Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Japin dorëheqjen tri gra deputete të PS, Topalli: U morën peng fëmijët dhe vëllezërit

    Emri:  RAMA-DJE-NE-PARLAMENT-MAJTAS-ARBEN-NDOKA-300x202.jpg

Shikime: 997

Madhësia:  18.7 KB
    RAMA DJE NE PARLAMENT (MAJTAS) ARBEN NDOKA

    Deputetja e Lezhës dha dorëheqjen pas betimit, “zhduket” Neli, nuk jep asnjë përgjigje .

    Ikin Delishi, Meli e Maksuti, vijnë Ndoka e Derveni.


    Dorëheqjet e fundit të tri deputeteve zonja pritet të sjellin në Parlament dy deputetë meshkuj. Dy largimet në qarkun e Lezhës, fillimisht noterja Merjeme Delishi dhe më pas Mirela Neli (Syku), do t’i hapin rrugën marrjes së mandatit nga kandidati i tretë në listën e Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Ndërkohë, në qarkun e Durrësit, me largimin e kandidates së tetë në listë, Silvana Maksuti, mandati i deputetit sipas burimeve pritet t’i kalojë kandidatit të tretë, Bujar Dervenit. Ish-kryetarja e Gjykatës së Qarkut të Lezhës, Merjeme Delishi, theksoi disa ditë më parë për “Panorama” se arsyeja e dorëheqjes vjen vetëm për arsye shëndetësore dhe se nuk ka pasur asnjë presion për të lënë mandatin e deputetes. Ndërkohë, me “deputeten në tentativë” Mirela Neli, ka qenë i pamundur kontakti. “Panorama” tentoi disa herë për t’u lidhur në telefon, por ka qenë e pamundur. Burime nga Lëvizja Socialiste për Integrim bëjnë me dije se dorëheqja e Silvana Maksutit, që ishte kandidatja e tetë në listën e Durrësit, është realizuar pas një vendimi politik të Kryesisë së LSI-së në këtë qytet. Sipas burimeve nga LSI-ja, mandati i Lefter Kokës do t’i “rezervohet” kandidatit Bujar Derveni. Më lëvizjet e njëpasnjëshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vihet sërish në lëvizje për t’u kaluar mandatin pasuesve në listë.

    Këshilli i Mandateve
    Në emër të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, vuri në dijeni ligjvënësit, duke thënë se Kuvendi ka administruar kërkesat e dorëheqjes së tri deputeteve deri më tani. “Këshilli i Mandateve u mblodh sot (dje) dhe verifikoi dorëheqjen e deputetit z. Lefter Koka, i cili ka dhënë dorëheqjen nga mandati në kuadër të përmbushjes së zotimit politik për shmangien e funksioneve të dyfishta duke u përqendruar në rolin e Ekzekutivit. Ndërkaq, ka dhënë dorëheqjen edhe deputetja Merjeme Delishi për arsye shëndetësore. KQZ-ja, në mbështetje të Kodit Zgjedhor, ka vendosur t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit znj. Silvana Maksuti dhe znj. Mirela Neli (Syku). Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në mbledhjen e tij administroi dorëheqjet e deputetëve dhe vendimet e KQZ-së. Në të njëjtën kohë, nëpërmjet shkresave me numër protokolli 201 dhe 202, datë 22.01.2014, këshilli ka konstatuar se deputetet Silvana Maksuti dhe Mirela Neli (Syku) kanë dhënë dorë-heqjen. Për pasojë, këshilli konstaton përsëri vakanca të krijuara si rezultat i dorëheqjeve të deputeteve Silvana Maksuti dhe Mirela Neli (Syku)”, u shpreh Hysi, duke shtuar se në bazë të ligjit, Kuvendi do të njoftojë KQZ-në për krijimin e këtyre vakancave të reja.

    Levizjet ne lista
    Lëvizjes në qarkun e Lezhës

    1. Iku Mimi Kodheli, erdhi Merjeme Delishi
    2. Iku Merjeme Delishi, erdhi Mirela Neli Syku
    3. Iku Mirela Neli Syku, vjen Arben Ndoka

    Lëvizjet në qarkun e Durrësit
    1. Iku Lefter Koka, erdhi Silvana Maksuti
    2. Iku Silvana Maksuti, vjen Bujar Derveni

    PD e PS u gjobitën për kuotat gjinore
    Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë gjobitur nga KQZ për mosrespektimin e kuotës gjinore në qarkun e Durrësit dhe në atë të Lezhës. Kjo është arsyeja pse zëvendësimi i kandidatëve në listat shumëemërore nuk ndjek rrjedhën normale. Në një qark ku një parti ka marrë gjobë për mosrespektim të kuotës gjinore, në rast të dorëheqjes, mandati i kalon përfaqësuesit të gjinisë më pak të përfaqësuar. Për këtë shkak, mandati i Lefter Kokës në Durrës nuk i kaloi pasuesit në listë, por kandidates së 8-të. Po ashtu, me të njëjtën logjikë dhe mandati i Mimi Kodhelit në Lezhë.

    FATION BINJAKU

    Panorama

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Cila jane keto 3 gra more tuaf?

    Tre Jane gjithesej ne gjithe listen e Lezhes lol

    Si si le njehere papagejizmin. Llaf per llaf e ndjek Berishen e PeDe-ne ne gjithe idiotlliqet qe thone pa e marre mundimin ti shikosh sa te sakta jane...
    Nuk ka problem, ti meson Albo ne forumin shqiptar emrat, i ke me lart, edhe pse ti je zedhenes i qeverise. Meson me shume ne forumin shqiptar se sa ne mbledhjet e qeverise si minister i propagandes.

    Tjeter, cfare do te mesosh?

    Albo

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk ka problem, ti meson Albo ne forumin shqiptar emrat, i ke me lart, edhe pse ti je zedhenes i qeverise. Meson me shume ne forumin shqiptar se sa ne mbledhjet e qeverise si minister i propagandes.

    Tjeter, cfare do te mesosh?

    Albo
    Aman Albo po ti nga Amerika nga i meson aman?
    Te keshiloj te nderrosh personin qe te informon, s'ke gje n vije me te..
    Feelings change - memories don't.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    In Albania....jo me ne Italy....

    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk ka problem, ti meson Albo ne forumin shqiptar emrat, i ke me lart, edhe pse ti je zedhenes i qeverise. Meson me shume ne forumin shqiptar se sa ne mbledhjet e qeverise si minister i propagandes.

    Tjeter, cfare do te mesosh?

    Albo
    Po c'mesove ti o tuaf aman. Ti i bie gajdes kot se as nuk e di per c'tre gra filste PeDe-ja jote e dashur. Je aq i mbaruar sa as linjen e partise tende nuk e ndjek dot

    Ata cirreshin ne perlamanet per ato tre gra qe dhane doreheqjen nga posti, per Delishin ne Lezhe, ate qe do vinte pas asaj dhe per Suzana Maksuti skishte lidhje fare me Mimi Kodhelin. Mimi Kodheli eshte ministre dhe si e tille patjeter qe jep dorehqejen.

    Ne Lezhe e para dhe doreheqjen e dyta refuzoi mandatin. Pse i bene keto gjera? Per te marre mandatin Arben Noka.

    Kaq te trashe jeni juve sa nuk e dini se kush i vendosi ne lista keto gra? Se dini qe i vuri kryesia dhe kryesia i kerkoi perseri te ikinin sepse duhej dikush tjeter te merrte mandatin.

    Po mire tu pyes une po per ne Lezhe nga PeDe-ja kur dha doreheqjen Vasil Bici dhe ja le vendin vrasesit te komisionerit te LSI ne diten e zgjedhjeve Mhill Fufit? Pse nuk u ngrite ti te protestoje?

    Po jeni aq idiote te mendoni se deputetet kane ndonje liri ne Shqiperi si nga njera ane apo nga tjetra dhe nuk jane ne kontroll te partive zoti ju ruajte
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Ndoka humbi mandatin pas rinumërimit të votave

    Emri:  arben-ndoka-211x300.jpg

Shikime: 1989

Madhësia:  21.1 KB

    Arben Ndoka pritet të jetë deputeti më i ri i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, pas dorëheqjes së dy kandidateve femra, Merjeme Delishi dhe Mirela Neli (Syku). Ndoka ishte kandidati i tretë në qarkun e Lezhës dhe ai fitoi fillimisht mandatin. Por, pas hapjes së kutive të këtij qarku, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultoi se votat në këtë qark ishin të manipuluara. Nga rinumërimi i votave në ambientet e KQZ-së u zbulua se votat në kuti nuk përkonin me ato të shkruara në procesverbalet e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve dhe për rrjedhojë KQZ ia hoqi mandatin e tretë PS-së në Lezhë, duke ia kaluar Partisë Demokratike. Arben Ndoka ka qenë drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në kohën kur qeveriste Partia Demokratike. Ndoka është propozuar si kandidaturë e kryesocialistit Edi Rama në muajin prill. Ai ka marrë mbështetje edhe nga përfaqësues të së djathtës në qarkun e Lezhës, të zhgënjyer nga qeverisja e PD-së.

    Panorama

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Delishi, nga prokurore dhe gjykatëse në krye të Gruas së PS

    Emri:  merjeme-delishi-300x175.jpg

Shikime: 514

Madhësia:  13.0 KB
    Merjeme Delishi

    Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Merjeme Delishi, është një juriste e njohur në qytetin e Lezhës. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridikun. Delishi prej vitesh ka mbajtur poste të rëndësishme si në administratën publike, edhe funksione politike. Ajo ka qenë kryetare e Gjykatës së Lezhës, prokurore në këtë qark dhe juriste në Bashkinë e Lezhës. Po ashtu, ajo ka mbajtur postin e kryetares së Forumit të Gruas së PS dhe është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas Socialiste. Ndërsa deputetja tjetër e dorëhequr në qarkun e Lezhës, kandidatja e fundit në listë Mirela Neli Syku, është një aktiviste e forumeve të Partisë Socialiste. Prej disa vitesh ajo punon në një prej bankave të nivelit të dytë të qarkut të Lezhës. Ndërsa në qarkun e Durrësit, pas largimit të ministrit të Mjedisit Lefter Koka, që ishte i pari në listë, në vendin e tij u caktua nga KQZ-së si pasuese e mandatit Silvana Maksuti, e cila ishte e teta në listë. Edhe zonja Maksuti ka hequr dorë nga mandati, çka do të pasojë më vënien në lëvizje të KQZ-së dhe të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, për të caktuar si deputete pasuesit në listë Bujar Derveni.

    Panorama

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Heqin dorë nga deputetë, KQZ i jep mandatet, Ndokës e Kuçit

    TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dorëzoi sot mandatin e deputetëve, Arben Ndokës dhe Mirela Kucit. Në mbledhjen e sotme, me katër vota pro u miratua projektvendimi, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të zj.Mirela Neli”.

    KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, z.Arben Ndoka.

    Po ashtu u miratua projektvendimi “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialistë për Integrim, në Qarkun e Durrësit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të zj.Silvana Maksuti”.

    KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit, zj. Merita Kuçi.
    Kryetarja Lleshi ka theksuar se aplikohet renditja e kandidatit të së njëjtës gjini për mbushjen e vakancës, ndërkohë që kur lista shteron, vijon me emrat në radhë.

    “Në mbështetje të Kodit Zgjedhor, në kohën kur lista për femrat shteron, ne duhet të miratojnë kandidatin në radhë, në bazë të listës”,- thanë përfaqesuesit e KQZ.

    Çështja e heqjes dorë nga mandati ka qenë temë e nxehtë në seancën e kaluar të Parlamentit ku deputetët e djathtë akuzuan se deputeteve u është bërë presion për dorëzimin e mandatit, deri në kërcënim me jetë.

    (d.b/BalkanWeb)

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputetet femra të PS japin dorëheqjen, për t’u lënë radhën burrave

    Kushedi sa eshte merzitur kryeministri yne Rama nga ky lajm, se ai i do shume grate, e ka mbushur qeverine me gra...

    Po ky Ilir Meta perse nuk i do grate? Ky sikur beri edhe nje 20 vjecare deputete. Apo mos ka qejf vetem vajzat e reja e te bukura, grate e martuara e ne moshe te madhe nuk i ka qejf?

    Sa te mira e te urta jane grate socialiste! Dysh nuk ua bejne fjalen burrave asnjehere.

    Albo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •