Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 132
  1. #91

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    shteti buron nga populli. eshte poulli ai qe do levizjen e lire pa asnje lloje diktati. edhe ti si autokton ke te drejte te levizesh ne zona me te mira te shqiperise(vlore, pogradec, tropoje, berat, permet). nuk i ke mundiste ndaj duhet te rrish aty te hash pluhurin e tiranes.
    ndersa 95% e te ardhurve e kane blere token tek tiransit. mua me duket sikur keta kane shite token e shtetit, pra kane vjedhe, sepse tirana e vjeter 5 familje ka pasur.
    megjithate tirana po zgjerohet, rregullohet, pastrohet.
    U kuptuam, flm per bashkebisedimin
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    populli e krijon shtetin jo per te levizur por te vendos rregulla ne menyre qe jo te gjithe te perqendrohen ne tirane apo ndonje vend tjeter. problemi eshte tek prona private qe nuk ekziston se atehere do ju thoja une se kush do kishte te drejte te jetonte ne Tirone....pra edhe tek taksat se ku ka taksa ka detyrime, ka pune etj, etje...nejse qofshi ju te kenaqur me gjela deti ne qender te Tirones...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Tirana e para 1925- vendbanim
    Tirana e pas 1944- dyndje nga xhelate e ushtare te enverit kryesisht nga fshatrat e jugut qe u vendosen ne tokat qe shteti i grabiti tiranasve
    Tirana e pas 1991- dyndje nga katundare kryesisht veriore qe i grabiten tokat tiranasve
    Kjo asht historia
    Te isha tiranas autokton ndoshta do te kisha zgjedh ate te para 1925-es
    Laura e ka gabim, por shumica e tiranasve e mendon ashtu.
    Ma qesharaket jane ata qe erdhen me Enverin e qe mbas 91-shit fillun me u heq si autokton e me perbuze jabanxhinjt e rij
    Si disa qe shkrujn ne ket teme, qe ndoshta i kan lind prindet ne Tirane por jo gjyshrit. Prandaj nuk mund te quhen autoktone. E harrojne qe keta gjysher kane ardhe ne Tirane nga katundet e zones se pare operative duke u vendos ne tokat e shpiat e pasanikeve tiranas

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan puroshkodran për mendimin e shprehur në këtë postim:

    DYDRINAS (31-01-2014),Uriel (31-01-2014)

  5. #94
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Tirana e para 1925- vendbanim
    Ma qesharaket jane ata qe erdhen me Enverin e qe mbas 91-shit fillun me u heq si autokton e me perbuze jabanxhinjt e rij
    Si disa qe shkrujn ne ket teme, qe ndoshta i kan lind prindet ne Tirane por jo gjyshrit. Prandaj nuk mund te quhen autoktone.

    Ketu te jap te drejte.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #95
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ma qesharaket jane ata qe erdhen me Enverin e qe mbas 91-shit fillun me u heq si autokton e me perbuze jabanxhinjt e rij
    te vriste po mos te veje, biles kishte edhe nga ata qe nuk donin te shkonin fare, por s'kishin cfare te benin. te paktet keta ishin nga me te perzgjedhurit dhe ndihmuan shume ne zhvillimin e Tiranes, pra punuan, kurse ne kohen e demokracise "kokat" iken jashte shtetit dhe Tirona u dynd me katundare, fshatare, qyqare, lypsare, evgjite nga te gjitha ngjyrat, etj te ketij modeli. PLUS ndertimet pa leje te ketyre te fundit....

    p.s. kush ka lindur dhe jetuar ne Tirone edhe pse gjyshi s'ka lindur aty nuk do te thote qe nuk eshte tiranAs, sepse aty ka lindur, njesoj si ata femije qe marrin citadinancen ne itali apo greqi,, pasi kane lindur aty. perderisa e pranon ligji atehere mos diskuto kot...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #96
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    keta jo shqetesokan me shume se sa kinezet dhe mjekroshat qe kane pushtuar tiranen , po keta si quhen
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  8. #97
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Une flej ne apartament te marre me kredi. Te siguroj qe po te kisha guximin dhe harbuterine qe ti merrja token tjetrit do te kisha bere dhe une nje vile te bukur.
    Si ty flejne dhe 70% e jabanxhinjeve te ardhur ne Tirane. Token nuk e zuri qytetari qe deri dje kishte ndejt ne nje apartament dhe e shumta deri dje kishte prashitur lulet e ballkonit. Token e zuri fshatari qe shiti lope e dhi e toke e bleu apo zaptoi toke. Gjithsesi nuk zaptoi vetem fshatari. Fshatari zaptoi periferine. Qytetaret ne Tirane zune ndonje cope toke per kioske , Bene zgjerim shtepie pa leje, duke shemtuar pamjen e jashtme te pallatit, dyqan, apo garazhd brendaTiranes... Pallatet pa leje ne Tirane nuk i ndertoi katundari jabanxhi. Te gjithe qytetare e fshatare jabanxhi apo jo kontribuan ne Tiranen qe neshohim sot, fale mungeses se forces se shtetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 31-01-2014 më 09:19
    Feelings change - memories don't.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    Prudence (31-01-2014)

  10. #98
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    te vriste po mos te veje, biles kishte edhe nga ata qe nuk donin te shkonin fare, por s'kishin cfare te benin. te paktet keta ishin nga me te perzgjedhurit dhe ndihmuan shume ne zhvillimin e Tiranes, pra punuan, kurse ne kohen e demokracise "kokat" iken jashte shtetit dhe Tirona u dynd me katundare, fshatare, qyqare, lypsare, evgjite nga te gjitha ngjyrat, etj te ketij modeli. PLUS ndertimet pa leje te ketyre te fundit....

    p.s. kush ka lindur dhe jetuar ne Tirone edhe pse gjyshi s'ka lindur aty nuk do te thote qe nuk eshte tiranAs, sepse aty ka lindur, njesoj si ata femije qe marrin citadinancen ne itali apo greqi,, pasi kane lindur aty. perderisa e pranon ligji atehere mos diskuto kot...
    Pervec elites, ne kohen e Enverit Tirana u mbush me katundare qe mbanin ne kambe ate sistem. Oficera, sigurimsa, police e xhahila te tjere. Jo vetem Tirana por sidomos Tirana. Ata punuan se shteti iu dha pune. Ky asht ndryshimi i vetem me dyndjen e pas 90-shit. Jo se keta te sotmit nuk punojne, por nuk e kane fatin me punu ne pune shteti. Dhe ndryshe prej atyne te Enverit jane te perbuzun. Kurse ne ate kohe fshataret kominista qe zaptun Tiranen konsideroheshin nga sistemi si "njeriu i ri" kurse tiranasi i vjeter qe nuk e donte si reaksionar.

    Kush ka lind ne Tirane mund te quhet tiranas, por nqs vete vjen nga nje familje te ardhurish nuk i shkon me thane "na mbyten jabanxhinjt".

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar puroshkodran për postimin:

    DYDRINAS (31-01-2014)

  12. #99

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Po ngaterroni mollet me portokallet. Pas 45' , Shqiperia sapo kishte dale nga lufta e Dyte Boterore dhe sikurse cdo shtet tjeter ne Evrope e kerkonte nevoja qe dhe ne Shqiperi te kishte levizje emigratore te brendshme per te rindertuar vendin. Sigurisht qe kjo do te fillonte me kryeqytetin si qendra kryesore urbane, administrative, politike, ekonomike, sociale, kulturore. Pra levizja do te ndodhte se nuk mund te kishte zgjidhje tjeter per te ndertuar shtetin. Ajo qe e dallon pozitivisht nga levizja e pas 90' eshte se njerezit qe vinin ose zgjidheshin per profesionet e tyre per te cilat do te kontribonin me vone ne kryeqytet, ose zgjidheshin sipas tagrit politik dhe ideologjik te kohes, por dhe krahinor per te qene te ndershem. Ajo qe nuk ndodhi ne ato vite, sikurse ndodhi ne 90', ishte turrmat e pakontrolluar te njerezve per tu bere pjese e kryeqytetit qe vazhdon sot e kesaj dite. Popullsia qe levizte pas 45' shkonte paralelisht me ngritjen e infrastruktures se vendit. Nuk mund te kishe binte fjala 5000 nxenes per nje shkolle fillore, sikurse sot shkollat e qytetit jane te tejmbushura dhe qe detyrimisht e ka cuar cilesine e mesimdhenies ne toke. Mora shembullin e shkollave por ka me dhjetera shembuj te tjere qe mund te merren.

    Tjetra. Si pasoje e nje levizjeje te kontrolluar te njerezve u homogjenizua gradualisht komuniteti kryeqytetas duke krijuar nje kulture te veten, nje dialekt te vetin, nje menyre te vetin te te sjellurit dhe komunikimit. Jane te tere keto elemente qe krijohen gradualisht dhe qe nuk mund ti cbesh pa marre parasysh qe ne fund te fundit ky eshte nje aset i qytetarise te Shqiperise. Ketu lidhet dhe ajo qe nuk ka te beje fare se ku kane lindur gjysherit, e rendesishme eshte qe ti je pjese e nje komuniteti te konsoliduar prej dekatash qe kane normat e tyre. Cfare ndodhi? Ajo qe kam thene me lart, qe u hapen dyer, ose me sakte u shqyen dyert e Tiranes dhe te gjithe me koke a thua se gjeten Eldoradon. Eshte e paevitueshme, jo vetem per infrastrukturen e kryeqytetit qe te degjeneroje, jo vetem per cilesine e jetes qe do te ulet si pasoje e dendesise se madhe, por eshte e paevitueshme qe te kete dhe antipati sociale nga Tiranasit kundrejt te ardhurve. Jo sepse jane thjesht te ardhur, por sepse menyra e ardhjes se nje mase kaq te madhe njerezish jo vetem qe nuk lejon hapesira asimilimi te kesaj popullate te re ne kryeqytet, por ka shkaterruar keto norma qe u ndertuan per gjithe keto vite. Sot Tirana eshte ne nje kaos te madh urban dhe social nga e cila nuk ka perfituar askush, as vendasit e as te ardhurit. Eshte nje situate ku askushi nuk pyet per askushin dhe sigurisht per kete nuk mund te behen fajtor te ardhurit, por ato politikane te atyre fillim viteve 90' qe ceshtjen e levizjes se njerezve (sikurse dhe shume ceshtje te tjera akoma me kardinale) e menaxhuam me provincializem dhe dilentatizem te theksuar. Tirana sot eshte nje lloj "New York City" por me anen e erret te tij. Lagje qe i ngjasojne getove ku ne vend te rracave jane perqendruar krahina, kryesisht ose jug ose veri. Ne administrate shteterore deri dje kishim Llesh, Gjin e Mark, kurse sot po zevendesohet me jugore. Edhe para 90' eshte e vertete qe ka pasur kryesisht te ardhur nga jugu ne Tirane, por te siguroj qe ceshtja e krahinizmit ne administrate ska qene kurre kaq e mprehte sa sot dhe qe te marrim parasysh qe jemi ne 2014.

    Keshtu qe te nderuar, merreni me qetesi kete punen e te qenit te ardhur ne raport me Tiranen dhe Tiranasit, sepse nuk jane keto te fundit qe ju kane mbyllur deren ju, madje jane treguar shume bujare, kur nderkohe ne vende te tjera te botes te tilla levizje jane shoqeruar me konflikte te hapura sociale. Lerini menjane mllefet dhe mirekuptoni kete situate te sikletshme sikurse te ishit dhe ju ne vendin tone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 31-01-2014 më 11:42
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  13. #100
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    Për: “Tironsja” Laura Vorpsi: Jabanxhinjtë të hyjnë me vizë në Tiranë

    Ceshtja e krahinizmit nuk ka si me qene ma e mprehte sot, kur gjithkush mundet me u vendos ne Tirane pamvarsisht pushtetit te rastit. Kurse ne ate kohe ekzistonte pashaportizimi, e ne Tirane (e cdo qytet tjeter) vendoseshin ata qe donte partia. Sot ndoshta ke mundesi ma shume me gjete pune ne administrate nqs je i nji krahine me pushtetaret por keta te fundit nuk mund te pengojne levizjen e lire.

    E perseris, mund te ankohen tiranasit e vjeter ( me te drejte apo jo) se ata te pakten e kane nji preteks: ka 70 vjet qe po i vidhet prona. Po jo "tiranasit" e brezit te dyte qe kane pase "fatin" me lind ne Tirane se baba apo gjyshi i tyne u leju me vendose aty sepse kishte te njejten prejardhje apo bindje politike me pushtetaret komunista (shumica, se ka edhe prej atyne qe kane shku per meritat e veta)

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar puroshkodran për postimin:

    DYDRINAS (31-01-2014)

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •