Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 132
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Fleur c'te mbjellesh do korresh. Aq ja pret ja thua ti, por ajo s'eshte nje cope injorante, ose nuk supozohet te jete.
    Ty s'te ben pershtypje fjalet skandaloze te nje te shkolluare, qe ka mbaruar juridikun e punon dhe pedagoge por te bejne pershtypje fjalet e forumistave qe si njeh fare?
    Feelings change - memories don't.

  2. #22

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Mua më bëjnë përshtypje të gjithë ata njerëz që Tirana iu dha mundësi shkollimi dhe punësimi (pavarësisht se vinin nga vende "të humbura", e këta sërish janë gati të hedhin vrer mbi 'të...dhe njerëz të tillë njoh plot edhe në jetë. Laurën e veçova si individ për ta mos personalizuar faktin dhe, gjithashtu duhet kuptuar çfarë shpreh ajo (jo më kot thashë që ka gjetur formën e gabuar për t'u shprehur) është subjektive dhe emocionale njëkohësisht, duke qenë se çdo individ (siç edhe u shpreha) ndjen revoltë kur qytetit të lindjes i dynden lloj e soj të pagdhendurish që vijnë e të bëjnë ligjin. Nuk do ndjeje edhe ti të njëjtën gjë sikur kjo të ndodhte në qytetin tënd të lindjes?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin

    Patjeter te gjithe e bejme brenda nje rrethi te ngushte shoqeror.
    Po kjo e teproi sidomos kur u shpreh qe dhe kur ikte nga Tirana ndjente neveri te ndeshej me jo tironas?! Po pse zgjebe kane jotironsit?! KULMI! Kjo duhet te pushohet direkt nga puna per kete qe ka thene.
    Une fleur kam qene shume e interesuar, kureshtare te njoh njerez nga qytete te tjera. Dhe kam plot shoqe te tilla.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 18-01-2014 më 16:21
    Feelings change - memories don't.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    kjo per vedi nuk a tironse e flet keshtu
    made in albania
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #25

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Njerëz publikë si Laura, o mia, bëjnë deklarata të tilla për skup/vëmendje mediatike që të përfliten nga popullata; raste të tilla ke sa të duash ku, njerëzit publik për të tërhequr vëmendje gjejnë mënyrën e të bërit gjasme si sonb, paçka se përmban më shumë injorancë ajo që përcjellin. Ti ke, bie fjala Lubonjën që edhe merr gjithë ato para duke ia këputur deklaratave idiote dhe bë si snob, edhe mbahet gjasme si rob i zgjuar dhe analist. Mos përmendësh të tjera dhe të tjerë... jo gjithmonë të qënurit njeri publik do thotë që është i zgjuar dhe i kulturuar e që s'i bie fjala në tokë, aq më tepër në RSH për fat të keq me ç'po shohim. Për këtë arsye duke qenë se njerëz të tillë fabrikojnë idiotësira për të tërhequr vëmendjen e idiotsisë masive të popullatës që, ndikohet prej tyre dhe i konsumon, nuk u mora me vetë Laurën si person, por u mora me dukurinë.
    Laurën s'e marrin seriozisht as studentët e saj që e vënë me shpatulla pas muri në seminare...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Nuk e di per vize,por sinqerte càte sheh syri eshte gjullurdi

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Mua më bëjnë përshtypje të gjithë ata njerëz që Tirana iu dha mundësi shkollimi dhe punësimi (pavarësisht se vinin nga vende "të humbura", e këta sërish janë gati të hedhin vrer mbi 'të...dhe njerëz të tillë njoh plot edhe në jetë. ....
    Tirana eshte koncept gjeografik, eshte nje siperfaqe banimi, nje qytet. Askush nuk ka folur ndonjehere me Tiranen dhe Tirana nuk i ka dhene ndonjerit mundesi punesimi ose shkollimi.
    Tirana qe njohim sot nuk perfaqeson vetem tiranasit, perfaqeson gjithe shqiptaret, ashtu si tironsit nuk perfaqesojne dot te vetem tiranen. Tirana eshte bere me e madhe se sa dallimet krahinore, eshte metropol.

    E drejte, eshte mbush tirana me njerez te pagdhendur qe shiten shtepiat andej ku ishin e zaptuan tokat dhe akoma sot enden rrugeve pa pune dhe thjesht mbijetojne pa dhene kontribut tjeter veç kaosit.
    Por kjo eshte pasoje e te qenit tirana kryeqytet. Sepse po te mos ishte tirana kryeqytet nuk do vinte njeri, as universitet nuk do mbusheshin plot, do ishte nje qytet normal.
    Ne fund te fundit, fakti qe nje prone ne tirane vlen aq sa vlen, eshte pikerisht dydnja e jabanxhinjve, e per rrjedhoje i ben tironsit te ndihen krenare qe jane den baba den qe ketu. Se vertete dhe mua do me vinte keq po te behej fshati im si tirana, po nga ana tjeter do behesha bos se do vlenin pronat e mia sa qimet e kokes dhe do e siguroja jeten.

    Ti thuaj qe vetem xhaxhi enver e bente sakte kete pune, mblidhte vetem ajken ne tirane.

  8. #28
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Se kupton injorantja qe ata te cilet jane bere per te hyre me vize ne Tirane jane vete vendalinjt e Tiranes. Pse e them kete? Thjesht dhe bukur, dihet nga te gjithe qe ketyre u jane marre me qindra hektare dhe as nuk i perfill askush, madje nje pjese e madhe kane marre edhe arratine drejt vendeve tjera me pa shpresa per t'u kthyer pas. Ku qendron problemi me disa si Laura? Shume thjeshte, disa familje argatesh si ajo e Laura Seit Vorpsit qe sherbenin ne sarajet e toptaneve dhe mulleteve pasi moren nga nje cope toke per te kullotur nje bisht lope, u ra telebingo gjeten qypin me florinj ose me fjale tjera ne ate pak toke te tyre ra ndonje projekt pallati dhe keshtu papritmas u bene te kamur dhe harruan shume shpejt qerpicin dhe halene ne fund oborrit. Nejse per vizat e Laures kam vetem nje fjali te shkurter. Te huajt do vijne me vize ne Tirane atehere kur Tiranen ta drejtoni ju, ne te kunderten vizat u takojne juve t'i merrni.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    ...Tirana thjeshte eshte Kryeqyteti i te gjithe Shqipetareve kudo jane....Kete gje te thjeshte duhet ta mesoj edhe ajo vajza e Seitit....

  10. #30

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Tani, ti xfiles do me e kthy debatin në formë filozofike-teorike me atë, se çfarë koncepti është Tirana? Jo për gjë, por sikur është pak pa vend, aq më tepër që s'po debaton me dikë që ka vështirë kuptimore lidhur me konceptet. Si kryeqytet, aq më tepër në një vend si yni, shihet si ajo shpresa, mundësia për një jetë më të mirë, për mundësi karriere etj etj... dmth këto mundësi t'i ofron falë pozitës të favorshme që ka. S'mund të debatohet më me atë "sikur mos të ishte kryeqytet"... përderisa është dhe do vazhdojë të jetë.

    E drejte, eshte mbush tirana me njerez te pagdhendur qe shiten shtepiat andej ku ishin e zaptuan tokat dhe akoma sot enden rrugeve pa pune dhe thjesht mbijetojne pa dhene kontribut tjeter veç kaosit.
    Me thënë të drejtën nga ky soji i të pagdhendurve, kam pa në institucionet më të rëndësishme dhe janë nga ata që i quajta në fillim, si "pasanikët e rinj"
    Xhaxhi që thua ti, vërtetë i shkolloi ca njerëz, por më pas i shkalloi.

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •