"Më tej: historiani dhe kleriku francez, Zhan Klod Faverial, në një Histori të Shqipërisë (botime Plejad, përkth., Gjergj Ulqini, faqe 112, 2004) na thotë, në referencë të Pukëvil, (konsull i Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës) se “…plaçkitjet e avarve në Shqipërinë qendrore nuk u kursyen. Ajo ndjeu në kurriz gjëmën e të gjithë luftërave që paraprinë ngritjen dhe rënien e Perandorisë së Poshtme… (v.581). Qytetet u shkatërruan dhe u ringritën shumë herë. Justiniani rindërtoi Tyranën, Aulonën, Musionin. Ai, po ashtu, fortifikoi shtegun e portave Kaudavikune, për të ndalur sulmet e barbarëve”. (Pukëvil, Udhëtime, vëll. I, faqe 393). Sa lexohet, emri Tyranë, tashmë në rangun e një qyteti, na vjen përmes Pukëvil nga shekulli VI. Shënimi nga autori Faverial në faqen 113: Tyrana-Tyrkana, fortesë në Epirin e Ri."
Krijoni Kontakt