-
Poezi shume pikante...........
Marshi i kopesė dhe Eh, ēatdhe, dy poezi tė papėrsėritėshme nga Roland Gjoza
Nė foto: Poeti Roland GJOZA

Roland gjoza
Shtypi.letrar, i bėn ftesė pjesėmarrjeje tė gjithė krijuesve qė dėshirojnė ti publikojnė krijimet e tyre letrare, me tė vetmin synim pėr tė dhenė kontribut modest nė promovimin e vlerave tė vėrteta krijuese, qė shumė pak gjejnė vend publikimi nėpėr organet mediatike tė shtypit shqiptar .
Rubrika shtypi-letrar do tė jetė prezente ēdo fundjavė. Ēdo kush qė dėshiron tė publikoj nė tė ėshtė i lutur qė krijimet e veta ti pėrcjellė nėpėrmjet adresave tė publikuara nė fund tė faqes. Jeni tė mirėpritur !
Nga gjithė lenda krijuese qė na ka mbritur nė redaksi pėrgjatė njė jave, grupi vlerėsues pėrzgjodhi si buqetė pėr botim krijimet mė tė fundit tė autorit Roland GJOZA, i njohur masivisht si poet me vlera gjithėkombėtare, por edhe jashtėkombėtare.
Madje, nga dhjetra poezitė e kėtij poeti tė paoksidueshėm, nga vitet e gjata krijuese dhe ndryshimi i sistemeve, janė pėrzgjedhur pėr botim ato mė tė spikaturat, qė japin tramundanat e shpirtit tė njeriut poet, i cili e pėrjeton me dhimbje realitetin, qė ja ka majisur plagėt e shpirtit.
Shijoheni edhe ju lėngun e derdhur prej kupės krijuese tė poetit Roland GJOZA! Dhe mos harroni: Jeni gjithmonė tė mirėrpritur me krijimet tuaja!
MARSHI I KOPESĖ
Tė gjitha janė thėnė, miku im !
Asgjė ska mbetur pa thėnė
dhe nėse ti e thua ndryshe
njėlloj ėshtė
po kush ta gjejė?
Prandaj sot janė shtuar shumė gjelat mbi pleh.
Mė mirė merru me recitime
zgjidh pjesėt mė tė bukura
qė nga mė tė mėdhenjtė
gjer te tė padėgjuarit.
Kjo ėshtė punė me mend
po mė degjove mua.
Na janė shtuar shumė shkruesit
arsyja e mosarsyes sė arsyes
ėshtė sindromė e kohės.
Mė tė shquarit janė
mė shoqėrorėt
se edhe letėrsia ėshtė bėrė me qoka.
Lėvdohet filani se di ta vėrtisė me dynjanė
tė japė pesė okė
kur ti ske fare
dhe kur bėhet mbledhja e tė dhjetave
ai na del i parė.
Luaje vėlla, sot ėshtė koha e lojės !
Kush sėshtė i zoti
tė dalė nga radhėt
tia lėrė vendin horrit
matrapazit
hajnit
dhe vrasėsit.
Vėrsulen si qentė e pazarit
duke lehur
me erė e gjejnė
njėri-tjetrin.
Kopeja
ha shtetin!
Prandaj ka shumė tė vetmuar
krejt pa emėr
qė vuajnė pėr tu shquar
qokat ata sdinė ti bėjnė
siu del fjala
se si iu vjen
dhe i heqin nga radha.
Kopeja tė shqyen po sbėre si kopeja
dhe mbushet me kope qyteti i artit
sot bari ujqėrish ka
jo bari delesh.
I zgjedh vetė kopeja
janė tė hurit dhe litarit
shkrimi prej tyre u bė si defter bakalli.
Ngrenė dolli,
hanė e pinė si derrat,
qafa mė e trashė se lavamani.
Dhe kur vėnė kollare
e shtrėngojnė aq fort
sa ju dalin damarėt.
Kėte e marrin si shenjė tė Sokratit
kur shqiptonte sentencat e famshme
dhe e ndiqnin me gure pas qafe
kėshtu iu thotė ajo e shkretė radake.
Skanė thelbin, po kanė bojėn
herė imitojnė Majakovskin nė kohė protestash
herė Eliotin kur afron ēmimi Nobėl.
Do tė hysh nė kope?
thyej shpinėn
dhe me furcė nė dorė kalo para tyre
njė herė do tė marrėsh edhe ti ēmimin e hirrės.
Ėshte shtuar kopeja
dhe po shtohet
sbėn sot pėrpara pa qenė nė kope.
Do tė shqyhesh dikė?
do zyrė?
do para?
bariu i ujqėrve i ve punėt nė vijė
mbaj nė njė dorė uturakun e tij
nė tjetrėn kovėn me bojė
dhe je kandidati.
Ky ėshtė arti!
qė pėlqehet nga masa milionėshe.
Guxo tė bėsh ndryshe,
thuaj varrit tė harreses: hapu!
Prandaj tė thashė, miku im
mė mirė merru me recitime.
Mė ideale do tė ishte
ta lije fare.
Dhe kur tė kujtonin poezinė apo romanin
shpejt tė merrje njė aspirinė.
Kjo kohė erdhi
kjo kohė.
Pa kokė
po me dhimbje koke
kopeja sngopet!
EH, ĒATDHE !
Eh, ēatdhe
mė thėrret !
Eja, pse svjen, plazhet me *** i kam
dhe njė park sgjen qė tė ulesh
se janė shtuar shumė derbederėt dhe zorzopėt
derrat e derrit qė sngopen!
Po ti eja
tė mė vėsh nje pece nė ballė se kam temperature !
Skam mė drurė
veē shkurre dhe ēmbijnė vetiu prej keqardhjes sė Zotit.
Pelikani kaēurrel dhe krilla e Lasgushit
mė kanė fluturuar.
Jam nė eklips
jam njė atdhe nė eklips tė pafundmė
dhe minjtė e gjirizit mė janė shtuar shumė.
Eja tė mė vėsh njė pece se kam temperaturė
mė shqyhen dhe kockat mė shkulėn
pikė gjaku smė ka mbetur nė trup
faqen e re qė nisi
nuk duan ta shkruajnė me bojė
po me barut
sikur skemi lindje, po mort.
Po ti eja !
Do tė shohėsh shumė zuzarė dhe trutharė
qė i mbajnė pėr tė ditur
do tė presin me tritol tė telekomanduar
mund tė biesh rastėsisht
se luftė ėshtė,
ngushėllohu
varrin do ta kesh nė atdhe
jo nė vend tė huaj.
Nė ylber ngjyrat janė bashkė
tė pandara
e kuqja, bluja, e bardha
te njeriu im ylberor
njėra tjetrėn ato hanė
prandaj moti shapet.
Kėtu dhe Nobelin e zenė me gurė
mallkoj veten
mallkoj barkun qė i polli
po ti eja
tė mė vėsh njė pece se kam temperature !
Sjam atdhe patriot
gjysma ikėn e mė lanė
gjysma tjetėr po mė ha
nxirrmė njė vizė
se kam djemtė nė Amerikė !
Roland GJOZA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt