Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sorollatja per Ramen.. fundi i parlamentarizmit..

    KJ shkruan:

    ........

    PARALIZOHET HETIMI I RAMES

    Socialistet kundershtojne marrjen e materialeve nga Bashkia e Tiranes apo Ministria e Kultures pa u miratuar me pare plani hetimit te ketij komisioni. Ata pohojne se dokumentat ne keto institucione nuk mund te merren vetem me firmen e kryetarit Olldashi, po me miratimin e gjithe komisionit

    Edlira Prenga

    Anetaret socialiste te komisionit "Rama" kerkuan dje bllokimin e hetimit te punes se ketij komisioni. Para dy ditesh kryetari i ketij komisioni, demokrati Sokol Olldashi u shpreh se te marten do te fillonte puna ne Ministrine e ultures dhe Bashkine e Tiranes, ne hetim te aktivitetit te ketyre institucioneve duke theksuar se kjo eshte kompetence taksative e kryetarit te komisionit. Por kater nga anetaret socialiste te ketij komisioni ne nje konference te perbashket per shtyp u shprehen se nuk do ta lejojne nje nisme te tille. Nenkryetari i ketij komisioni, Bardhyl Agasi theksoi dje se nga komisioni nuk ka nje plan hetimi dhe ne kete menyre ne nuk do te lejojme qe titullaret e ketij institucioni te lejojne qe te hyjne deputetet e te marrin materiale. "Duke mos qene miratuar nga komisioni plani hetimi, duke mos u korrigjuar edhe nga sekretari sipas rregullores, ne gjykojme dhe deklarojme me pergjegjesi deklarimin e djeshem te kryetarit dhe anetareve te tjere te opozites per te kryer veprime te njeanshme ne kundershtim me ligjin dhe rregulloren" u shpreh nenkryetari i komisionit. Sipas socialisteve ne kete menyre rregullat e komisionit jane te njeanshme dhe socialistet nuk do te lejojne tendodhe nje gje e tille.

    Socialistet po bllokojne komisionin

    Puna e ketij komisioni po pengohet qe ne hartimin e planit te hetimit dhe socialistet jane te vendosur ta bejne nje gje te tille. Kjo dhe per faktin qe kane te shumicen e votave ne komision. Keshtu iniciatives se demokrateve per te nisur hetimet neser neper institucionet perkatese socialistet i kane thene jo. Ne fakt kjo ndodhi qe ne diten e miratimit te rregullores se komisionit, ku kryetari i tij kerkoi qe deputetet te shkonin vete neper institucione per te mbledhur faktet e nevojshme per hetim. Por socialistet e hodhen poshte kete pike te rregullores duke theksuar se duhej te firmosej nga te gjithe anetaret plani i hetimit dhe me pas te vinet ne komision materiali qe kerkohej. "Me firmen e zotit Olldashi titullaret e ketij institucioni jane te detyruar qe te mos pranojne asnje kerkese, duke mos i dhene asnje informacion, asnje personi, pa u marre nje vendim ne mbledhjen e komisionit hetimor paralamentare" u shpreh Agasi dje lidhur me kete ceshtje.

    Ne kete menyre, socialistet duke u dhene urdher krereve te institucioneve qe te mos afrohen materialet qe kerkohen nga anetaret demokrate te komisionit "Rama", kerkojne hetim sipas menyres se tyre. Sipas anetarit tjeter socialist Ndre Legisi, duhet te paraqiten provat nga ana e demokrateve nese ka dhe me pas te hartohet plani i hetimit. "Te paraqiten te gjitha ato qe konsiderohen prova dhe fakte perfshire edhe deklaratat e politikaneve, t'i formuloje zoti Olldashi ne nje leter dhe t'ja paraqese komisionit" theksoi Legisi. Sipas tij, ky plan hartohet mbi bazen e provave te paraqitura nga akuzuesi, por qe akuzuesi nuk i ka keto prova. "Plani i hetimit ndertohet mbi bazen e provave qe do te paraqese akuzuesi. Ata kane akuzuar Edi Ramen, mbi c'baze e kane akuzuar, te dorezojne provat dhe mbi keto prova hartohet plani i hetimit", u shpreh dje Legisi. Por nga ana tjeter ai vuri ne dukej se edhe nese i sjellin keto prova do te luajne me ligjin sipas stilit socialist. "Le te sjellin prova verbale por ama le te respektojne ligjin pike per pike", vuri ne dukje ai. Pa u sjelle fakte qe sipas socialisteve kane munguar ne komision nuk do te nise hetimi i punes, por qe gjithashtu kane shtuar se hetimi per bashkine duhet te nise qe nga viti 1992 deri 2002.

    Olldashi: "Do shkojme ne Bashkine e Rames!"

    Menjehere pas deklarates se kater socialisteve ka ardhur reagimi i kryetarit te komisionit Sokol Olldashi. Ne nje prononcim per "KJ", Olldashi beri sqarimin ligjor te se drejtes per te hetuar ne Bashkine e Tiranes, duke iu pergjigjur ne kete menyre socialisteve se me ose pa ta do te shkojne ne Bashki per te hetuar, te drejte qe e jep ligji. Sipas Olldashit, socialistet e komisionit treguan edhe nje here se kane qellimin e vetem per te bllokuar punen e komisionit.

    - Deklarata e zotit Legisi eshte nje tjeter argument qe tregon se perfaqesuesit socialiste ne Komisionin Hetimor kane per qellim vetem te bllokojne komisionin. Me atributin taksativ te pikes 4 te nenit 11 te ligjit per Komisionet Hetimore, "kryetari... percakton planin paraprak te hetimit", gje qe une e kam bere. Pas ketij hapi, me te drejten qe jep pika 1 dhe 2 e nenit 15 te te njejtit ligj, "...komisioni mbledh te dhena per shitjen. Te dhenat mund te jene informacione zyrtare dhe jozyrtare...", sikurse "merr te dhena nga burime te drejtperdrejta", qe ne kete rast eshte Bashkia e Tiranes. Sipas pikes 4 te Nenit 13 te Ligjit per Komisionet Hetimore "Kerkesa per hetime ose marrje provash nga cdo anetar i komisionit pranohet nga komisioni pa votim. Sipas pikes 4 te Nenit 2 te Ligjit per Komisionet Hetimore thote: Prove eshte cdo e dhene, deshmi apo dokument, apo fakt qe sherben ne nxjerrjen e konkluzioneve te hetimit dhe qe merret sipas rregullave te ketij ligji. Sipas pikes 1 te nenit 17 te te njejtit Ligj "Ne sherbim te hetimeve mbi shitjen, komisioni administron dokumente zyrtare., si dhe te dhena te tjera qe ndihmojne ne zhvillimin e hetimeve". Sipas pikes 2 te Nenit 4 te Ligjit per Komisionet Hetimore "Rregullat e parashikuara ne Kodin e Procedures Penale per hetimin zbatohen drejtperdrejt nga Komisionet Hetimore" dhe, sipas pikave 1 dhe 3 te nenit 191 te Kodit te Procedures Penale "Lejohet marrja e dokumenteve qe perfaqesojne fakte, persona ose sende, permes fotografimit, filmimit, fonografimit, ose cdo mjeti tjeter", sikurse "Dokumentet qe perbejne prove materiale duhet te merren, cilido qofte personi qe i ka krijuar ose qe i mban". Ju kerkoj ndjese per kete argumentim te gjate ligjor, por besoj se ky ishte i nevojshem per te treguar se zoti Legisi dhe koleget e tij ne komision, problemet i kane me ligjin dhe jo me kryetarin e komisionit. Ne do te shkojme ne bashki sipas te gjitha procedurave, do te hyjme nga dera dhe do te kerkojme te ushtrojme vetem nje te drejte qe na e njeh ligji. Nese zoti Rama do te veproje sipas konsulences se zotit Legisi do te deshmoj se pas te gjithe ketij bllokimi te paligjshem qe perpiqen te bejne socialistet eshte frika e tij nga hetimi.

    Parlamenti, do kaloje komisionin e fajdeve

    Ne seancen e neserme parlamentare, deputetet do te kalojne per te dyten here ne miratim perberjen e komisionit per transparences e firmave rentiere. Gjate javes se kaluar, nje gje e tille nuk u be e mundur pas kerkeses se drejtuar nga ana e kreut te legalisteve, Ekrem Spahia. Sipas tij, ne perberjen e komisionit hetimor parlamentar per transparencen e fajdeve duhet qe te futet edhe nje anetar i Partise se Legalitetit. Nje fakt i tille, sipas Spahise eshte me se ligjor per vete fatin se partia ne fjale ben pjese ne grupin e opozites, prandaj ka te drejten e perfaqesise edhe ne komisionet hetimore parlamentare. Pritet qe parlamenti ta zgjidhe sa me shpejt problemin e pranise se legalisteve ne komisionin hetimor per trasnparencen e fajdeve. Nisma per ngritjen e ketij komisioni eshte hedhur jave me pare ne seeancat parlamentare nga ana e deeputetit aleancist, Prec Zogaj.Me 35 vota deputetesh te parlamentit shqiptar ai kerkoi ngritjen e ketij komisioni.



    ----------------------------


    Shitsja bylmetit ka nxjerre gangot e lagjes qe te rrahin revizorin qe vjen per inventar.
    Gangot thone..Trego fakte o Revizor qe Shitsja jone qe na mban me djath ka vjedhur..pastaj te leme te hysh per kontroll.

    Po me lini te hyj e te cfletoj dokumentat thot Revizori se une nga trotuari s'mund te them se sa djath ka hyre ne magazine te Dyqanit e sa eshte shitur e sa ka gjendje e sa ka futur ne Xhep..shitsja juaj e nderuar..

    Jo thone gangot..nuk te leme..pik..

    Ne gjithe Boten Revizori hyn kontrollon , verifikon e deklaron ne se ka ose jo vjedhje.
    Ne rastin Rama eshte ndryshe. Ai eshte i pa kontrollueshem.

    Sadami i pa kontrollueshem, Stalini i Pakontrollueshem, Pol Poti ashtu, Enveri patjeter, Mao ce duni gjithashtu se ishte DIELli vete..etj.

    Pra PS mbron Zotin e saje , Enverin e ri, Ed Ramen e ambasadori amerikan e ata europian e pranojne kte lloj demokracie,
    Demokraci ku Parlamenti nuk ka te drejte te Kontrolloje...

    Ne 97 -ten Ambasadorja amerikane Lino i dha drit jeshile nxitese Bolshevikve te Gjinush Mejdanit qe me ura zjarri ne dore te djegin Bashkite dhe Shtetin
    ..Sot Xhefri e ndalon opoziten legale te kontrolloje bashkite qe sundohen nga bandat qe perkrahu Lino-ja.

    Perse rri athere OPOZITA NE PARLAMENT..

    Kot..

    Shqiperia u eshte dorzuar klyshve te Kexhibese me ferman nga Washingtoni e Brukseli...

    Pse valle??

    Paguajne mire keta..ose cfare..





    Turp.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    ZOTI BRARI PO I HAPNI LUFTE AMBASADORIT AMERIKAN NE TIRANE BRAVO
    nuk ka rendesi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Idemon, nuk po i hap luft Xhefrit te amerikes por po kujtoj nji princip demokratik qe thote pak a shume se ..Parlamenti ka te drejte te kontrolloje cdo zyre pushteti...

    Kur nje deputet ose grup deputetesh duan te shikojne punet ne nje zyre ata e kane kte te drejte nga parimet kryesore te cdo kushtetute demokratike.
    Cdo pengese qe o behet nga Ps ne forme kaq trashanike, kaq flagrante eshte tregues se Dicka po fshihet dhe tregues se PS nuk pje-rdhin per Parime.

    Pikerisht ne kete situate merr rendesi qendrimi i Shteteve demokratike te stazhionuara..pra shtete me demokraci shekullore.

    Ambasadori Amerikan ne Tirane i cili haptazi eshte treguar besnik i linjes se LINOs..pra Tutor i PS, duhej ne kte rast flagrant te pakten ti thoshte Edushit se ti Edush miku im..fshehi vjedhjet me marifet por mos kembengul qe te mos kontrollohesh sepse dhe Bushi dhe Abraham Linkolni e kane pranuar kontrollin...sepse o Edush ne se nuk pranon kontrollin automatikisht pranon se ke vjedhur.
    Ai duhet ti thote Nanos se keto lojra nuk bien ere euroatllantizmi por Stalinizmi sepse Stalini nuk kontrollohej nga Deputetet..

    Mirpo as Xhefri e sa Prodi nuk duan tja dine se ne Shqiperi po shkelet Demokracia.

    Kjo tregon se Amerika na mendon si popull Xhungle dhe qe ligjet e principet demokratike nuk vlejne si tek vendet e tyre ne kte vend te vogel ku ata jane Ambasador.

    Nuk ka rendesi ka vjedhur a ska vjedhur edi rama.
    Rendesi ka qe Opozita ekziston kot perderisa as nji e drejte elementare me Lexue dokumentat e Bashkise nuk i jepet.


    Ja sa hipokrite tregohen Agas-ulqino-Bracet?


    Shekulli thote:


    Thellohet pėrēarja nė komisionin anti-Rama. “Kontrolli nė bashki ėshtė i paligjshėm”

    PS: Rama s’mund tė kontrollohet pa prova

    Agasi: “Pa plan hetimi, pa prova dhe pa dy firma Rama ėshtė i detyruar tė mos pranojė hetime”

    TIRANE - Pėrēarja e komisionit hetimor “Rama” mori dje pėrmasa mė tė mėdha. Shenjat e bllokimit tė dy ditėve mė parė u pėrforcuan dje, pasi socialistėt e quajtėn tė paligjshėm kontrollin e paralajmėruar tė sė martės, qė opozita do tė nisė nė Bashkinė e Tiranės. Nė pėrgjigje tė konferencės sė kolegėve tė tyre pesė socialistėt thanė dje se “asnjė kontroll nuk mund tė ushtrohet nė Bashkinė e Tiranės dhe nė Ministrinė e Kulturės, pa paraqitur mė parė provat e akuzave tė bėra nė drejtim tė kryebashkiakut”.
    Gjithashtu ata kėmbėngulėn, duke pėrmendur edhe ligjin pėr funksionimin e komisoneve parlamentare hetimore si dhe rregulloren e miratuar tė premten. Plani i hetimit, sipas tyre, mund tė hartohet dhe miratohet vetėm pasi tė jepen provat qė zotėrojnė demokratėt.
    Opozita ka lajmėruar se ditėn e martė do tė shkojė pranė Bashkisė sė Tiranės pėr tė nisur kontrollin dhe hetimin mbi akuzt e saj dhe mbi disa ēėshtje, si: spozorizime, tendera e prokurime, tė konsideruara prej saj si jo tė rregullta. Por anėtarėt e PS-sė nuk e pranojnė kėtė lėvizje, duke kėrkuar mė parė tė jepen tė dhėna konkrete mbi kėto parregullsi. Dje anėtarėt socialistė tė komisionit deklaruan se “nuk do tė lejojnė asnjė hetmim nė institucione pa pasur mė parė njė plan hetimi nga ana e komisionit”. Nėnkryetari i komisionit, Agasi, tha se “nėse kanė halle personale, mund tė shkojnė; nėse nuk kanė, nuk mund tė bėhen veprime tė njėanshme, duke thyer ligjin dhe rregulloren qė miratuam bashkėrisht, sipas tė cilės kėrkohet njė shkresė e firmosur nga kryetari dhe sekretari”. Sipas tij, vetėm me firmėn e kryetarit Olladashi titullarėt e institucionit janė tė detyruaruar tė mos pranojnė asnjė anėtar tė komisionit.
    Legisi
    “Tė dorėzojnė provat mbi tė cilat kanė ngritur akuzat e tyre dhe mbi kėto prova tė hartohet plani i hetimit. Kėshtu e thotė ligji. Le tė sjellin provat, qė tė nisė kontrolli”,- tha dje anėtari i komisionit Ndre Legisi. Ēėshtja e firmosjes sė shkresės autorizuese pėr kontroll nga kryetari Olldashi dhe sekretari socialist Xhafa duket se ėshtė menduar si hapi i parė bllokues. Pa njė plan hetimi dhe pa dy firma, Edi Rama ligjėrisht, sipas PS-sė, nuk do tė pranojnė asnjė hetim mbi dokumentacionin e bashkisė dhe tė Ministrisė sė Kulturės. Sot paradite komisoni do tė bėjė edhe njė mbledhje tjetėr pėr kėtė ēėshtje, nė pėrfundim tė sė cilės do tė shihet se ē’drejtim do tė marrin hetimet. Pėrvoja e komisionit “Klosi” ku opozita shkoi nė SHIK, duke rrėmuar edhe mbi dokumente qė, sipas PS-sė, pėrbėnin sekret, qė cenonin profilin e shėrbimit dhe rrezikonin jetėn e agjentėve, duket se u ka hyrė nė punė socialistėve.

    -----

    Pra... Ben MUUUUU qe ata do tallen me Berish-Olldashin deri ne "kalendat greke"..


    I lumte..kane gjetur nji tuf rrypash ne PD.


    Pd duhet ta braktis kte parlament hajdutesh..
    Cdo sekond qe rri aty ja zgjat sundimin 5 vjet Bandes se KXH bese..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22
    Brari, Shqiperia nuk eshte vetem e Olldashit dhe e Berishes, por edhe e imja edhe e juaja. Hajdutet nuk ka per ti kapur e denoncuar vetem opozita por gjithe shqiptaret e ndershem. Prandaj Brari mos bej me faj opoziten qe po ben punen e saj, por bej me faj dhe veten pasi edhe ti je shqiptar.

    Vetem fajtoret dhe ata qe kane dicka per te fshehur perdorin te njejtat praktika qe ndiqte Sadami me inspektoret, por nuk do te jete e larget dita ku vemendja amerikane do te drejtohet nga Ballkani per te shkulur me rrenje dhe per tu hedhur hekurat te gjithe atyre qe kane lidhje me krimin e organizuar ne Ballkan. Keta vrasin kryeministra, hedhin bomba ne ambasaden amerikane ne Athine, transportojne droge dhe njerez nepermjet Shqiperise dhe vjedhin me te dyja duart te gjitha fondet qe xhirojne te huajt per ringritjen e infrastruktures shqiptare.

    Se shpejti do ti vije fundi edhe Sadamit te Ballkanit se bashku me djalin e madh Udaj Ed Rama.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Eshte hera e fundit qe te paralajmeroj qe fjalori i rruges qe ti perdor nuk eshte i pranueshem ne kete forum. Nese vazhdon ne kete menyre do te hiqet e drejta te marresh pjese ne forum.

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo ti ke te drejte por supozojme se une e ti kemi ndonji vrejtje tju bejme PD-se si do komunikojme me ata?

    Ata nuk kane asnje lidhje me Miletin.

    PSH tek Shekulli eshte nje faqe ku populli hedh ide, vrejtje,propozime dhe aty i lexojne dhe popiulli ckane thene por dhe politikanet qe duan te degjojne..

    Tek RD nuk ka nje faqe te tille.
    RD del nji her ne jav ne Internet.

    Krahasimi qe i bere sjelljes se Edit me Komisionin sikurse Sadami me inspektoret eshte i qelluar megjithse Sadami nuk ish kaq i mbyllur sa Edi.

    Lexo cfare thote Sot KJ.

    ------------

    DEMOKRATET, DHUNE NDAJ BASHKISE

    Sokol Olldashi:

    - Cdo perpjekje e punonjesve te Bashkise se Tiranes dhe gjithe institucioneve te tjera per te bllokuar komisionin ne mbledhjen e te dhenave ne baze te ligjit, perben veper penale. Ne rastin konkret i kujtoj administrates se Bashkise se Tiranes se duke filluar qe nga kryetari i saj dhe deri tek portieri, asnjeri prej tyre nuk gezon imunitet.

    Fatmir Xhafaj:

    - Ky eshte absolutisht nje dhunim i institucioneve! Por edhe i ligjit, i cili nuk lejon hyrjen ne institucion per dokumente, nese s'eshte miratuar nje plan hetimi. Nuk eshte e nevojshme qe deputetet te shkojne ne Bashki, dokumentet e kerkuar i dergohen komisionit ne menyre zyrtare. Por opozita me kete akt do te kompensoje humbjen e takimit te pare kur nuk kishte provat gati.

    Bardhyl Agasi:

    - Kryetari i komisionit, Sokol Olldashi, dhe anetaret e opozites, duke shkuar sot ne Bashkine e Tiranes, po thyejne te gjitha rregullat se po shkelin ligjin per komisionet hetimore. Ata po u drejtohen institucioneve pa pasur autorizim apo shkrese percjellese nga sekretari dhe kryetari i komisionit. Mbi te gjitha, s_eshte hartuar ende rregullorja apo plani i hetimit.

    Eglantina Nasi

    Opozitaret e komisionit "Rama" po dhunojne institucionet! Vajtja e tyre ne dyert e Bashkise se Tiranes, eshte konsideruar nga sekretari i komisionit hetimor parlamentar "Rama", Fatmir Xhafaj, si nje akt dhune jo vetem ndaj institucioneve, por edhe vete ligjit. Kjo sepse, ai nuk parashikon trokitjen e deputeteve ne nje institucion, nese nuk kane marre me vete konsensusin nga gjithe anetaret per terheqjen e dokumenteve qe nevojiten per hetim. Por, vetem pasi eshte miratuar nje rregullore e komisionit dhe nje plan hetimi i perbashket. Serish dje, pozita dhe opozita jane perplasur fort midis tyre. Kryetari i komisionit hetimor deklaroi se do te shkonin neser ne Bashkine e Tiranes per te marre dokumentacionin qe duan, por pa thene se ne cilen dere do te trokasin; sekretari i komisionit thote se ky eshte nje dhunim i institucioneve dhe nje shkelje e hapur dhe flagrante e ligjit, ndersa nga Bashkia e Tiranes, zera te heshtur thone se, nese do te vijn` sot ne Bashki deputetet, ata do te dalin te diskretituar. Askush nuk i jep zgjidhje problemit: as deputetet demokrate nuk mund te pengohen ne Bashki se jane persona me imunitet; por as zyrtaret e bashkise nuk mund te japin ndonje informacion meqenese shkresa do te jete e firmosur vetem nga demokratet, dhe e pavotuar ne komisionin e ngritur per kete ceshtje.

    "Madje, edhe pas nje hapi te tille, mund te mos jete fort e nevojshme mberritja e deputeteve ne institucione per dokumentet. Kjo sepse ato i dergojne dokumentet e kerkuara ne menyre zyrtare", pohon Xhafaj. Sipas tij, nje veprim te tille opozita po e ndermerr per te kompensuar humbjen e saj te pare ne komision, pasi nuk i kishte gati provat per Bashkine e Tiranes. Nga ana tjeter, eshte vete kryetari i ketij komisioni, Sokol Olldashi, i cili pohon se, nese opozita do te hase pengese nga ana e punonjesve te Bashkise se Tiranes, atehere keta te fundit do te kryejne nje veper penale. "Sepse cdo perpjekje e punonjesve te Bashkise se Tiranes dhe gjithe institucioneve te tjera per te bllokuar komisionin ne mbledhjen e te dhenave ne baze te ligjit, perben veper penale!" pohoi Olldashi. Sipas tij, asnje nga punonjesit e Bashkise nuk ka te drejte te pengoje anetaret e nje komisioni hetimor per te kerkuar dokumente perderisa ata nuk jane persona te pajisur me imunitet. "Ne rastin konkret i kujtoj administrates se Bashkise se Tiranes se duke filluar qe nga kryetari i saj dhe deri tek portieri, asnjeri prej tyre nuk gezon imunitet" shton Olldashi. Sipas tij, ligji i jep te drejten per organizimin dhe mosbllokimin e punes se komisionit ne perputhje me planin paraprak te hetimit qe ai vete ka percaktuar. Per hartimin e planit te hetimit jane te domosdoshme dokumentet mbi te cilat do te punohet. Ne baze te tyre, hartohet edhe nje plan i posacem per ceshtjet qe ngrene dhe njerezit qe duhen thirrur per te deshmuar mbi to. Megjithate, Olldashi, edhe pse do te shkoje ne Bashki, nuk e ka miratimin dhe konsensusin e komisionit.

    Agasi: "Per dokumentet duhet edhe firma e sekretarit!"

    Per te hyre ne institucione dhe per te kerkuar dokumente per hetime, nevojitet jo vetem firma e kryetarit te komisionit hetimor, por edhe ajo e sekretarit. Ne rastin e permendur, sekretari Fatmir Xhafaj nuk ka dhene miratimin e tij per marrjen e dokumenteve ne Bashkine e Tiranes. "Perfaqesuesit e komisionit qe sot do shkojne per te marre dokumentet, nuk kane nje shkrese percjellese nga sekretari dhe kryetari i komisionit parlamentar", pohon nenkryetari i komisionit "Rama", Bardhyl Agasi. Vete Xhafaj, si sekretar i ketij komisioni, thote se nuk ka firmosur asnje shkrese qe deputetet te shkojne te hetojne ne bashki. Madje, as nuk njihen ceshtjet, sepse ne mbledhjen e pare, demokratet ishin te papergatitur.

    Sipas Agasit, kryetari i komisionit, Sokol Olldashi, dhe anetaret e tjere te opozites brenda tij, me ane te nje veprimi te tille, jane duke thyer te gjitha rregullat dhe duke shkelur ligjin per komisionet hetimore parlamentare. Kjo sepse, ata po u drejtohen institucioneve pa pasur nje autorizim nga ana e komisionit hetimor dhe, mbi te gjitha, ne nje kohe kur nuk eshte hartuar ende rregullorja e komisionit. "Ne jemi te mendimit se Bashkia e Tiranes nuk duhet t'i pranoje perfaqesuesit e komisionit qe sot do te shkojne per te marre dokumentet", pohon Agasi. Sipas tij, deputetet socialiste te komisionit hetimor jane gati te bisedojne sa me shpejt per te aktuar planin e hetimit te cilin e kane tashme gati. "Me t'u miratuar ai, anetaret e komisionit kane te drejte te shkojne ne Bashkine e Tiranes per te terhequr dokumentet perkatese" perfundon Agasi.

    C'do te ndodhe ne Bashki...

    Sot eshte ora e se vertetes: a do te nisen ne Bashki deputetet demokrate dhe ku do te shkojne? Per te shkuar, Olldashi e ka vendosur, ndersa se ku do te shkojne, ai nuk e tregon: "kete do ta bejme publike vetem neser", thote Olldashi per "KJ". Por c'do te ndodhe ne Bashkine e Tiranes? Deputeteve te PD-se, patjeter, u duhet te kontaktojne me kryetarin e Bashkise. Eshte vetem ky i fundit, i cili mund t'u jape leje punonjesve te vet per te dhene ose jo, materialet qe do te kerkojne deputetet. Nga ana tjeter, Rama patjeter do t'u kerkoje deputeteve te PD-se shkresen zyrtare te komisionit, me firmen e kryetarit dhe sekretarit, ashtu sikurse eshte sanksionuar ne ligj dhe rregullore. Por deputetet me imunitet te PD-se, nuk e kane nje shkrese te tille. Eshte shume e veshtire per te kuptuar se c'do te ndodhe sot ne Bashkine e Tiranes.



    ---------


    Pra quajne "Dhune" veprimin krejt te ligjshem te super paralajmeruar te nje grushti Deputetesh te ligjshem qe vijne te kryejne nje detyre te ligjshme, transparent e krejt normale.

    Dhe paftyresine e tyre per te fshehur dokumentacionin e nje institucioni me 120 dhelperira e quajne normal.

    Te shikojme deri ku do shkoje puna..

    Cdo te mire Albo e ju tjeret..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdon Sadami i Tiranes punen e tije..

    KJ thote:

    ----------------
    EDI RAMA: EDHE 6 VJET KRYETAR BASHKIE

    -Z. Rama, mendohet se sot (dje) keni urdheruar punonjesit e bashkise, qe te ndalojne kryetarin e komisionit hetimor per shqyrtimin e veprimtarise se Bashkise se Tiranes dhe disa anetare te komisionit per te hyre ne bashki. E para, pse eshte marre ky vendim?

    -Dua te theksoj se eshte vertet per te qare hallin kur shikon shfaqjet e Parlamentit shqiptar dhe, duke qene se pata rastin te shoh nje copez nga shfaqja e radhes, them se keta zoterinj qe flasin ne emer te figures se larte dhe te pacenueshme te deputetit jane varremihesit e kesaj figure, qe normalisht do te duhej te ishte e larte dhe e pacenueshme, por qe eshte bere nje figure e ulet dhe plotesisht e cenuar per shkak te vete deputeteve, pra, per shkak te vetvetes. Ne rastin e sotem, zoterinjte nuk kishin ardhur si deputete por kishin ardhur si anetare te komisionit hetimor dhe kerkonin te fillonin ne menyre te njeanshme nje hetim, pa e vene me pare punen e komisionit dhe vetveten ne binaret e ligjit. Une u njoha me kerkesen e tyre nepermjet nje shkrese, e cila, e perseris, nuk kishte vule. Vula qe tregon zoteria i komisionit dhe qe hedh, ne fakt, nje dyshim te madh mbi aftesite e tij per te qene kryetar i nje komisioni si ky, eshte vula e protokollit dhe jo vula e Kuvendit te Shqiperise. Keto jane dy gjera krejt te ndryshme. Aq e vertete eshte kjo saqe, ne bashki, fillimisht, letra u konsiderua e paprotokollueshme per arsye te mungeses se vules. Megjithate, le ta leme aspektin formal te vules dhe le te kthehemi te ligji. Zoterinjte u njohen nga une nepermjet nje letre mjaft te sjellshme, per te gjitha ato kerkesa normale qe une parashtrova ne emer te institucionit, ne menyre qe t'i hapet udha procesit te hetimit. Eshte nje hetim per te cilin une jam mjaft i interesuar, sepse, jo vetem do te nxjerre ne drite njehere e mire se sa idioteske dhe rakitike jane akuzat qe ben opozita ne adresen time, por njekohesisht tregon se cfare pune madhore eshte bere nga ana e administrates qe une drejtoj ne raport me nje te kaluar, e cila eshte shume e shemtuar, ne realitetin e perditshem dhe konkret te Tiranes, dhe ju siguroj se eshte dhe me e shemtuar ne realitetin e dokumentuar te dy administratave paraardhese, te cilat jane dy administrata te kesaj Partie Demokratike qe sot ka dale me gjoks perpara te na tregoje se si ndertohet shteti, se si luftohet korrupsioni, se si behet transparenca, se c'eshte ligji, e keshtu me radhe. Eshte i gjithi nje realitet i kthyer me kembe perpjete, qe shqiptaret duhet ta perjetojne nepermjet ekraneve te televizionit. E perseris dhe nje here tjeter, sot, ne bashki, nuk jane ndaluar te hyjne per probleme specifike deputete, por jane ndaluar te hyjne anetare te komisionit hetimor, te cilet nuk kishin dokumentacionin perkates per te filluar punen qe donin te fillonin dhe, per me teper, nuk ekzistonte as predispozita ime per t'i pritur perderisa uktheva paraprakisht pergjigje me shkrim, qe nuk jam i disponushem per takimin qe ata kerkonin. Nuk shoh asnje arsye per t'u skandalizuar ne kete mes, perkundrazi, une shoh arsye te mjafta per t'u skandalizuar duke pare deputete, qe ne rolin e kontrollit punetor te Enver Hoxhes apo te gardisteve te kuq te revolucionit kulturor kinez, mesyne ne dyert e institucioneve dhe e bejne kete mbasi me pare kane kercenuar duke kercellitur dhembet ne televizion nje administrate te tere me Kodin Penal e me te tjera historira si keto. Ndoshta, ndonje nga anetaret e opozites ne komision enderron te perserise ne bashki, sallojen e avokat Ngjeles ne mjediset e SHISH-it, por ai do te jete i detyruar te zgjohet nga kjo enderr e keqe dhe te zbatoje pike per pike ligjin per komisionet hetimore dhe te gjitha ligjet e tjera qe rregullojne raportet mes individeve dhe dokumenteve shteterore. Bashkia e Tiranes eshte plotesisht e gatshme qe t'i sherbeje hetimit ne fjale me te gjithe infrastrukturen dhe strukturen e nevojshme, por nuk eshte absolutisht e gatshme qe te lere punet e veta per t'u marre me punet e Olldeleve te opozites.

    -Fakti eshte qe sot(dje) jane ndaluar 4 deputete te hyjne ne bashki dhe per kete ka shprehur ndjeshmerine e tij edhe kryetari i Kuvendit duke denuar ne njefare menyre kete fakt. Si e komentoni kete?

    -Gjithsekush ka lirine te shprehe opinionin e vet. Dhe kryetari i Kuvendit ka nje opinion te tijin. Mua me vjen keq qe ai e ka pare kete si nje cenim te figures se deputetit, megjithate ky eshte opinioni i tij. Une nuk mendoj qe ne Bashkine e Tiranes jane ndaluar te hyjne deputete qe kishin ardhur te qanin hallet e popullit, por jane ndaluar te hyjne nje grup personash te paautorizuar, anetare te nje komisioni hetimor per te cilin ende nuk jemi vene ne dijeni zyrtarisht. Pra, ne nuk kemi ende zyrtarisht aktin e krijimit dhe perberjen e ketij komisioni, pavaresisht se c'mund te kemi degjuar ne televizor. Shteti real ligjor keshtu funksionon, plus nje sere dokumentesh te tjera si rregullore, detyrat dhe te drejtat tona, e keshtu me radhe. Nese kjo perceptohet si shprehje e nje shteti policor stalinist e keshtu me radhe, eshte problem i atyre qe kane kete perceptim. Une nuk di asnje vend te botes ku te hyhet dhe te dilet neper institucione, sic imagjinojne se mund te hyne keta zoterinj qe kane nje te kaluar, qe flet fare mire per raportet e tyre me institucionet. Ne te gjithe background-in e tyre politik, ne te gjithe karrieren e tyre nuk ka asnje cast, nuk ka asnje moment, nuk ka asnje fragment te respektit te tyre per institucionet. Perkundrazi, ka plot momente dhe ngjarje te hidhura qe kane ardhur si rezultat i mungeses se respektit te tyre per institucionet. Une e perseris, ne Bashkine e Tiranes nuk hyhet me dhune dhe nuk hyhet as duke ekspozuar cfaredo arsye te mosarsyes. Nese kerkohet nje takim, me pare, ky takim duhet konfirmuar dhe pastaj te vihet, dhe jo te anuncohet takimi si nje fakt i kryer, pa pyetur a ekziston mundesia per t'u pritur. Dhe, nga ana tjeter, mendoj se nese vihet si deputet, ekspozohet me pare arsyeja pse vihet. Sepse, duke pasur detyren t'i veme ne dispozicion deputeteve te gjithe mundesite tona per t'i dhene pergjigje, duhet te dime se cilat jane pyetjet qe kishin sjelle me shkrim zoterinjte e komisionit. Dhe, ne fund fare, dua te theksoj se deputetet vertet kane liri hyrje ne te gjitha institucione, por kjo nuk do te thote qe institucionet jane mjedise ku deputetet mund te futen per te bere shetitje apo per te bere politike, apo per te dhene shfaqje.

    Jane mjedise ku punohet, ku sherbehet dhe ku zgjidhen probleme te caktuara.

    -D.m.th. eshte e qarte qe, nese ata do te vijne prape neser pa keto autorizime qe ju flisni, do te gjejne te njejtat pengesa?

    -Eshte plotesisht e qarte se, ne rast se deputetet bejne nje vizite ne Bashkine e Tiranes, duhet te shprehin nje arsye, ne menyre qe ne t'u garantojme nje sherbim sa me te mire. Deputetet mund te vijne dhe per te vizituar Bashkine e Tiranes, mund te vijne edhe per te vizituar mjediset e ristrukturuara, mund te vijne edhe per zgjidhur nje problem apo nje tjeter, jane te gjithe te mirepritur. Mund t'ju siguroj se, plot deputete te opozites kane hyre ne Bashkine e Tiranes. Une nuk dua t'ua permend emrat se mos u krijoj probleme me plakun Mere, por fakti eshte ky: ne kete rast ky ishte nje grup i paautorizuar dhe nje grup te cilin praktikisht nuk e priste njeri. Do hynin ne Bashkine e Tiranes per cfare, kur nuk i priste askush?

    -Ju flisni per nje realitet te ri ne Bashkine e Tiranes qe nga viti 2000 e ketej. Me kete kuptojme anen administrative dhe vendimet konform ligjit. Atehere, pse eshte krijuar nje ide sikur ju doni te fshihni dicka dhe pse nuk nxitoni ju te ekspozoni kete realitet te ri?

    -Pse eshte krijuar kjo ide, duhet te pyesni ata te cileve mund t'u jete krijuar kjo ide, dhe natyrisht pastaj duhet ngritur nje pikepyetje e madhe mbi sistemin e vlerave individuale te gjithesecilit ne raport me demokracine, ne raport me te drejtat e gjithesecilit per te qene i mbrojtur nga ligji, per te qene i mbrojtur nga shoqeria, per te qene i mbrojtur nga mjedisi, ne raport me nje valange absolutisht skandaloze akuzash, shpifjesh denigrimi per te cilen askush nuk thote asgje. Pra, kemi nje person qe, perfundimisht, ka probleme serioze me balancat psikike, i cili ka fituar nje status qe te thote gjithcka. Dhe askush nuk pyet se si ka mundesi qe ky person thote gjithcka, por shumekush pyet si ka mundesi qe ketij personi kesaj radhe, ne nje moment te caktuar, nuk i hapet rruga, pasi na qenka e drejta e opozites dhe ku di une se cfare? Une mendoj qe, vete ideja se dicka mund te fshihet duke mos lene deputete te hyjne brenda apo duke u shmangur, eshte nje ide idiote. Une besoj se kam mjaftueshmerisht arsye per te qene jo thjesht i gatshem, por plotesisht i interesuar qe e gjithe kjo farse te marre fund nje ore e me pare dhe natyrisht kjo do te marre fund nje ore e me pare nepermjet nje hetimi gjakftohte e te paanshem te te gjithe dokumentacionit, por problemi eshte qe une u siguroj qysh sot, se, ketu nuk do te kete hetim gjakftohte e te paanshem te atij komisioni, ketu do te kete vetem politike. Kjo e gjitha eshte vetem politike, behet per arsye politike, dhe eshte produkt i nje deshperimi te madh, eshte produkt i nje ndjesie mjaft te qarte, eshte produkt i nje vetedije do te thosha une, qe opozita e ka ne raport me zgjedhjet e ardhshme qe nuk ka asnje shans qe t'i fitoje. Dhe atehere ka ndertuar nje lufte politike te paprincipte, nje lufte politike primitive, nepermjet te ciles kerkon te ngreje dhe te krijoje alibira nga me te cuditshmet duke me konturuar mua si njeriun e e gjitha te keqijave.

    -Pavresisht nga komisioni, a mendoni se ne detyren qe keni pasur si Minister Kulture dhe si Kryetar Bashkie keni qene i gabueshem ndonjehere, perkthyer kjo ne shperdorim, dhe sa te konsiderueshme mund te jene keto shkelje sipas jush?

    -Une deshiroj t'ju them se as si minister Kulture dhe as si kryetar i Bashkise se Tiranes nuk mund te marr persiper te pranoj se kam marre pjese dhe, aq me pak, pastaj, te kem drejtuar shperdorimin qofte edhe te nje qindarke te taksapaguesit shqiptar. Kete e them sinqerisht, hapur dhe pa pasur absolutisht ndrojtje nga shume njerez, te cilet nuk besojne tek ndershmeria, nuk besojne tek mundesia e te ekzistuarit edhe te njerezve te tille, nuk besojne tek ideja qe mund te kete drejtues qe nuk shperdorojne pasi po te ishin vete ne pozita drejtuese do ta kishin bere nje gje te tille. Keta njerez vertetojne ate thenie, qe, thote se nese akuzon pa prova per nje mekat, je ti ai qe je ne gjendje ta besh ate mekat.

    -Jemi 5 muaj para zgjedhjeve dhe duket sikur jemi ne kulmin e fushates. Kjo lloj lufte politike kaq e ashper a mendon se do te ndikoje ne deshiren apo vullnetin tuaj per te rikandiduar?

    -Absolutisht jo. Une e kam vendosur objektivin tim, qe eshte qe, brenda 9 vjetesh, ta ndryshoj plotesisht kryeqytetin dhe, natyrisht, ne bashkepunim me shume te tjere, te bej te mundur qe Tirana te jete qyteti ku te gjithe kryeqytetasit, ata te vjetrit dhe te rinjte, te duan te jetojne.

    -Si ju duket epiteti i fundit qe ka bere ne adresen tuaj, kryetari i opozites se jeni hajduti i Bagdadit ne Tirane?

    -Nuk ia vlen absolutisht te harxhosh kohe per t'iu pergjigjur nje mendjeje te shthurur dhe nje goje edhe me te shthurur, sic eshte mendja dhe goja e kryeplakut te Partise Demokratike.

    Intervistoi: Edi Lesi



    -------------

    Ed Lesi nderton grataciela per vete dhe do ja puthi bi-tten ed rames.. mir e ka..


    ja cthote perseri KJ

    ----------

    KESHILLTARET E KEQINJ TE EDI RAMES

    Dje, kryebashkiaku i Tiranes, nje reformator ne veprime per te ndryshuar fytyren e rrudhur te kryeqytetit, beri nje gabim publik me mbylljen e dyerve te Bashkise kundrejt pese deputeteve te opozites, qe jane edhe anetare te komisionit hetimor. Nuk dihet se cili e ka keshilluar dhe futur ne kete aventure te momentit, pasi asnje kryetar bashkie nuk mund t'i mbylle dyert asnje deputeti, pasi jo vetem me "Statusin e Deputetit", por edhe me logjiken e moralit per te qene i hapur ndaj akuzave qe i behen, ai, pra kryebashkiaku, duhej jo vetem te hapte dyert e bashkise, por edhe t'i priste ne sallen ku jep zakonisht konferenca shtypi. Fakti qe ai mund t'i priste ne prani te medias, duke iu dhene ndofta edhe nje kafe, do t'i shtonte piket kryetarit te Bashkise dhe do te largonte, ne nje fare menyre, rete e zeza qe jane mbledhur mbi strehen e bashkise. Me ligj, cdo deputet ka imunitet me Kushtetute dhe ka te drejte te hyje kudo e kurdo, ne cdo zyre shteterore. Edhe Bashkia eshte institucion shteteror. Kesisoj, veprimi i djeshem i Edi Rames eshte nje akt ne kundershtim me ligjin dhe nje perde e erret qe ai i ka vene vetvetes. Nje dyshim me shume, krejt i panevojshem per kryebashkiakun ne keto dite. Perse Edi Rama nuk perdori elokuencen dhe oratorine e tij, te manifestuar perdite, per t'i pritur me "krahehapur" ata qe kishin shkuar per ta vene "ne litar"? C'pati kryebashkiaku qe nuk ishte ne ditet e tij me te mira? Pse ne prani te medias nuk manifestoi se mbetet i hapur per kontroll, duke iu thene deputeteve qe kishin ardhur se: "ju prita miqesisht, pime edhe kafene, por nuk mund t'ju jap asnje dokument pa rene dakord, sipas ligjit, ne komisionin parlamentar"? Nese Rama do ta bente kete, ai do te mbetej larg hamendjeve qe dolen neper rrugicat e Tiranes se "dicka fshihet ne letra". Keshilltaret qe i sillen rrotull Edit, po e fusin ne nje udhe pa krye, nderkohe qe kryebashkiaku ka per "keshilltare" rruget e shtruara, lumin e Lanes qe i ngjan nje kryeqyteti evropian, investimet nga donatoret e ndryshem, etj.

    C'pati Edi, dje, qe doli nga vetvetja? E keshilluan per ta futur ne krize me te vetet apo dikush qe ka marre tendera pafund nuk do qe t'i dale emri ne publik per masakren e parave qe ka bere, duke i perdorur taksat e qytetareve edhe per te bere media te shkruara?

    Edi, duke qene nga natyra i idhet me kundershtaret politike pati dje rastin qe te manifestonte edhe kulture mikpritjeje, edhe "masaker oratorie" me te 5 deputetet opozitare. E humbi shansin. Sot dhe me vone, nuk mund t'i jepet me shansi i djeshem.

    Rasti i djeshem, kur ai do te dilte para kamerave per t'i pritur te pese "vellezerit opozitare", duke qeshur dhe leshuar romuze kundrejt tyre dhe, ne fund, t'i nxirrte prape jashte dyerve duke u gajasur, por pa u dhene asnje dokument pa miratimin e krejt komisionit, Edi Rames i iku nga duart, vetem nga keshilltaret e tij qe diten hane dreke me te, e ne darke marrin ne telefon Berishen. Shansi vetem njehere te vjen nder duar per ta prekur, por jo per ta bere per vete. Kete shans, Edi, dje, as nuk e futi ne thesin e tij, e as nuk e preku!

    Re.po.




    ---------


    kulmi...



    --------prap KJ..shkruan


    PELLUMBI KERCENOHET NGA RUCI

    Eglantina Nasi

    Vajtja e deputeteve ne Bashkine e Tiranes per te kerkuar dokumenta, eshte mbrojtur dje nga vete kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi. Sipas tij, kerkesa e deputeteve te opozites ishte e pajisur me vulen perkatese te Kuvendit, e cila iu lejonte hyrjen ne institucion. Nje fakt te tille e ka pohuar gjate seances se djeshme parlamenare edhe kryetari i komisionit hetimor per Bashkine e Tiranes, Sokol Olldashi. Sips tij, kerkesa ishte e pajisur me vulen e Kuvendit dhe per kete arsye, ata duhet te lejoheshin per te hyre ne Bashkine e Tiranes. Nga ana tjeter, kreu i Kuvendit ka mbrojtur idene se njerezit me imunitet duhen respektuar para dyerve te institucioneve.

    "Ne kemi patur kundershtime per ty per shume gjera, por kete radhe ke mbajtur pozicionin e duhur" pershendeti qendrimin e Pellumbit, lideri i opozites, Sali Berisha. Por pohimi i hapur i kreut te Kuvendit ne lidhje me vulen ne kerkesen e opozitareve te komisionit "Rama" duket se ka nxehur palen e socialisteve, e cila gjate diskutimeve te saj dilte ne menyre te terthorte kunder kreut te Kuvendit, Servet Pellumbi. "Ti duhet te permbushesh detyren tende!" i eshte drejtuar ne menyre te ashper Pellumbit kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci.

    Topi dhe Berisha: "Nano te jape doreheqjen"

    Ngjarja e ndodhur dje ne dyert e Bashkise se Tiranes eshte komentuar dje ne seancen parlamentare nga ana e opozitareve si nje kurth i ngritur jo nga kreu i Bashkise, por nga vete kryeministri Nano. "Por une e akuzoj kryeministrin edhe per faktin se ne nje debat kaq publik, ai nuk eshte i pranishem", pohoi keu i grupit parlamentar demokrat, Bamir Topi. Sipas tij, eshte e pamundur qe nje person pa imunitet sic eshte kryebashkiaku Rama te zmbrapse nje grup deputetesh. Edhe lideri i opozites ka qene i mendimit se pas nje veprimi te tille fshihet kryeministri Nano. Te dy drejtuesit e opozites, Topi dhe Berisha kane kerkuar zyrtarizimin e kerkeses per doreheqjen e kryeministrit ne nje rast te tille.

    Por krejt i kundert ka qene qendrimi i socialisteve. "Minoranca nuk ka paraqitur ende asnje prove, fakt, apo akuze prane komisionit hetimor parlamentar ne lidhje me objektin qe eshte ngritur. Prandaj nuk eshte hartuar ende nje plan hetimi deri tani" pohoi para deputeteve kreu i grupit parlamentar te socialisteve, Gramoz Rucit. Bazuar ne nje argument te tille ai ka mbrojtur qendrimin e mazhorances, sipas se ciles, opozita nuk ka te drejte te trokase ne institucione per dokumenta, perderisa nuk eshte hartuar ende nje plan hetimi i posacem nga te gjithe anetaret e komisionit. Kete qendrim e ka mbrojtur edhe nenkryetari i komisionit hetimor "Rama", Bardhyl Agasi i cili gjate seances parlamentare ka sqaruar edhe nje here se opozita nuk duhej te kishte shkuar ne Bashkine e Tiranes, perderisa nuk kishte marre konsensusin e sekretarit ddhe gjithe anetareve te tjere te komisionit.

    Lesi: "Shtet policor!"

    Deputeti i Partise Demokristiane, Nikolle Lesi ka shprehur dje ne seancen parlamentare qendrimin e tij kundershtues ne lidhje me debimin e deputeteve te opozites nga dyert e Bashkise se Tiranes. "Nese kam qene i rezervuar ne lidhje me ngritjen e ketij komisioni hetimor parlamentar, me aktin e mbylljes se dyerve te Bashkise se Tiranes, para disa deputeteve, me krijon shijen e nje shteti policor!" u shpreh Lesi. Sipas tij, shteti nuk ka te drejte te dhunoje ne menyra te tilla fyese njerezit me imunitet.




    -------

    SOCIALISTET: RAMA VEPROI DREJT

    Edlira Prenga

    Socialistet anetare te komisionit hetimor "Rama", kane reaguar dje perseri ndaj inisiatives se marre nga opozitaret e ketij komisioni per te hetuar ne bashkine e Tiranes. Menjehere pas mbledhjes se grupit parlamentar socialist, nenkryetari i grupit, njekohesisht dhe nekryetar i komisionit "Raa", Bardhyl Agasi, u shpreh se veprimet e ndermarra nga anetaret e opozites jane anti ligjore. Ne nje konference per shtyp ai theksoi se "perfaqesuesit e opozites ne komision po bllokojne punen e komisionit".

    "Perfaqesuesit e opozites ne komision po bllokojne veprimtarine e komisionit dhe po veprojne ne menyre te njeanshme, ne kundershtim te plote me ligjin "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit", u shprehen perfaqesuesit socialiste te kektij komisioni. Duke u bazuar ne nenin 10 te funksionimit te komisioneve hetimore, ata u shprehen se jo vetem kryetari ka te drejten e drejtimit te punes se ketij komisioni, po dhe zv/kryetari e sekretari. Ne nenin 10 thuhet se "kryetari dhe zv/kryetari i komisionit drejtojne te gjithe veprimtarine e tij ne perputhje me kete ligj dhe me rregulloren e parlamentit". Sipas socialisteve kryetari i komisionit nuk ka bashkeveprim me zv/kryetarin per qellimin e hetimeve, as me skeretarin dhe anetaret socialiste neni 15, pika 3, ku thuhet se "Komisioni me vendim te ndermjetem miraton planin paraprak te hetimit deri ne perfundim te tyre". Anetaret socialiste te ketij komisioni duke u ndalur ne kete fakt u shprehen se nga demokratet nuk ka nje plan paraprak hetimi dhe si rrjedhoje nuk mund te filloje puna e komisionit.

    Nderkohe nga ana tjeter demokratet anetare te ketij komisioni ishin dje ne bashkine e Tiranes, ku nuk u lejuan te hynin. Per socialistet nje inisiative e tille eshte konsideruar si e paligjshme. "Perfaqesuesit e opozites pa u miratuar plani paraprak i hetimit dhe plani i hetimit, ndermoren nje veprim te paligjshem duke kerkuar fillimin e hetimeve ne bashkine e Tiranes", u shpeh nenkryetari i komisionit, Bardhyl Agasi.

    Sipas tyre eshte miratuar nje rregullore e komisionit me nje konsensus te plote dhe deshirojne ta vazhdojne punen e komisionit, ne perputhje te plote me ligjin.




    ---------

    g 55

    ----------
    Protestuesit tanė kamikaze

    Nga Qemal SAKAJEVA

    Vetėvrasėsit e vetėdijshėm, si tė vlefshėm pėr njėrėn palė, po thirren e kuptohen, edhe nė shqipe, marrė nga gjuhė e huaj dhe ngjarje qė ka hyrė nė histori, me fjalėn kamikaze.

    Mė ka qėlluar mė 1964 nė Fierseman tė Lushnjes, tė shoh njė kooperativist tė ngratė, baba i 7 fėmijėve, i vetėvarur nė litar, nė degėn e njė mani pa fruta, m'u nė mes tė fushės sė mbjellė me fasule. Kishte lėnė shėnimin se po i jepte fund jetės, ngaqė nuk e pėrballonte dot fukarallėkun dhe vuajtjet e fėmijėve.

    Atėhere askush nuk guxoi ta quante kėtė si njė protestė, madje mėnyra mė e skajshme e revoltės. Kėshtu edhe kėto vitet e fundit, nėn pushtetin e socialistėve. Eshtė e gjatė lista e njėrėzve tė vetėvrarė me forma tė ndryshme, pėr tė njėtin shkak, se nuk pėrballojnė skamjen e hallet qė qeverisjet ua kanė zbrasur mbi shpinė. Pėr secilin rast ėshtė botuar lajm por, tė gjitha rastet janė cilėsuar si njerėz fatkeqė. Dhe aq. Askush, as nga mediat, as nga pushteti, nuk po thotė tė vėrtetėn, pse ata prindėr i vėnė vetes litarin nė fyt, i shkrehin vetes armėn me gishtin e madh, lagin veten me benzinė e vėnė shkrepsen, apo pijnė helme tė forta.

    Ka njė pajtim tė dykahshėm: Populli ėshtė pajtuar me vuajtjet dhe ndalimet e tė drejtės pėr tė jetuar qė i bėhen edhe nė demokraci dhe, qeveria qė edhe pse ndalon tė drejtat bazė pėr tė jetuar si njerėz, kėtė e quan qeverisje. Vėrehet qysh prej njė kohe tė gjatė shtimi i vdekjeve protestuese. Ato ndodhin si sfidė pėr tė dy palėt, tė keqqeverisjes dhe popullit qė hesht. Kamikazet tona nuk janė as terroristė, as martirė, por protestues.

    Eshte fyese pėr ta dhe pėr aktin e tyre tė vetėflijimit, duke u quajtur zyrtarisht ose nė opinion si njerėz nė depresion. Ata tė vetvrarė nuk janė adoleshentė qė i ka braktisur i dashuri, ose gra tė divorcuara, por prindėr qė nuk u gjejnė dot pjellės sė tyre bukė, strehė, veshje e ngrohje, sepse ata nuk kanė ku tė fitojnė paratė, sepse atyre nuk u jepet njė mundėsi pėr tė punuar. Sa tė tjerė janė qė nuk arrijnė dot as nė lajme ose tė cilėsohen nė depresion, por hallet e mėdha i ēojnė nė infarkte qė ėshtė njė vrasje e llojit tjetėr e paidentifikuar si e tillė.

    Kamikazet tona nuk janė terroristė, sepse ata nuk sulmojnė asnjė institucion pėr ta shkatėrruar ose zyrtarė pėr tė vrarė. Ata vdesin si terroristė tė vetvehtes me qėllim qė, tė dėgjohet protesta e tyre nė tri shkallė:

    Nga institucionet e shtetit. Por kėto, pėrveēse nuk po dėgjojnė nga kjo anė, edhe i fyejnė pasi nė statistikat e zyrave pėrkatėse ata pėrfshihen si njerėz tė sėmurė mendėrisht.

    Nga zyrtarėt e lartė e vendorė. Por edhe kėta s'dėgjojnė e s'dėgjojnė, pasi, sipas akuzave tė pėrgjithshme, janė tė zėnė me hallet e pasurimit tė vetvetes. Ingimi nuk ja beson tė umtit, sidomos tė umtit qė e vret veten pėr bukė.

    Nga populli. Njerėzit pėr ta vetėm pėshpėrisin dhimbjen: tė shkretėt lanė pas nga njė vatėr fėmijė!

    Nuk dimė, ku tjetėr, nėpėr Europė, bėhen protesta si kėto. Meqė shteti vėrehet se nuk do t'i shohė dhe t'i dėgjojė kėto lloj protestash, atėhere le tė krijohet njė shoqatė OJQ e protestave me vdekje. Pėr tė rėnė mė mirė nė sy, le tė ngrejnė njė trekėmbėsh nė njė shesh tė dukshėm tė kryeqytetit, le tė vendosin aty njė pushkė tė mbushur, njė bidon me benzinė e shkrepse, pranė edhe njė shishe me helm tė fortė. Sikur kamikazėt tona tė kryejnė aty protestėn kamikaze, ndoshta do tė dėgjoheshin mė mirė, sepse janė afėr qendrės sė shtetit, mė afėr televizioneve dhe gazetave dhe vetė popullit tė kryeqytetit. Vetvrasja e tyre, pse ėshtė protestė e skajshme, tė paktėn tė ishte edhe e vlefshme! Kėta protestues nuk duhen gjykuar pėr nga madhėsia numerike (nėse sheshi ishte i mbushur plot, pėrgjysmė, apo vetėm afėr tribunės), por duhet dėgjuar akuza e tyre: Nuk po na lini tė jetojmė, prandaj po vdesim!


    --------------------------------------------------------------------------------



    Romė: Senatori Angelo Bernassola, president i fondacionit "De Gasperi" pret drejtorin e gazetės "55"

    Senatori Angelo Bernassola, i cili ėshtė president i fondacionit presitigjioz "Alcide De Gasperi" priti nė Romė drejtorin e gazetės "55". Ai shprehu falenderim dhe mirėnjohje pėr botimet nė gazetėn "55", rreth figurės tė politikanit tė shquar italian, evropian, botėror, Alcide De Gasperi. Nga ana e tij, drejtori i gazetės "55" e njohu senatorin Bernassola me situatėn politike nė Shqipėri si situatė krizash, tė shkaktuara nga qeverisja e Fatos Nanos. Senatori Bernassola kishte ftuar nė takim dhe njė koleg tjetėr, senatorin Xampereti, dėgjoi me shumė vėmendje pėrshkrimin e situatės politike. Nė bisedė zuri njė vend tė gjerė komenti pėr lėvizjet e opozitės, si dhe pėr pėrpjekjet e liderit Berisha pėr ta harmonizuar luftėn opozitare nė njė front tė djathtė. Nė tė njėjtėn kohė, senatori Bernassola pranoi dhe dėrgoi pėrshėndetje tė thella miqėsore pėr ish-presidentin dhe liderin aktual tė opozitės Prof.Dr.Sali Berisha.

    Tė dy senatorėt dhanė opinionet e tyre lidhur me qeverisjen neokomuniste tė Fatos Nanos, duke qenė tė mirėinformuar pėr shkallėn e lartė tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar qė mbizotėron nė vend.

    Ashtu si senatori Bernassola, dhe kolegu i tij i vunė theks tė rėndėsishėm marrėdhėnieve shqiptaro - italiane, tė cilat nuk funksionojnė nė nivelin e realizimeve tė mundshme.

    Zoti Balliu u paraqiti ftesėn nė njė aktivitet tė pėrbashkėt me fondacionin prestigjioz, nė muajin maj.

    Ftesa u mirėprit nga senatorėt e nderuar.




    --------------------------------------------------------------------------------

    Shqiptarėt nuk po vetėvriten. Ata po i vret qeveria

    Shoqėri nė depreson tė thellė

    ‑Pėrse shkaqet e vetėvrasjeve nuk mund t'i hetojė policia?‑

    Njė tmerr i ri u ėshtė shtuar qytetarėve shqiptarė: kronikat e zeza pėr vetėvrasjet. Dje u njoftua pėr njė tipograf pesėdhjetedyvjeēar qė u vetėhelmua. U vetėhelmua sepse mė pėrpara e kish helmuar buka e fėmijėve: ishte i papunė e s'kishte me se t'i ushqente ata.

    Ēdo ditė mbushen ekranet e faqet e gazetave me njoftime tė tilla. Dikush i jep fund jetės nė litar, dikush me fotoksinė, dikush me plumb ne zėmėr a nė tėmth; ka madje edhe tė tillė qė lyhen me benzinė...

    Vetėvrasja dėnohet edhe nė Librat e Shenjtė. Jeta jepet vetėm njė herė dhe ėshtė njė privilegj i madh prej Zotit. Atėherė ē'po ndodh me shqiptarėt?

    Shkaqet e vetėvrasjve nė Shqipėri nuk mund t'i hetojė policia, sepse asgjė policore nuk ka nė thelbin e tyre. Ajo qė po ndodh ėshtė politike.

    Thellė‑thellė vetėvrasjet qė po shoqėrojnė pa ndėrprerė kalendarin e zi tė kėtyre kohėve nuk janė vetėvrasje. Ato janė vrasje. Eshtė shteti qė i vret. Disa i vret me plumb, me banda, me drogė, me gomone, me thika... Disa tė tjerė i vret me dorėn e tyre, duke i detyruar tė vetėvriten.

    Vetėm njė ērregullim mendor i pashpresė, njė depresion i thellė tė bėn kriminel tė vetvetes. Dhe shoqėria shqiptare ėshtė fundosur pikėrisht nė njė depresion tė thellė. E rėnė moralisht atje ku nuk mban mė, depresioni po merr pėrmasat e njė epidemie masive.

    Nuk ka rėndėsi kush e tėrheq kėmbėzėn e kush e tret helmin qė pihet nė kupė. Rėndėsi ka kush i detyron ta pijnė kėtė helm. Dhe ai qė i detyron ėshtė shteti. Eshtė qeverisja e korruptuar dhe e inkriminuar e socialistėve.

    Pėr shkak tė kėsaj qeverisjeje shkatėrrimtare shqiptarėt kanė nivelin mė tė ulėt tė jetesės ose nivelin mė tė lartė tė varfėrisė nė Europė ndėrkohė qė nė Shqipėri janė disa nga shumėmilonerėt mė tė pasur nė Europė, tė lidhur me segmentet e shtetit.

    Pėr shkak tė kėsaj qeverisjeje plot hajdutėri shqiptarėt janė pa punė dhe vendin e tallonit tė dikurshėm e kanė zėnė listat: qytetarėt blejnė bukė e vaj me lista veresie tė privatėt.

    Pėr shkak tė kėsaj qeverisjeje grabitqare shqiptarėt janė pa rrymė elektrike e pa ujė njėsoj si atėherė kur vendin e pllakos thatėsira si atėherė kur qytetet e fushat pėrmbyten prej shirave.

    Pėr shkak tė kėsaj qeverisjeje qė bie erė shqiptarėt pijnė ujėra tė bardha dhe ujėra tė zeza bashkė dhe i mbushin spitalet infektive, tė cilat u ngjajnė spitaleve tė luftės tė dy‑treqind vjetėve mė parė qė i pėrshkruan me ngjyra tronditėse Florenc Nightigale.

    Aq tė lodhur janė shqiptarėt, aq tė rėnė e tė dėshpėruar, saqė nuk kanė fuqi as tė protestojnė: janė nė fund tė energjive. Por kjo nuk mund tė zgjatė. Shqėiptarėt duhet tė dijnė t'i dalin zot vetes, me mjete demokratike.

    Gjithėsesi njė popull nuk mund tė vritet, aq mė pak shqiptarėt. E pėrderisa njė popull duhet tė jetojė e do tė jetojė, atėherė ai qė duhet tė zhduket nga skena ėshtė ky shtet, kjo qeverisje qė po i ēon njerėzit nė vetėvrasje masive. Njerėzit duhet tė ndėrgjegjėsohen e tė gjejnė energjitė pėr ta kryer kėtė mision me mjete demokratike.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Po mu rritkan yjet, edhe pak u bokam gjeneral, por Albo do me perjashtoj me puc nga forumi.

    Si duket ka frike se ndonje ketu i ze postin qe nuk e di si e ka privatizu, ndoshta ndonje "miqsi e forte" ose ndonje lidhje "martesore".

    Uroj vetem mos jete .....franceze.....!

    Por une do mbledh me demokraci "Pleniumin e forumit" perpara TETROCRACISE dhe DIKTATURES se ketij "Presidenti te perjetshem" qe te beka gjemen e madhe e paska te gjitha mjetet e duhura deri me "letrat ngjitese" qe te mbyllka gojen!

    Populli ka shprejen e vet: "Maloku po i hypi kalit, pa plum nuk zbret", per kete dikush e pesoj bukur.

    Lubonjen se fundi e cuan ne gjygj dhe ja gjeten pa problem fare ate "SEBEPIN", shume te tjere para tije paten te njejtin fat, ndersa tipa si ky Albo-ja jone mbajne "konferenca per lirite e shtypit".

    Per mua eshte gjetur sebepi "i pa shkolluar" dhe se nuk paskem marre deftesen e 8-vjecares, dhe te dhenat i paska mjafte te sakta ky "kapua" i jone i forumit.

    Te presim c'far do beje kapobanda Albo-ja me mua te ndjerin.

    Dhe le t'ja leme ne qafe varur ket detyre forumistave per te gjykuar.

    Jashte fondamentalistet eremit te inkuzicionit!!!!!!!!!!!!!!!!![B]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dajaku : 26-03-2003 mė 12:22

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    O ZOTI DAJAK ALBOES PO I SHAVE OSE TI KRITIKOSH SALI BERISHEN ME MIRE VRAJE SE SA TE FLESESH KEQ PER SHOKUN SALE SEKUR KY I KA HEDHUR TRUT E GOMARIT O ZOT SA SHUME SHQIPTARE KA TE SMURE NGA POLITIKA .ZOTI ALBO SHKO NE SHQIPERI TA RREGULLOSH ATE VEND SE VETEM JU DHE VETEM JU MUND TA RREGULLONI
    nuk ka rendesi

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shekulli:


    ----------

    Rama: Ripashė telenovelėn “Plaku Mera antidroga”

    TIRANĖ- Kryetari i Bashkisė sė Tiranės i pyetur dje nga “Shekulli” i komentoi kėshtu zhvillimet e ditės: “Ripashė njė copė nga telenovela mė e re e Parlamentit “Plaku Mere antidroga” dhe s’mė mbetet veēse tė shpreh pikėllimin tim pėr batakun ku zhytet dita-ditės parlamentarizmi shqiptar. Pashė se si deputetė plotėsisht tė cėnuar nė dinjitetin e tyre dhe krejtėsisht tė diskredituar nė cilėsinė e tyre ngritėn zėrin pėr “cėnimin” qė i bėri disa sivėllezėrve tė tyre roja plak me xhaketė tė kuqe i bashkisė dhe polici korrekt i turnit tek dera e Bashkisė sė Tiranės. Pashė se si sulmues tė dalluar institucionesh bashkuan zėrin e tyre pėr tė mbrojtur figurėn e lartė tė deputetit shqiptar nga dhuna qė Bashkia e Tiranės paskėsh ushtruar mbi ta vetėm e vetėm sepse Edvini i Bashkisė nuk gjendej aty pėr t’iu hapur krahėt njė grupi deputetėsh, tė cilėt nuk erdhėn afėrmendsh te dera e Bashkisė pėr tė vizituar mjediset e rikonstruktuara e as ruajna Zot pėr tė zgjidhur ndonjėrin prej mijėra halleve tė qytetarėve tė shastisur njėlloj si unė nga telenovela “Plaku Mere antidroga”. Pashė me pikėllim se si unė qė rastėsisht i paskam shpėtuar shėnjestrės anglo-amerikane teksa kam vjedhur tėrė Bagdadin, paskėsha arritur deri aty sa tė cėnoj dinjitetin e njė grupi personash, falė Zotit me imunitet parlamentar qė ia behėn nė mesditė te dera e Bashkisė mu si ato kontrollet punėtore tė kohės sė qoftėlargut, qė aq e afėrt na duket kur rastėsia na pėrplas brutalisht me ekranin e vogėl tė jetės sonė tė mjerė parlamentare. Mjer ne, lum Parlamenti”.
    ----------

    Republika e Shqipėrisė
    Bashkia Tiranė
    Kryetari
    Nr.1554/1
    Datė 25.03.2003
    Lėnda: Mbi Tuajat me Nr.prot.639, dt.25.03.2003
    Z.Sokol Olldashi
    Pėr dijeni: Z.Servet Pėllumbi, kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė
    Kuvendi i Shqipėrisė
    Tiranė
    Zoti Olldashi,
    Nė pėrgjigje tė Tuajave me Nr.prot.639, dt.25.03.2003 (me protokoll hyrės nė Bashkinė e Tiranės nr.prot 1554, dt.25.03.2003) Ju bėjmė me dije se nuk mund t’i pėrgjigjemi kėrkesės qė na bėni qoftė pėr njė takim paraprak me titullarin e institucionit, qoftė pėr vėnien nė dispozicion tė njė sėrė dokumentash, pėr arsyet qė i rėndis si mė poshtė vijon:
    1.Shkresave Tuaja me nr.prot.639, dt.25.03.2003 i mungon vula e Kuvendit tė Shqipėrisė, pa tė cilėn ato nuk mund tė kenė vlerėn e dokumentit zyrtar.
    2.Pėrpara se tė na kėrkohen takime e dokumenta nė funksion tė veprimtarisė Suaj duhet tė na vihen nė dispozicion:
    a.Akti i krijimit tė Komisionit Hetimor, pėrbėrja dhe objekti i tij;
    b.Rregullorja e funksionimit tė Komisionit Hetimor, e cila do tė na ndihmonte tė bashkėrendonim punėn nė funksion tė hetimit, pa lėnė pėr asnjė ēast pas dore detyrat funksionale tė Bashkisė sė Tiranės;
    c.Planin hetimor dhe afatet ligjore brenda tė cilave duhet t’i pėrgjigjemi kėrkesave Tuaja;
    d.Vendimin pėrkatės tė Komisionit Hetimor nė zbatimin tė nenit 17 tė ligjit nr.8891, dt.02.05.2002 “Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore tė Kuvendit”, tė cilit ne do t’i pėrgjigjemi zyrtarisht.
    Theksojmė se pikat a), b), c) dhe d) duhen pėrmbushur pėrmes njė komunikimi shkresor qė mban vulėn e Kuvendit tė Shqipėrisė.
    Me bindjen se gjithė sa mė lart i shėrben bashkėpunimit korrekt dhe ligjor mes komisionit hetimor dhe Bashkisė sė Tiranės, mė lejoni Zotėri t’Ju siguroj pėr mbėshtetjen time tė plotė nė kryerjen e misionit Tuaj.
    Kryetari
    Edvin Rama


    ------------ nga Shekulli -------



    Po sperdridhet Rama.

    Nji shtet u morr me e ndihmu me fshef Letrat e pista e prap ka frik si lepur..

    Apapaaa cfar legeni..
    Do me na u bo dhe Enver ky hajdut qe ta durojm dhe 40 vjet tjera..kte peder..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •