Ndėrsa Eurozona dhe vendet e rajonit po ringrihen nga kriza, ekonomia shqiptare po shkon nė drejtimin e kundėrt.Qė nga fillimi i recesionit botėror, Shqipėria ka qenė vendi me rritjen mė tė lartė nė Ballkan, pėrveē Kosovės. Sipas Bankės Botėrore, nė periudhėn 2008-2012, Prodhimi Kombėtar u rrit me rreth 13 pėr qind, kur nė shumicėn e vendeve tė rajonit, rritja ka qenė negative. Por vitin e kaluar tendenca u pėrmbys. Shqipėria jo vetėm qė humbi kryesimin e rritjes ekonomike nė ballkan, por ishte sipas Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankės Botėrore vendi me rritjen mė tė ulėt, pėrveē Bosnjes. Sipas FMN, ekonomite e 5 vendeve te Ballkanit qė nuk janė pjesė e BE-sė shėnuan ne 2013 nje rritje mesatare 1.7 pėr qind.
Nė Shqipėri vlerėsimi mė i fundit zyrtar ishte 1.3 pėr qind, por rėnia e fortė e prodhimit nė tremujorin e tretė e bėn edhe kėtė shifėr tė pamundur ēka do tė thotė se hendeku me vendet e tjera do tė jetė edhe mė i madh. Por 2013 nuk ishte njė rast i izoluar. Dy ditė mė parė Banka Botėrore publikoi raporti e prespektivės ekonomike botėrore, ku vlerėson se edhe kėtė vit Shqipėria do tė jetė sėrish ndėr vendet me rritjen mė tė ulėt ndėr ekonomitė nė zhvillim tė Europės dhe Zzisė. Madje sipas Bankės kjo situatė do tė vazhdojė edhe pėr tre vitet nė vijim deri nė 2018.
Por pse Shqipėria po mbetet pas vendeve tė tjera? Banka Botėrore thotė se arsyet janė disa, por dy qėndrojnė mbi tė gjitha dhe lidhen tė dyja me dobėsi tė brendshme tė ekonomisė. E para, ka tė bėjė me nivelin e lartė tė kredive tė kėqija, qė ka detyruar ristrukturimin e sektorit bankar dhe tkurrjen e kredisė. Ndėrsa, arsyeja e dytė ėshtė kriza e financave tė Qeverisė, qė imponon shtrėngimin e buxhetit dhe politikės fiskale. Taksa mė tė larta dhe nga viti i ardhshėm edhe shkurtim shpenzimesh. Tė dy kėta faktorė dobėsojnė edhe mė shumė kėrkesėn e brendshme sakaq tė ndrydhur, duke frenuar rritjen ekonomike dhe duke e lėnė Shqipėrinė, vendin me tė ardhurat mė tė ulėta nė rajon veē Bosnjes, sėrish nė fund.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt