Dy zyrtarė tė lartė tė Al-Qaedasė janė arrestuar gjatė njė operacioni nė gjashtė vende nga ana e policisė turke, ka raportuar sot ditorja Hurriyet.
Zyrtari i lartė i Al-Qaedasė nė Turqi, Hali B, bashkė me zėvendės komandantin pėr Lindje tė Mesme , İbrahim Ş., janė arrestuar bashkė me 28 persona tė tjerė.
Tre zyrtarė tė hierarkisė mė tė lartė nga Al-Qaeda raportohet se i kanė shpėtuar operacionit duke u larguar pėr nė Siri.
Skuadrat antiterror dhe ato te inteligjencės turke janė duke hulumtuar kėtė riorganizim tė Al-Qaedasė qė 15 muaj, e cila ka ngjeshur radhėt nė krahinėn lindore turke Van.
Tė ndaluarit dhe tė dyshuarit pėrballen me akuza pėr dėrgim tė vullnetarėve pėr luftė nė Siri, e tė cilėt mė vonė i transferojnė nė anėtarė tė Al-Qaedasė pėr tė luftuar nė Afganistan dhe Pakistan, pėr tė mbledh para nė ndihmė tė Al-Qaedasė, e tė cilat ata i dėrgonin si ndihmė humanitare.
Por, bashkė mė to ka edhe armė qė pėrdoren pėr sulme nė Siri, Pakistan dhe Afganistan si dhe organizim tė aksioneve ilegale. Policia ka bastisur Fondacionin Humanitar dhe Asistencė (IHH) e cila ishte pjesė e kėsaj dege dhe operacioneve, e cila njėkohėsisht ka shtrirje nė gjashtė krahina turke, Stamboll, Van, Kilis, Adana, Gaziantep dhe Kayseri.
Pak orė pas bastisjes, dy policė anti terror tė cilėt ishte dashur tė jenė pjesė e kėtij operacioni janė shkarkuar. Kėtu pėrfshihet shefi i departamentit tė policisė anti-terror nė Kilis dhe atė nė krahinėn e Van, Serdar Bayraktutan tė cilėt dyshohet se kanė bashkėpunuar me kėtė njerėz. Po ashtu, rojet e tetė prokurorėve tė cilėt udhėhiqen operacionin anti Al-Qaedasė janė zėvendėsuar.
Zėvendėskryeministri turk Arınē: Pretendimet kundėr IHH, ishin gabim
Zėvendėskryeministri turk Bülent Arınē ka komentuar bastisjes gjatė njė konference pėr shtyp mė 15 janar, duke thėnė se deklaratat se IHH ka lidhje me Al-Qaedasė ishin gabim.
Operacioni ishte interesant. IHH ėshtė njė organizatė legale, punon pėr qėllime humanitare, tha Arınē duke shtuar se nėse ka akuza specifike pastaj prova qė dokumentohet atėherė duhet tė prezantohen.
IHH ka lėshuar njė komunikatė pėr shtyp mė 14 janar ku ka shprehur shqetėsimin e saj pas bastisjes, me sekretarin gjeneral tė saj Yaşar Kutluay, i cili ka thėnė se operacioni kishte pėr qėllim ta parandaloi IHH-nė nė dėrgimin e ndihmave humanitare nė Siri.
Ndėrkohė, IHH ėshtė njė organizatė qė ka qenė prezentė edhe nė Kosovė. Nėpėrmjet kėsaj organizate themeluesi dhe fytyra publike e partisė islamike kosovare - LISBA, Fuad Ramiqi kishte shkuar nė vitin 2010 nė Palestinė, nė njė aksion tė deklaruar si humanitarė pėr rripin e Gazės por qė pėrfundoi me njė pėrleshje me ushtrinė izraelite.
Ramiqi nuk e ka mohuar lidhjen me kėtė organizatė, me Organizatėn IHH pėr tė cilėn agjencia gjysmė shtetėrore e lajmeve e Iranit, FARS kishte raportuar se dėrgon shqiptarė nė fronin e luftės nė Siri. gazetaexpress.com
Krijoni Kontakt