Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Tiranë, marrin peng për xhelozi 3 të ndaluar mes tyre një vajzë

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Dëshmia e 25-vjeçares: Më mbajti peng, kujtoi se do i merrja të dashurin

    NGA: AURORA KOROMANI

    Dëshmia e 25-vjeçares: Më mbajti peng, kujtoi se do i merrja të dashurinTIRANE-Më ftuan për t`u sqaruar dhe më mbajtën peng për dy orë”. Kjo ka qenë dëshmia që 25-vjeçarja, Albana M. ka dhënë para strukturave të policisë disa orë pasi u kishte shpëtuar duarve të pengmarrësve të saj. Duke u nisur nga deklarata e 25-vjeçares, forcat e policisë së Komisariatit Nr.2 në Tiranë kanë vënë në pranga tre persona, më konkretisht 25-vjeçaren, Erta Bode, 28-vjeçarin, Eduard Karaj i dënuar më parë, si dhe 28-vjeçarin, Renato Masmalaj. Sipas dëshmisë së Albana M. ka qenë 28-vjeçarja ajo që e ka ftuar për t`u sqaruar në kafe dhe më pas në bashkëpunim me dy shokët e saj e kanë mbajtur peng në ambientet e një hoteli në kryeqytet.

    Zanafilla e gjithë historisë ka qenë i dashuri i Ertës, i cili kohët e fundit kishte filluar të shoqërohej edhe me Albana M. “Më thirri Erta për të pirë një kafe dhe unë shkova të flas, sepse ajo më kërkoi që të sqaroheshim. Kur shkova tek lokali, u tremba sepse pashë që ajo nuk ishte vetëm, sepse me të ishin edhe dy djem, për të cilët mësova më vonë se ishin miqtë e Ertës. Kur u ula në tavolinë, Erta filloi të më pyesë se çfarë lidhje kisha unë me të dashurin e saj. Ajo më kërkonte llogari se pse i dashuri i saj ishte ftohur me atë dhe më akuzonte se ia kisha marrë unë të dashurin”, është shprehur në polici Albana M. Sipas saj, 28-vjeçarja bashkë me dy shokët e saj e kanë mbajtur peng për dy orë, duke i ushtruar presion psikologjik. “Unë nuk kam faj që i dashuri i saj është larguar nga Erta.

    Unë thjesht e kam shok dhe asgjë më tepër, thjesht kohët e fundit kishim dalë më shpesh për kafe. Ertën e njoh pak. Atë ditë pasi pimë kafen, ajo më tërhoqi zvarrë për në makinë dhe dy shokët e saj më mbanin nga krahët që të mos ikja. Më çuan në një dhomë hoteli dhe më mbajtën aty për dy orë. Erta dhe dy shokët e saj më kërcënonin dhe më thoshin që t`u tregoja të vërtetën, se çfarë lidhje kisha unë me të dashurin e Ertës. Për dy orë më bënë presion psikologjik, duke më thënë që të tregoj të vërtetën, të thoja që isha e dashura e tij dhe më pas të kërkoja falje dhe të hiqja dorë nga i dashuri i saj”, ka përfunduar dëshminë e saj 25-vjeçarja e marrë peng nga tre persona tre ditë më parë. Nga ana tjetër, në polici kanë dhënë dëshminë e tyre edhe dy djemtë që dyshohen se kanë marrë peng të renë.

    Për asnjë moment, Renato Masmalaj dhe Eduard Karaj nuk kanë pranuar faktin që kanë mbajtur peng 25-vjeçaren. “Na thirri shoqja jonë që ta shoqëronim, pasi donte që të sqaronte një muhabet me një vajzë. Erta ishte shumë e shqetësuar, pasi ajo vajza ishte afruar shumë me të dashurin e saj. I lamë një orar dhe një vendtakimi në një kafe dhe shkuam. U ulëm, folëm dhe asgjë më shumë. Erta i kërkoi shpjegim, asgjë tjetër nuk ndodhi. Ajo gënjen kur thotë se ne e kemi marrë peng dhe jo më ta dhunonim apo ta mbanim peng. Të dyja vajzat kanë njohje me njëra-tjetrën dhe kanë ndenjur shumë pak në kafe. Pas kësaj, secili prej nesh ka ikur në punën e tij”, kanë pohuar djemtë para grupit hetimor.

    Ngjarja
    Policia e Tiranës ka zbardhur ditën e djeshme detaje të reja për mekanizmin e ngjarjes që tronditi kryeqytetin. Sipas policisë, tre ditë më parë, 25-vjeçarja Albana M. ka depozituar një kallëzim në polici, duke fajësuar tre personat e lartpërmendur për pengmarrje. Sipas policisë, 28-vjeçarja, Erta Bode e ka thirrur 25-vjeçaren në kafe dhe aty në bashkëpunim me dy shokët e saj e kanë mashtruar Albana M. duke e çuar në një dhomë hoteli në afërsi të rrugës “Artan Lenja”, ku është mbajtur peng për afro një orë.

    Sipas policisë, e gjithë ngjarja ka nisur për shkak të të dashurit të Ertës, e cila kishte nisur të dyshonte se 25-vjeçarja kishte filluar të shoqërohej shumë me të dashurin e saj. Burime nga policia bëjnë me dije se hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    (a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...in-168115.html
    Fajin e ka ai i dashuri qe shkon me shoqen dhe ulet per kafe.I dashuri me dashnore nuk duhet te kerceje nga lulja ne lule.
    Nejse kjo Erta nuk duket si lule,duket me shume si peniciline, lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Tiranë, marrin peng për xhelozi 3 të ndaluar mes tyre një vajzë

    ishalla o zot ajo tjetra ka nej vlla nakund neper shqipni qe si dridhet Dora se pushka top ju bafte
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •