Gashi e Ahmeti me shumė mospajtime rreth islamit nė Kosovė
Publikuar: 23.01.2014 - 21:16
Prishtinė, 23 janar - Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, dhe deputeti i Kuvendit tė Kosovės, Amir Ahmeti, kanė vazhduar polemikat rreth debatit pėr fenė. Qė tė dy, pėrfaqėsues tė popullit nė Kuvend, kanė akuzuar njėri tjetrin rreth debatit se a po rrezikohet Kosova nga radikalizmi islamik.
Derisa Ahmeti, nė njė duel nė emisionin “Rubikon”, tha se Qeveria e Kosovės po krijon pėrēarje ndėrfetare, kėtė e hodhi poshtė Gashi, sipas tė cilit, njerėz sikurse Ahmeti po e bėjnė njė gjė tė tillė. Ahmeti ka sqaruar se ēka e ka shtyrė tė shkruajė shkrimin qė, sipas tij, e pasuroi debatin mbi fenė, duke thėnė se mohimi i shamisė nė shkolla ishte njėra ndėr arsyet.
Dy tė ftuarit e Rubikonit tė KTV-sė nga Adriatik Kelmendi kanė polemizuar dhe nuk janė pajtuar lidhur me bartjen e shamisė.
Ministri Gashi ka thėnė se Ramazani, shkuarja nė Haxh janė detyrim nė fenė myslimane, por jo edhe bartja e shamisė.
Deputeti Ahmeti ka thėnė se shamia ėshtė obligim fetar. Ai ka shtuar se besimtarėt shumicė nė Kosovė po rrezikohen dhe po quhen radikalė. Ahmeti ka insistuar nė njė ligji me anė tė cilit do tė sanksionohej blasfemia
Ministri Gashi ka thėnė se Kushtetuta e Kosovės i mbron tė gjitha fetė dhe pėrkatėsitė sociale tė qytetarėve dhe shtuar se s’ka kurrfarė dhune fetare nė Kosovė ndaj myslimanėve.
Ahmeti i ka akuzuar liderėt e Kosovės se, sipas tij, ata shkojnė nėpėr objektet e kultit katolik e ortodoks, ndėrsa nuk i vizitojnė xhamitė. Kėtė e ka pėrgėnjeshtruar ministri Gashi.
Depueti Ahmeti nuk i ka pritur kėndshėm pyetjet rreth Nėne Nėnės Tereze dhe deputetes Alama Lama.
Ahmeti nuk u deklarua pėr debatet rreth Skėnderbeut por tha se pėr kėto personalitete ėshtė duke debatuar partia e tij dhe se rreth kėtyre ēėshtjeve do tė dilet sė shpejti para opinionit.
http://www.koha.net/?page=1,13,172932
Krijoni Kontakt