Në raportin më të ri, “Freedom House” e klasifikon Shqipërine si vend “pjesërisht i lirë”.
Ne raportin vjetor “Liria në botë 2014”, FH e vlereson vendin tone me noten 3 për të drejtat politike dhe 3 për liritë civile.
Prej vendeve të tjera në Ballkan, klasifikim “pjesërisht i lirë” i është dhënë Bosnjë Hercegovinës dhe Maqedonisë, me nota të ngjashme si Shqipëria (3 për të drejtat politike dhe 3 për liritë civile).
Në kategorinë e vendeve të lira janë përfshirë Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi.
Sllovenia ka notën më të mirë 1 në të drejtat politike dhe në liritë civile. Në raportin global për Liritë në Botë 2014, theksohet se qeveria e presidentit Vladimir Putin, e ka vazhduar trendin antidemokratik si brenda në Rusi, ashtu edhe jashtë saj.
Në raport theksohet se veçanërisht të dukshme ishin zhvillimet në Egjipt, që ka shënuar rënie në institucionet demokratike pas grushtshtetit ushtarak.
Pengesa serioze në të drejtat demokratike ka pasur edhe në vendet e mëdha, me ndikim politik, përfshirë Rusinë, Ukrainën, Azerbajxhanin, Turqinë, Venezuelën dhe Indonezinë. Kosova klasifikohet në mesin e vendeve “pjesërisht të lira”.
Në zhvillimet e brendshme, Rusia, sipas raportit, ka ndërmarrë aksione kundër minoritetit të ndjeshëm të LGBT-së (lesbike, homoseksuale, biseksuale dhe transeksuale) dhe kundër jorusëve etnikë, derisa qeveria e ka konsoliduar kontrollin e saj ndaj mediave.
Jashtë Rusisë, qeveria e Putinit e ka udhëhequr “një fushatë të frikësimit” kundër fqinjëve të saj, Ukrainës dhe Armenisë, për shkak se synonin lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian.
Panorama
Krijoni Kontakt