Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    Paçë me trutë e Skënderbeut!

    ©Paçë me trutë e Skënderbeut! (ese)©

    Polici i doganës së Rinasit, klithi: uau, kur pa qindra tenxhere inoksi të rradhiteshin me kujdes përbri portës kryesore të ndërtesës.
    Tre punëtorë po i ngarkonin ato në një mikrobuz të kuq, i cili u nis menjëherë drejt sheshit Skënderbej. Furgoni e bëri këtë rrugë edhe shumë herë të tjera.
    Brënda dy ditësh ai shkarkoi rreth treqind mijë tenxhere përreth bustit të Skënderbeut.
    Qarkulluan thashathemet se tenxheret me inoks special kishin ardhur nga Parisi.
    -Ah, mos më thuaj se kush i ka sjellë? E di… i ka blerë shkrimtari ynë i madh për të na mësuar se si gatuhen gjellët demokratike! Tani po e kuptoj,përse edhe shteti ynë i dhuroi atij katër metra katrore tokë në shkëmbin e Kavajës, me qëllim që ai të vrojtojë me dylbinj peshkaqenët turq ose sllavë, dhe túa nxjerrë sytë atyre me penën e tij- tuturiti një plak duke dridhur kokën dhe buzët e poshtme.
    -Lëri lloqet, plak matuf, por përvishju punës se mbas pak do vijnë të hanë paçë historianët, poetët dhe politikanët e famshëm. Supë me trutë e Skënderbeut!
    -Më, sa e shijshme, u lëpi kuzhinieri me supën ende shumë të nxehtë. Ai i mbante trutë e Skënderbeut në një garuzhde të madhe, dhe e zhyste atë në cdo tenxhere, katër minuta, me qëllim që lëngu i truve të tij të kullonte në cdo tenxhere. Trutë sa herë që dilnin nga uji i nxehtë i cdo tenxherje, rrudheshin, treteshin, saqë kur dolën nga tenxherja e tetëqintë , ishin gërryer plotësisht. Kuzhinieri tashmë vetëm se ziente një skelet, kafkën e kokës.

    Politikanët me automjetet zhurmëmadhe mbërritën të parët.
    -U pagua fatura e majme e tenxhereve- e pyeti një gazetar ministrinë e ushqimit?
    - Patjetër, pjesën më të madhe e pagoi shteti shqiptar. Një tenxhere e pagoi shkrimtari ynë i madh, me fitimet e librit të tij: Kështjella! Pak rëndësi ka kjo! Rëndësi ka që populli ynë do të shijojë në kulm, paçën me trutë e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.
    Ministri u mënjanua pak, i pëshëpëriti diçka kuzhinierit në vesh. Ky i fundit i dorëzoi veshin e majtë të Skënderbeut në një copë letër të zezë.
    -Veshi i majtë ishte për poetët dhe shkrimtarin tonë të madh apo jo?
    -Po, po,pa veshin e Skënderbeut si do t’i zbulojmë në tërmetet? Si do t’i dëgjojmë në oshëtimat e topave të armiqve tanë serbë, turq, por edhe evropiane. Ja, pa të , nuk mund t’i dëgjojmë klithmat seksuale të homoseksualëve holandezë?! Hë, hë, rrofshin veshët e Skënderbeut, u krenua ministri i mbrojtjes, i cili ia rrëmbeu prej duarsh veshin e djathtë poetëve dhe këngëtarëve dhe i valviti plot krenari ata në ajër .
    Kuzhinieri i dorëzoi në vazhdim ministrit të mbrojtjes hundën e Skënderbeut. Ndërsa përkrenaren e Skënderbeut e mori kryeministri. Ai u zemërua sepse maja e mprehtë e saj ishte këputur dhe sipas tij kjo kishte ndodhur ngaqë atë e kishte përdorur ministri i financave gjatë një kokëpërplasje me të, pardje natën vonë në rrugën e kombit.
    Të nesërmen shkrimtarët dhe poetët shkruan tregime e poezi rreth shijes mitologjike që zbuluan tek supa e Skënderbeut. Dikush propozoi që t’i jepnin nga një pjatë supë edhe vëzhguesve evropianë. U bë. Në të gjithë kuzhinat e trupeve diplomatike në Tiranë u dërgua një tas me supë, të gatuar në fakt me skeletin e kokës së truve të Skënderbeut. Trutë ishin tretur qysh ditën e parë, e megjithatë supëngrënia përbri shtatores së Skëndërbeut u bë cdo ditë dhe më popullore.
    Të nesërmen ambasadori amerikan pohoi i egzaltuar prej supës: nëse Hitleri, Musolini, Stalini, Hoxha, do të kishin ngrënë supën e Skënderbeut, nuk do të kishim pasur Luftë të dytë Botërore , as komunizëm!!
    Ndërsa ambasadorët evropianë, vetëm se teshtinë fort, katër herë.

    Historianët , që shtohen dita ditës ,llustrojnë këpucët , hekurosin këmishat dhe flasin orë të tëra për fuqinë mitologjike që ka shpata e Skënderbeut. Ndodh që me shpatën e Skënderbeut shtypin morrat e armiqve para kamerave. Më pas po para kamerave hanë një pjatë supë. Sa më shumë ata shfaqen para kamerave e flasin për shijet legjendare të supës Skënderbeane, aq më shumë shtohen rradhët e bark-uriturve në sheshin Skënderbej.

    Shqiptarët e kanë refuzuar disa herë anëtarësimin evropian sepse ata kanë frikë lopët e cmendura holandeze, angleze dhe gjermane. Shqiptarët propozuan atëherë që çmenduria e lopëve kurohet vetëm nëse atyre u hap një vrimë me majën e shpatës së Skënderbeut. Evropianët nuk ranë dakort, ndërsa shqiptarët këmbëngulin në mjekimin e vetëm të lopëve të cmendura që gjithnjë sipas tyre bëhet duke ia shpuar trutë lopës me majën e shpatës së heroit të tyre kombëtar.

    Kohët e fundit, po ngrihen zërat se po injorohet me qëllime dashakeqase supa e heroit kombëtar. Kadarea shkroi për këtë në gazetën shekulli në vitin 2007, një letër ku thonte se “është fëlliqësi dhe tradhëti të hedhësh baltë mbi tenxheren e supës së Skënderbeut”
    Ai refuzoi gjithashtu kur kuzhinieri propozoi që për zjarr të mos përdoren vetëm eshtrat e ushtarëve turq që u vranë gjatë “rrethimit të kështjellës së Skënderbeut” por thjeshtë dru të pyjeve shqiptare.
    Por Kadare mbasi firmosi peticionin e famshëm,u ngritën në këmbë qindra historianë, këpucarë, lopçarë, dhe e mbytën kuzhinierin.

    Kuzhinieri deri dje bënte të njëjtën gjë: e ziente dhe riziente, ndoshta për të tremiliontën herë kafkën e truve të Skënderbeut për të bërë paçën e famshme. Por sot në mëngjes, përdori kokën e një plaku që i ra të fikët mbasi sipas plakut, kafka e Skënderbeut nuk kishte vitaminat e mjaftueshme për të qëndruar në këmbë. Sapo ishte gdhirë dhe në shesh atë moment ndodhej vetëm kuzhinieri dhe plaku.Kuzhinieri kur u sigurua se plaku kishte vdekur, ia hoqi kokën fët e fët, e ropi dhe e ziu fshehurazi në të gjitha tenxheret.
    Në mëngjes, si zakonisht, të pastrehët lëpinë thonjtë me supën e Skënderbeut.
    -E paske qarë sot, o usta, supën- e lëvdoi një plakë dhëmbhumbur.
    Në drekë reaguan me të njëjtët komplimente edhe historianët dhe këngëtarët.
    -Sot kuzhinieri, u desh të përdorte kokën e një gruaje të pastrehë, të cilës i ra të fikët duke i dhënë sisë fëmijës,e ulur në bordurën e bustit të Skënderbeut.

    - Atë mesditë ajo do të këndontë këngë të lavishme për ditlindjen e Skëndërbeut- i pati thëne kuzhinierit. Ky i fundit, lotoi, ndërsa pa në bordurën e bustit të Skënderbeut, copën e letrës të përgjakur, ku ajo kishte hedhur në vargje këngën e saj Skënderbeane. Me ato vargje, poetët thurën këngë të lavdishme për një heroinë që sakrifikoi jetën e saj për Skënderbeun. Mjaullimat e foshnjës së saj jetime, trazojnë herë pas here këngët melankolike të poetëve…

    ©rezart palluqi©
    Ndryshuar për herë të fundit nga RSHP : 21-01-2014 më 16:38 Arsyeja: titulli
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan RSHP për mendimin e shprehur në këtë postim:

    mjergull (24-04-2015),skender76 (14-04-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    180

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Te keshilloj ti drejtohesh nje psikologu, sa me shpejt.

  4. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Shabon, psicologu s'ben derman ne te tilla raste kur idiotesia eshte ne fazen finale...palluqi prapesepape palle eshte..!!!
    Jarigas

  5. #4

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Shabon, psicologu s'ben derman ne te tilla raste kur idiotesia eshte ne fazen finale...palluqi prapesepape palle eshte..!!!
    une jam per psikolog, shqiptaret e infektuar nga nacionalizmi idiotesk, skenderbean, kane nevoje per te shkuar te psikiatri,

    shqiptaret merren me nacionalizem, por harrojne se jane vend i shkaterruar, nuk kane armatim, ushtri te forte,
    ekonomi te forte,
    shkurt nje vend i mbaruar qe merret me nacionalizem
    ose nje dhi e zgjebosur me bishtin perpjete,

    tungjatjeta
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  6. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Citim Postuar më parë nga RSHP Lexo Postimin
    une jam per psikolog, shqiptaret e infektuar nga nacionalizmi idiotesk, skenderbean, kane nevoje per te shkuar te psikiatri,

    shqiptaret merren me nacionalizem, por harrojne se jane vend i shkaterruar, nuk kane armatim, ushtri te forte,
    ekonomi te forte,
    shkurt nje vend i mbaruar qe merret me nacionalizem
    ose nje dhi e zgjebosur me bishtin perpjete,

    tungjatjeta
    Nje "psikolog" qe perdor terma te pakuptimta si "nacionalizem idiotesk"?!?! E shumta mund te jesh "idiotolog" qe merret me idiotesira te ketij lloji.....gjera. qe s'kane asnje lloj ndihmese per kete vend te "shkaterruar" siç e quan zotrote...plus shkrimin e nje "ese-je" te peshtire po aq sa qellimi per te cilin eshte shkruar...."psikologu i ushtrise se vdekur"....!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 14-04-2014 më 03:43
    Jarigas

  7. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    RSHP,
    Kjo qe na ke sjell esht kryeveper!!!

    Ajo "sup" ka mbajt dhe po mban gjall shume felliqsira....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Kombi ka vlerat e veta qe konsiderohen si te shenjta.
    Nuk krijohet nje komb me gjuhen e pushtuesit apo te fqinjeve.
    Duan ta sulmojne kete komb ne emer, ne gjuhe dhe ne histori.
    Ne vendet e zhvilluara me ceshtjet e kombit nuk merren gazetarucat spurdhjake apo poetuca e shkrimtaruca qe vetequhen te tille dhe nuk kane shitur akoma as 2 koq€ libra, por gjuhetaret, historianet apo specialiste. Nese nuk ju pelqen supa e Skenderbeut do hame supe me te menderosur, ate te "shpetimtareve" qe nuk dine te mbajne as shpaten e as penen, te atyre qe e konsiderojne veten barinj, por qe nuk dine te mbajne as kerraben per te udhehequr tufen qe quhet "popdhi".
    Patriotizmi shqiptar nuk duhet t'u nenshtrohet deshirave dhe tekave te disave qe nuk denjojne te pranojne historine e vertete qe realisht ka ndodhur. Te gjithe kane te meta, por kemi personalitete nga me te medhenjte dhe nga te cilet duhet te marrim edhe shembull. Secili duhet te jape kontributin e vet duke pranuar te miren e pergjithshme ne interes te kombit gje qe te ben edhe patriot te ndershem.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  9. #8

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    Kombi ka vlerat e veta qe konsiderohen si te shenjta.
    Nuk krijohet nje komb me gjuhen e pushtuesit apo te fqinjeve.
    Duan ta sulmojne kete komb ne emer, ne gjuhe dhe ne histori.
    Ne vendet e zhvilluara me ceshtjet e kombit nuk merren gazetarucat spurdhjake apo poetuca e shkrimtaruca qe vetequhen te tille dhe nuk kane shitur akoma as 2 koq€ libra, por gjuhetaret, historianet apo specialiste. Nese nuk ju pelqen supa e Skenderbeut do hame supe me te menderosur, ate te "shpetimtareve" qe nuk dine te mbajne as shpaten e as penen, te atyre qe e konsiderojne veten barinj, por qe nuk dine te mbajne as kerraben per te udhehequr tufen qe quhet "popdhi".
    Patriotizmi shqiptar nuk duhet t'u nenshtrohet deshirave dhe tekave te disave qe nuk denjojne te pranojne historine e vertete qe realisht ka ndodhur. Te gjithe kane te meta, por kemi personalitete nga me te medhenjte dhe nga te cilet duhet te marrim edhe shembull. Secili duhet te jape kontributin e vet duke pranuar te miren e pergjithshme ne interes te kombit gje qe te ben edhe patriot te ndershem.

    Une zoterinj, i bej thirrje shqiptareve te bejne shtet, t' i ngjajne skenderbeut ne vepra, dhe jo fjalle, lloqe kavaje!
    ka ketu e 75 vjet, qe po tallemi me skenderbeun, jemi krenare me te, nderkohe qe nuk sillemi, nuk mendojme, nuk veprojme si ai,
    por si nje ushtri shkatarraqe, pa ushtri,
    jemi shteti me kot ne te gjithe evropen, me ekonomi te vdekur, popull qe ka marre arratine ne kurbet dhe ai qe jeton atje
    i ngre syte nga qielli si pule budallaqe, nga papunesia, parrugedalja,

    prandaj!!!! poshte,m vdekshin ata qelbesira politikane, poete, shkrimtare qe spekulojne me famen e skenderbeut!
    duke i dhuaruar popullit krenari boshe
    ne vend qe t' i dhurojne krenarine e merituar, nje shtet te drejte,me shkolla, pune, mireqenie,
    dhe nje vend i mbrojtur ashtu sic duhet,

    dhe ju Elian, sa per ate komentin e shkrimtarucit,
    prit edhe pak, se do shohesh ti se me ke flet?
    me nje shkrimtaruc, apo shkrimtar guximtar, qe nuk ka lindur ne djepin e NENES PARTI
    sepse keshtu jeni mesuar ju, me shkritmare qe flasin me dorashka, qe fjalet filtrohen perpara ne siten e diktatorit
    dhe qe histoprine e shkruajne sic do PARTIA, po PO, PARTIA
    SEPSE PARTIA DESHI QE SKENDERBEU TE NGRIHET NE AJER, DHE E BENE SHKRIMTARET E SAJ, KADAREJA ME SHOKE!
    PARTIA SPEKULOI NE KULM ME SKENDERBEUN, ASHTU SIC PO SPEKULOJNE EDHE SOT, PA PIKEN E TURPIT,

    EDHE NJE HERE, RROFTE SKENDERBEU, KEMBET I NGRITSHIN PERPJETE TE GJITHE ATA POLITIKANE DHE ARTISTE
    QE PERFITOJNE , SPEKULOJNE ME FAMEN E TIJ, POPULLIT, NE VEND TE OKSIGJENIT I OFROJNE TYM TANKU, DHE TYM
    TIGANI NE ZJARR PA VAJ
    Ndryshuar për herë të fundit nga RSHP : 14-04-2014 më 06:52
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Po mire ti mor mik, qe ke shkruar kete essene, dhe qe po na ofendon te gjitheve qe meqe jemi fukarenj nuk kemi te drejte as te krenohemi me heronjte tane.Ku eshte e keqja qe permendet skenderbeu si nje gje pozitive e jona. Duam edhe "ne" te krenohemi me dicka.Cpune te prishi kjo??Meqe jemi pa ekonomi, pa para dhe pa udheheqes te zote duhet te qajme dhe ulim koken gjithe diten...?Per mua je jo vetem shkrimtarruc por edhe antishqiptar ,se eshte bere "si o modes" kohet e fundit te qenit kunder atyre pak figurave te shquara qe kemi edhe ne si shqiptare.Dhe se fundi nese vazhdon akoma te quhesh shkrimtar per mua je i deshtuar dhe i mbushur me mizerje brenda vetes tende dhe si te tille kerkon qe te ndjehen te gjithe.

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2005
    Postime
    40

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    ketij muhabeti i thone ;

    mire qe na ngordhi kali po nuk po na lene as mizat dreqi e mori

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •