
Postuar më parë nga
brooklyn2007
Po ngaterroni mollet me portokallet. Pas 45' , Shqiperia sapo kishte dale nga lufta e Dyte Boterore dhe sikurse cdo shtet tjeter ne Evrope e kerkonte nevoja qe dhe ne Shqiperi te kishte levizje emigratore te brendshme per te rindertuar vendin. Sigurisht qe kjo do te fillonte me kryeqytetin si qendra kryesore urbane, administrative, politike, ekonomike, sociale, kulturore. Pra levizja do te ndodhte se nuk mund te kishte zgjidhje tjeter per te ndertuar shtetin. Ajo qe e dallon pozitivisht nga levizja e pas 90' eshte se njerezit qe vinin ose zgjidheshin per profesionet e tyre per te cilat do te kontribonin me vone ne kryeqytet, ose zgjidheshin sipas tagrit politik dhe ideologjik te kohes, por dhe krahinor per te qene te ndershem. Ajo qe nuk ndodhi ne ato vite, sikurse ndodhi ne 90', ishte turrmat e pakontrolluar te njerezve per tu bere pjese e kryeqytetit qe vazhdon sot e kesaj dite. Popullsia qe levizte pas 45' shkonte paralelisht me ngritjen e infrastruktures se vendit. Nuk mund te kishe binte fjala 5000 nxenes per nje shkolle fillore, sikurse sot shkollat e qytetit jane te tejmbushura dhe qe detyrimisht e ka cuar cilesine e mesimdhenies ne toke. Mora shembullin e shkollave por ka me dhjetera shembuj te tjere qe mund te merren.
Tjetra. Si pasoje e nje levizjeje te kontrolluar te njerezve u homogjenizua gradualisht komuniteti kryeqytetas duke krijuar nje kulture te veten, nje dialekt te vetin, nje menyre te vetin te te sjellurit dhe komunikimit. Jane te tere keto elemente qe krijohen gradualisht dhe qe nuk mund ti cbesh pa marre parasysh qe ne fund te fundit ky eshte nje aset i qytetarise te Shqiperise. Ketu lidhet dhe ajo qe nuk ka te beje fare se ku kane lindur gjysherit, e rendesishme eshte qe ti je pjese e nje komuniteti te konsoliduar prej dekatash qe kane normat e tyre. Cfare ndodhi? Ajo qe kam thene me lart, qe u hapen dyer, ose me sakte u shqyen dyert e Tiranes dhe te gjithe me koke a thua se gjeten Eldoradon. Eshte e paevitueshme, jo vetem per infrastrukturen e kryeqytetit qe te degjeneroje, jo vetem per cilesine e jetes qe do te ulet si pasoje e dendesise se madhe, por eshte e paevitueshme qe te kete dhe antipati sociale nga Tiranasit kundrejt te ardhurve. Jo sepse jane thjesht te ardhur, por sepse menyra e ardhjes se nje mase kaq te madhe njerezish jo vetem qe nuk lejon hapesira asimilimi te kesaj popullate te re ne kryeqytet, por ka shkaterruar keto norma qe u ndertuan per gjithe keto vite. Sot Tirana eshte ne nje kaos te madh urban dhe social nga e cila nuk ka perfituar askush, as vendasit e as te ardhurit. Eshte nje situate ku askushi nuk pyet per askushin dhe sigurisht per kete nuk mund te behen fajtor te ardhurit, por ato politikane te atyre fillim viteve 90' qe ceshtjen e levizjes se njerezve (sikurse dhe shume ceshtje te tjera akoma me kardinale) e menaxhuam me provincializem dhe dilentatizem te theksuar. Tirana sot eshte nje lloj "New York City" por me anen e erret te tij. Lagje qe i ngjasojne getove ku ne vend te rracave jane perqendruar krahina, kryesisht ose jug ose veri. Ne administrate shteterore deri dje kishim Llesh, Gjin e Mark, kurse sot po zevendesohet me jugore. Edhe para 90' eshte e vertete qe ka pasur kryesisht te ardhur nga jugu ne Tirane, por te siguroj qe ceshtja e krahinizmit ne administrate ska qene kurre kaq e mprehte sa sot dhe qe te marrim parasysh qe jemi ne 2014.
Keshtu qe te nderuar, merreni me qetesi kete punen e te qenit te ardhur ne raport me Tiranen dhe Tiranasit, sepse nuk jane keto te fundit qe ju kane mbyllur deren ju, madje jane treguar shume bujare, kur nderkohe ne vende te tjera te botes te tilla levizje jane shoqeruar me konflikte te hapura sociale. Lerini menjane mllefet dhe mirekuptoni kete situate te sikletshme sikurse te ishit dhe ju ne vendin tone.
Krijoni Kontakt