Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Urime të shumta në ditën e emrit të Kryepiskopit Anastas

    22 janari për besimtarët orthodhoksë të Shqipërisë ka një kuptim të veçantë. Në ditën kur kujtohet shën Anastas Persiani, kremtojmë edhe emrin e Fortlumturisë së Tij Anastasit, që sivjet përkon me kremtimin para pak kohe të 80-vjetorit të Kryepiskopit tonë.
    Me këtë rast të shënuar, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore e rastit, ku me Fortlumturinë e Tij bashkëcelebruan edhe Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati, Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, episkopët ndihmës, Hirësia e Tij Nikolla dhe Hirësia e Tij Andoni etj.
    Kisha ishte mbushur me besimtarë që kishin ardhur për t’i uruar Fortlumturisë së tij jetë të gjatë dhe që ta kemi edhe për shumë vite të tjera në krye të Kishës sonë, jo vetëm nga zona e Kryepiskopatës, por edhe nga të tre Mitropolitë, nxënës të shkollave të hapura me kujdesin e Kryepiskopit Anastas, përfaqësues politikë etj.
    Hirësia e Tij Nikolla, i cili mbajti predikimin e ditës, lidhi jetët e apostull Timotheut dhe shën Anastasit me jetën dhe veprën e Kryepiskopit Anastas. Ai e uroi Fortlumturinë e Tij, në emër të Sinodit të Shenjtë, të klerikëve dhe besimtarëve orthodhoksë.
    Pas Liturgjisë Hyjnore, në sallën e madhe pranë kishës, në godinën e re të shkollës “Protagonistët”, Kryepiskopi priti urimet më të ngrohta nga të pranishmit, të cilët e falënderuan për kontributin e jashtëzakonshëm për ringritjen e Kishës sonë dhe punën e palodhur për ta çuar gjithmonë e më përpara atë.
    Një moment i veçantë i kësaj dite ishte vizita e urimit e Kryeministrit, Shkëlqesisë së Tij z. Sali Berisha, i cili erdhi në Kryepiskopatën e Shenjtë, ku u prit nga Kryepiskopi Anastas, anëtarë të Sinodit të Shenjtë dhe klerikë. Ai shoqërohej nga Ministri i Punës dhe Çështjeve sociale, z. Spiro Ksera.
    Kryeministri i shprehu Kryepiskopit urimet më të përzemërta edhe në emër të qeverisë, për këtë ditë të shënuar, duke ritheksuar vlerësimin e veçantë për kontributin e Fortlumturisë së Tij në krye të Kishës sonë dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.
    “Ju shpreh urimet më të përzemërta të miat, të qeverisë dhe mbarë shqiptarëve. Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ndihmesën e jashtëzakonshme që keni dhënë dhe jepni në ringjalljen e fuqishme të këtij vendi dhe këtij kombi. Kam shumë kënaqësi t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta ju dhe Kishës Ortodokse. Për të gjithë shqiptarët kjo është ditë e veçantë,” u shpreh Kryeministri.
    Edhe Kryepiskopi i shprehu Kryeministrit falënderimet për urimet dhe ndihmesën që ka dhënë për komunitetet fetare.
    Pasdite Kryepiskopi priti përsëri urime, në selinë e Kryepiskopatës së Shenjtë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Urime kryepeshkopit Anastas,nderime per cfar ka bere.

  3. #3
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Urime kryepeshkopit !! Zoti i dhente jete dhe shendet!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Korcar-L1 për postimin:

    Irenna (21-02-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Urime të shumta në ditën e emrit të Kryepiskopit Anastas

    Urime kryepeshkopit ne kete dite te vecante per te.Zoti i dhente shendet dhe fuqi qe te vazhdoje te punoje per kishen tone.Per shume vjet!!!

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Urime të shumta në ditën e emrit të Kryepiskopit Anastas

    Kremtim festiv i ditës së Shën Anastas persianit dhe i emrit të Kryepiskopit Anastas

    22 janari është e kremtja e shën Anastas Persianit dhe besimtarët orthodhoksë shqiptarë kremtojnë në këtë ditë të shënuar edhe emrin e Kryebariut të tyre, Kryepiskopit Anastas.
    Me këtë rast, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore, në të cilën bashkëmeshuan me Fortlumturinë e Tij gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati; Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani; Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri; episkopët ndihmës, Hirësia e Tij Nikolla dhe Hirësia e Tij Andoni, episkopi i Amantias Hirësia e Tij Nathanaili, episkopi i Bylisit, Hirësia e Tij Asti, Kryesekretari i Sinodit, Protopresviter Jani Trebicka etj. Në shërbesë morën pjesë përfaqësues, klerikë dhe laikë, nga të gjitha dioqezat, nga shkollat kishtare dhe Akademia Teologjike etj. Në fund, në emër të Sinodit të Shenjtë uroi Imzot Ignati.
    Gjatë kësaj Liturgjie Kryepiskopi Anastas bëri edhe dorëzimin në prift të dhjakon Heliodor Demirit nga Elbasani, i cili shërbente prej disa vitesh si dhjakon në Elbasan.
    Kisha ishte mbushur me besimtarë, që kishin ardhur për t’i uruar Fortlumturisë së Tij jetë të gjatë dhe që ta kemi edhe për shumë vite të tjera në krye të Kishës sonë. Ata mundën ta bëjnë këtë në pritjen që u bë në sallën përballë kishës, e cila u mbush si rrallëherë. Po aty, Kryepiskopi priti përsëri urime pasdite nga personalitete, politikanë dhe shumë besimtarë.

    https://lh5.googleusercontent.com/-e...0/DSC_0490.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-l...2/IMG_9363.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-i...0/DSC_0501.JPG
    https://lh3.googleusercontent.com/-U...0/DSC_0590.JPG
    https://lh6.googleusercontent.com/-0...0/IMG_9373.JPG
    https://lh3.googleusercontent.com/-O...2/IMG_9395.JPG
    https://lh4.googleusercontent.com/-Y...0/IMG_9480.JPG

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Urime të shumta në ditën e emrit të Kryepiskopit Anastas

    Per shume vjet o Kryezot! I lutemi Perendise qe te te japi shendet e Hir per te permbushur deri ne fund misionin e Tij.

    Albo

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Urime të shumta në ditën e emrit të Kryepiskopit Anastas

    Urime dhe per shume vjet Fortlumturisë së Tij Anastas.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Urime të shumta në ditën e emrit të Kryepiskopit Anastas

    I Bashkangjitem urimit te vllezerve te mi ALBOS dhe te tjerve........

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Urime të shumta në ditën e emrit të Kryepiskopit Anastas

    Paqja dhe drejtesiadhe dashuria le te mbretroj ne shpirtat tan dhe ne atdheun ton te dashtur,edhe ne nje pjes e popuullit shqipetar ketu ne dardani dhe maqedhoni kemi qen orthodoks,ne shenje te respektit nga strgjysherit dimrit kemi pas nje fest me qe rast pregaditnim miser,,,,,kjo ka qen tradit orthodokse,,,,,

  11. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Urime të shumta në ditën e emrit të Kryepiskopit Anastas

    Jete te gjate o Kryezot!
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •