Eshte e cuditshme po ta mendosh me kujdes se si eshte e ndertuar koha. Gjithcka ne teresine e saj duke filluar nga sekonda, minuta, ora e duke shkuar tek vitet, shekujt e nuk e di se cfare jane te vendosura brenda nje hierarkie te paracaktuar e cila eshte sa e zberthyeshme, po aq edhe solide. Gjithmone me ka ngacmuar ideja e kohes, apo si mund te thuash manipulimi i saj. Levizja e lavjerresit, nga njeri skaj ne tjetrin parackton nje sekonde. Eshte nje levizje mekanike e thjesht e pa pershpejtuar, parabolike, qendersynuese. Po ta masnim jeten tone jo me sekonda por me distencen qe i duhet lavjerrsit gjate pershkrimit qe i duhet per te bere nje sekonde atehere mosha do te merrte nje karakter metrik. Keshtu nuk do te ishte aspak cudi nese kur pyesni per moshen dike te merrni si pergjigje nje shifer te shoqeruar me nje konvencion metrik.
Gjithesesi, ajo qe me shqeteson mua eshte fakti i perseritjes te gjerave ne te njejten kohe, me te njejten perpikmeri. Ne te tilla raste, meqense koha nuk ka karakter material, atehere me duhet te them se ajo behet e pafundme. Keshtu nese ne nje ore te caktuar te dites, ne nje minute te caktuar, ne nje sekonde te dhene ju beni dicka, vazhdimisht, cdo dite, atehere ajo sekonde do te vazhdoje te ekzistoje pambarimisht. Kjo me ben te besoj se sekonda behet e perjetshme, dhe thyen edhe vete strukturen dhe hierarkine e kohes.
Vazhdon, te pakten ne koken time.
Krijoni Kontakt