Baleta, “Pse, paska kaluar tashmë rreziku serb ne kosove?
Ishte hall i madh të lexoje para disa vitesh një trakt të shpërndarë në Kosovë që bënte thirrje për kryqëzatë pa dallim kundër myslimanëve. Në takime me të njohur e të panjohur nga Kosova kam dëgjuar se “fondamentalizmi islamik” po bëhet rreziku më i madh për lirinë e pavarësinë e saj. Në ndonjë rast kam replikuar me fjalët: “Pse, paska kaluar tashmë rreziku serb?! Tani dëgjojmë e lexojmë në shtyp se në Kosovë qenkan bërë rrezik serioz “fondamentalistët islamikë”, që vepruakan si agjenturë serbo-ruse. Policia kosovare po ndalon për “verifikime”myslimanët shqiptarë që kishin shkuar të luftonin kundër regjimit të Asadit në Siri. Për këto dukuri foli në parlament dhe presidentja e Kosovës. Është shqetësim serioz nëse gjëra të tilla dalin të vërteta. Por shqetësimi mbetet edhe nëse dyshimet dalin të rreme, sepse vërtetohet që prapa tyre kanë qëndruar ata që duan të largojnë vëmendjen e shqiptarëve nga rreziku serbo-sllav. Nuk është me vend që shqiptarë myslimanë të shtyhen nga ndjesitë e përkushtimit fetar për të shkuar në luftëra si ajo e Sirisë, e shkaktuar nga ndërthurja e faktorëve kryesisht gjeopolitikë, siç shkuan dikur për motive ideologjike disa shqiptarë në luftën civile në Spanjë. Sakrificën sublime shqiptarët e kanë borxh ta bëjnë për çështjet e tyre kombëtare.
Per shkrimin e plote klikoni ne linkun me poshte;
http://shenja.mk/http://shenja.mk/in...im-vitesh.html
Krijoni Kontakt