Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Aktorja Hajrie Rondo në gjendje të rëndë, “thirrje” për ndihmë në rrjetet sociale

    Një thirrje për të ndihmuar aktoren e madhe të skenës shqiptare Hajrie Rondo e cila vuan nga një sëmundje e rëndë është përhapur në rrjetin social “facebook”. Aktorja nuk ka të ardhura të mjaftueshme financiare për tu kuruar ndaj në rrjetet sociale dhe në Bashkinë e Fierit po zhvillohet një fushatë sensibilizuese për ta ndihmuar. Ditën e sotme në sallën e Bashkisë Fier ftohen të gjithë qytetarët të japin një kontribut sa kanë mundësi në ndihmë të aktores Rondo. Ndërkohë më poshtë do të gjeni edhe një numër llogarie ku mund të kontribuojë kushdo që ka mundësi.

    Aktorja Hajrie Rondo numëron më shumë se 120 role në teatër dhe film.

    Mesazhi në FB:

    Miq të nderuar!

    Bashkë jemi mësuar të ndajmë gëzimet, punët e mira, arritjet, sukseset tona, të cilat i konsiderojmë si të përbashkëta, përsa kohë jemi pjesë e një shoqërie, e pjesë e së tërës, rracës njerëzore.
    Por, ashtu si të mirat, ne obligohemi të ndajmë edhe fatkeqësitë, ato të cilat nuk na lajmërojnë, ato, që na vijnë kur ne jemi të papërgatitur, kur ne vijojmë të thurim ëndrra e të shtrojmë rrugët e shpresës…

    Kështu ndodhi edhe me të Madhen, ikonën e skenës dhe kinematografisë shqiptare, aktoren Hajrie Rondo. Ajo sot vuan nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk ka mjetet e nevojshme financiare për kurim.

    Miq të dashur!

    Hajria, me mbi 120 role, ka dhënë kaq shumë për artin e kulturën shqiptare, duke u bërë “ambasadore” e kulturës sonë edhe jashtë kufijve, prandaj le të japim ne sot diçka për të….

    NDIHMOJENI HAJRIEN, SEPSE AJO KA NEVOJË ME SHUME SE KURRE!

    Ne sapo kemi nisur një fushatë sensibilizuese për dhurim në ndihmë të aktores, bashkohu edhe TI me ne.
    Nesër, në sallën e Bashkisë Fier, ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat e ndiejnë se mund të japin ndihmë për këtë Grua të Madhe, të bëhen pjesë e nismës sonë.

    Aktiviteti nis në orën 09.00

    Ju mund të jepni kontributin Tuaj për Hajrien edhe në numrin e llogarisë në BKT 526384171


    17 Janar 2014 - 09:57 Gazeta Shqiptare

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Aktorja Hajrie Rondo në gjendje të rëndë, “thirrje” për ndihmë në rrjetet social

    Sa gjynah, love her! Nese lajmi eshte i vertet uroj te mblidhen fondet edhe ta ndihmojme. Gjitheashtu edhe shteti duhet te nderhyj.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    abica (17-01-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •