Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Rast urgjent në QSUT, s’jepet ndihma e pare. Ndoshta Erion Veliaj nuk ishte në Tiranë

    Rast urgjent në QSUT, s’jepet ndihma e pare

    Dërguar më: 14/01/2014 - 07:05

    Erjon Skëndaj

    Një grua nga fshati Selbë i Tiranës ka mbërritur në Urgj-encën e QSUT në gjendje kritike por nuk ka marrë shërbimin e duhur. Familjarët shumë të irrituar përveç të tjerave sqarojnë se mjekët i kanë thënë se duhet të shkojë te urgjenca e spitalit 5 pasi nuk ishte rast për to. "Nuk na dhanë as ndihmë e as na shoqëruan në atë gjendje e ne u detyruam ta çojmë nënën si mundëm sepse ishte shumë rëndë", thotë një prej të afërmve të mesogruas. Ndërkaq mjeku kardiolog Petrit Vargu sqaron se veç këtij rasti ka një disorganizim në sistemin shëndetësor. "Ky ishte një problem i urgjencës së Psikiatrisë, e cila ndodhet rreth 70 metra nga urgjenca jonë dhe siç ma raportuan edhe kolegët, rasti u nis menjëherë atje për ndihmë. Ka gjëra, të cilat nuk shkojnë në këtë spital të cilat janë të mbartura dhe kronike. Këtu kemi të bëjmë me një disorganizim, të cilat ndodhin kur ke diçka të organizuar keq. Këto janë të përditshme. Ne nuk mund të kapemi me gjëra të tilla si pse nuk e solli ambulanca pacientin dhe pse e solli këtu apo e çoi në urgjencën e psikiatrisë. Domethënë shkaku është disorganizmi që ndodh në shëndetësi", sqaron Mjeku Petrit Vargu. Sipas tij kjo urgjencë është bërë për një kapacitet për 270 mijë vetë e jo 900 mijë ndërkohë që shton se askush nuk merret me këtë problem por merren me rimbursime fantomatike, të cilat i kanë shpallur që në fillim. Sipas kardiologut nevoja e një spitali rajonal është e madhe ndërkaq që ai thotë se janë marrë fonde e mjekë por s'është bërë asgjë. "Prej mëse një viti spitali i Sanatoriumit ka marrë fondet, madje ka marrë edhe kredi shumë interesante tregtare për t'u kthyer nga një spital polmonar, në një spital rajonal. Jo vetëm kaq, por janë marrë edhe 4 kardiologë, për të cilët nuk e di nëse kanë një zinxhir për ta dredhur apo jo. Kanë edhe investime shumë interesante që mund të bëjnë edhe hemodinamikë. Nuk është marrë asnjë masë që ky staf, i cili merr rogën rregullisht, merr rrogën e taksapaguesve shqiptarë të vihet në punë. Ke një staf të tërë që mërr rrogën e s'bën asnjë gjë atje", shton Vargu. Kardiologu shton se në QSUT është shkatërruar një sistem mjekësh roje që është ngritur që me themelimin e këtij spitali. " Nëse nuk kemi kurajë të merremi me këto probleme ne kemi marrë fund", përfundon ai. E mjaftoi vetëm një rast për të nxjerrë në pah problematikën që has gjithkush në QSUT duke filluar që nga mjekët e deri te pacienti.

    gazeta shqiptare

  2. #2

    Për: Rast urgjent në QSUT, s’jepet ndihma e pare. Ndoshta Erion Veliaj nuk ishte në T

    Ku ishte Erion Veliaj?


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Rast urgjent në QSUT, s’jepet ndihma e pare. Ndoshta Erion Veliaj nuk ishte në T

    ndihma e pare duhet te jepet ne cdo urgjence pavaresisht cfare urgjence eshte.

    Si eshte sistemi ketu ne france.
    njerezit sa kane problem i bihen tel dhe vjen ambulanca te pajisur me mjek e te merr e te sjell urgjent ne urgjence.
    Aty te presin mjeket e urgjencave dhe te japin ndihmen e pare sa te stabilizojne parametrat vitale dhe te bejne analizat radiografit , cfare duhet dhe pastaj therrasin specializantin i cili vjen ne urgjence dhe e shikon pacientin dhe thote ne eshte per te apo per nje specialitet tjeter , nqs po e merr pacientin per dore dhe e shoqeron ne pavijon e specialitetit qe i perket , nqs ndodhet larg, vjen ambulanca dhe e con, nuk u lihet familjareve ta marrin hopa, nqs eshte rende shkon direkt ne reanimacion.
    ne urgjence jane te detyruar te bejne roje te gjithe mjeket , indiferent nga specialiteti, qofshin keta kardiolog,dermatolog, internista, te gjithe duhet te dine te japin ndihmen e pare dhe te bejne nje diagnoze nga mjekesia e pergjitheshme dhe me pas e orientojne per kure kohe gjate.

    isha roje per vite te ri , me vjen nje drua 40 vjecare , nene e 5 femijeve , kishte pire nje kuti me benzodiazepine , mbase donte te vriste veten,
    temen thashe , ja bene kete gje femijeve per vitin e ri
    cti beeja , cti beja, e shikoj merr fryme normal, tensioni normal, pupilat normale, te gjitha parametrat normale, analizat e gjakut normale, i vej nje perfusion, i flas nuk pergjigjet , gerhiste , flinte gjume
    e shpoj , nuk reagon , ija fus nje shpull fytyres zgjohet,
    uf shyqyr
    e mir motra do te flesh gjume ti , po ja ste le une te flesh , i ve nje perfusion dhe cdo 10 minuta vija dhe i jepja nje shpulle fytyres qe te zgjohej dhe ikja dhe keshtu tere nata derisa sa u ngrit vete dhe thirra psikiatrin qe ta merrte
    Ndryshuar për herë të fundit nga Marya : 15-01-2014 më 14:10
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rast urgjent në QSUT, s’jepet ndihma e pare. Ndoshta Erion Veliaj nuk ishte në T

    Turp i madh për qeverinë e re !

    Duhet patjetër të pezullohen nga puna ata mjekë që nuk kanë kryer detyrën për të cilën paguhen.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Rast urgjent në QSUT, s’jepet ndihma e pare. Ndoshta Erion Veliaj nuk ishte në T

    ca te bejne me para mjeket. ata punojne tek spitalet private, por u pelqen edhe rroga e shtetit nga taksat e shqiptareve. pa folur per leket qe marin nen dore per nje sherbim sado te vogel.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Rast urgjent në QSUT, s’jepet ndihma e pare. Ndoshta Erion Veliaj nuk ishte në T

    Cdo spital pavarsisht nga profili ,se cfare drejtimi ka,se per cfare servisesh speciale eshte destinuar,
    duhet te kete gjithmone nje departament urgjencash qe te jape ndihmen e shpejte per plagosje,
    plage,hemoragji/kriza nervore,kolaps humbje e vetedijes, dhimbje te forta etj etj situata qe
    kerkojne nderhyrje te shpejte.Cdo spital duhet te kete nje sherbim emergjence te mbeshtetur me
    doktore specialiste si dhe ilace,pajisje te plota per te suportuar sherbimin e emergjences.
    Spitali duhet te vendose jashte perpara hyrjes kryesore nje tabele te madhe reklame ku
    te shkruhen me shkronja te medha dhe ne liste se cfare departamentesh sherbimi ka spitali
    duke filluar 1.Sherbim ambulator-emergjenca Hyrja 1 kati i pare NR 34
    2.Kirurgji Hyrja 2 kati pare Nr 56
    3.Sherbim per pacientete zemres Hyrja 3 kati 2 te NR54
    4.Sherbim per pacientet e stomakut dhe veshave Hyrja 5 kati 3te nr i dhomes 33
    5.Sherbimi laboratorik kati3 dhoma nr 2
    6.imazheri,Ekg,Rreze X
    etj etj listohen te gjitha serviset ne tabele jashte spitalit ne trotuar te rruga. ,keshtu qe cdo qytetar
    duke lexuar tabelen merr vesh se cfare sherbimesh ofron spitali,cfare doktoresh dhe cfare specialitetesh ofrohen per pacientet
    Orientohet qytetatari/fshatari duke lexuar tabelen dhe drejtohet ne ate departament ku ai ka shqetesim,shendetsorAi qe ka per shembull
    leternga nje doktor te beje test gjaku ne laborator do lexoje tabelen qe laboratori ndodhet ne katin e 3 te dhoma nr2.
    Nqs nje doktor zemre ska pune kjo do te thote qe aty nuk vijne paciente me probleme zemre dhe nuk eshte faji i doktorit.
    Por doktori i zemres duhet ne spital,pavarsisht vijne apo svijne paciente.Nuk mund te parashikosh se kur do vije pacienti
    qe ka nevoje per sherbim zemre.I takon ministrise se Shendetsise te beje shperndarjen e doktoreve ne spitale sipas ngarkeses ne pune qe kane spitalet.
    Aty ku ka dyndje te larte te pacienteve duhet te kete me shume staf,infermeiere doktore,me shume dhoma ,me shume ilace dhe pajisje.
    nqs ne spital vijne shumerralle paciente qe kane probleme zemre atehere nukka arsyeas llogjike qe te mbash ne pune 4 doktore zemre.
    2 doktore mjaftojne,njedoktor mbulon orarin e emergjencave naten10ore nga ora10 e darkes derine 8 te mengjezit dhe nje doktor
    tjeter mbulon diten ne dy periudha 5 oreshe(5 ore paradite/5 ore mbasdite)
    Organizimi fillon me studim nga ministria,Drejtoret qe caktohenperspitalet dheinstitucionet ne shendetsore duhet te kene grade shkencore
    ne manaxhim biznes,te jene jashtezakonisht kompetente ne drejtim dhe organizim.Kjo ka shume rendesi pasi drejtimi,organizimi i dobet
    mund te leje pasoje deri ne vdekjen e pacienteve,si pasoje e organizimit te dobet te biznesit qe ka cuar ne
    mungesa ilacesh, apo nderhyrje te vonuar te pacientet,si pasoje e anarshise dhe konfuzionit ne spital.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •