Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Made in Albania. 1500 doktorë shkencash në vit!

    Çmenduria shqiptare me doktoraturat

    Çdo vit nga shkollat tona të larta dalin 1500 doktorë shkencash

    Publikuar më 15.01.2014 | 18:51

    Nuk ndodh në asnjë Universitet të rajonit dhe as Europës. Çdo vit nga shkollat tona të larta dalin 1500 doktorë shkencash. Të paktë janë ata që synojnë shkencën e mirëfilltë sepse për pjesën më të madhe diploma e doktoraturës është një mundësi punësimi. Ky mentalitet i krijuar prej vitesh reflektohet edhe tek studentet e sotëm.

    Të gjithë duan doktoraturën, por asnjë nga të intervistuarit nuk do dhe nuk mundet të merret me shkencë. Drejtues të shkollave të larta me keqardhje tregojnë se ashtu si në ciklet e tjera të studimit edhe doktoraturat po shkojnë drejt zhvlerësimit. Krahas studenteve që synojnë doktoraturën si mundësi punësimi, vitet e fundit tundimit për një diplomë apo titull “Doktor Shkencash” nuk i kane rezistuar politikanët dhe zyrtarët e lartë edhe pse shumë prej tyre nuk kanë lidhje me arsimin e aq më pak me shkencën.

    Sot titulli “Doktor Shkencash”, nëse punon në administratë, të siguron një rritje page prej 20 mijë lekësh të rinj. Për të frenuar ketë bum “shkencëtaresh” që del çdo vit nga Universitete tona dhe me një kosto prej 300 mijë dollarësh për buxhetin e shtetit, Ministria e Arsimit po shikon mundësinë e një kontrolli më të rreptë mbi këtë shkollë studimi. Ndërkohë qeveria ka bllokuar kuotat e pranimeve për doktoraturë ndoshta deri publikimin e politikes së re të Ministres së Arsimit.

    shekulli

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Made in Albania. 1500 doktorë shkencash në vit!

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    E keqja qendron te kriteret e percaktuara per te marre graden doktor i shkencave.
    Kriteret ekzistuse jane shume te lehta/liberale per ta fituar graden.
    Per tu bere doktor i shkencave sipas kritereve qe ekzistojne,mjafton te dish nje gjuhe te huaj te mbrojtur me noten mbi 8.
    Pastaj futu perkthe dy libra ,shkruaj dhe dy artikuj ne universitet,mbron edhe nje teze shkencore,materiali i te cilit
    eshte komplet i perkthyer nga dikush,ndonje liber teknik anglisht i vitit 1990,lol
    Pastaj te japin graden me ceremoni.Eshte qesharake ta mendosh se sa lehte eshte te fitosh graden e doktorit ne Shqiperi.
    Doktori i vertete i shkencave nuk kopjon materiale te huaja dhe i perkthen duke i paraqitur si pune te tijen/te sajen.
    Doktori sjell inovacion ne shkence teknologji me pune kerkimore shkencore shume unike,sjell teori dhe aplikime shume
    origjinale praktike me vlere per ekonomine teknologjine shkencen.
    Doktori i shkencave duhet te kete vizion,imagjinate,aftesi shume te larta krijuse,force te madhe te analizes dhe mendje shpikesi.
    Doktori i shkencave nuk duhet te jete nje majmun perkthyes qe shkon sipas gjurmeve te puneve shkencore te dikujt ne bote.
    Doktori duhet te krijoje shtegun e tij te zhvillimit te shkences,unik te vetin.Doktori i shkencave per gjithshka qe
    shkruan,ose gjithshka qe thote nuk duhet te jete plagjiarist,majmun(kopjues) i shprehjeve
    te autoreve te huaj,por te shprehe mendimet e tij dhe faktet qe ai sjell nga studimi dhe analiza e tij vetjake.
    Ministria duhet te vendose kritere shume te forta per marrjen e kesaj grade shkencore dhe komisioni qe merr
    Aplikacionet dhe interviston kandidatet per doktore shkencash duhet te jete shume strikt dhe me kerkesa shume te larta.Doktore /profesore qeshkojne simajmuni pas librave dhe i perkthejne shqip,qe nuk krijojne nje material origjinal ku pasqyrohet njohuria eksperienca personale,pjekuria dhe origjinaliteti jane
    doktora/profesora pa personalitet,jane majmuna. Duhen lexuar librate huaj shkencore qe te hapin dhe zgjerojne horizontin e njohjes dhe kjo tendihmon ne aftesite krijuse dhe te forcon analizen per te krijuar gjerate reja vete.Por te perkthesh libra shkencore pike per pike dhe presje per presje dhe ne fund ti vesh ne kapak emrin tend si autor,eshte shit,turp,eshte mashtrim,ti nuk je doktor shkencash,je nje cope perkthyes ,kaq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-01-2014 më 23:42
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Made in Albania. 1500 doktorë shkencash në vit!

    ....paramendoni,vetem per dhjete vite do kemi edhe 15000"doktorra shkencash",kjo eshte"mrekulli"....Pasi qe vendet tona nuk po kane mundesi te punesojne te papunet,"politikanet tane"po hapin universitete,e"unversitetet"(perplote skandale)po prodhojne diploma,e te diplomuarit po kerkojne pune.Ndersa pune nuk ka....Keta"te diplomuar"jo vetem se nuk po kane ide per ecjen perpara te shoqerise sone,porse per aq mend sa moren neper keto"vatra arsimore"(perplote skandale),nuk po kane ide as per veten e tyre qe te vetepunesohen,e lere me te ndihmojne shoqerine.Keta"te diplomuar"neper universitetet peplote skandale vetem se po i behen barre shoqerise gjithashtu me plote te papunesuar...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Made in Albania. 1500 doktorë shkencash në vit!

    *

    Paskemi mjaft doktora edhe per eksport. Ceshtja eshte se sa i han tregu (merkatoja).
    Fundja, kush ka nevoje per analfabete me diploma?!

    *
    klipp&klar

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Made in Albania. 1500 doktorë shkencash në vit!

    Shteti duhet te krijoje nje program per
    te organizuar keto doktora ne grupe dhe specialitete dhe
    ndertoje institucione kerkimore zhvillimore per shkencen
    dhe teknologjine,per te nxitur inovacione shpikje ne
    teknologji ekonomi,shkence,inxhijeri,farmaceutike,biologji etj.
    Kjo mund tekete vlera te jashteakonshme praktike nedaljene produkteve
    te reja qe mund te shitenbrenda vendit si dhe eksportohen jashte dhe shteti
    krijon shume te ardhura per buxhetin.
    Shteti duhet te nderhyje te Sorosi qe te financoje me grante
    (fonde pa te drejte kthimi,jo hua,jokredi) per ndertimin e Institucioneve
    kerkimore dhe paguaje doktoret si dhe materialet qe do perdoren per projekte kerkimore zhvillimore.
    Komplet keto doktore shkencash duhet te organizohen si organizate,
    kene nje komitet drejtues,nje president dhe fillojne nga puna,
    krijojne plane dhe projekte se cfare do behet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •