-
Mungesë e bazës materiale në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Përkundër deklaratave të ministrit Ilir Beqaj
13 Janar 2014 11:24
Mungesa e bazës materiale në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë(QSUT), ka bërë që disa prej laboratorëve të këtij institucioni të mos ofrojnë shërbime për qytetarët. Për pasojë,dhjetëra qytetarë nga Tirana, por edhe nga rrethe të ndryshme të vendit janë të detyruar ti bëjnë analizat në klinikat private të rekomanduara prej mjekëve, që marrin përqindje. Në të cilat paguhet nga 40000 deri në 60000 leke(të vjetra) për analizë, por ka dhe të tjera të cilat janë më të kushtueshme për xhepat e pacientëve. Ndodh kjo “masakër” financiare pasi QSUT nuk i’a ofron mundësinë e kryerjes së këtyre shërbimeve.
Sikurse denoncojnë pacientët, privimi i tyre për të kryer analizat e mësipërme ka ditë që vazhdon e, megjithatë, askush nga QSUT, ky institucion i rendësishëm i mjekësisë, por edhe nga drejtoria përgjegjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka lëvizur për ti dhënë rrugëzgjidhje problemit. Sipas burimeve zyrtare, konfidenciale të gazetës”Koha Jonë”, por edhe të jo pak pacientëve, grupi i analizave, që nuk mund të kryhen aktualisht në QSUT, është ky: analiza e tiroides, disa analiza për mëlçinë, si dhe disa nga analizat që kryhen për sëmundjet tumorale. Përveç moskryerjes së tyre për mungesë të bazës materiale, pacientët ankohen se nuk ka pasur komunikim të qartë nga personeli mjekësor për këto probleme. Gjë që ka sjellë sorollatjen e një pjese të tyre nëpër pavionet e spitalit, por edhe detyrimin që për të zgjidhur hallin të paguajnë faturat e shtrenjta të laboratorëve privatë.
Komenti i gazetës:
Që situata e denoncuar është preokupante për këtë nuk ka pikë dyshimi, por ajo që të bën përshtypje në këtë mes është diferenca e madhe që ekziston midis atyre çka deklaron dhe zotohet ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe realitetit që prekin pacientët. Për ta konstatuar këtë, pa u shtrirë shumë në kohë, mjafton ti referohesh fjalimit patetik që ministri ka mbajtur në analizim të punëve të 100 ditëve, ku sundonin vetëm “arritjet” dhe besimi i plotë në të ardhmen edhe më të ndritur.
“ Kemi furnizuar Laboratorin e QSUT me materiale mjekësore për ekzaminim me shënues të sëmundjeve tumorale, të nevojshme për grupin e ekzaminimeve për një periudhë 12-mujore. Mbetem besimplotë për përmirësimin rrënjësor që do të realizojmë me shërbimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Do të ofrojmë për këdo mbulim universal”, ka qenë ajo çka ka thënë,midis të tjerave,ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj,ndërkohë që ndër mungesat e denoncuara më sipër përfshihen edhe disa nga analizat që kryhen për sëmundjet tumorale.
koha jone
-
-
Për: Mungesë e bazës materiale në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Parlamenti duhet te nderhyje te nxjerre ligje qe te caktoje cmime tavan
per praktikat mjekesore private si dhe cmime tavan per ilacet.
Shume nga praktikat mjekesore dhe ilacet duhet te mbulohen nga inshuranca.
Pacientet duhet te regjistrohen dhe marrin anetaresi ne nje agjensi siguracionesh
dhe kundrejt nje pagese vjetore qe i behet nga pacienti agjensise,agjensia mbulon
70 perqind te shpenzimeve si vizita,ilace dhe pune laboratori.
Pacienti paguan doktorin vetem 30% te vleres se sherbimit
Pjesen tjeter 70% e paguan inshuranca.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt