Eshte nate. Nate me shi. Ti e di qe do me pelqente te ishte nga ato netet e nxehta me yje kur ne te dy te perqafuar do thurnim endrat dhe deshirat tona ne pranine e yjeve. Po tamam, si ateher kur cdo nate para se te flija veshtroja nga qielli , ndoshta per ndonje mrekulli! Kisha pare ne filem se po te shikoje nje yll qe rrezohej deshira e castit do te behej realitet. Sa qesharake , por e vertet, e besoja. Por sonte eshte ndryshe. Shiu bie pa pushim dhe perplaset mbi xhamat e veshur nga mendimet dhe konfuzionet e mia. Por s'ka gje, ne jemi te dy, dhe kjo ka rendesi. Ne kete nate me shi, pa hene, pa yje,e vetmja deshire e imja je ti. Ne qendrojme cep me cep te dritares se ndryshkur nga pritja e dhimbja. Xhamave te se ciles perplasen me iluzionet e kohes. Nuk i mjaftonin vetem keto, por sot, sot kishte per borxh edhe shiun e syve te mi.Ti qendron i hutuar dhe me veshtron sikur ke gjith jeten pa me pare dhe pret te me tregosh, rrefesh me detaja mungesen tende ne kete bote. Hem ne kete bote!!! Ti ketu ke qene,por thjesht ato vite larg meje nuk arrije ti quaje jete. Tani buzeqesh sepse jemi prane. Qendrojme cep me cep te dritares dhe veshtrojme shiun, vitet qe i shtyme me zor te kalonin sa me shpejt vetem qe ne te jetonim bashke. He vertet sikur ne s'do kishim gjith jeten perpara te jetonim!!! Por ja qe njeriut i humbet durimi. Te afrohem dhe te prek si kurre me pare. Ti hesht , vetem hesht. Ka qene pritje e gjate dhe ti nuk di cfar te me thuash me pare. Me shikon ne sy, dhoma celet dhe merr drite. Syte e mi filluan te shkelqejne. Me vjen te qesh. Ne jemi dy te hutuar qe kerkojme te pushojme shiun ne kete mesnate. Na pelqejne endrrat, yjet, pritja. Nuk te kam thene akoma asnje fjale. Por as ti...C'far presim?! Mos ndoshta kemi turp nga hena? Yjet? Por sot s'ka as hene e as yje! Ateher cfar dreqin kemi ne te dy? Hemm emocione...Ja ngadal te afrohem dhe kerkoj te strehoem perjetesisht ne gjoksin tend. Bubullimat sapo kan filluar dhe shiu qe dikur binte i qete si ne terezin e tij, u kthye ne bresher me rrembim.Nga frika se mos ndoshta nga ajo pritje e gjate bresheri i asaj nate thyente xhamat dhe hynte ne dhomen tone te blebezova pa fjale - me shterngo ne krahet e tu. Ti qeshe dhe me puthe syte. Nuk doja gje tjeter vec puthjes tende. Tani le te bier shiu gjith naten, edhe po te hyje ne dhome, nuk na ndan dot me. Sa e kisha pritur kete cast ...Dhe ja po degjoj nje zile telefoni. O zot c'far duan keta njerez qe marrin ne kete nate me shi! A nuk e din qe un kam vite qe pres kete cast? Nuk e din sa e lumtur qe ndihem tani?! Hutohem , hidherohem dhe ngre telefonin qe kisha prane jastekut. Ti me buzeqesh nga ana tjeter e telefonit dhe me thua mirmengjes shpirti im. Qesh me vete por me vjen edhe te qaj. Kisha pare enderr. Ti je akoma larg edhe pse sot te ndjeva me prane se kurre. Me lini rehat tani dua te fle perseri. Dhe endrra vazhdon....
Krijoni Kontakt