-
Publikohen emrat e shqiptarëve, pjesë e një bande të prostitucionit
Publikohen emrat e shqiptarëve, pjesë e një bande të prostitucionit
Publikuar më 26.01.2014 | 16:06
Publikohen emrat e të arrestuarve për prostitucion në Itali. Policia italiane në dy operacione të koordinuara ndërmjet tyre neutralizoi një bandë keqbërësish shqiptarë të specializuar në menaxhimin e prostitucionit.
Banda e zhvillonte aktivitetin e saj në krahinën e Monxës dhe e Komos në veri të Italisë.
Kapoja i bandë një 43-vjeçar nuk është kapur ende nga policia italiane, ndërsa shumica e anëtarëve të bandës tashmë gjenden pas hekurave të burgut.
Banda përbëhej nga shqiptarë përgjithësisht me lidhej familjare midis njeri tjetrit.
Për të shtuar fitimet, krahas shfrytëzimit të femrave për prostitucion, grupi kriminal merrej edhe me vjedhje në provincat e Komos, Veronës, Breshias dhe Monxës në Italinë e veriut.
Banda përbëhej nga Mark Kondi 25 vjeç; Gëzim Prenga 31 vjeç; Ensuida Hila 24 vjeç - e dashura e njërit prej të arrestuarve - edhe kjo e arrestuar; Gjergj Çupi 28 vjeç dhe kushëriri i tij Arbër Çupi 24 vjeç nga Mirdita; Adison Shabani 28 vjeç; Pëllumb Hamza 28 vjeç; Albert Ruci 25 vjeç; Dorjan Visha 31 vjeç me tre kushërinj të tij vëllezërit: Shpresim Vishaj 22 vjeç, Sekret Vishaj 21 vjeç dhe Artur Vishaj 24 vjeç.
Me grupin e shqiptarëve u arrestua edhe prostituta rumune Carmen Zaharia 22 vjeçe.
Autoritetet italiane priten të bashkëpunojnë me homologët e tyre shqiptarë për të goditur çdo pastrim të mundshëm të parave të fituara me prostitucion, në aktivitete të ndryshme biznesi në Shqipëri.
Operacioni
Një operacion i kryer në natën midis së enjtes dhe së premtes (23-24 janar 2014) nga karabinierët e bashkisë së Kantusë, rajoni i Lombardisë dhe koordinuar nga prokuroria e provincave të Komo-s dhe Monxa-s, shkatërroi një organizatë të akuzuar për kontroll prostitucioni në rrugët e dy provincave.
Përfunduan në pranga 13 veta me origjinë shqiptare, që vepronin në Lombardi, por me “seli” në Durrës, vendin e tyre të origjinës, ku kishin studiuar harta të territorit dhe ndanin zonat rrugë për rrugë. Gjatë hetimit u hodh dritë mbi një pothuajse sekt, më tepër se rrjet kriminal, me strukturën piramidale dhe hierarkinë tejet të rreptë.
Në praktikë, bosi - pas përzgjedhjes të vajzave në Shqipëri, shpesh me metoda të dhunshme -ua shiste, në kuptimin e vërtetë të fjalës, anëtarëve të bandës në Itali.
Pastaj, nga atdheu, krerët shqiptarë koordinonin punën në terren me tutorët - deri në nivelin më të ulët – që merreshin me vajzat e shpërngulura në Itali.
Anëtarët e bandës duhet të paguanin 50 euro për krerët e klanit si “qira” për sektorët e destinuara për vajzat, njofton e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.
/Shekulli Online/ E.L./
-
-
Për: Publikohen emrat e shqiptarëve, pjesë e një bande të prostitucionit
E keqja eshte te sistemi i bute i perndjekjes se prostitutave ne Itali
Sistemi eshte i bute dhe ligji shume tolerant.Prostitutat kapen me lehtesi nga policia dhe lirohen per 2,3 dite nqs nuk
kane droge me vete dhe i gjen perseri
te kthehen ne rruge.
Eshte faji i ligjeve te buta ne Itali
shteti qe eshte i forte dhe ashper ne ligje
nuk e len prostitucionin e rruges te ndodhe.keto kurvat sillen dhe bejne
kurvlliqe rrugeve sepse policia ne shume
raste i shef dhe tregohet indiferente.
As gjykatesit nuk merren seriozisht
me kurvat per ti denuar.Kurvat qe arrestohen sot i sheh prape ne rruge
pas 2 ditesh,por jo ne zonen ku i arrestoi
policia por ne nje zone tjeter ku nuk i
njef kush
Turp e faqe e zeze
Nje tufe fshataresh injorante dhe te
degjeneruar.
Ne shume raste policat vetem u flasin nga makina kurvave te largohen nga rruga dhe
futen ne shtepi.Shume polica nuk jane te
prirur ti arrestojne prostitutat.
Arrestimi do kerkoje qe prostituta ne
pranga te futet ne makinen e policise
dhe ulet mbrapa afer policit
Kjo krijon nje ndjenje rreziku per policat
rrezik marrje e ndonje infeksioni
nga prostituta qe eshte ulur dhe shume afer.
Ekziston rreziku i ndonje infeksioni
viral ose bakterial
Per te hequr qafe rrezikun polici
preferon te mos beje arrestim fare
me qellim qe te mos fuse kurven
ne makinen e tij.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 05-02-2014 më 23:54
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt