Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kryepiskopi Anastas shpallet “Doktor Nderi” i Universitetit Fordham në SHBA

    Universiteti amerikan Fordham i Nju-Jorkut, në SHBA, do të shpallë “Doktor Honoris Causa” Kryepiskopin e Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasin. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit “Doktor Nderi” do të mbahet pasditen e së martës, 28 janar 2014, në kampusin universitar “Rose Hill”, afër kopshtit botanik të këtij metropoli. Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Fortlumturia e Tij do të mbajë fjalën me temë: “Duke përhapur Ungjillin në një vend multifetar. Meditime theologjike për fetë e tjera”.
    Universiteti Fordham, u themelua në vitin 1841 nga Kryepiskopi i Nju Jorkut, Rev. John Hughes, në zonën me po të njëjtin emër të qytetit dhe ka qenë Universiteti i parë romano-katolik në bregun veri-lindor të SHBA. Universiteti ndoqi traditën arsimore të jezuitëve, që ishte zhvilluar në Evropë në shekullin XVI dhe u kthye në një qendër të rëndësishme të arsimit të lartë, e specializuar në Shkencat Humanitare (Theologji, Filozofi, Histori, Sociologji, Pedagogji). Ky universitet sot tërheq studentë nga mbarë bota dhe vlerësohet lart në mes të universiteteve të tjera amerikane.
    Përveç këtij titulli, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, është Profesor Emeritus i historisë së feve në Universitetin e Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës. Deri më sot ka marrë tituj të ngjashëm nderi të Shkencave Humanitare (në Theologji dhe Filozofi) nga 17 universitete në shumë vende të botës: Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri, Itali.
    15. 01. 2014

    Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë


    Emri:  36-fordhamfall-004.jpg

Shikime: 637

Madhësia:  63.2 KB

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Archon për postimin:

    Irenna (30-01-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Histeria anti-ortodokse pengon Integrimin e Shqipërisë

    Dihet që në Shqipëri disa tradita, sidomos e njerëzve plang prishës, të lënë gojë hapur me paradoksin e tyre, dhe kjo u vu re me rastin e propozimit për të shpallur me dt. 28/01/2014 ditën e martë, të Kryepeshkopit të K.OA.SH., Anastas, nga Universiteti amerikan Fordham i Nju-Jorkut, në SHBA, “Doktor Honoris Causa”. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit “Doktor Nderi” në kampusin universitar “Rose Hill”, afër kopshtit botanik të këtij metropoli. Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Fortlumturia e Tij do të mbajë fjalën me temë: “Duke përhapur Ungjillin në një vend multifetar. Meditime theologjike për fetë e tjera”.

    Përveç këtij titulli, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, është Profesor Emeritus i historisë së feve në Universitetin e Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës. Deri më sot ka marrë tituj të ngjashëm nderi të Shkencave Humanitare (në Theologji dhe Filozofi) nga 17 universitete në shumë vende të botës: Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri, Itali.(http://ëëë.orthodoxalbania.org/al/in...ETbIo.facebook). Universiteti Fordham, u themelua në vitin 1841 nga Kryepiskopi i Nju Jorkut, Rev. John Hughes, në zonën me po të njëjtin emër të qytetit dhe ka qenë Universiteti i parë romano-katolik në bregun veri-lindor të SHBA. Universiteti ndoqi traditën arsimore të jezuitëve, që ishte zhvilluar në Evropë në shekullin XVI dhe u kthye në një qendër të rëndësishme të arsimit të lartë, e specializuar në Shkencat Humanitare (Theologji, Filozofi, Histori, Sociologji, Pedagogji). Ky universitet sot tërheq studentë nga mbarë bota dhe vlerësohet lart në mes të universiteteve të tjera amerikane.

    U pa qartë që kur një person nderohet e respektohet ne Shqipëri, fqinjët nxihen dhe shfryjnë plot mllef kundër personit- me mendimin dashakeq se duhet të ishin ata që duhej të nderoheshin dhe jo personi i zgjedhur. Kështu po ndodh nën nxitjen e gazetës Illyria dhe Shoqatës anakronike Vatra,- të nxijnë një eveniment që e nderon Shqipërinë dhe Komunitetin Ortodoks të Shqipërisë, komunitet në të cilën gazetarët dhe anëtarët e vatrës së bashku me kryetarët e tyre nuk janë pjesë e komunitetit ortodoks.

    Në një kohë kur BE, SHBA, PE, vazhdojnë të monitorojnë Shqipërinë, politikën shqiptare me qëllim të mundësojë afrimin e Shqipërisë më qytetërimin europian, në një kohë kur shoqëria shqiptare tashmë e integruar me Europën nëpërmjet emigrantëve të cilët punojnë, jetojnë, dhe marrin pjesë active në shtetet e demokracisë perëndimore si SHBA, Angli, Itali, Gjermani, Greqi, Kanada, etj,- indivdië të caktuar në maskën e mediave të shkruara, si ata të gazetës Illyria me në krye Vehbi Bajramin një pseudo-mysliman, Shoqatës Vatra me kryetar Gjon Bruçaj një pseudo-katolik,- sulmojnë për habinë e të gjithëve Kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë- Prof. Emeritus Anastas, e nëpërmjet tij të tërë komunitetin Ortodoks të Shqipërië.

    Po përse është fjala që këta individë të larguar nga komunitetet e tyre përkatëse, fusin hundët në punët e një komuniteti tjetër fetar po aq të respektuar sa dhe dy komunitetet e tjera të rëndësishme të Shqipërisë?

    Nuk është e rastit dhe shuë kuptimplotë, që kjo gazetë dhe kjo shoqatë për të fituar para, nuk e kanë problem të shajnë dhe të ofendojnë jo vetëm një person aq të nderuar dhe erudite si Kryepeshkopi Anastas, aktualisht President i Kishave Botërore por edhe vetë Komunitetin Ortodoks të Shqipërisë, i cili e nderon dhe e respekton Kryepeshkopin e tij për punën e mirë dhe të pakrahasueshme për rimëkëmbjen e këtij komuniteti dhe kishave e resurseve të tij të shkatërruara që nga viti 1967 e deri më 1992 nga Ateizmi I tërbuar komunist. Atëhere del një pyetje tjetër e thjeshtë:

    Përse Z.Vehbi Bajrami dhe z. Gjon Bruçaj, dy atesitë të vendosur, kanë marrë përsipër të shajnë një Kryepeshkop që ka bërë shumë për komunitein ortodoks në ngritjen e verave të tij, të ngritjes së infrastrukturës së rrënuar tësistemit kishëtar ortodoks, të ngritjes dhe riparimit të kishave dhe Manastireve në Shqpëri të shkatërruara, të vjedhura dhe të nëpërkëmbura nga rregjimi i kaluar,si dhe në demokraci, të dëmtuara nga individë armiqësorë dhe provokonjës, - duke mos e pyetur fare këtë komunitet në se është dakort apo jo me këto histerzma (sigurisht që nuk do të jetë aspak dakort , madje është shumë i ndinjuar).

    Pyetja tjetër është, përse vazhdimisht njerëz që nuk bëjnë pjesë dhe nuk janë anëtarë të Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë- shajnë këtë komunitet e trajtojnë atë dhe besimtarët e tij si qytetarë të dorës së dytë, shajnë dhe ofendojnë vazhdimisht Kryepeshkopin e nderuar, duke bërë analogjizma me të kaluarën që s`ka lidhje fare as me komunitetin e sotëm ortodoks dhe as me vetë Kryepeshkopin?

    Pyetja e tretë, a nuk e dinë këta njerëz se nuk është vetëm Kryepeshkopi Anastas i huaj në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por ka dhe të tjerë p.sh., Kardinali Massafra është Kryetari i Kishës Katolike të Shqipërisë, dhe ai e drejton gjithashtu me kujdes dhe tolerancë komunitetin katolik. Cfarë duhet të bëjmë kështu, të shajmë të huajt që kanë ardhur për të na ndihmuar?

    A nuk e kuptoni se ndoshta ka ardhur koha që ashtu si po drejtohen këto dy komunitete fetare të nderuara nga të huaj të devotshëm , të drejtohet edhe shteti shqiptar në vënd të politikës shqiptare e cila po e zvarrit Shqipërinë duke e mbajtur larg integrimit?

    Nuk mungojnë , madje janë me shumicë edhe autorë shkrimesh që nuk e njohin fare religiozitetin por përpiqen të marrin Nam duke sharë një erudit dhe një Profesor të nderuar në të gjithë botën (përveç se në Shqipëri)-Prof. Emeritus Anastas- Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, si znj.Këze (http://mapo.al/2014/01/27/ja-pse-pro...ek-janullatos/), e cila ka shkruar një budallallëk tek gazeta Mapo me dt.27 janar, shkrim i shëmtuar në vazhdën e shkrimeve të shëmtuara e për një kohë të gjatë të drejtuar e urdhëruar nga armiqtë e Shqipërisë dhe të Komunitetit ortodoks, por dhe të integrimit të Shqipërisë, të cilët nën maskën e pseudo-patriotizmit dhe të nacionalizmit anakronik përpiqen të bëjnë emër para shoqërisë shqiptare, të hutuar nga militantët në drejtim dhe nga bylmezët e mediave që botojnë shkrime të tilla të turphme.

    Akoma në Shqipëri ka ateistë, pseudo-nacionalistë, që ëndërojnë me sy hapur dhe bëjnë lidhje të shkurtra, duke ngatëruar historinë e së kaluarës me të nesërmen e Shqipërisë vetëm e vetëm për tu dalë emri në gazeta, apo për Nam (më mirë syri se Nami, por këta pafillo mendojnë se është më mirë Nami se syri), ose nga ateistët –ish-komunistë të cilët vazhdojnë të pengojnë integrimin me argumentet e tyre butaforike.

    Të shpresojmë që shoqëria shqiptare të kuptojë se sharjet, ofendimet ndaj Kryepshkopit të nderuar të cilin e duan të gjithë pjesëtarët e komunitetit ortodoks të Shqipërisë për veprën e tij të madhe të rimëkëmbjes së këtij Komineti dhe të Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë- kanë një prapaskenë ogurzezë të prishjes së harmonisë fetare në Shqipëri, dhe të nxitjes së përcarjes me qëllim që ta mbajë Shqipërinë larg integrimit.

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kryepiskopi Anastas shpallet “Doktor Nderi” i Universitetit Fordham në SHBA

    Kryepiskopi Anastas shpallet sot “Doktor Nderi” i Universitetit Fordham

    Universiteti amerikan Fordham i Nju Jorkut, në SHBA, shpall sot, 28 janar 2014, “Doktor Honoris Causa” Kryepiskopin e Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasin. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit “Doktor Nderi” do të mbahet pasdite, në kampusin universitar “Rose Hill”, afër kopshtit botanik të këtij metropoli. Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Fortlumturia e Tij do të mbajë fjalën me temë: “Duke përhapur Ungjillin në një vend multifetar. Meditime theologjike për fetë e tjera”.
    Kryepiskopi Anastas shoqërohet nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe dy episkopët shqiptarë të Amerikës, Hirësia e Tij Nikoni (Liolin) dhe Hirësia e Tij Ilia (Ketri), si dhe mjaft besimtarë orthodhoksë shqiptarë me banim në SHBA.
    Universiteti Fordham, u themelua në vitin 1841 nga Kryepiskopi i Nju Jorkut, Rev. John Hughes, në zonën me po të njëjtin emër të qytetit dhe ka qenë Universiteti i parë romano-katolik në bregun verilindor të SHBA. Universiteti ndoqi traditën arsimore të jezuitëve, që ishte zhvilluar në Evropë në shekullin XVI dhe u kthye në një qendër të rëndësishme të arsimit të lartë, e specializuar në Shkencat Humanitare (Theologji, Filozofi, Histori, Sociologji, Pedagogji). Ky universitet sot tërheq studentë nga mbarë bota dhe vlerësohet lart në mes të universiteteve të tjera amerikane.
    Përveç këtij titulli, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, është Profesor Emeritus i historisë së feve në Universitetin e Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës. Deri më sot ka marrë tituj të ngjashëm nderi të Shkencave Humanitare (në Theologji dhe Filozofi) nga 17 universitete në shumë vende të botës: Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri, Itali.

    28.01.2014

    Zyra e Shtypit
    E Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

  5. #4
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Kryepiskopi Anastas shpallet “Doktor Nderi” i Universitetit Fordham në SHBA

    Fordham University eshte shkoll katolike, ndonese jo ne leter ne praktike eshte e tille. Kryerja e studimeve Teologjike eshte i detyrueshem ne kete Universitet nese do te dipllomohesh ne cilen do fushe qe ke zgjedhur.

    Jame kurjoz te dije se njerez kan marr pjese ne kete Cermoni. Te pakten sa nga ata jane shqipetare te vertet. Ortodokset e Amerikes qe nuk jane shitur tek greku nuk e cajn koken per kete hiresine 'tuaj' ndoshta i kan kushtuar aq vemendje ketij evenimenti donkishotesk sa anetaret e ketij forumi kesaj teme...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 29-01-2014 më 11:41
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kryepiskopi Anastas shpallet “Doktor Nderi” i Universitetit Fordham në SHBA




  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Archon për postimin:

    Irenna (01-02-2014)

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kryepiskopi Anastas shpallet “Doktor Nderi” i Universitetit Fordham në SHBA

    U zhvillua ceremonia e dorëzimit Kryepiskopit Anastas te titullit “Doktor nderi i Shkencave Humane”, nga Universiteti Katolik Fordham, Nju Jork

    Në datën 28 janar pasdite (kur në Shqipëri ishin orët e para të mëgjesit të date 29), në kishën e Universitetit të Fordham u zhvillua ceremonia e nderimit të Kryepiskopit Anastas me titullin “Doktor Nderi i Shkencave Humane”.
    Në ceremoninë e organizuar në nderim të Kryepsikopit dhe shërbimit të tij, atë Joseph M. McShane, S.J., Rektori i Universitetit, shprehu që është nder për ne që të vlerësojmë një person të veçantë si Kryepiskopi Anastas, për veprën e tij madhështore në ringjalljen e kishë së Shqipërisë dhe në për rolin e tij të pazëvendësushëm në mbarë botën. Gjatë fjalimit të tij ai krahasoi veprën dhe arritjet e tij me jetë dhe veprën e shën Thoma Akuinit, i cili kremtohej po në këtë ditë.
    Në ceremoni, ku morën pjesë rreth 500 vetë, nderuan edhe Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse në Amerikës, Hirësia e Tij Dhimitri, Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, Kryepiskopi i New Englad dhe Dioqezës shqiptare të Kishës Orthodhokse në Amerikë, Hirësi Nikoni, episkopi Dioqezës shqiptare të Kishës Orthodhokse të Amerikës, Hirësi Ilia Ketri etj.
    Fjalimin kryesor në ceremoni e mbajti Kryepiskopi Anastas, i cili me shumë përulësi tha që unë jam thjesht një qiri para shenjtorëve. "Ndarja e Lajmit të Mirë në një vend Multifetar: Reflektime Teologjike mbi Fetë e tjera”, ishte tema të cilën Kryepiskopi ndau me të gjithë pjesëmarrësit.
    “Lum ai që i do të gjithë njësoj”, theksoi ai, ashtu si e përmend Shën Maksim Konfesori. Gjatë fjalimit të tij, Kryepiskopi përmendi të vërtetat Teologjike që mund të mësojmë nga përvoja e Ringjalljës së Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe nga konceptet teologjike të Shkrimit të Shenjtë dhe Etërve të Kishës.
    “Pra, jemi thirrur të ofrojmë të gjitha ngjyrat e spektrit të dritës: Dritën e paqes, Dritën e drejtësisë, Dritën e së vërtetës, Dritën e krijueshmërisë, Dritën e shpresës, Dritën e ngjalljes, Dritën e dashurisë… Misioni dhe detyra parësore e Kishës është të trasmetojë në çdo qoshe të planetit spektrin e plotë të kësaj drite të Krishtit të Ngjallur, për të bashkuar të gjithë njerëzit me burimin e Fjalës, Dashurisë, dhe Dritës, Krishtin”, përfundoi fjalimin e tij Kryepiskopi Anastas.
    Të pranishmit e shumtë nga shtete të të ndryshme të Amerikës dhe juridiksione të ndryshme Orthodhokse u miktpritën nga Universiteti i Fordham në pritjen e organizuar për këtë ceremoni.
    29. 01.2014
    Zyra e Shtypit
    e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

  9. #7
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Histeria anti-ortodokse pengon Integrimin e Shqipërisë

    ne europe do na coje mortja? futjani kot, ne europe do hyjme vetem kur ti mbushet mendja gjermanes
    vari leshte

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Histeria anti-ortodokse pengon Integrimin e Shqipërisë

    Nuk po hyj qe te gjykpj diskutimin tuaj, pasi ka te beje me religjionin dhe te parin e religjionit tuaj. Ajo qe mua me shqeteson ne kete shkrim, eshte pikerisht fyerja krejt e paprecedente, qe ju i beni shoqates Vatra. Zoteri, bej kujdes kur flet te tilla fjale fyese, per nje shoqate qe ka mbajtur fatet e kombit ne ditet me te erta te tij. Je shume i vockel te quash anakronike kete shoqate pan shqiptare, qe dikur ka qene shpresa e gjalle e shqipterve per pavaresi, ku i madhi Noli e Konica kane lene gjurmet e tyre. Antaret e shoqates, protestuan jashte universitetit, jo kunder orthodhoksise shqitpare, por kunder kreut te saj, qe simbas tyre, luan kunder interesave te shqitpareve. Duhet te hiqni dore nga kjo lloj menyre diskutimi, me dashakeqesi, ku ju nuk mund te ndaloni njerzit, qe te shprehin hapur dhe ne protesta demokratike, kundershtine kunder kujdo, qofte ky edhe z. Janullatos. Po keshtu hiqni dore nga keqdashesia, se valla nuk hyjme ne europe se, shajme Janullatosin. Nuk e di po shkrime te tilla jane bere bajate e te merzitshme, ku menjehere sapo shihni se dikush nuk e do z.Janullatos, shpallet armik, heretik, kokebosh, i lik, bandit, mafioz, satanik , tradhtar e keshtu me radhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 29-01-2014 më 20:45

  11. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryepiskopi Anastas shpallet “Doktor Nderi” i Universitetit Fordham në SHBA

    Pse e dua dhe i jam mirënjohës pafundësisht Kryepeshkopit Janullatos

    Kristaq Bata

    Të gjithë besimtarët ortodoksë të Shqipërisë, ashtu besoj edhe ata të diasporës të besimit ortodoks, u gëzuan me Anastas-Janullatoslajmin se Kryepeshkopit Anastas Janullatos të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do t’i jepej edhe një titull tjetër nderi shkencor në SHBA nga Universiteti Fordham NY (tashmë titull i katërt pas atij në Bruklin, Neë York, Boston). Me të vërtetë u ndjemë krenarë se kryepeshkopi i ortodoksëve të Shqipërisë i njohur në botë si figurë poliedrike po bëhet shkak i promovimit të mëtejshëm të Shqipërisë edhe në rangun shkencor. Tashmë ai konsiderohet edhe si ambasador i shqiptarëve në botë prej shumë e shumë personave të shkencës, të humanizmit, të politikës, të shoqërisë së hapur dhe moderne, shqiptarë e të huaj, që tashmë e njohin prej 20 vjetësh. Jeta dhe vepra e tij madhështore e ringritjes nga gërmadhat të Kishës Ortodokse të Shqipërisë njihet botërisht dhe vlerësohet nga të gjithë ortodoksit dhe joortodoksit, aq shumë saqë edhe është zgjedhur në kohë të ndryshme në mjaft pozita globale si President i Këshillit Botëror të Kishave (2006 deri më sot) dhe President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006 deri më sot) me seli në New York.

    Mirëpo ky gëzim mërziti disa prej vëllezërve tanë shqiptarë e kosovarë në diasporën në SHBA, të cilët filluan menjëherë një fushatë të kamufluar nën kërkesën protestë studentësh. Mashtrimi i tyre ishte kaq hapur saqë e quajnë veten përfaqësues të komuniteteve fetare, por gabuan publikisht se mohuan publikisht përfaqësitë e komuniteteve si në Shqipëri ashtu edhe në diasporën e SHBA, dhe shfaqën qartë se përfaqësojnë vetëm veten e tyre. Për ta mbuluar këtë gafë përpiqen të ftojnë shoqata me karakter etnik.
    Dashakeqësia antiortodokse dhe antijanullatos e atyre që kurdisën këtë fushatë duket qartë nga kërkesat politike kundër Greqisë dhe kërkesat e Çamërisë. Këta nxitës vazhdojnë e duan të ngatërrojnë më tepër gjëra dhe duan të sjellin urrejtje etnike e fetare.
    Këta po hedhin njëkohësisht baltë ndaj kryepeshkopit të Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë dhe si rrjedhojë direkt ndaj vetë Komunitetit Ortodoks si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Kjo lojë që po zhvillojnë këta është mjaft e rrezikshme sepse po përpiqen jo vetëm të nxisin urrejtjen fetare me spektër politik po dhe përpiqen të minojnë harmoninë fetare mes shqiptarëve vetëm e vetëm për interesa egoiste dhe mendësi të sëmura. Dhe këto ditë me sa zell po shkruajnë dhe po deklarojnë po shfaqin qartë këtë tendencë. Shikoni artikullshkruesit dhe komentuesit pothuajse të gjithë janë joortodoksë. Po çfarë duan këta joortodoksët me ne ortodoksët? Pse vazhdimisht ndërhyjnë në jetën dhe veprën e Komunitetit tonë? Këtë e quajnë bashkëjetesë apo mendojnë akoma bashkëjetesë të imponuar nën urdhra si në kohën e osmanlinjve. Nuk dua të vazhdoj më në këtë linjë.
    Thonë se kryepeshkopi është grek. Këtë e dimë prej 20 vjetësh. Për ortodoksit shqiptar nuk përbën problem fetar. Ortodoksët shqiptarë e kërkuan në 1991 në Kostandinopojë sepse nuk kishin asnjë peshkop të mbijetuar nga persekutimi ateist komunist. Ky mund të ishte edhe i një kombësie tjetër, por u zgjodh nga vetë shqiptarët, me lejen e qeverisë shqiptare, sepse ishte figurë në Kishë Ortodokse të botës. Jeta e tij dhe Vepra kolosale shkencore dhe baritore e tij në dobi të Shqipërisë e faktuar tashmë flet vetë.
    Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: riorganizoi më tepër se 400 famulli (enori); themeloi Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992), dy Lice kishtarë (Gjirokastër dhe Sukth të Durrësit), Shkollën e Muzikës Bizantine në Tiranë, të gjitha këto në godina me kushte bashkëkohore dhe me konvikte; shkolloi dhe dorëzoi 168 klerikë, të gjithë nënshtetas shqiptarë, të të gjithë gradave klerikale (mes tyre edhe 4 peshkopë) duke u dhënë të gjithëve përgjegjësi drejtuese në vend; themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme; u kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U kujdes për ndërtimin e 150 kishave të reja, për restaurimin e 70 kisha-manastire monumente kulture, për rikonstruksionin e më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe për 70 godina për qendra kishtare si: selia e Kryepiskopatës dhe e mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, mensa për të varfrit, kampe rinore etj. Vepra totale ndërtuese arrin në 450 ndërtesa.
    Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik. U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre).
    Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike me 24 specialitete në Tiranë dhe 3 qendra mjekësore në qytete të tjera; Universitetin “Logos” në Tiranë, 2 Institute të Formimit Profesional, 1 lice profesional, 3 shkolla fillore, 1 gjimnaz, 1 konvikt shkolle për vajza dhe 17 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj. Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë kosovarë në vende të ndryshme të Shqipërisë, duke u hapur edhe 2 kampe strehimi. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve. Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.
    Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. Në vitin 2000, pas propozimit të Akademisë Athinës dhe shumë personalitete të Shqipërisë, ishte kandidat për Çmimin Nobel të Paqes. I janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme.
    Të gjitha këto arritje i mbeten Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne duhet të krenohemi se jo vetëm përfituam nga kjo dobi por edhe u bëmë të njohur në botë me anë të veprës së tij. Ortodoksit shqiptarë i janë mirënjohës pafundësisht, e duam dhe e respektojmë përveç se është udhëheqës i Komunitetit të vetëm Ortodoks i Shqipërisë.
    Po e mbyll me mendimet e publicistit Dritan Shano shkruar në Gazetën Mapo 25 dhjetor 2013: “Mendoj se asnjë shqiptar tjetër nuk mund të japë mend dhe të shitet më patriot e më nacionalist se tjetri. I bashkohem At Zef Pllumit në pyetjen e tij: “Si mund e duem Shqipninë kur secili shqiptar mendon se vetëm ai ka të drejtë mbi Shqipninë dhe intrigojmë e tiranizojmë njani-tjetrin?” I bashkohem dhe shpresës së tij se: “Shqiptarët kanë për të ba ma shumë për atdheun, në qoftë se kanë për t’u dashtë ma tepër ndërmjet vedit”.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    arbereshi_niko (05-02-2014)

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Kryepiskopi Anastas shpallet “Doktor Nderi” i Universitetit Fordham në SHBA

    Kryepeshkopi Anastas Janullatos doli qe eshte njeri i punes dhe jo i llafeve, ndertoi nje nga bukurite me madheshtore te evropes ne qender te Tiranes, ka ofruar ndihma te pafund edhe pse maskarenjte e kane nenvleresuar apo injoruar sipas qejfit te tyre. Jane pikerisht keto qe duhet te kujtojme prej tij dhe jo gradat apo cmimet qe ka fituar. E bej nje lidhje edhe me Nene Terezen qe edhe kjo duhet kujtuar per punen dhe perkushtimin dhe jo per cmimet, pasi arsyeja e vertet per te dy keta qendron tek puna, ndihma pa kushte dhe dashuria e pafund e tyre.

    p.s. te kish dale ndonje myslyman te kete bere ndonje gje te tille per Shqiperine si keta te dy....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •