-
Ministri Tahiri paragjykon vendimet e sistemit gjyqėsor!
Lirimi i Mziut, Tahiri: Sdo lejojmė askėnd tė na pengojė nė luftėn ndaj korrupsionit
14 Janar 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip
Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri ka reaguar pas 2 vendimeve tė djeshme tė gjykatės qė liroi dy zyrtarėt mė tė fundit tė akuzuar pėr korrupsion, kryebashkiakun e Kamzės, Xhelal Mziu dhe ish-drejtorin e Kufirit dhe Migracionit nė Kapshticė, Ylber Zyberi.
Nga Gjirokastra, ku mori pjesė nė analizėn vjetore tė Policisė sė ketij qarku, ministri i Brendshėm u shpreh se disa segmente tė caktuara tė gjyqėsorit nuk po e bėjnė siē duhet punėn e tyre, por se nga ana tjeter policia e shtetit ėshtė e vendosur mė shumė se kurrė pėr tė vijuar luftėn ndaj krimit dhe korrupsionit.
Nxjerrja tė pafajshėm e tyre ėshtė bėrė nga segmente tė caktuara tė gjyqėsorit. Kėto segmente tė gjyqėsorit qė nuk bėjnė si duhet punėn, nuk do tė cenojnė punėn e policisė nė luftėn ndaj krimit dhe korrupsionit, u shpreh Tahiri.
Gjatė takimit me strukturat e policisė nė Gjirokastėr, Tahiri foli edhe lidhur me gjendjen nė Lazarat dhe mundėsinė e ndėrhyrjes pėr ti dhėnė fund prodhimit dhe trafikimit tė lėndėve narkotike, ēka e ka kthyer kėtė fshat nė njė simbol lidhur me kėtė aktivitet tė jashtėligjshėm edhe jashtė kufijve shqiptarė.
Bėjmė gabim kolektiv nėse Lazaratin e konsiderojmė si tė paprekshėm. Policia e Shtetit nuk njeh asnjė zonė ku nuk ka autoritet. Edhe vetė lazaratasit e ndiejnė presionin e damkosjes si kriminelė, tha Tahiri.
Lidhur me ankesat pėr vendosjen e gjobave ndaj automjeteve, Tahiri tha se Policia e Shtetit do tė zbatojė vetėm ligjin, pėr tė shmangur korrupsionin.
Jam totalisht indiferent ndaj kėtyre akuzave pėr gjobat qė vijnė nga persona qė e konsiderojnė veten tė paprekshėm, tha Tahiri nga Gjiokastra.
Ministri ka marrė pjesė mė tej nė mbledhjen e Komitetit tė Emergjencave Civile tė Prefekturės Gjirokastėr.
14 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt