Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Polemike Shqiptaro-Serbe

    Ishte nje ballafaqim i ashper pikepamjesh, ai qe ndodhi pak muaj me pare mes At Sava Janjic, njerit prej hierarkeve fetare ortodokse me me emer ne Kosove dhe gazetarit Kelmendi te "Kohes Ditore". Hierarku ortodoks bente te qarte se gjendja e serbeve te Kosoves ishte e keqe dhe kete e argumentonte me voten e tyre masive per radikalin Sheshelj, qe ne programet e tij nuk kishte asgje te detajuar per kosovaret serbe, qe i kishin dhene voten. Ndersa, gazetari shqiptar i politikes Kelmendi, i pergjigjej se arsyetimi i verber qe ishte duke bere, nuk conte drejt asnje gjeje te mire. "Te gjithe e dine se c'ka ndodhur, pikerisht ne Kosove, kur nje lider serb arsyetonte protestat me kerkesa nacionaliste te serbeve te Kosoves, ne fund te viteve 80", duke aluduar per Milloshevicin. Ne fakt, polemika e cila u pasqyrua edhe ne sitin e IEPR, bente te qarte ende dallimet e medha, qe ekzistojne ne mes te dy paleve. Dhe, qe komuniteti nderkombetar e ka ende shume te veshtire, per te vepruar ne nje nga rajonet me problematike te Evropes. Ku kosovaret kerkojne me insistim, qe te realizohet Pavaresia si nje cmim i merituar per kalvarin e gjate, te nje historie te dhimbshme.

    Theksimi i problemeve te ketij rajoni behet ne nje kohe, kur me parullen kryesore "Kunder Kosoves se pavarur", disa qindra pjestare te komunitetit serb kane protestuar ne pjesen veriore te Mitrovices, kunder bartjes se pergjegjesive nga Misioni i Kombeve te Bashkuara tek institucionet e Kosoves. Ata thane se kjo proteste, qe paraqet fillimin e nje serie protestash ne zonat e banuara me serbe, eshte kundervenie ndaj krijimit te shtetit te pavarur te Kosoves, ku sic thuhet shpesh, sipas VOA-s serbet nuk duan te jetojne. Ne fakt, ky qendrim nuk eshte as i ri dhe as i panjohur, nga ana e komunitetit serb dhe tregon qarte diferencat qe ndajne qarte dy komunitetet shqiptaro-serbe, me njera-tjetren ne Kosove. Ashtu si ne Bosnje, serbet e Kosoves deshirojne ndarjen e dy njesive sipas modelit te Bosnjes, ndersa eshte kerkuar plotesisht kthimi i serbeve ne Kosove. Ne keto protesta kane qene edhe pjesetare te Koalicionit "Kthimi", opozites se Parlamentit kosovar, qe kane treguar mbeshtetjen politike, per keto kerkesa. Ne i kthehemi edhe njehere nje polemike, qe duket se shpalos dy qendrime ideore krejt te kunderta per qendrimin ndaj se ardhmes se Kosoves, e cila eshte zhvilluar ne ditet e para te tetorit te vitit 2002. Ati Sava Janjiq sherben ne Dioqezen Ortodokse Serbe te Rashkes dhe Prizrenit, ndersa Adriatik Kelmendi eshte redaktor i politikes ne gazeten "Koha Ditore".

    "KORRIERI"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Cfare thane secli prej tyre:

    Ati Sava Janjiq\Decan

    Mbeshtetja masive e serbeve te Kosoves per ultranacionalistin Vojislav Sheshel, ne zgjedhjet e fundit presidenciale ne Serbi, eshte me teper nje prove per gjendjen e tyre te deshperuar, sesa nje shenje mbeshtetjeje per politikat e tij te vjetra. Besimi, qe kane shumica e serbeve ne Kosove ndaj drejtuesit te Partise Radikale, tregon nevojen per nje kuptim me te mire te komunitetit serb ne Kosove.

    Ne fushaten e tij elektorale, Sheshelji, nuk ka paraqitur asnje program konkret per problemet ekonomike dhe politike me te cilat perballet Serbia dhe as nuk ka propozuar ndonje strategji per te zvogeluar problemet me te cilat perballen serbet e Kosoves.

    Por, perse atehere Shesheli ka fituar mbeshtetjen me te madhe ne radhet e serbeve te Kosoves? Perpara se t'i pergjigjesh kesaj pyetjeje, eshte e rendesishme te kuptosh se pjesemarrja e votuesve serbe ka qene me e vogel, sesa ajo qe pritej dhe nese ne zgjedhje do te kishin marre pjese te gjithe njerezit me te drejte vote, atehere rezultatet do te kishin qene me te ndryshme.

    Pavaresisht nga kjo, edhe nese do te kishin votuar me teper njerez, Shesheli perseri do te kishte fituar me teper vota nga serbet ne Kosove sesa dy kandidatet e tjere me orientim demokratik, Vojislav Koshtunica dhe Miroljub Labush.

    Numri i votave te fituara nga kryetari i Partise Radikale, i njohur per nacionalizmin e tij ekstrem i cili nuk ka asnje baze ne traditen fetare ortodokse - por eshte produkt me teper i nje koshience ateiste - nuk provon se serbet e Kosoves kane mbeshtetur te ashtuquajtur projekt te Serbise se madhe. Mbeshtetja e tyre nuk tregon as se ata kerkojne lufte, sic kane arritur ne perfundim me nje doze gezimi shume komentatore shqiptare. Kjo mbeshtetje reflekton nje gjendje thellesisht te zhgenjyer te njerezve me politikat e zbatuara nga komuniteti nderkombetar, Beogradi dhe shqiptaret etnike ne Kosove. Votat e dhena per Sheshelin jane ne radhe te pare nje shprehje e zhgenjimit dhe e pakenaqesise ndaj administrates se UNMIK-ut, e cila gjate ketyre tre vjeteve nuk ka arritur te krijoje as edhe kushtet me minimale per nje jete te lire dhe dinjitoze te popullsise joshqiptare dhe kryesisht serbe.

    Edhe ate serbe, te cilet fillimisht kane shprehur besim ne perpjekjet e komunitetit nderkombetar per te krijuar nje shoqeri multietnike gradualisht kane filluar te shkojne drejt pozicioneve me te vendosura dhe me antikompromisit. Pergjegjesia per kete u takon ne radhe te pare zyrtareve perendimore, te cilet, ne vend qe te vendosin rendin dhe ligjin, kane lejuar zhvillimin e dhunes se pakontrolluar dhe represionit ndaj serbeve.

    E vendosur ne nje letargji nga burokracia dhe nga frika e konflikteve me ekstremistet shqiptare, ajo ka injoruar ne menyre hipokrite problemet e komunitetit serb, duke insistuar qe misioni i tyre te konsiderohet nje sukses perpara vendosjes se bazave minimale per nje shoqeri te lire dhe demokratike.

    Por serbet e Kosoves jane te pakenaqur edhe me politikat e Beogradit. Qe prej ndryshimit te regjimit ne tetor 2000 dhe largimit te Slobodan Milosheviqit e paraqitjes se tij ne Hage, drejtuesit e rinj te Serbise nuk kane arritur te paraqesin nje strategji konkrete e cila mund te zgjidhe problemet me te cilat perballen serbet ne Kosove - ne radhe te pare deshtimin e komunitetit nderkombetar per rikthimin e serbeve te zhvendosur ne rajon dhe sigurimin e jetes se atyre qe jetojne atje. Me ne fund, serbet jane te zhgenjyer nga drejtuesit shqiptare lokale. Ne fakt, ata nuk mund te prisnin shume prej tyre, po te kemi parasysh qe shumica e tyre kane ardhur ne postet ministrore dhe ne vendet e tyre ne parlament nga radhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, drejtuesit e se ciles kane qene pergjegjes per nje numer krimesh lufte jo vetem kunder serbeve por edhe ndaj shqiptareve te cilet nuk kane qene dakord me politikat e tyre per nje Kosove etnikisht te paster. Tre vjet pas perfundimit te luftes dhe mberritjes se misionit te UNMIK-ut dhe KFOR-it, shqiptaret e Kosoves nuk kane arritur te paraqesin nje vision per nje shoqeri demokratike, e cila t'u sherbeje te gjithe qytetareve pavaresisht nga perkatesia e tyre etnike.

    Edhe presidenti i zgjedhur rishtazi, Ibrahim Rugova, te cilin Perendimi e konsideron si te moderuar, sillet sikur serbet te mos ekzistonin ne Kosove. Arsyeja kryesore perse serbet e Kosoves kane vendosur te marrin pjese ne zgjedhjet presidenciale serbe ka qene te tregonin se ata nuk e konsiderojne presidentin e Kosoves dhe Qeverine e perkohshme te saj ne Prishtine si perfaqesuesit e tyre legjitime.

    Po te kemi parasysh keto fakte, nuk eshte per t'u habitur qe shumica e serbeve kane votuar per Sheshelin. Ai ka deklaruar vazhdimisht se komuniteti nderkombetar dhe shqiptaret e Kosoves, me pranimin e heshtur te Beogradit, do t'i margjinalizojne ata.

    Ne menyre qe serbet ne Kosove te perkrahin opcionet me demokratike, eshte e nevojshme qe ne radhe te pare te ndryshohet qendrimi nga Beogradi, Prishtina dhe komuniteti nderkombetar ndaj pakices se tyre.

    Nje politike e drejte dhe e balancuar, e cila do te merret ne menyre objektive me problemin e serbeve ne Kosove, eshte e vetmja menyre per te fituar mbeshtetjen e serbeve lokale. Vetem kjo do t'i hapte dyert forcave te moderuara politike ne radhet e serbeve, duke izoluar ekstremistet, dhe duke krijuar kushtet baze per stabilizimin ekonomik dhe politik te Kosoves.



    Adriatik Kelmendi
    Refleksion mbi komentin e z. Sava Janjiq
    Arsyetimi i veprimeve ekstremiste con drejt krimit

    I duhet rikujtuar z. Janjiq se arsyetimi i verber qe eshte duke e bere nuk con drejt asnje gjeje te mire. Te gjithe e dine se c'ka ndodhur, pikerisht ne Kosove, kur nje lider serb arsyetonte protestat me kerkesa nacionaliste te serbeve te Kosoves, ne fund te viteve 80. Te gjithe e kujtojne ate qe sot qendron prapa grilave te Hages, Milosheviqin, dhe arsyetimin e perkrahjen nga ballkoni famekeq ne Fushe-Kosove per nacionalizmin serb te dale ne siperfaqe. Dhe te gjithe e dine se cfare pasoi ate dite - skenat me te medha te krimit te para ne Evrope qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore

    QE NE fillim nevojitet te theksohet se eshte jashtezakonisht zhgenjyese qe prej nje personaliteti cfare eshte etabluar deri rishtas z. Sava Janjiq te lexosh nje koment te tille cfare eshte ai ku Ati serb arsyeton votimin e serbeve te Kosoves per ultranacionalistin Vojislav Sheshel per zgjedhjet presidenciale te Serbise. Per te mbeshtetur me mire nje konstatim te tille dhe nje fakt te dhimbshem, duhet shpjeguar pak per lexuesin aktivitetin e pergjithshem te ketij kleriku te popullarizuar, sidomos ne 3-4 vjetet e fundit, vitet me dramatike ne Kosove.

    NE KOHEN kur doli nami i z. Janjiq, ai po sherbente ne Manastirin ortodoks te Decanit. Lufta ne Kosove kishte filluar. Shume civile shqiptare tashme ishin vrare nga forcat e armatosura serbe, kurse Ati serb dallohej me mesazhet e tij per paqe dhe mirekuptim. Nje perjashtim i rralle kur nje serb i Kosoves fliste me nje gjuhe te tille. Mirepo, z.Janjiq per fat te mire nuk e la punen vetem te deklaratat e moderuara. Ai per t'i kthyer fjalet ne vepra - gjate kohes se bombardimeve te NATO-s kunder "Jugosllavise", kur shqiptaret e Kosoves po e perjetonin golgoten - strehoi disa familje shqiptare ne manastirin e tij. Fale miresise se tij, shqiptaret e strehuar ne manastir, i shpetuan perndjekjes qe po i behej ne stilin e asaj te hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore, si ne nje oaze qe nuk perlahej nga sketerra e pergjithshme. Kjo gje beri qe z. Janjiq te popullarizohej jashte mase ne mesin e gazetareve qe vershuan Kosoven menjehere pas luftes dhe te shnderrohej nje yll medial. Per me teper, Sava Janjiq sherbente si nje pike uji ne mes te Sahares, kur shikohej nga kendveshtrimi shqiptar. Gjesti i tij beri qe ne krizen e madhe te vlerave e te besimit, kur flitej per pergjegjesine kolektive serbe dhe kur shqiptaret kishin pesuar zhgenjimin me te madh edhe ne komshinjet e deridjeshem serbe, megjithate te besohej se nuk jane te gjithe serbet te keqij. Z. Janjiq nenkuptonte perjashtimin. Ne kohen kur nje gje e tille dukej mision i pamundur.

    Ne kete menyre, ai fitoi kredibilitetin e personalitetit me te cilin gazetaret perendimore do te bisedonin kur donin te shprehnin mendimet e serbeve te moderuar e neutrale te Kosoves, zeri i te cilit kishte jo pak peshe. Dhe kjo zgjati deri ne diten kur ai u thye nga pamundesia per te bere te mendonin si vete edhe serbet e Kosoves, te cilet qartazi moderizmin e tij nuk e pelqenin aq shume. Atebote, ai deklaroi se po terhiqej nga jeta publike dhe se do te sherbente vetem si famullitar ne manastir.

    MIREPO, koheve te fundit duket se i promovuari personalitet i moderuar ka pesuar nje metamorfoze. Ka kohe qe ka filluar te mos e shohe realitetin drejt ne sy, virtyt qe e kishte hedhur ne skene dikur, dhe te perdore kredibilitetin e fituar per te mjegulluar po kete realitet ne Kosove. Duke u perpjekur qe me cdo kusht te arsyetoje e te mbroje veprimet e serbeve te Kosoves, per cfaredo lloj veprimesh te behej fjale. Ne kete trend, z. Janjiq ne disa raste deri me tash ka botuar komente e analiza personale kryesisht ne mediumet perendimore - dhe ne ato te Serbise - ku merr ne mbrojtje serbet dhe vjell vrer kunder shqiptareve dhe perfaqesuesve te bashkesise nderkombetare ne Kosove. Kurse ato botohen, edhe pse zakonisht nuk i plotesojne kriteret profesionale, fale te kaluares se tij te shembullt. Dhe kupa u mbush me kete te fundit te botuar ne prestigjozin Institutin e Raportimit te Luftes dhe Paqes (IEPR) ne Londer, ku Sava Janjiq deshperimisht perpiqet te justifikoje te verteten e frikshme - perkrahjen e madhe te serbeve kosovare per ekstremistin Sheshel, te permendur me lart. Ati serb ne kete koment sherbehet me te paverteta ne menyre aq te ulet, sa per te te ardhur keq per nivelin ne te cilin ka rene. Nderkohe qe eshte e tmerrshme te mendohet se si ky njeri do qe te keqperdore famen e fituar dikur per qellime hipokrite.

    Mbase dikush edhe mund te kuptoje poziten deshperuese ne te cilen gjendet ai dhe populli i tij ne Kosove. Per shume e shume vjet edhe shqiptaret ne Kosove jane ndodhur ne nje pozite deshperuese e te pashprese. Mirepo, nga kjo situate sigurisht se nuk mund te delet duke flakur krejtesisht vetekritiken dhe duke u rebeluar kunder gjithe botes. Ky eshte nje film tashme i pare.

    CKA shkruan ne komentin e tij z. Janjiq? Per t'iu pergjigjur gjithe atyre qe paraqiten si analiza ne kete koment, e per fat te keq jane tentim-manipulime me perditshmerine serbe te Kosoves, mbase do te duhej nje shkrim shume me i gjate. Aq shume dem vleresohet se mund te sjell nje "analize" e Atit serb, e thene ashtu ne stilin e tij shkarazi, si pa te keq. Por, ketu do te jepen vetem disa fakte te cilat i qendrojne parasysh Atit, i cili si dhe shumica derrmuese e bashkekombasve te tij ne Kosove, nuk pranon t'i shohe.

    Fare ne fillim komentatori behet parashikues. Ai konstaton se po te merrnin pjese me shume serbe te Kosoves ne zgjedhje, rezultatet do te ishin me te ndryshme. Ndoshta. Por nje gje e tille kurre nuk mund te vertetohet. Keshtu qe eshte nje spekulim naiv, por i qellimshem.

    Votimi per Sheshelin, vazhdon Ati, "nuk provon se serbet e Kosoves kane mbeshtetur te ashtuquajturin projekt te Serbise se madhe"... "se ata kerkojne lufte". Kjo vertete mund te thuhet duke shkruar nga kolltuku i bute i Manastirit te Decanit, por sigurisht se jo nese edhe bisedon me serbet e Kosoves dhe je i perfshire ne perditshmerine kosovare. Deri me kete dite ka pasur me mija e mija veprime te serbeve qe te mbushin mendjen se serbet e deshirojne Serbine e madhe dhe luften, me pare sesa ate qe pohon Ati i tyre. Fakte shkurt: bojkotimi i institucioneve kosovare; sulmet e shpeshta ndaj kalimtareve te rastit shqiptare ne enklava; sulmet e shpeshta ndaj policise se UNMIK-ut dhe KFOR-it, d.m.th. ndaj atyre qe i shohin si fajtore per Kosoven e tashme jashte regjimit te Beogradit; fotografite edhe sot e kesaj dite neper shtepi dhe lokale te Kasapit te Ballkanit Slobodan Milosheviq, fajtorit kryesor per lufterat dhe gjendjen e tanishme ne rajon; refuzimi per te treguar per serbet qe kane kryer krime gjate luftes; refuzimi per te treguar per varrezat e fshehta masive te shqiptareve; refuzimi per te marre pjese ne cfaredo lloj bisedimesh per nje status te Kosoves jashte Serbise, pa ardhur fare te "Jugosllavia", etj. etj.

    Z. Janjiq, pastaj, akuzon komentatoret shqiptare se jane gezuar qe serbet kane votuar per Sheshlin, duke aluduar se keta komentatore gezohen me prapambetjen serbe. Gabim i madh nga ana e tij. Z. Janjiq duhet ta dije se nuk mund te kete asnje komentator serioz shqiptar qe do t'i gezohej vazhdimit te ekstremizmit dhe nacionalizmit serb, pavaresisht nga niveli i urrejtjes qe mund eventualisht te kete ndonjeri per serbet. Kjo per vete faktin se nga nje Serbi jodemokratike dhe nacionaliste, sic e tregon edhe pervoja e keqe, mund te kete vetem gjera te keqija i tere rajoni. Pa u ndalur ketu per te elaboruar faktet mire te njohura per te gjithe vezhguesit e vemendshem te zhvillimeve ne Ish-Jugosllavi ne dekaden e fundit.

    Me tutje, Janjiq "argumenton" se perkrahja e Sheshelit vjen nga zhgenjimi dhe pakenaqesia ndaj administrates se UNMIK-ut. Eshte vertet e pandershme te thuhet nje gje e tille, duke ditur gjithe perpjekjet e koncesionet qe ka bere UNMIK-u deri tash per te bere me te mire jeten e serbeve dhe te joshqiptareve te tjere ne Kosove. Duke filluar nga tolerimet per mosperfilljen e cfaredo gjeje qe do te nenkuptonte pushtetin e Misionit te OKB-se ne Kosove dhe, rrjedhimisht, Kosoven te padirigjuar nga Beogradi e deri te rasti i pa precedence ne bote i te ashtuquajturit "diskriminim pozitiv", ashtu sic eshte implementuar ne institucionet e reja veteqeverisese ne Kosove. Ndersa nuk do te mjaftonin gjithe faqet e gazetes per te numeruar nje nga nje te gjitha te mirat e UNMIK-ut ne favor te serbeve gjate kesaj periudhe ne Kosove.

    Dhe Sava Janjiq vazhdon duke akuzuar edhe pushtetaret e sotem ne Beograd dhe pushtetaret shqiptare ne Kosove, qe serish (sic!) qenkan fajtore per perkrahjen per te preferuarin e Milosheviqit, Sheshel, ne Kosove (kerkesa e Milosheviqit nga qelia e burgut qe elektorati serb te votoje per Sheshelin).

    PRA, sipas serbit me ndikim ne opinionin perendimor, te gjithe te tjeret, pervec bashkekombasve te tij ne Kosove, jane fajtore pse ata nuk jane mbushur mend pas gjithe kesaj pervoje te hidhur me ekstremizmin serb. Te gjithe te tjeret kane faj pse ata perqafojne ekstremizmin radikal te Sheshelit - njeriut te njohur per deklaratat e tij fashiste kunder shqiptareve, boshnjakeve e kroateve - vetem ata qe e kane votuar me shumice jo. Ai fare nuk mendon se si do te mund ta kuptonin kete fakt te rende edhe pjesa tjeter e popullates se Kosoves - shqiptaret. Z. Janjiq nuk leshohet te logjikoje se sa e hidhur eshte per shqiptaret te shohin qe bashkeqytetaret e tyre serbe nuk e kane se nuk e kane ndermend te heqin dore nga mbeshtetja e atyre qe i kane vrare, debuar, perdhunuar e poshteruar. E cuditshme.

    Ketu i duhet rikujtuar z. Janjiq se arsyetimi i verber qe eshte duke e bere nuk con drejt asnje gjeje te mire. Te gjithe e dine se c'ka ndodhur, pikerisht ne Kosove, kur nje lider serb arsyetonte protestat me kerkesa nacionaliste te serbeve te Kosoves, ne fund te viteve '80. Te gjithe e kujtojne ate qe sot qendron prapa grilave te Hages, Milosheviqin, dhe diten kur ai arsyetonte e perkrahte nga ballkoni famekeq ne Fushe-Kosove nacionalizmin serb te dale ne siperfaqe. Dhe te gjithe e dine se cfare e pasoi ate dite - skenat me te medha te krimit te para ne Evrope qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore.

    MJERISHT, z. Janjiq ose nuk e sheh ose nuk deshiron te dije se arsyetimi i veprimeve ekstremiste, sic na tregoi edhe historia jone e re, me pare se cdokund tjeter con - drejt krimit.

    (Autori eshte redaktor pergjegjes ne te perditshmen "Koha ditore")
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 01-10-2007, 04:13
  3. Kadare: Lufta e parė morale u bė nė Kosovė
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 10:27
  4. Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn
    Nga PORTI_05 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2005, 23:11
  5. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-01-2005, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •