-
Gjykimi i kosovarit të akuzuar në SHBA për terrorizëm, në maj
Publikuar: 25.01.2014 - 11:22
Një gjykatës federal amerikan caktoi për në muajin maj fillimin e gjykimit të kosovarit, Sami Osmankaç, i akuzuar për përgatitjen e një sulmi terrorist në Tampa të shtetit amerikan Florida.Sami Osmankaç, shtetas amerikan i natyralizuar, është arrestuar në janar të 2012 pas një operacioni të FBI-së. Ai akuzohet se ka bërë përpjekje të përdorë armë të shkatërrimit në masë dhe posedimin e një automatiku të paregjistruar.
Autoritetet thonë se Osmankaç planifikoi ta sulmojë një pikë të frekuentuar të natës dhe më pas të marrë pengje në mënyrë që të kërkojë lirimin e të burgosurve myslimanë. FBI thotë se posedon një videoxhirim të cilin Osmankaç e kishte bërë për ta publikuar pas bombardimit, raporton lajmi.
Gjykatësja e Gjykatës së Distriktit postoi të premten një njoftim në listën e çështjeve gjyqësore se procesi gjyqësor ndaj Osmankaçit do të fillojë më 27 maj.
Gjykimi ndaj tij ishte caktuar të fillojë në tetor të vitit të kaluar, por ishte shtyrë pasi mbrojtja kishte ngritur shqetësime rreth kompetencës mendore të të akuzuarit. Megjithatë një ekspert i angazhuar nga Gjykata arriti në përfundimin se Sami Osmankaç është i aftë të qëndrojë në gjykim.
http://koha.net/?page=1,13,173065
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt