Një vajzë 20-vjeçare është përdhunuar në Indi nga 13 burra, si dënim për marrëdhënien e saj me një të ri nga një komunitet tjetër tribal.

Emri:  indi.jpg

Shikime: 319

Madhësia:  26.9 KB

Urdhri për këtë dënim është dhënë nga kryeplaku i një fshati në Bengalin Perëndimor. Policia ka arrestuar personat në fjalë dhe gjithashtu ka arrestuar personin që ka urdhëruar përdhunimin në grup të vajzës. “Marrëdhënia mes të rinjve kishte pesë vite që vazhdonte. Kur djali vizitoi shtëpinë e vajzës për t’i kërkuar dorën ditën e hënë, fshatarët e pikasën dhe organizuan vetë një gjyq. Gjatë gjyqit, të rinjtë qëndruan të ulur me duart e lidhura”, shpjegoi shefi i policisë së Birbhumit për BBC.

Sipas policisë, kryeplaku i fshatit të vajzës gjobiti çiftin me 25 mijë rupi (400 dollarë) për krimin e “të rënit në dashuri”. Djali pagoi, ndërsa familja e vajzës nuk kishte mundësi të paguante e për këtë arsye u urdhërua përdhunimi. Familja e vajzës e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ka denoncuar ngjarjen ditën e mërkurë. Në vitin 2010, pleqtë e fshatit Birbhum urdhëruan tre gra të zhvisheshin dhe të ecnin krejtësisht nudo para një turme të madhe njerëzish si dënim për marrëdhëniet e tyre me meshkuj nga të tjera komunitete.

/ Top Channel