Krishterimi,Islami,Judaizmi,Budizmi,Hinduizmi ... permbrenda tyre - katoliket,ortodokset,sunitet,shiitet,protestantet, ... religjioziteti vie ne shume ngjyra.
Ata qe e braktisin religjionin ,e humbasin besimin apo i ndryshojne bindjet e tyre, gjetja e ndonje etikete munde te jete e rendesishme.Qe te jete adekuate ,kjo etikete e re duhet patjeter ti pershtet pikepamjeve te tij per boten dhe ne menyre precize te percjell mesazh qe mbartesi i tij e posedon.Pervec tjerash fjalet kane definicionet e tyre ,historine,ngjyrimet e tyre,kuptimet....Madje edhe ata qe asnjehere nuk kane besuar,jane ne medyshje - A jane ateiste,agnostik apo dic tjeter.Joreligjioziteti gjithashtu ka ngjyrimin dhe nuancat e tij.
1.Ateist - termi ateizem ne nje veshtrim te gjere ,eshte,refuzim i besimit ne egzistimin e perendive.Apo qendrim qe perendite nuk egzistojne....Shikuar historikisht ateizmi mbart dy kuptime : ateizmi pozitiv - pohimi qe nuk egzistojne qenie hyjnore dhe ateizmi negativ : mungese besimi ne keto entitete/entitet hyjnor.Ateizmi gjithmon eshte konkret,kundershtim apo opozite e teizmit qe eshte dominant ne nje shoqeri...Nje ateist merr poziten e vezhguesit te pa anshem i cili e pranon vetem ate qe eshte.Nese behet e qarte qe zoti egziston atehere ky vezhgues neutral nuk ka problem te pranoj nje fakt te tille...ne pergjithesi ateisti-ateistja eshte femij i racionalitetit.Aty ku nje besimtar-besimtare e ka zavendesuar racionalitetin me besimin(iracionalen),ateisti edhe ne kete segment mbetet racional.
2.Anti-teist- Kur dikush thote qe jam anti-teist ,ai ne te vertet thote : "religjioni eshte i demshem ...".Kjo etikete nenkupton edhe minimum angazhim ne kete drejtim,e cila shkon edhe nje hap para me shume se sa ndarjen e religjionit nga shteti dhe insistimit qe sistemi shkollor te mos ndotet nga idete kreacioniste....Anti-teizmi gjithashtu hedh poshte legjitimitetin e besimt ne fushen e moralit dhe te njohurive te fenomeneve.Shpesh do te ndegjoni nje anti-teist duke folur per krimet/vrasjet e bera ne emer te qellimeve hyjnore si : gurezimi,inkuzicioni,persekutimin e njerezve me bindje tjera,gjymtimin gjenital etj.
3.Agnostik : edhe pse jane aleat natyror,ateistet i akuzojne agnostiket qe " nuk kane guxim te deklarohen hapur si ateist ...".Ne te verte mbas etiketes agnostik shume here qendron njeriu i cili i ike ketij termi per vetdeklarim ,me qellim qe te ai,familja,miqet te mos ndihen te rrezikuar/kercenuar nga shumica ....mirepo ne thelb Agnosticizmi paraqet nje palete te gjere te pozitave intelektuale qe e bejne te pavarur nga ateizmi.
Kemi agnosticizmin e forte qe thote : egzistimi i zotit per njeriun eshte pergjithmon e pamundur ta kuptoj,mbetet i panjohshem.Dhe agnosticizmin e dobet qe do te permblidhej ne thenien - "Une nuk e di a egziston zoti ..." .Gjithashtu agnosticizmi munde te paraqitet si skepticizem dhe munde te permblidhet si : agnosticizmi nuk eshte besim (kredo) ,por metode e cila parasheh aplikimin rigoroz te parimit : perfundimet qe nxirren qe nuk permbajne evidence ,apo qe nuk jane te vertetueshem - nuk i pranojme si fakte ...
4.Skeptiku : tradicionalisht skeptiku eshte nga ato qe dyshon ne dogmen dominante religjioze.Per dallim nga agnosticizmi i cili eshte i koncentruar ne zotin,skepticizmi eshte,nje pozite intelektuale me e gjere dhe munde te konsiderohet si nje qasje me perfisherese mbi jeten.Skeptiku,ne thelb,kritikon prirjen e njeriut qe te besoje pa pasur fakte te vlefshme.
5.Mendimtari i lire - termi paraqitet aty nga shekulli 17 ne Angli.Ashtu deklaroheshin ata qe e refuzonin kishen dhe besimin fjale per fjale nga bibla.Behet fjale per nje pozite intelektuale ku per baze mirren mendimet qe bazohen ne logjiken dhe faktet,e jo ne autoritetin dhe traditen.Ne kohen e vet kjo etikete vlente per Volterin,J.Lok-un etj. ,ndersa mgazina The Freethinker botohet prej vitit 1881 pa nderprere...duke marr parasysh qe etiketa Freethinker nuk mbart konatacion negativ ne publikun e gjere si termi Ateist ,eshte duke u rritur popullariteti i etiketes mendimtar i lire.Nga pikepamja e publikut te gjere ,kjo etikete eshte zgjedhje e mire,sepse (per dallim nga ateistet) nuk percaktohet negativisht ne raport me religjionin.Eshte i definuar si afirmim proaktiv dhe pozitiv ndaj fakteve/deshmive.
6.Humanisti : Termi ateist dhe anti-teist fokusohen ne mosbesimin ne zotin.Shprehja agnostik ,skeptik dhe freethinker fokusohen ne njohurine,njohjen e botes.Per dallim nga keta ,termi humanist ne rend te pare vendose vlerat etike.Humanizmi promovon mireqenien (prosperitetin), permes termeve ndjeshmeri,dhembshuri,solidaritet,barazi,bashkepun imin midis njerezve pa dallim,individualitet.Behet fjale per promovimin e vlerave qe pajtojne nevojen per zhvillim individual ne nje komunitet me te tjeret...duke paur parasysh qe behet fjale per vlera te cilet,(te pakten formalisht) i promovojne ne retoriken e tyre edhe shumica e religjioneve monoteiste,humanisti Thekson qe qe burimi i idealeve te tij nuk jane librat e shenjte,por jane te perqendruar ne Njeriun.
Sic munde te shihet nga dy manifestet e Humanizmit (Humanist Manifesto I -1933 dhe Humanist Manifesto II - 1973 nuk ngurrojne te perdorin terminologjin religjioze si gezimi i jetes,providence,maturi,qetesi shpirterore,...Neohumanizmi nenkupton qe shpirterorja dhe ritualet ti mirren religjionit dhe te vendosen ne kontekstin sekular/laik,duke spjeguar qe nje gje e till i kontribon shtimit te kualitetit te egzistences se njeriut.
7.Panteisti- gjersa Humanisti nga religjioni "vjedh" ,mandej transformon Etiken dhe miqesine,Panteizmi koncentrohet ne vete thelbin e shpirterores si - modestia,mrekullia dhe transcedentalja.Panteistet ... World Pantheism Njeriun e shohin si pjese te natyres dhe si simbioze e tij me univerzin, qe permes nesh ai behet i vetedijshem.E cekin Karl Sagan-in si inspirues te tyre.(shiqo ne youtube - Symphony of science ).
Mirepo alternativat me kte nuk shterren.Njeriu munde te jete edhe Deist (qe shumica e besimtareve te deklaruar ne te vertet jane te tille ).Deisti nuk beson ne mrekullirat ,zbulesat hyjnore apo shpalljet,librat e shenjte,mirepo Beson qe Bota -njeriu eshte eshte dizejnuar nga nje fuqi intelegjente/krijuese dhe kesaj fuqije munde te ju ofrohemi permes arsyes...Apo dikujt me mire do i pershtatej Natyralizmi - pozicion filozofik qe mban qendrim qe Ligjet Natyrore jane te vetemet Ligje qe drejtojen Univerzin dhe nuk ka nevoje dhe vend per postulate mbinatyrore...Ndokush munde te mjaftohet qe eshte vetem Sekularist - dhe vlereson qe standartet e moralit jane te vetmit meritor per vleresimin "i ke bere mire apo keq njeriut" ne kete bote ,dhe religjinoni ketu nuk ka cka futet dhe te formuloje moralin.
Krijoni Kontakt