Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 70
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Erjon Brace:

    Sazani del ne rruge dhe uleret: mos ma prekni Lumin!!;

    Mesila e mbeshtet dhe kerkon edhe ajo: mos ma prekni Lumin!!;

    Luli zgjohet dhe nxjerr nje deputet te tij te thote: Qeveria po shet Lumin!!

    Ministri i Energjise del publikisht e thote: Ska as projekt e as interes; nese do kete do ndalim cenimin e interesave tona!!;

    Kryeministri i Shqiperise konfirmon zyrtarisht se: Eshte zhurme e kote ose shume zhurme per asgje!!;

    Luli nuk del serish vete por nxjerr Panoramen:
    Qeveria e Maqedonise ka miratuar dy projekte!!;

    Atehere Luli serish nxjerr zedhenesen e tij deputete dhe ajo lexon Panoramen: Rama genjeu, Qeveria e Maqedonise ka miratuar dy projekte!!

    Qeveria e Maqedonise nxjerr Ministrin e Ekonomise i cili thote qarte:

    NUK KA PROJEKT, NUK KA FINANCIM, NUK KA STUDIM AMBJENTAL; NUK MUND TE BEHET PA SHQIPERINE DHE PA PARE INTERESAT E BANOREVE TE ZONES DHE SHQIPERISE SI PALE NE MARREVESHJE!!!!

    Luli ska nxjerre ende njeri per sot por Panorama nuk ka kerkuar ndjese ende!!

    LULEZIM, THUAJI ATIJ KESHILLTARIT TE VJETER SE STRATEGJIA E TENSIONIT ME TE PAVERTETA NUK MBLEDH NJEREZ!!

    Skeme e vjeter dhe e deshtuar strategjia e tij; nejse, nuk di te bej me shume se kaq, thjesht replikon veten!!
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #12

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt


  3. #13

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Bota e civilizuar ka reaguar me kohe kunder ketij projekti. Siē duket as qeveria Berisha nuk e ka vene ujin ne zjarr.

    Hydro power plants endanger the Balkan lynx in Macedonia

    http://bankwatch.org/node/9672

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    O shoku shpellar, ky dokument eshte konceptimi i masave te mbrojtjes per projektin mbi energjine e riperterishtme. Ideja, dhe jo projekti. E ke me te medhaja qe ne fillim te dokumentit.

    Sic e shikon vete eshte i vitit 2011 dhe per me teper lumi Radike spermendet ASNJEHRE! Flitet per liqenin e Mavrovit.

    Idiotesiret dhe idiotet PeDe-iste skane fund!
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Radika, Banka Botėrore po shqyrton kėrkesėn pėr HEC Lukovė

    Kostoja - Projekti i paraqitur pritet tė kushtojė rreth 80 milionė euro dhe tė prodhojė 160 milionė kilovat/orė energji elektrike nė vit
    Mavrov - Rezervuari parashikohet tė ndėrtohet nė Parkun Natyror tė Mavrovos dhe do tė ketė madhėsi qė do tė variojė nga 0.1 nė 1.5 kilometra katrore
    Ndikimi - Radika ėshtė kontribuues i Drinit dhe heqja e 2 metrave kub ujė pėr sekondė, ose 63 milionė metėr kub nė vit, ndikon nė HEC-et tona


    Shqipėria, Kosova dhe Greqia do tė duhet tė pyeten nė lidhje me devijimin e ujėrave

    Gjergj Erebara

    Banka Botėrore ėshtė aktualisht duke shqyrtuar kėrkesėn e Maqedonisė pėr financimin e projektit tė devijimit tė ujėrave tė lumit Radika pėr njė hidrocentral tė ri dhe pėr tė shtuar furnizimin me ujė nė tre hidrocentrale ekzistuese nė kaskadėn Mavrovo. Lajmi bėhet i ditur nga dokumentet e publikuara nė faqen zyrtare tė Bankės Botėrore nė internet. Projekti i detajuar synon tė marrė nė lartėsinė 1500 metra mbi nivelin e detit mesatarisht 2 metra kub ujė nė sekondė nga baseni kullues i Adriatikut dhe ta transferojė kėtė sasi nė basenin kullues tė Egjeut. Projekti parashikon ndėrtimin e njė hidrocentrali tė vogėl me fuqi 5 MW me digė dhe njė rezervuar tė aftė pėr tė magazinuar 39 milionė metra kub ujė. Rezervuari parashikohet tė ndėrtohet nė Parkun Natyror tė Mavrovos dhe do tė ketė madhėsi qė do tė variojė nga 0.1 nė 1.5 kilometra katrore. Energjia totale e prodhuar nga hidrocentrali i ri 5 MW dhe nga rritja e prodhimit nė tre hidrocentralet ekzistues poshtė rrjedhės pritet tė arrijė nė 160 milionė kWh nė vit. Diga e projektuar ėshtė 320 kilometra e gjatė dhe 70 metra e lartė.

    Marrėveshja e kufirit me Kosovėn

    Banka Botėrore vėren nė raportin e saj se marrėveshja pėr delimitimin e kufirit mes Maqedonisė dhe Kosovės e arritur nė vitin 2009, ia dha tė gjithė zonėn ujėmbledhėse tė Lukovės, Republikės sė Maqedonisė. Pavarėsisht kėsaj, BB thotė se Maqedonia, Shqipėria dhe Greqia do tė duhet tė japin leje pėr vijimin e kėtij projekti. BB thotė gjithashtu se projekti ka potencial pėr tė shkaktuar ndikime tė rėndėsishme negative nė mjedis nėse nuk menaxhohet mirė. “Gjatė periudhės sė operimit [projekti] do tė shkaktojė devijimin e ujit nga rrymat dhe pėrrenjtė nė sipėrfaqe nėpėr kanale dhe tunele, do tė ndryshojė hidrologjinė vendėse dhe do tė shkaktojė ca devijim uji (mesatarisht mė pak se 2 metra kub nė sekondė), nga baseni i Adriatikut nė atė tė Egjeut”, thotė dokumenti i BB.

    Politika OP 7.50

    Banka Botėrore ka njė set politikash paraprake, mes tė cilave ėshtė politika operacionale 7.50. Kjo politikė e vendosur nė vitin 2001, sanksionon qė ēdo projekt i Bankės Botėrore qė prek ujėra qė i pėrkasin mė shumė se njė vendi, nuk mund tė financohet pėr sa kohė njė vend nuk ka rėnė dakord mbi tė. Kjo politikė sanksionon qė para se tė financohet projekti, palėt e interesuara tė marrin njoftim dhe tė japin opinionin e tyre pėr pasojat qė mund tė kenė nga zbatimi i projektit. “Pėr shkak tė devijimit tė sasive tė vogla tė ujit (mė pak se 2m³/s) pėrgjatė ujėndarėses nga baseni i Adriatikut nė Basenin e Egjeut, politika operacionale 7.50 e Bankės Botėrore mund tė aktivizohet. Njė njoftim formal do t’i dėrgohet palėve tė prekura (Kosovės dhe Shqipėrisė, si dhe, pėr shkak tė rritjes sė prurjeve pėrmes Greqisė te baseni i Egjeut, njė njoftim duhet t’i dėrgohet edhe Greqisė gjithashtu”, thuhet nė projektin e BB, i firmosur mė 1 dhjetor 2012. Sipas politikės operacionale tė BB, nėse njė vend refuzon, BB mund tė ofrojė mundėsi pėr ndėrmjetėsim mes palėve pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet me mirėkuptim. Qėndrimi i qeverisė shqiptare mbi kėtė ēėshtje ėshtė i paqartė. Kryeministri Edi Rama deklaroi nė “Twitter”: “Lumi Radika, shumė zhurmė pėr asgjė! 1. S’ka projekt 2. S’ka gjasė tė ketė fillim tė njėanshėm 3. S’ka shans tė lejojmė prekjen e interesit tonė!”. Ndėrkohė, dokumenti i Bankės Botėrore i aksesueshėm nė faqen e internetit, e ka titullin: Lukovo Pole Water Regulation and Renewable Energy Project (LPREP). Ky projekt ėshtė nė fazėn e konceptimit, por ndėrkohė qeveria e Maqedonisė gjatė vitit 2012 ka kaluar procedurat e konsultimit publik dhe hartimit tė vlerėsimeve tė ndikimit nė mjedis. Pėr kėtė projekt, kanė hyrė nė veprim njė seri parakushtesh qė Banka Botėrore ka para se tė financojė njė projekt dhe parakushti i mirėkuptimit me vendet e prekura, nė kėtė rast, Shqipėria, Kosova dhe Greqia ėshtė njė prej tyre. Dokumentet mbi projektin janė hartuar deri nė nėntor tė vitit 2012. Ndėrkohė, media nė Tiranė ka publikuar njė dokument qė sugjeron se qeverisė shqiptare i ka ardhur njoftimi nga qeveria e Maqedonisė pėr tė kėrkuar leje pėr devijimin e prurjeve. Ministria e Ekonomisė nė Shqipėri thotė se ēėshtja ėshtė diskutuar me autoritetet maqedonase nė kuadėr tė shqetėsimeve tė popullsisė, por nuk ka kėrkesė zyrtare pėr leje nga Shkupi pėr devijimin e kėsaj sasie uji.

    Regjimi i ujėrave

    Lumi i Radikės ėshtė kontribuues i Drinit dhe heqja e dy metrave kub ujė pėr sekondė ose 63 milionė metėr kub nė vit, do tė prekė sasinė e ujėrave qė mbėrrin nė hidrocentralet shqiptare mbi Drin, Fierzė, Koman, Vau i Dejės dhe Ashtė. Nė kaskadėn e Drinit shpenzohet zakonisht 1 deri nė 1.4 metra kub ujė pėr ēdo kilovat/orė energji tė prodhuar. Heqja e 63 milionė metra kub nė kushte teorike sjell pakėsimin e potencialit prodhues energjetik tė Shqipėrisė me 50-60 milionė kWh nė vit, tė cilat kanė vlerė tregtare aktuale prej 2.5 deri nė 3 milionė eurosh, nėse marrim ēmimin minimal prej 5 cent pėr kWh. Por efekti real i heqjes sė kėsaj sasie uji nga rrjedha natyrore e Drinit varet edhe nga shumė faktorė tė tjerė. Shqipėria mund tė pėrballet edhe me mosmarrėveshje me kompaninė qė ka ndėrtuar me koncesion hidrocentralet e Ashtės, pasi nė kontratėn e firmosur mes palėve, qeveria del garant se sasia e ujit qė mbėrrin nė kėto hidrocentrale nuk do tė preket gjatė kohės sė vijimit tė koncesionit. Gjithsesi, projekti i Lukovės vėshtirė se mund tė zbatohet pa lejen paraprake tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Greqisė.

    Shqip

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Erjon Brace:

    Sazani del ne rruge dhe uleret: mos ma prekni Lumin!!;

    Mesila e mbeshtet dhe kerkon edhe ajo: mos ma prekni Lumin!!;

    Luli zgjohet dhe nxjerr nje deputet te tij te thote: Qeveria po shet Lumin!!

    Ministri i Energjise del publikisht e thote: Ska as projekt e as interes; nese do kete do ndalim cenimin e interesave tona!!;

    Kryeministri i Shqiperise konfirmon zyrtarisht se: Eshte zhurme e kote ose shume zhurme per asgje!!;

    Luli nuk del serish vete por nxjerr Panoramen:
    Qeveria e Maqedonise ka miratuar dy projekte!!;

    Atehere Luli serish nxjerr zedhenesen e tij deputete dhe ajo lexon Panoramen: Rama genjeu, Qeveria e Maqedonise ka miratuar dy projekte!!

    Qeveria e Maqedonise nxjerr Ministrin e Ekonomise i cili thote qarte:

    NUK KA PROJEKT, NUK KA FINANCIM, NUK KA STUDIM AMBJENTAL; NUK MUND TE BEHET PA SHQIPERINE DHE PA PARE INTERESAT E BANOREVE TE ZONES DHE SHQIPERISE SI PALE NE MARREVESHJE!!!!

    Luli ska nxjerre ende njeri per sot por Panorama nuk ka kerkuar ndjese ende!!

    LULEZIM, THUAJI ATIJ KESHILLTARIT TE VJETER SE STRATEGJIA E TENSIONIT ME TE PAVERTETA NUK MBLEDH NJEREZ!!

    Skeme e vjeter dhe e deshtuar strategjia e tij; nejse, nuk di te bej me shume se kaq, thjesht replikon veten!!
    Keta rilindasit socialiste si Erion Bracja, mistreci i Beratit, te lene me goje hapur me zgjuarsine e tyre!

    Pale ai Kryerilindasi qe thote: "Nuk ka projekt" kur kryeministri maqedonas dhe ministrat e tij jane shprehur hapur publikisht dhe po mbeshtesin kete projekt te tyre. Koketulet nuk e kuptojne qe ky eshte nje projekt i qeverise maqedonase brenda territorit te saj, dhe nuk eshte nje projekt i qeverise shqiptare. Dhe pala maqedonase, nese arrin te siguroje financimin e projektit, nuk ka perse i merr leje fare qeverise shqiptare per te ngritur kete HEC brenda territorit te saj.

    Qytetaret e zones dhe gjithe shqiptaret duhet te jene te shqetesuar mbi projektin, pasi do kete me pak prurje ujrash ne hidrocentralet shqiptare mbi lumin Drin qe do te thote, me pak energji elektrike e prodhuar ne vend. Pa perllogaritur problemet e tjera lokale te zones e banoreve qe perdorin ujin per vaditje e uje te pijshem.

    Maqedonia nuk ka nje orangotang per kryeminister por ka nje nga kryeministrat me te zgjuar e te suksesshem ne rajon, me profesion ekonomist e bankier, e jo piktor e rilindas sic e kemi ne ne Tirane. Kur pala maqedonase te siguroje fondet dhe te filloje punen per projektin, Bracja e Rama do te dalin ne televizor te bejne ate qe dijne te bejne me mire: te shajne e kercenojne me fjale qeverine maqedonase! Por pala maqedonase as nuk e pyet Ramen e Bracen se e di se me cfare speciesh ka te beje.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-01-2014 mė 00:47

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Kur behet fjale per ujerat nderkombetare nuk ka se si vepron as Maqedonia as Banka Boterore pa marreveshje me Shqiperine o tuaf

    Dolen si Maqedonia si BB ta permendnin fare qarte kete.

    Hajde se skeni pune tjeter juve. Beni llafe si gjithmone ne ajer dhe thoni e ndaluam ne projektin e Radikes

    Lere pastaj edhe titullin e temes si gjithmone dezinformues. Jeni bere boze fare
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Qeveria maqedonase: Nuk ka projekt konkret pėr Radikėn

    Dy ministra tė Qeverisė maqedonase ndodhen nė Tiranė, ku kanė zhvilluar njė takim me Kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra tė kabintetit qeveritar, me tė cilėt kanė diskutuar pėr cėshtjen e shumėpėrfolur tė devijimit tė lumit Radika.

    Pas kėtij takimi, ministri i Ekonomisė tė Maqedonisė, Valon Saraēini, ministri maqedonas i Ambientit Jetėsor, Abdilaqim Ademi, ministri i Jashtėm shqiptar Dimtir Bushati, ai i Energjisė dhe Industrisė Damian Gjiknuri, si dhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, dolėn nė njė prononcim pėr mediat.

    "Eshtė pėr tė ardhur keq qė edhe nė ato raste kur ka njė dialog tė mirėfilltė mes dy qeverive pėr tė adresuar ēėshtje qė kanė njė impakt ndėrkufitar, sėrish ka spekullime pėr gjoja humbje tė interesave kombėtare tė njė shteti. Nuk ka asnjė projekt pėr devijimin e lumit Radika. Ne besojmė se perdorimi i ujerave jane ēeshtje te rendesishme dhe ato diskutohen nė pėrputhje me konventat ndėrkombėtare", tha ministri i Jashtėm Bushati.

    Ministri siguroi se Qeveria shqiptare do tė mbrojė dinjitetin kombėtar, integritetin territorial dhe tė gjitha interesat e qytetarėve shqiptarė.

    Nga ana e tij, ministri i Ambientit Jetėsor Abdilaqim Ademi, theksoi se bashkė me kolegun e tij ndodhet nė Tiranė jo vetėm pėr tė informuar, por edhe pėr tė sqaruar se pėr idenė e vjetėr qė ėshtė vetėm nė letėr pėr devijimin e lumit Radika, nuk ka asnjė projekt apo studim pėr impaktin nė mjedis.

    "Pėr sa kohė nuk ka njė projekt dhe njė studim tė mirėfilltė, atėherė nuk ka nevojė pėr shqetėsim. Nė bazė tė konventave ndėrkombėtare, kur fillohet njė projekt i tillė, nė njė fazė tė caktuar duhet pyetur opinioni publik, si dhe duhen bėre bisedime me vendet fqinje", sqaroi Ademi.

    Nė tė njėjtėn linjė ishin edhe ministrat e tjera nė prononcimet e tyre.

    ---------------------------------------------------------------------------------

    Shpresoj qe titulli i temes te nderrohet per te informuar qarte publikun pavaresisht se kjo nuk eshte linje qe ndjek Forumi PeDe-ist...
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Drejtoresha e BB-sė nė Maqedoni: Ja detajet teknike tė projektit nė lumin Radika

    SHKUP - Drejtoresha e Zyrės sė Bankės Botėrore nė Maqedoni, Tatiana Proskuryakova bėn tė ditur detaje teknike tė projektit energjetik nė Fushėn e Lukovės, i cili parashikon devijimin e lumit Radika.

    Nė njė intervistė pėr Koha.mk, zonja Proskuryakova thekson se Banka Botėrore do tė vazhdojė takimet me tė gjithė aktorėt e interesuar gjatė shqyrtimit tė projektit dhe do tė sigurojė qė projekti ėshtė nė pėrputhje me politikėn operacionale pėr projekte ndėrkombėtare tė rrugėve ujore.

    Deri ku janė bisedimet me Qeverinė e Maqedonisė lidhur me projektin “Fusha e Llukovės”. Sipas disa informacioneve Banka Botėrore nė njė rast ka refuzuar kėtė projekt pėr shkak tė mundėsisė sė ndikimit negativ nė ambientin jetėsor dhe tė biodiversitetit nė rajonin e Dibrės?
    Me kėrkesė tė qeverisė sė Maqedonisė, ne kemi rėnė dakord pėr tė vlerėsuar mbėshtetjen e mundshme pėr projektin “Fusha e Lukovės”, projekt ky i cili synon tė rrisė varėsinė e vendit ndaj energjisė sė rinovueshme dhe tė pėrmirėsimit tė kapacitetit tė magazinimit tė ujit, pėr tė reduktuar vulnerabilitetin e saj ndaj luhatjeve gjatė reshjeve. Kjo do tė pėrfshinte ndėrtimin e njė dige tė ruajtjes me njė rezervuar relativisht tė vogėl tė ujit dhe tė shoqėruar me njė kapacitet tė hidrocentralit. Njė objektiv kryesor i projektit ėshtė qė tė rrisė efikasitetin me tė cilin kapacitetet ekzistuese tė hidrocentraleve funksionojnė nė mėnyrė qė centralet e reja pėr prodhimin e energjisė nuk do tė ishin tė nevojshme. Sistemi energjetik i Maqedonisė aktualisht mbėshtetet nė lėndėt djegėse tė fosileve edhe atė pėr 75 % tė konsumit tė energjisė elektrike. Qeveria ėshtė e pėrkushtuar pėr tė pėrdorur mė shumė energjinė e rinovueshme duke e reduktuar varėsinė e saj nga importet jo tė besueshme dhe shpesh tė shtrenjta tė energjisė. Ne mbėshtesim pėrpjekjet e Maqedonisė pėr tė lėvizur sa mė larg nga varėsia energjetike nga karburantet fosile drejt burimeve tė ripėrtėritshme tė energjisė siē janė hidrocentralet gjithnjė nė pėrputhje me strategjinė e vendit.
    A jeni njohur me reagimet e popullatės dhe OJQ-ve lokale nė Dibėr dhe Peshkopi tė cilėt fuqimisht e kundėrshtojnė kėtė projekt me pohime pėr ndikim negative ne biodiversitetin e rajonit me spostimin e rrjedhės sė ujit nga Lumi Radika drejt Vardarit?
    Banka Botėrore ėshtė takuar me organizatat lokale dhe ndėrkombėtare tė shoqėrisė civile gjatė disa viteve tė fundit pėr tė diskutuar shqyrtimin tonė rreth projektit “Fusha e Lukovės”. Ne do tė vazhdojmė tė takohemi me tė gjithė aktorėt e interesuar gjatė shqyrtimit tonė tė projektit. Konsultimi i ardhshėm publik do tė mbahet nė muajt nė vijim pėr tė diskutuar propozim vlerėsimin pėr ndikimin mjedisor si dhe tė ndikimit social. Banka Botėrore nuk e mbėshtet zhvillimin hidroenergjetik nė zonat ekologjikisht tė mbrojtura. Edhe pse projekti i propozuar pėr Fushėn e Llukovės ėshtė e vendosur brenda Parkut Kombėtar tė Mavrovės, ajo do tė ndėrtohet nė njė zonė tė klasifikuar si zona e pėrdorimit tė qėndrueshėm dhe jo nė zonėn e mbrojtjes strikte. Asetet hidroenergjetike kanė funksionuar nė kėtė fushė qė nga viti 1957. Mbėshtetja e ardhshme e Bankės Botėrore ėshtė nė varėsi tė projektit i cili duhej projektuar ashtu qė tė pėrjashton zonat e mbrojtura. Pėr shembull, punimet nė Luginėn e Projfelit ishin tė pėrjashtuara nga projekti i propozuar edhe atė nė mėnyrė specifike, pėr tė akomoduar njė zonė tė mbrojtur.
    Tirana zyrtare, pėrfshirė edhe kryeministri Rama kanė reaguar kundėr kėtij projekti duke deklaruar se nuk do tė ketė projekt pa pėlqimin e institucioneve shqiptare?
    Si pjesė e aktiviteteve pėrgatitore, Banka Botėrore do tė sigurojė qė projekti ėshtė nė pėrputhje me politikėn operacionale pėr projekte ndėrkombėtare tė rrugėve ujore. Si e tillė, pikėpamjet e tė gjitha palėve tė interesuara do tė merren nė konsideratė, si tė progresit tė pėrgatitjeve tė projektit dhe nė pėrputhje tė plotė me politikėn pėrkatėse tė Bankės Botėrore.

    Projekti i Qeverisė sė Maqedonisė pėr ndėrtimin e njė kapaciteti hidroenergjetik nė lokalitetin fusha e Lukovės nė Dibėr, ku Banka Botėrore paraqitet si kreditues kryesor, kėto ditė ka shkaktuar shumė polemika nė opinionin e vendit por edhe nė Shqipėri.

    Kjo pėr arsye se si pjesė kryesore tė projektit parashihet qė njė pjesė e ujit tė Radikės nė vend qė tė pėrfundojė nė Lumin Drini i Zi, pėrmes sistemit tė kanaleve do tė pėrfundojė nė Lumin Vardar, pėrkatėsisht nė Detin Egje. Ky spostim i ujėrave sipas ambientalistėve dibran dhe pushtetit lokal, do tė ketė ndikim katastrofal pėr florėn dhe faunėn e rajonit mė tė gjerė, ndėrsa nė Shqipėri do t`i ulė edhe mė shumė prurjet e ujit nė kaskadat hidroenergjetike nė lumin Drin.

    (er.nu/BalkanWeb)

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria maqedonase miraton devijimin e lumit Radikė. Rama: Nuk ka projekt

    Ministrat maqedonas: S’ka 'Radika' pa fqinjėt dhe pa u bindur dibrani i fundit. Bushati: Mbrojmė interesat e vendit

    TIRANĖ- Do tė devijohet lumi Radika apo jo? Pėrgjigjen e dhanė sot nė Tiranė ministrat maqedonas dhe ata shqiptarė, konkretisht ai i Ekonomisė, Valon Saraēini dhe i Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor Abdilaqin Ademi sė bashku me Ministrat e qeverisė shqiptare ai i Energjitikės dhe Industrisė, Damian Gjiknuri, ministri i Jashtėm Ditmir Bushati dhe ai i Mjedisit, Lefter Koka. Njėzėri u tha se projekti nuk ia vlen tė diskutohet tani sepse ėshtė thjesht njė ide nė letėr. Pala shqiptare theksoi se janė spekulime tė opozitės, kurse pala maqedonase tha se dhe projekti finalizohet nė Qershor, por merr jetė vetėm nėse e pranon qeveria shqiptare. “Nėse qeveria shqiptare e kundėrshton, nėse dibrani i fundit ėshtė kundėr projekti, atėhere nuk ka asnjė projekt tė realizuar”.

    Ministri i Jashtėm i Shqiperisė, Ditmir Bushati, ministri i Ekonomisė dhe Energjitikės Damian Gjiknuri, ministri i Mjedisit Lefter Koka sė bashku me ministrin e Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor i Maqedonise Abdilaqim Ademi dhe ministrin e Ekonomisė Valon Saraēini zhvilluan kėtė konferencė pėr shtyp pėr tė sqaruar ēėshtjen e lumit Radika.

    Bushati
    Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Ditmir Bushati deklaroi se opozita po spekulon me ēėshtjen Radika dhe se kjo ēėshtje rregullohet nga marrėveshjet ndėrkombėtare.“ Opozita po spekulon me ēėshtjen e lumit Radika. Ėshtė pėr tė ardhur keq se edhe nė ato raste kur mund tė bėhet marrėveshje sėrisht ka spekulime pėr gjoja humbje tė interesave kombėtarė. Ujėrat ndėrkufitare duhet tė shfrytėzohen nė mėnyrė tė arsyeshme dhe tė barabartė, duke marrė nė konsideratė aktivitetinndėrkufitar. Pala shqiptare i diskuton kėto nė frymėn e sė drejtės ndėrkombėtare dhe frymėn e marrėveshjeve dypalėshe. Qeveria jonė ka bazė tė plotė tė tė drejtave qė rregullojne kėto ēėshtje. Garantoj opinionin publik se kjo qeveri do tė mbrojė deri nė ditėn e fundit dinjitetin, sovranitetin territorial dhe gjithė interesat e kombit shqiptar.”- deklaroi Bushati.

    Ademi
    Ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor nė Maqedoni , Abdilaqim Ademi u shpreh se nuk ka njė projekt pėr lumin Radika. Sipas tij vazhdimėsinė e projekt-idesė qė nuk ėshtė hedhur nė letėr do e pėrcaktojė njė studim paraprak qė do tė bėhet pėr ndikimin qė mund tė ketė njė projekt i tillė nė mjedis.

    “Kjo ide e vjetėr nė letėr nuk ka njė projekt tė caktuar dhe njė studim tė pėrcaktuar pėr ndikimin nė ambientit mjedisor dhe si e tillė nuk mund tė ketė shqetėsim pėr publikun. Nė bazė tė konventave ndėrkombėtare se nė rast tė projekteve tė tilla nė njė fazė tė caktuar qeveria ka pėr detyrė tė informojė publikun. Nuk do marrim asnjė vendim pa u konsultuar me vendet fqinje dhe pa ndjekur procedurat qė parasheh realizimi i njė projekti. Studimi qė duhet tė pėrfundojė pėr impaktin nė mjedisin jetėsor do jetė bazė pėr realizimin apo jo tė projektit dhe ky studim ėshtė duke u pėrgatitur. Nuk ka nevojė pėr shqetėsime. Jemi nė bashkėpunim me institucionet e vendit nė Maqedoni dhe me vendet fqinje . Nuk ka nevojė pėr shqetėsim dhe vendimmarrja do jetė transparente.

    Gjiknuri
    “Kemi kėrkuar shpjegime nga pala maqedonase, por duhet theksuar se jemi nė fazėn e njė projekt ideje qė nuk ėshtė maturuar nė projekt, por siguroj se qeveria do punojė qė tė mos cėnohet siguria hidrike, hidroenergjetike dhe tė mos bihet pre e spekulimeve. Unė kėtė cėshtje e kam ngritur nė nėntor me homologun maqedonas, por asnjė media nuk i dha interes kėsaj cėshtje nė atė kohė. Tani nuk duhet tė bėhemi pre e spekulimeve.

    Saracini
    “Jemi kėtu nė Tiranė me ftesė tė Edi Ramės, pėr tė diskutuar pėr njė projekt ide dhe pėr tė diskutuar pėr atė send qė nė tė ardhmen planifikohet tė bėhet. Bėhet fjalė pėr njė ide tė hedhur nė letėr, pėr njė projekt ideor qė ka qenė bazė qė pritet tė punohet nė njė projekt por projekt final dhe qė pritet tė pėrfundojė deri nė muajin qershor. Pasi tė pėrfundojė projekti final, por dhe studimi do tė ketė debate publike ku do jenė tė kycur gjithė institucionet relevante dhe pėrfaqėsues tė Dibrės sė Madhe, pala shqiptare. Nė momentin kur projekti tė jetė final dhe ne si qeveri do e kemi tė gatshėm atėhere do thirret qeveria shqiptare nėse do japė pėlqi. Nėse qeveria shqiptare nuk jep pėlqim deri nė fund tė muajit qershor, atėherė nuk do tė miratohet. Rastet e cėshtjeve ujore diskutohen dhe nuk bėhen nė formė arbitrare por diskutohen mes shtetesh. Pra kemi nje projekt nė letėr por poqese dibrani i fundit ėshtė kundėr kėtij projekti, ky projekt nuk do tė realizohet”

    Koka
    “Jemi kėtu pėr tė sqaruar njė asgjė mė saktė, ėshtė njė gjė shumė e diskutuar, por ku cdo shtet duhet tė respektojė disa Konventa, por ajo qė po ndodh me ne, ne jemi shumė sensibėl qė kur bėhet fjalė pėr projekti me ujin, tė shpjegojmė ata zėra qė nuk do tė bėhet asnjė projekt qė kundėrston kėto Konventa dhe direktiva tė BE. Jemi kėtu kur nuk ka projekt, nuk do jetė projekt, nuk kemi luksin tė tolerojmė tė pranojmė projekte nė kundėrshtim me konventat, besoj se kjo ėshtė e gjitha qė donit tė dinit”.

    Takimi me Ramėn
    Kryeministri Edi Rama ka pritur nė Tiranė dy ministrat e Qeverisė sė Shkupit lidhur me ēėshtjen e projektit “Fusha e Lukovės”. Rama i shoqėruar nga ministrat e kabinetit tė tij Damian Gjiknuri dhe Lefter Koka e Ditmir Bushati ka bisedua me ministrinė e Ekonomisė tė Maqedonisė, Valon Saraēini si dhe ministrin e Ambinetit Jetėsor, Abdilaqim Ademi.

    Projekti energjetik i “Fushė Lukovės”, i cili ka ndezur debate tė shumta nė vend deri tani qoftė nga pala maqedonase, qoftė nga ajo shqiptare nuk ėshtė pranuar se ka nje plan konkret.

    Ndėrkohė zyrtarėt e Bankės Botėrore nė Shkup kanė deklaruar se po bėjnė vlerėsime pėr projektin e paraqitur qė prej vitit 2011, e sipas tė cilit, sasia e ujėrave qė parashikohet tė devijohen nė kaskadėn e Mavrovės do tė jetė mė e vogėl se 2 metra kub pėr sekondė, qė sipas burimeve tė Bankės Botėrore ėshtė mė e ulėt se sa parashikon marrėveshja pėr administrimin e ujėrave midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė.

    Por meqė ky devijim ujėrash prek edhe vendet fqinje, si Shqipėrinė, Kosovėn dhe Greqinė, sipas rregullave tė Bankės Botėrore, kėto vende duhet tė vihen nė dijeni.

    Projekti, qė ende nuk ėshtė miratuar nga Bordi i Drejtorėve, ka ndeshur nė vėshtirėsi pėr shkak tė konsideratave mjedisore dhe kundėrshtimeve nga banorėt nė Maqedoni, meqė ai pritet tė ndėrtohet nė njė park kombėtar.

    (d.b/a.n/BalkanWeb)

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •