forcojme jeten liturgjikale dhe, permes kesaj, ne do te intesifikojme aktivitetet sociale me qellim te ndihmojme te semuret, te braktisurit, dhe te vetmuarit. Per nje enori nuk eshte vetem vend lutjesh, por gjithshtu vend i zbatimit te nje dashurie sakrifice, perkushtimi, dhe kujdesi. Ne Mars ne do te mbajme Kongresin e Trete te Rinise Ortodokse," relatoi peshkopi Roman."