Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Shendetsi.Pas qershorit, analiza falas në të gjithë vendin

    Intervista

    Flet zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi: Depistim kombëtar, do ta bëjnë mjekët e familjes



    Çfarë do të sjellë kjo praktikë dhe cilat janë frytet që do të ketë popullata, por edhe si do të ndikojë në përmirësimin e politikave shëndetësore, kostove?

    Këto gjurmime do të krijojnë kushte për të ngritur disa lloj regjistrash sëmundshmërie, për të cilat është folur në mënyrë të vazhdueshme, si p.sh. regjistri i të prekurve nga diabeti, i personave që kanë probleme kardiovaskulare apo fillimi i ndërtimit të regjistrit të kancerit.

    Janë të rëndësishme këto lloje diognostikimesh të hershme, sepse ndihmojnë të kuptohet gjendja shëndetësore e popullatës dhe të mbahen nën kontroll sëmundje që shoqërojnë personin për gjithë jetën. Rastet e sëmundjeve të mësipërme janë sëmundje të shtrenjta që e bëjnë individin të ketë një kosto shëndetësore për shoqërinë gjatë gjithë jetës së tij.

    Duke identifikuar shkallën e riskut identifikohet edhe masa e kontributit financiar me të cilën sistemi shëndetësor kombëtar asiston një individ të caktuar.

    Kjo e bën sistemin të ketë qasje jo vetëm drejt kontrollit shëndetësor të individit, por edhe ndaj historisë së sëmundjes.

    Mënyra si do të realizohet po diskutohet, është identifikuar popullata sipas qendrave shëndetësore, numri i infermierëve dhe i mjekëve që do të asistojnë në këtë lloj diagnostikimi të hershëm, dhe gjithashtu është bërë plani për të paracaktuar një paketë pune dhe mënyrën e kryerjes së këtij diagnostikimi të hershëm. Kjo paketë do t’u shpjegohet të gjithë mjekëve dhe infermierëve të përshirë në proces për të qenë të aftë për të bërë këtë lloj diagnostikimi të hershëm në kohe dhe sipas procedurës së përcaktuar.

    Është kërkuar ndihmë për trajtim të vazhdueshëm dhe për ta shumëfishuar këtë në gjithë vendin, është përllogaritur një kosto dhe mobiliteti që duhet për ta kryer këtë.

    Edhe aty kur nuk ofrohet sot shërbimi i laboratorit do të organizohet ky lloj diagnostikimi i hershëm nëpërmjet përdorimit të një sistemi mobil ku kitet laboratorike dhe personeli shëndetësor do të jenë prezent.

    Duke shkuar një individ afër mjekut, bëhet e mundur që mjeku të mbajë në vëmendje edhe zakonet e tij të lidhura me shëndetin si për shembull pirje duhani apo alkooli, por edhe të dhëna fizike bazike si pesha, gjatësia, indeksi i masës trupore dhe këto informacione shoqërojnë kartelën personale.
    gazetashqip
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shendetsi.Pas qershorit, analiza falas në të gjithë vendin

    Në radhë të parë shteti duhet të seleksionojë dhe të mbyllë shumicën e laboratorëve privatë dhe spitaleve private, të cilat nuk plotësojnë kushtet për të zhvilluar aktivitetitn për të cilin janë hapur. Në radhë të dytë duhet të plotësojë kushtet e duhura në laboratorët shtetror, nga mjetet e nevojshme e deri te higjena, pasi më ka qëlluar disa raste të shoh në laboratorët e shtetit , tavolina ku mbaheshin shishet e analizave dukej sikur kishte hipur dikush me këmbë mbi të dhe kishte urinuar sipër, poashtu dhe te laboratori i feçeparazitëve nuk afrohesh dot te dera kryesore e jo më te dhoma përkatëse... rrezikon të marësh epidemi o ndonjë infeksion.

    Shteti duhet ta konkurojë privatin në ç'do drejtim, për të mbajtur tarifa dhe shërbime cilsore dhe të përballueshme për këdo. Doktorrët dhe laborantët kanë hapur spitale dhe klinika private. Kur shkon të vizitohesh në shtet, ata të japin kartvizitën e klinikës private të tyre apo aty ku punojnë (një sfidë për shtetin kjo) dhe si pa të keq të thonë se spitali apo laboratori i shtetit nuk ka asgjë për t'ju shërbyer, ejani në klinikën private nëse doni të shëroheni ! Pasi ke shkuar në klinikën private, të rrjepin mirë e mirë nga të hollat dhe për të blerë ilaçet të rekomandojnë farmacitë e tyre, ku pjesa dërrmuese e ilaçeve nuk kanë fare efekt kurues, por kanë edhe një çmim të papërballueshëm për masën më të madhe të popullsisë.

    Unë kam fare pak, për të mos thënë që nuk kam aspak besim se shëndetësia apo ç'do institucion tjetër në Shqipëri do të bëhet ndonjëherë. Nuk e di ku është ngërçi që të gjitha institucionet tona janë një katrahurë e thënë me plot gojën. Nuk e di se çfarë mund t'i sillte në binarë për të marë fund një herë e mirë kjo tragjedi të cilën e ndeshim ne bashki, spitale, polici, ujsjellës, kesh, shkolla, komunale e kudo. Burrokracia dhe ryshfeti vazhdojnë të jenë ulur këmbëkryq në ç'do derë ku troket. Turp, turp, turp !!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •