Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Këngtarja amerikane Jennifer Grout kovertohet në Islam

    Këngtarja amerikane Jennifer Grout konvertohet në Islam
    Emri:  200-150_1389259954.jpg

Shikime: 478

Madhësia:  11.5 KB

    Amerikania 23 vjeçare Jennifer Grout, e cila fascinoi botën arabe me pjesëmarrjen e saj në finalen e "Arabs Got Talent" thuhet se është konvertuar në Islam

    Ajo, në një video incizim të lëshuar të dielën në YouTube shihet duke shqiptuar shehadetin, e më pas duke lexuar kaptinën Fatiha në mënyrën më të bukur. Ndërkohë që ky video incizim mbetet për t'u konfirmuar nga Grout, ‘Maroco World News’ ka konfirmuar se video është regjistruar në Fes , ku Grout aktualisht qëndron për ta mësuar gjuhën arabe. Në video Grout është shfaqur me një djalosh të ri i cili supozohet të jetë i fejuari i saj.

    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ceni-1 për postimin:

    Le dévoué (11-01-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anëtarësuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Për: Këngtarja amerikane Jennifer Grout kovertohet në Islam

    Krishterja e mbuluar flet për Islamin

    Emri:  200-150_1332771435.jpg

Shikime: 123

Madhësia:  10.3 KB
    Me hixhab mbi kokë, kjo grua flet për gjërat që i ka kuptuar në Islam. Përkundër faktit se gjatë kësaj interviste ishte ende krishtere, ajo vullnetarisht ka zgjedhur të bart hixhabin. Islamin e përqafoi vetëm disa muaj më vonë.

    Ajo thotë: "... Tërë jetën kisha interesim për Islamin, prandaj edhe fillova të mësoj më shumë për te. Ndodhi 11. shtatori, unë, si shumë tjerë, isha nën ndikimin e propagandës së fuqishme. Por, pas disa ngjarjeve, fillova të studioj Islamin, dhe zbulova shumë gjëra që janë keqkuptuar dhe janë paraqitur gabimisht, edhe pse faktet themelore të cilat unë i dija ishin të sakta,. Për shembull, gjëja e parë që kam kuptuar është se në Islam nuk ka dhunë, askush nuk mund t’ju detyrojë që të besoni. Gjëja e dytë gjë e kam zbuluar është vëllazëria e mrekullueshme, dhe se muslimanët kujdesen shumë për njëri-tjetrin. U bëra shumë më e lumtur që kur fillova t’i vizitoj xhamitë, të njoftohem me shumë motra, dhe të kaloj kohën me to. Ndjej se nuk kam nevojë të luftoj për të qenë e barabartë me meshkujt dhe të përpiqem të jem si ata, në krahasim me atë që kam ndjerë në shoqërinë tonë amerikane. Ajo që më pëlqen në Islam është se jam mësuar si duhet të jemi të sjellshëm ndaj njëri-tjetrit, të kujdesemi për njëri-tjetrin. Në krishterim, Bibla thotë: "Jini të mirë me njëri- tjetrin."
    Islami ju tregon saktësisht si të sillen ndaj njëri-tjetrit, si të jeni të njerëzishëm dhe si të ruani njëri-tjetrin. Islami është një mënyrë paqësore e jetës, synimi i tij është që njerëzit të jetojnë një jetë të bukur në familje, si burrë dhe grua, dhe brenda komunitetit, duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Unë mendoj se muslimanët, me të cilët shoqërohem janë më shumë fetarë në krahasim me atë që kam ndjerë në mesin e krishterëve. Një tjetër koncept në Islam të cilin unë shumë e vlerësoj është koncepti i konsultimit. Kur diskutohet rreth ndonjë problemi, udhëheqësit i dëgjojnë edhe të tjerët, këtë e pashë në veprim. Kjo gjë praktikohet në familje, në qeveri dhe në vende tjera... të gjithë dëgjohen, edhe fëmijët e vegjël, e pastaj çdo gjë merret në shqyrtim, dhe vendimet bazohet në atë që është më e mirë. Kur merret vendimi, njerëzit inkurajohen që ta pasojnë, edhe nëse nuk bien dakord me atë.
    Si trajtohet gruaja në Islam?
    Unë mendoj se kjo është e mrekullueshme. Besoj se në Islam gratë respektohen shumë. Unë dëshiroj ta bart hixhabin, ndihem e veçantë, e mbrojtur, që të tjerëve nuk duhet t’ju tregoj të gjitha, më ndihmon që në një farë forme të jem më e fuqishme. Në Islam, ndihem se jam pranuar si grua, dhe e respektuar si grua. "

    ISLAMGJAKOVA/NET
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ceni-1 : 11-01-2014 më 07:38
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu është Islami” (Ali Imran, 19).

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Ceni-1 për postimin:

    Shtimjanii (11-01-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •