… ///
Kur Kryepeshkopi Anastas flet apo shkruan, nje bote e tere e krishtere degjon e lexon me vemendje. Nuk ka burre me te urte, me te kulturuar e me te ditur ne Shqiperi, Greqi apo gjithe Ballkanin se Kryepeshkopi Anastas, dhe jeni me fat qe keni ne mesin tuaj nje nga sherbetoret me te mire te Perendise ne kohen qe jetojme. Sjellja e tij ne Shqiperi ishte bekimi me i madh qe Shqiperia ka marre nga Zoti ne historine post-komuniste. Sa per ata qe nuk arrijne ta kuptojne kete gje edhe pse jane deshmitare te punes dhe sakrifices se ketij njeriu per kete popull ne tre dekadat e fundit, jeni njerez te rendomte e per te ardhur keq. Jeni per te ardhur keq pasi nuk arrini te shikoni qe te gjithe ata qe kane guxuar te sulmojne Kryepeshkopin ne vite, sot jane ose disa metra nen dhe ose i ka zene Perendia me gurre. Qe nga Bashkim Gazidedet, Tanin e Topit, e deri tek Erdoganet, e Berishat.
Kryepeshkopi nuk ka nevoje per respektin tuaj pasi e respekton nje komunitet i tere orthodhoks e nje bote e tere e krishtere. Ju keni nevoje per bekimin e Kryepeshkopit, qe te mos gjeloni gjithe jeten tuaj mbi toke mes injorances dhe urrejtjes.
Per shume vjet o Kryezot dhe lutemi qe Perendia te te japi force qe te shpiesh deri ne fund misionin tend per te miren e ketij populli e per te miren e mbare njerezimit!
Albo
e para nuk eshte gjykates dhe ne jemi te pandehurit gje qe do te thote qe gjykatesi e prokuron vet respektin pa qene fare e nevojshme respekti i te pandehurve.
e dyta nese do te ishte keshtu atehere pse ndodhet ne Shqiperi?
e treta po te ishte kryepeshkopi ne afrike a do te kishte vlera???? apo me sakte a d kishin vlere vlerat e tij???!!!
uroj te jene fjalet e tua se kjo nga ana ime eshte gabim. vetem me dashuri (jo urrejtje) zgjidhen punet dhe ecet perpara, pasi nese njeri eshte perpara mbetet gjithmone i vetem, nese ka nga ata qe e shoqerojne kjo eshte ajo qe vleresohet. po e them perseri: nuk jane gradat ato qe lartesojne njeriun, por puna, perkushtimi, dashuria, respekti te gjitha te lidhura bashke.
p.s. sa per titujt dhe gradat kane vlere, por jo primare se ka shume qe nuk e meritojne, por qe i kane.
Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
Te duhet te mesosh ca me shume mbi besimin orthodhoks, nese je besimtar orthodhoks. Shen Kozma Etoliani, u predikonte shqiptareve ne shekullin e XVIII, fjalet:
"Kur hasni ne rruge nje prift dhe nje gjykates, mos shkoni e nxitoni te shtrengoni e puthni doren e gjykatesit por te priftit. Gjykatesit i ka dhene fuqi Perendia qe t'iu denoje me vdekje e t'iu marri jeten. Priftit Perendia i ka dhene fuqi te lidhi e zgjidhi shpirtrat e njerezve ne kete bote e ne ate boten tjeter." Dhe e vazhdonte me fjalet qe dora e priftit leshon bekimet e Perendise dhe sherben dhuratat e shenjta ne Kishe. Ta them kete, qe te mesosh me shume mbi besimin tend dhe po te shfletosh Ungjillin, gjen fjalet e Krishtit qe verteton fjalet e shenjtorit. Kjo per te kuptuar aspektin fetar e theologjik te gjerave dhe misionit te priftit mbi toke, mes njerezve e ne Kishe. Nuk eshte nje njeri dosido, eshte nje njeri i thirrur nga Perendia. Dhe ligji me te cilen Perendia i gjykon sherbetoret qe sherbejne ne Kishe, eshte me i rrepte se sa ligji qe gjykon besimtaret e thjeshte si une e ty. Dhe kush respekton priftin ne Kishe eshte duke respektuar Vete Krishtin.
Gradat shkencore per nje prift nuk kane vlere pasi destinacioni final i te krishterit eshte Mbreteria e Qiellit e jo bota ne te cilen jetojme. Gjithe bota qe ne jetojme eshte e pavlere dhe sa vlen shpirti i nje njeriu te vetem, nuk vlen gjithe universi qe Perendia krijoi per krijesen e vete. Por ajo qe nuk eshte e pavlere, eshte jeta me besim e te krishterit. Pak rendesi ka nese je prift apo besimtar i thjeshte. Akti i pare i te krishterit orthodhoks, para se te behet i krishtere e te veshi Krishtin ne pagezim, eshte mohimi i botes tek dera e Kishes. Dhe kur mohojme boten, mohojme gjithcka qe na mban te lidhur me kete bote, jo vetem gradat e nderet e njerezve, por edhe vete nenen e babane, gruan, femijen e vellane. Kjo eshte thirrja e Krishtit per ata qe duan ti shkojne pas dhe ky eshte testi i vertete i asaj "dashurise" qe ti ze ne goje por nuk e njeh sic duhet. A je gati te heqesh dore nga familja, nena, babai, martesa, femijet, per te ndjekur Krishtin e per te shkuar i sigurt ne fundin tend, kryqizimi nga ana e botes? Kryepeshkopi Anastas ka nje jete, 80 e kusur vite mbi supe qe e ka deshmuar kete gje duke i sherbyer Kishes e mbare njerezimit.
Dhe kur ke te besh me njerez si Kryepeshkopi Anastas, apo Nene Tereza, apo plot njerez te tjere me besim qe jo vetem flasin me fjale per besimin, por e jetojne e praktikojne ate perdite, nuk behet fjale per "te nderuar ata" por behet fjale per te mesuar nga jeta e tyre, per te imituar jeten e tyre ne jeten tone. Sic thote Kryepeshkopi Anastas shpesh, "Duhet te shohim ikonen e Krishtit ne fytyren e cdo njeriu!" Jo vetem ata qe na duan e na nderojne, por edhe ata qe nuk na duan, nuk na nderojne, na luftojne e persekutojne. Dhe per plot 22 vjet Kryepeshkopi e ka bere kete gje ne Shqiperi e mbare Ballkanin, edhe pse kokeshpellat nacionaliste/komuniste ne gjithe vendet ballkanike e kane sulmuar e luftuar. Shume mire mund te ngrihej e ikte e zgjidhte karriken e ngrohte te Akademikut ne Athine duke dhene mesim ne nje nga universitet e Athines apo botes. Por jo, zgjodhi te qendroje ne Shqiperi mes nje populli te varfer e te panxene te sapodale nga ferri 50 vjecar komunist, pasi kjo ishte THIRRJA e tij nga Zoti ne qiell.
Ne fytyren e Kryepeshkopit dhe ne gjithe kete histori duhet te shikoni mosmirenjohjen e shpirtit tuaj. Mijera vepra bamiresie jane bere ne Shqiperi nga Kisha fale punes se Kryepeshkopit. Vetem spitali i Kishes ne Tirane ka shpetuar e mjekuar mijera jete njerezish te te gjitha besimeve te vendit ne keto 23 vjet. Sa prej atyre qindra mijera shqiptareve degjon qe te bene aktin me te thjeshte e me human: Faleminderit! Te sjell nder mend momentin ku Krishti pastroi trupin e 10 njerezve nga lebroza, dhe nga ata 10, vetem 1 prej tyre u kthye qe ta falenderonte. Dhe ky nuk ishte hebre, ishte samaritan.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-01-2014 më 22:38
une jam plotesisht dakort me te gjitha ato qe ke shkruar vec fjalise qe kam cituar. e gjitha kjo pasi une per shembull personalisht nuk e njoh Kryepeshkopin, por thjesht kam lexuar lart e poshte per gjithcka te mire qe ka bere. as qe diskutova ndonje gje negative, biles kam shkruar jo te nderohen, por: "pasi arsyeja e vertet per te dy keta qendron tek puna, ndihma pa kushte dhe dashuria e pafund e tyre". ky ishte edhe qellimi im i shkrimit qe te imitohet, te mesojme edhe pse ne personalisht mund te mos mundemi te fitojme grada apo jo se rendesi kane vlerat.
Kryepeshkopi ka nevoje per respektin dhe dashurine tone sic kemi dhe DUHET te kemi edhe ne.
p.s. personalisht e pashe per here te pare para ca koheve per Krishtlindje (s'mbaj mire medn vitin) dhe me beri pershtypje menyra se si reagonte dhe sjellja e Tij gje qe tek prifterinjte shqiptare kishte nje stonim shume te madh (tipike shqiptare). me beri pershtypje zoterimi i gjuhes shqipe nga ana e Tij gjuhe qe konsiderohet e veshtire. nuk degjova asnje fjale negative nga ana e tij prandaj edhe te shkruajta qe jane fjalet e tua apo jo.
Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
Video e plotë e nderimit të Kryepeshkopit Anastas nga "Fordham University" në New York
Albo (17-02-2014)
Krijoni Kontakt