-
Kamzë, pronarë vilash e lokalesh në listën e ndihmës ekonomike
Pronarë lokalesh, vilash trekatëshe e deri tek pronarë firmash të mëdha mermeri, trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë e Kamzës.
“Fiks Fare”, pasi ka siguruar listën e kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë Kamzë, ka zbritur në terren, duke kontaktuar me personat që marrin ndihmë ekonomike dhe që kanë biznese, të cilat duket se janë të padeklaruar, pasi ligji e ndalon të trajtohesh me ndihmë ekonomike familjarët, që kanë lokale apo firma investitore.
Gazetarët, pas njohjes me listën dhe abuzuesit, kanë biseduar me pronarët e lokaleve që kishin biznes, duke mësuar prej tyre edhe emrat, emra të cilët ishin edhe në listën e ndihmës ekonomike.
Jo shumë larg nga kryqëzimi i Bathores me rrugën e Zallherit, gazetarët kanë kontaktuar me bashkëshorten e një pronari të një thertoreje dhe parukerie.
Bashkëshortja e pronarit të banesës ka treguar se kishte mbi një vit që kishte ngritur biznesin.
Ndërsa ka treguar se me blerjen e bagëtive që thereshin në dyqanin e saj, merrej bashkëshorti, i cili kryente pazarin një herë në javë.
Ndërkohë që nga verifikimi i gazetarëve, në listën e ndihmës ekonomike rezultonte edhe emri i pronarit të dyqanit të mishit dhe i parukerisë, Lazam Krrashi , i cili përfiton në muaj ndihmën ekonomike prej katër mijë lekësh.
Rreth 500 metra nga lokali i Lazam Krrashit është ngritur një lokal, ku kati i dytë është bar, ndërsa katin e parë, pronari Besnik Mata ka vendosur ta japë sërish me qira.
Gjatë bisedës me gazetarët, Mata tregon se ishte ai pronari i objektit.
Po ky person trajtohet me ndihmë ekonomike nga Bashkia Kamëz me 4 mijë lekë të reja në muaj.
Pak metra më lart, një tjetër objekt është dhënë me qira.
“Fiks Fare” ka zbuluar se Rifat Shehu kishte ngritur një dyqan, para shtëpisë së tij, që e kishte ndarë në tre pjesë.
Për të tre ambientet merr qira mujore.
Një nga shitëset që e kishte marrë me qira njërin nga objektet, u ka treguar gazetarëve se çdo muaj ajo paguante nga 20.000 lekë qira.
Ndërsa ka hezituar të tregonte emrin e pronarit, një shitës tjetër që ndodhej në lokalin e saj, ka treguar se objekti i dhënë me qira është i Rifat Shehut, i cili trajtohet me ndihmë ekonomike në Bashkinë e Kamzës me 4 mijë lekë në muaj.
Në kërkim të pronarëve me biznes dhe që trajtohen me ndihmë ekonomike, “Fiks Fare” ka zbuluar se Hydajet Marku, i cili kishte në pronësi një lokal, kishte për dhënë qira edhe dy dhoma të tjera.
Kamerieri i lokalit ka treguar për gazetarët se Hydajeti kishte edhe një pikë shitje mermeri.
Për të parë këtë, gazetarët kanë kontaktuar vetë me Hydajetin, i cili fillimisht ka mohuar emrin e tij, duke u thënë gazetarëve se quhej Mark.
Pas insistimit të gazetarëve, pronari i pikës së mermerit ka deklaruar se quhej Hydajet Marku dhe se është me origjinë nga fshati Reç i Dibrës. Ka punuar 19 vite në emigracion dhe ka ngritur bizneset e tij, një lokal, ku ka të punësuar familjarët, ndërsa për ngritjen e pikës së tregtimit të mermerit ai ka investuar plot dyqind milionë lekë.
Në listën e ndihëm sociale të Bashkisë së Kamzës figuron si e papunë dhe trajtohet me ndihmë mamaja e tij, zonja Lirie Marku.
gazetaexpress.net


-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt