INTERVISTA/ Flet inxhinieri i minierave, ish -drejtues i minierės sė Memaliajt, Martin Cukalla

Memaliaj- qyteti nė pritje tė minierės

-Memaliaj u shpall ndėrmarrje mė 15 Korrik 1949

-Nė vitet `90 kishin marrė formė tė plotė tre miniera qė jepnin 500 mijė ton/vit qymyr

-Vendburimi i Memaliajt ka qymyrin me cilėsi mė tė mirė nė vendin tonė

-Fjalimet e Enverit nė disa takime nė Memaliaj janė plot eufori

-Si shkumėzoi Mehmet Shehu kundėr kryetarit tė kooperativės sė Salarisė

- Janė 50 burra qė kanė lėnė jetėn nė minierė nė 50 vjet tė punės

- Nė tė gjitha minierat e botės shprehja pėrshėndetėse ėshtė “Dalē mirė!”

- Rebani Shehu Sekretari i Parė nė Tepelenė mė i lidhur me minierėn

-Nė Memaliaj ishin tė punėsuar direkt mbi 2300 vetė.


Albert ZHOLI

Qyteti Memaliaj ėshtė krijuar mė 1946-n si qendėr industriale pėr prodhimin dhe shfrytėzimin e mineralit qymyrguri, por vėmendja pėr kėtė zonė tė pasur kishte lindur nė vitet '30 me ekspeditat e ndryshme tė specialistėve italian. Gjatė periudhės sė monizmit Memaliaj ishte njė nga qendrat prodhuese me kryesore tė vendit. Nė vitin 1990 ajo arriti kapacitetin 500.000 ton nė vit. Me ndėrrimin e sistemeve rėndėsia e minierės u ul ndjeshėm. Kriza ekonomike dhe vėshtirėsitė e njė ekonomie tregu bėn qė miniera tė shkoj drejt mbylljes. Qytetit Memaliaj ėshtė i vendosur rreth 7 km nė veri tė Tepelenės.

Kur ėshtė hapur pėr herė tė parė miniera e Memaliajt?


-Ti po mė pyet pėr njė tė shkuar qė lidhet disi edhe me jetėn time. Kur ishim nė pėrfundim tė studimeve universitare, ne “urithėt”, siē na quanin ata tė letėrsisė e tė gjuhėsisė, ėndėrronim tė na emėronin inxhinierė nė minierėn e Memaliajt. Ata tė “listave” mua mė “pėrjashtonin” nga ky privilegj e mė degdisnin nė sektorėt e humbėtirave tė bakrit. Niseshin nga emri im, por ja qė unė e fillova punėn nė minierėn e Memaliajt.

Ishte njė minierė e madhe, e stabilizuar dhe njė qendėr banimi e mirė. Puna pėr nxjerrjen e qymyrit kish filluar nė vitet e Luftės sė dytė, por u shpall ndėrmarrje mė 15 Korrik 1949. Dua tė theksoj se edhe pse u krijua ndėrmarrje 18 muaj mė vonė nga Bulqiza, Memaliaj pėrmirėsoi dukshėm mė shpejt jetėn sociale e shoqėrore dhe ishte e dėshiruar nga specialistėt.



Sa punėtorė kishte kjo minierė?

-Nė funksion tė zhvillimit tė prodhimit. Kur fillova unė punėn atje, nė vitin 1966, Memaliaj kishte tre sektorė qė ishin nė fakt miniera qė zhvilloheshin nė mėnyrė tė pavarur nga njėra -tjetra brenda fushės unike qymyrmbajtėse. Atėherė nė minierė punonin afro 550 vetė drejtpėrdrejt nėntokė dhe jepnin diku tek 160 mijė ton/vit qymyr. Nė vitet `90 kishin marrė formė tė plotė tre miniera tė mėdha qė mund tė jepnin 500 mijė ton/vit qymyr e ku ishin tė punėsuar direkt mbi 2300 vetė.



Dhe si ishte cilėsia e qymyrit?



-Vendburimi i Memaliajt ka qymyrin me cilėsi mė tė mirė nė vendin tonė si pėr fuqinė kalorifike edhe pėr pėrmbajtjen e ulėt tė hirit e tė squfurit. Pas ndėrtimit tė fabrikės sė pasurimit nė vitin 1973 qymyri i Memaliajt ishte krejt i pastėr dhe i kėrkuar nga konsumatorėt e vendit dhe nga eksporti pikėrisht pėr cilėsitė e tij.



A ishte rentabėl kjo minierė?



-Ekonomia e njė miniere nė atė kohė pėrcaktohej mbi disa ligje qė nuk jepnin pasqyrėn e vėrtetė tė efektivitetit dhe rentabilitetit. Memaliaj sipas atyre pėrcaktimeve ishte njė ekonomi e shėndetshme dhe rentabėl qė justifikonte investimet dhe u pėrgjigjej nevojave tė rritura pėr lėndė energjetike. Me shndėrrimet ekonomiko-sociale Memaliaj iu nėnshtrua njė analize tė gjallė e dinamike tė autoriteteve financiare tė vendit e tė huaj. Konkluzioni i debateve tė ashpra shpesh dhe analizave tė gjithanshme ka qenė dhe mbetet qė shfrytėzimi i qymyrit nė Memaliaj ėshtė efiēent dhe i krahasueshėm me qymyret e sjella nga importit nė Durrės pėr kapacitetet vjetore 25 mijė ton e sipėr.



Kush nga udhėheqėsit e sistemit monist, Enveri, Mehmeti, Adili, Kadri Hazbiu, Ramiz Alia e kanė vizituar dhe ēfarė kanė thėnė? Disa fjalė konkrete tė tyre...



-Tė gjithė sa pėrmende kanė qenė nė Memaliaj nė kohė tė ndryshme. Fjalimet e Enverit janė tė botuara. Ai ka vlerėsuar rėndėsinė e minierės dhe rolin e saj nė ekonominė e vendit, ka ēmuar veēanėrisht minatorėt si kocka e klasės punėtore. Fjalimet e tė tjerėve ishin nė kėto rrjedha. Kujtoj ēudinė qė pata nga njė aktiv qė bėhej nė Tepelenė diku nga viti 1967, ku ishte i pranishėm Mehmet Shehu dhe unė isha nė sallė me disa minatorė. Shtroheshin ēėshtje tė fuqizimit tė kooperativave dhe bashkimit tė tyre si rrugė e modernizimit tė ekonomive bujqėsore. Ishte njė mani shpėtimi ku bashkimi identifikohej me zhvillimin modern. Njė kryetar nga Salaria nė diskutimin e vet disi me naivitet dhe jo aq pa hidhėsi tė dalė nga shpirti propozoi pėr tė bashkuar Salarinė me njė kooperativė fushore tė Fierit. Mali dhe fusha bashkė! Bagėtia dhe Bujqėsia! Salla qeshi. Mehmeti u vėrejt sterrė dhe klithi ashpėrsisht i ngritur nė kėmbė. Njė minator i urtė qė e kishim propozuar pėr hero pėr ritmet e larta qė kish arrire nė avancimin e galerive i tha shokut tė vet nė krah: “Mos kanė pirė gjė shumė kėta!” E kishte fjalėn pėr tė dy sepse nė fakt tė dy po i shkumėzonin njėri -tjetrit. Kryetari u hoq nga detyra, minatori shpėtoi pa shkuar nė burg, por edhe pse ishte i pari nė ritme u anulua propozim mavria pėr hero dhe nuk shkrojti mė asnjėherė gazeta. Hero u bė dikush tjetėr dhe pėr dikė tjetėr u shkrua...


A ėshtė dėnuar ndonjė intelektual pėr mosrealizim plani dhe pėr sabotim?



-Ka patur tentativa pėr tė dėnuar njerėz, por Memaliaj kishte njė kolektiv tė formuar qė kuptonte tė vėrtetėn e gjėrave. Natyrisht qė, vendi, sipas asaj qė kuptojmė tani, ishte nėn njė darė qė ushqehej nė mėnyrė tė vazhdueshme me luftėn e klasave dhe lufta e klasave kishte viktimat dhe fitimtarėt. Nė disa sektorė tė ekonomisė si nė naftė p.sh. pati shtrėngata tė herė pas hershme ku fitimtarėt ende pa gėzuar frytet shndėrroheshin nė viktima. Nė Memaliaj nuk ndodhi kjo, as nė minierat e tjera. Arsyeja ėshtė se vėshtirėsia e pakonceptueshme e kėtij profesioni, vėshtirėsi qė shfaqet nė ēdo sekondė pune aty nė zemėr tė malit, lartėson dhe fisnikėron zemrat, zhvesh njeriun nga ligėsitė e shumta qė mbart pėrditshmėria dhe e bėn njeriun mė tė dhembshur pėr njeriun. Dhembshuria pėr njeriun dhe jetėn njerėzore ėshtė natyra e vėrtetė e minatorėve dhe ata nuk mund tė sakrifikonin shokėt e tyre pėr ca interesa qė i kishin tė largėta apo pėr ca mangėsi tė karakterit tė tyre.



Ku shkonte zakonisht ky qymyrguri?



-Kishte treg tė gjerė qė fillonte me kaldajat e objekteve industriale si Soda e Vlorės, vijonte me ngrohjen e popullatės, fabrikat e ēimentos e tė tullave, TEC-et, eksportin dhe deri tek spitalet. Pėr qymyrin e Memaliajt kishte radhė dhe ishte i pėlqyeri i tė gjithėve.



A kanė ndodhur aksidente nė minierė dhe cilat janė ato. A janė publikuar?



-Njė gjė qė mė dhemb ende! Nuk mund tė them qė aksidenti ėshtė nė natyrėn e minierės. Por jam i sigurt qė njeriu edhe sot kur merr pėrsipėr tė ndėrtojė njė minierė kudo qoftė ai e cilido qoftė ai, i hyn njė lufte tė pabarabartė me natyrėn dhe tė fshehtat e saj. Tė bujshme dhe tė frikshme aksidentet e minierave! Nė tė vėrtetė janė tė dhimbshme, janė jetė qė ikin, fėmijė qė mbeten jetimė, gra qė mbeten tė veja, nėna qė derdhin lot dhe etėr qė shtojnė duhanin. Pjesa qė mbetet ėshtė prodhim i njė luftė nė njė vend pune ku pėr ironi minatorėt i thonė “front” si tė qe fronti i luftės. Dhe kjo nė tė gjitha minierat. Dhe nė tė gjitha minierat shprehja me tė cilėn pėrshėndetet ai qė hyn nė galeri ėshtė “Dalē mirė!” kėshtu ėshtė tek ne, kėshtu ėshtė nė Gjermani, nė Rusi, nė SHBA, nė Francė, nė Suedi e kudo! “Dalē mirė!”

Natyrisht qė ēdo stad zhvillimi tekniko-profesional sjell me patjetėr edhe njė shkallė mė tė lartė sigurie nė punė. P.sh automatizimi i matjes sė pėrmbajtjes sė metanit nė minierat e qymyrit ul ndjeshėm mundėsitė pėr shpėrthim dhe aksident nga ky faktor. Dhe Memaliaj kėtė nuk e kishte. Pėrgjegjshmėria, kujdesi pėr jetėn e minatorėve, rreptėsia nė llogaridhėnie pėr kėto ēėshtje, rregulloret e teknikave tė sigurimit, etj., ishin ekstremisht tė rakorduara me pėrvojat mė tė mira botėrore.

Aksidente kishte. Ato nuk publikoheshin atė kohė, por ato nuk mund tė mbaheshin tė fshehta. Ishte i tėrė qyteti nė kėmbė nga dhimbja, ngriheshin tė gjithė institucionet nė kėmbė pėr kėrkesė llogarie pėr ngjarjen dhe moralisht ishin tė gjithė nė familjen e viktimės.

Ėshtė botuar njė libėr i inxhinierit Resmi Hoxha “Koha e Minierės”. Aty jepen rast pas rasti tė gjithė njerėzit e vrarė nė minierėn Memaliaj. Janė shumė! Shumė do tė ishte edhe po tė qe njė i vetėm, por fatkeqėsisht janė 50 burra qė kanė lėnė jetėn nė minierė nė 50 vjet tė punės e tė mbylljes sė saj. “Dėshmorėt e minierės, vetėm ata, janė kryeheronjtė tanė tė paharruar, janė dhimbja dhe krenaria qė do tė mbeten pėrjetėsisht lavdiplotė nė panteonin e kėsaj kohe tė madhe”,-thotė Resmi Hoxha nė kėtė libėr.



Deri nė sa metėr thellėsi dhe gjatėsi ishte kjo minierė?



-Miniera e Memaliajt ėshtė ndėrtuar pėr shfrytėzimin e vendburimit tė qymyreve tė Memaliajt. Ky vendburim fillon diku nė veriperėndim tė Tepelenės dhe mbyllet diku nė juglindje tė Gllavės, pra ka njė shtrirje mbi 15km. Zbuluar me shpime rėnia shkon nė 700-900 m dhe vijon.

Miniera u ndėrtua fillimisht nga ushtria italiane nė fushėn e Memaliajt ku u hap njė pus i shkurtėr gjurmėt e tė cilit dalloheshin deri nė vitet `60. Mė pas u hap sektori i parė me galeri e punime tė pjerrėta qė shkonin deri nė -71m nga niveli i detit pra afėr 300 m poshtė nivelit tė sotėm tė qytetit. Sektori i tretė ėshtė ndėrtuar me punime horizontale dhe puse qė pėrfshijnė horizontet nga +180m deri nė thellėsinė – 218m. Fusha e dytė ėshtė hapur edhe ajo me punime horizontale e puse qė pėrfshijnė nivelet nga 375m nė -230m. Edhe nė pjesėn mė veriore puset e ndėrtuar aty shkojnė 500 m thellėsi.



Kush nga Sekretarėt e parė nė Tepelenė ishte mė i lidhur me minierėn?



-Pa dyshim Rebani Shehu. Ishte njė njeri me botė tė madhe qė i kuptonte dhe i donte njerėzit pėr atė qė ishin jo pėr ēka mendohej tė qenė. Vėshtronte jetėn me realizėm dhe pėrpiqej ta bėnte mė tė mirė duke besuar me sinqeritet nė aftėsinė e shoqėrisė shqiptare pėr progres. Ra viktimė e njė drame tipike tė jetės konservatore tė provincės shqiptare tė asaj kohe qė u shfrytėzua politikisht nga Enver Hoxha.



Si ishte ushqimi nė minierė dhe a kishte kapanone fjetjeje? Si ishin kushtet?



-Nė kontekstin e kohės kur jeta nė fshat varfėrohej pėr vit dhe shoqėria shqiptare varfėrohej pėr vit, kushtet e ushqimit dhe tė strehimit pėr beqarėt nė Memaliaj ishin mjaft tė kėnaqshme. Kishte mensa nė ēdo sektor dhe kuzhinierė tė talentuar qė dinin ē’tė gatuanin e si ta gatuanin. Mensa kishte dhe nė qytet. Fjetoret nuk ishin kapanone, por godina dy apo trekatėshe me dhoma tė vogla ku flinin dy e tre apo katėr punėtorė. Ēdo sektor kishte banjo-gardėrobėn e vet dhe infermieri urgjence.

Ishin ky standard qė e bėnte Memaliajn tė preferohej pėr t’u emėruar nga tė gjithė specialistėt e degės deri nė kohėn qė u hap Valiasi me Tiranėn pranė.



Kur u mbyll kjo minierė dhe pse?



-Rrokullisja e sistemit politik kishte dhėnė efektet e veta nė ekonominė shqiptare qė pėrpara vitit 1990. Pėrmbysjet politike pėrfshinė edhe bazėn ekonomike nė tė gjitha shtresimet e saj. Nė fillim ra tregu, rrjedhimisht tė ardhurat pėr paga, mirėmbajtje dhe investime. U shthur disiplina dhe filluan shkatėrrimet, abuzimet dhe vjedhjet e asaj ēka mund tė vidhej. Shteti e kish humbur kontrollin dhe financa ndėrkombėtare nuk mund tė subveciononte veēse asistencėn. Privatizimi ishte artificial dhe pėrvetėsues. Miniera qė nė vitin 1990 prodhoi mbi 540 mijė ton qymyrguri u shkri nė ndryshkun e paaftėsisė qeverisėse dhe babėzisė sė rrėmujave .

Pėr minierėn e qymyrgurit Memaliaj ka patur programe tė qarta ekonomike dhe teknike tė mbijetesės sė saj tė miratuara ato edhe nga organizmat financiare ndėrkombėtare e tė hartuara nga specialistė tė aftė vendas e tė huaj. Ka qenė politika ajo qė solli shkatėrrimin e kėsaj miniere, ka qenė qeverisja e vendit ajo qė shpuri katastrofėn nė frontet, ku punonin mbi 2000 minatorė. Ka patur njė plan veprimi social pėr qytetin e Memaliajt tė hartuar nga organizma ndėrkombėtare tė specializuara me insistimin e specialistėve qė e donin Memaliajn. Qeverisja e vendit asnjėherė nuk u morr me kėtė ēėshtje dhe praktikisht e ka grisur atė plan me kohė duke e lenė qytetin e Memaliajt tė djerret pėrditė. I ashtuquajturi “Ristrukturim i minierės Memaliaj”, si gjithė ristrukturimi i ekonomisė shqiptare tė asaj kohe ishte njė farsė tragjike pėr nga pėrfundimi.

Pas vitit 2006 nuk ka patur mė Miniera e Qymyrit Memaliaj.

- A mund tė hapet sot ajo dhe si?

-Ėshtė marrė njė lejė shfrytėzimi pėr njė zonė tė minierės sė Memaliajt, atė qė quhet Pusi nr.2 dhe qė pėrfshin puset 4-8. Ėshtė njė nismė qė kėrkon vėshtrim serioz dhe njėherėsh tė bėn tė rikthehesh tek politika e ndjekur. Nėse miniera do tė ishte konservuar dhe nuk do tė ishte mbyllur, ėshtė e sigurt qė nuk do tė kishte asnjė hezitim pėr tė filluar prodhimin e qymyrit tani qė tregu e kėrkon. Burimet e qymyrit nė vendin tonė nuk janė aq tė dėshiruara, Memaliaj ėshtė i dėshiruar, por kėrkon investime tė rėndėsishme qė tė bėhet minierė e rėndėsishme. Nė kohėn e sotme edhe kriza globale edhe gjendja specifike e vendit tonė bėjnė qė investimet e rėndėsishme ose tė mungojnė ose tė jepen me shtrėngesė tė madhe. Ēdo tė bėjė lejemarrėsi i Memaliajt unė nuk e di. Di tė them qė investimi nė Memaliaj ėshtė i sigurt dhe efektiv.